Tag: përgatitjet

  • Partizani njofton pasuesin e trajnerit serb, nis përgatitjet për sfidën me Flamurtarin

    Partizani njofton pasuesin e trajnerit serb, nis përgatitjet për sfidën me Flamurtarin

    Partizani nisur përgatitjet stërvitore në këtë periudhë pushimi për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Klubi kryeqytetas i ka besuar përkohësisht stolin Oltijon Kërnajës pas largimit të trajnerit serb. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
    “Ekipi ka rinisur përgatitjet stërvitore në stadiumin “Arena e Demave”. Nga sot, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja. Grupi nuk është i plotë, pasi prezent nuk janë lojtarët e impenjuar me ekipet tona përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të jetë transferta e Vlorës ndaj Flamurtarit”, ka njoftuar klubi Partizani./Sport Ekspres/

  • Nga skuadra B te ajo A, Kërnaja merr Partizanin

    Nga skuadra B te ajo A, Kërnaja merr Partizanin

    Shkarkimi i Mladen Milinkoviç nga Partizani i ka nxitur drejtuesit e kuq të operojnë me shpejtësi në mënyrë që skuadra të mos humbë asgjë nga përgatitjet. Klubi njoftoi se Otijon Kërnaja deri tani trajner i ekipit Partizani B, ka marrë drejtimin e skuadrës A.

    Njoftimi i Partizanit:

    “Ekipi ka rinisur përgatitjet stërvitore në stadiumin “Arena e Demave”. Nga sot, drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Oltijon Kërnaja. Grupi nuk është i plotë, pasi prezent nuk janë lojtarët e impenjuar me ekipet tona përfaqësuese. Sfida e radhës për të kuqtë do të jetë transferta e Vlorës ndaj Flamurtarit!”, shkruhej në njoftimin e Partizanit për emërimin e Kërnajës.

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria nis përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, stërvitja e parë në “Shtëpinë e Futbollit”

    Shqipëria nis përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, stërvitja e parë në “Shtëpinë e Futbollit”

    Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
    Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.
    Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.
    Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.
    Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.
    Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.

  • Shqipëria nis përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore

    Shqipëria nis përgatitjet për Serbinë, Kombëtarja do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore

    Shqipëria do të përballet në datën 11 tetor me Serbinë në Leskovc, ndërkohë që 3 ditë më vonë do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë në Tiranë. Në prag të këtyre takimeve, Silvinjo publikoi pak ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për sfidën ndërkohë që ditën e sotme, do të nisin zyrtarisht përgatitjet për këto dy sfida. Gjatë paradites, pritet që lojtarët të mbërrijnë në hotel për të nisur grumbullimin, ndërkohë që pasdite është planifikuar seanca e parë stërvitore e skuadrës.
    MBROJTJA– Duke qenë se veç Ismajlit, mungon edhe Kumbulla, alternativat që Silvinjo ka për dy ndeshjet e radhës në qendër të mbrojtjes, janë të pakta. Risia në listë, ishte Klisman Cake nga Shkëndija e Tetovës, i cili grumbullohet për herë të parë me Shqipërinë. Ditët në vijim, gjërat do të jenë më të qarta për trajnerin dhe stafin teknik, teksa priten edhe ndryshime në listë, ku veç Ismajlit që me shumë gjasa nuk do të jetë, mund të ketë edhe të tjera ndryshime nëse do të ketë dëmtime këto ditë, siç ka ndodhur edhe herën e fundit në ndeshjet ndaj Letonisë dhe Gjibraltarit.
    FORMA– Pjesa tjetër e skuadrës, po kalon një moment të mirë dhe thuajse të gjithë futbollistët, kanë marrë minuta me skuadrat e tyre respektive në kampionat. Golat këtë javë, kanë qenë me pikatore nga futbollistët e grumbulluar, ndërkohë që kanë shkëlqyer ata që nuk janë në listën e kuqezinjve. Protagonist, ishte portieri Strakosha që ditën e djeshme priti një penallti në Greqi, ndërkohë që titullarë luajti pas shumë kohësh edhe Elseid Hysaj te Lacio. Titullarë luajtën Berisha e Ramadani me Leçen, Gjimshiti me Atalantën e Asllani me Torinon.
    PËRGATITJET– Skuadra do të nisë stërvitjen pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa pritet të udhëtojë në drejtim të Serbisë një ditë para ndeshjes, ku në Leskovac do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore para takimit si edhe konferencën e shtypit.

  • A e priste FBI në aeroport? Berisha: Rama i anuloi të gjitha përgatitjet për në SHBA

    A e priste FBI në aeroport? Berisha: Rama i anuloi të gjitha përgatitjet për në SHBA

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me vizitën e anuluar të kryeministrit Edi Rama në takimin e OKB-së që u zhvillua në New York.
    Nëse e priste FBI në aeroport, apo nuk i dhanë vizë, Berisha u shpreh para gazetarëve në selinë blu, se ajo që dihet me saktësi është se Rama i anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për takime në SHBA.
    “Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di.I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera.Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani.” tha Berisha

  • A e priste FBI në aeroport?, Berisha: Rama i anuloi të gjitha përgatitjet për në SHBA

    A e priste FBI në aeroport?, Berisha: Rama i anuloi të gjitha përgatitjet për në SHBA

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me vizitën e anuluar të kryeministrit Edi Rama në takimin e OKB-së që u zhvillua në New York.
    Nëse e priste FBI në aeroport, apo nuk i dhanë vizë, Berisha u shpreh para gazetarëve në selinë blu, se ajo që dihet me saktësi është se Rama i anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për takime në SHBA.
    “Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di.I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera.Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani.” tha Berisha

  • Kombëtarja shqiptare U21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Zvicrës

    Kombëtarja shqiptare U21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Zvicrës

    Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të shtatorit ndaj Zvicrës.

    Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Brügglifeld”, aty ku do të luhet edhe ndeshja.

    Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe skuadra në fushë provoi disa skema të ndryshme loje dhe vendosje taktike.

    Të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi.

    Takimi Zvicër U-21 – Shqipëri U-21 do të zhvillohet nesër në stadiumin “Brügglifeld”, ora 18:30. Ndeshja do të transmetohet live në FSHF TV, Klani im./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Letonia në prag, Shqiperia vazhdon përgatitjet, probleme për një lojtar

    Letonia në prag, Shqiperia vazhdon përgatitjet, probleme për një lojtar

    Shqipëria vijon me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së 9 shtatorit ndaj Letonisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
    Atmosfera në grup është mjaft e mirë, me kombëtaren që është rikthyer në vendin tonë pas disa ditësh qëndrimi në Spanjë dhe po stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”.

    Sa i takon situatës së lojtarëve, Myrto Uzuni është stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar, pasi ai pritet të jetë në dispozicion për këtë ndeshje.
    Shqipëria renditet në vendin e 3-të të grupit K, me 5 pikë të grumbulluara.

  • Kombëtarja, stërvitja e fundit në Malaga. Nga nesër përgatitjet vijojnë në Shtëpinë e Futbollit

    Kombëtarja, stërvitja e fundit në Malaga. Nga nesër përgatitjet vijojnë në Shtëpinë e Futbollit

    Kombëtarja shqiptare zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit.
    Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë.
    Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.