Tag: përgatitjet

  • VIDEO/ Një ditë nga shorti i botërorit, përgatitjet për ceremoninë madhështore, detajet

    VIDEO/ Një ditë nga shorti i botërorit, përgatitjet për ceremoninë madhështore, detajet

    Të premten në orën 18.00 në Washington do të mbahet shorti i botërorit 2026. Për ceremoninë, e cila do jetë madhështore, përgatitjet kanë nisur prej ditësh. Duke qenë se bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme, organizatorët janë kujdesur edhe për detajet.
    Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez do të jenë prezantues.

    Para shortit do të ketë performanca muzikore live nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbajnë fjalime.
    Kujtojmë që shorti do ndiqet me interes edhe nga Shqipëria e Kosova, pasi të dyja janë në Play Off të këtij kompeticioni.
     

  • Një ditë nga shorti i botërorit, përgatitjet për ceremoninë madhështore, detajet

    Një ditë nga shorti i botërorit, përgatitjet për ceremoninë madhështore, detajet

    Të premten në orën 18.00 në Washington do të mbahet shorti i botërorit 2026. Për ceremoninë, e cila do jetë madhështore, përgatitjet kanë nisur prej ditësh. Duke qenë se bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme, organizatorët janë kujdesur edhe për detajet.
    Modelja Heidi Klum, komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez do të jenë prezantues.
    Para shortit do të ketë performanca muzikore live nga Andrea Bocelli, Robbie Williams dhe Nicole Scherzinger, ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbajnë fjalime.
    Kujtojmë që shorti do ndiqet me interes edhe nga Shqipëria e Kosova, pasi të dyja janë në Play Off të këtij kompeticioni.

  • Kryebashkiaku Benet Beci shtron “Sofrën Shqiptare n’zemër të Shkodrës” në Ditën e Flamurit

    Kryebashkiaku Benet Beci shtron “Sofrën Shqiptare n’zemër të Shkodrës” në Ditën e Flamurit

    “Përgatitjet e fundit për kulminacionin e Festave të Pavarësisë, janë në orët e fundit. Shkodra po vjen me surpriza dhe super aktivitete festive, të dedikuara Javës së Pavarësisë.”“Ejani në Shkodër dhe festoni me ne, sepse nga sot nis festa e vërtetë” është kjo ftesa e kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili ka pastuar në mediat sociale dinamikën e punës që po bëhet për përgatitjet për të kremtuar Ditën e Flmurit në atë që ai e ka quajtur “Një organizim gjigand, si asnjëherë më parë, po merr formë.”‘Sofra Shqiptare nzemër të Shkodrës ’ vjen me aromën, traditën dhe mikpritjen që na bashkon të gjithëve.”Kryeqendra e Veriut, Shkodra e firmëtarëve të Mëvetësisë së Shqipërisë, Shkodra e kolosëve të mendimit, e farëmbjedhësve të alfabetit, të zëshmërisë së çështjeve shqiptare, Shkodra e atyre që ka përkundur dhe rriur dalzotës të kombit, atyre që e kanë përfaqësuar dhe mbrojtur çështjen shqiptare me zedh të pashoq atdhetarie, vjen në këtë përvjetor të Pavarësisë, si një sofër e madhe festive, ku janë të ftuar të gjithë, ku do të kremtohet dhe madheshtohet kjo ditë e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve.Krahas punëve të tjera për të ndryshuar Shkodrën, autoritetet e qeverisjes vendore i kanë kushtuar një interes të veçantë përgatitjet për të festuar. E gjithë Shkodra është e veshur kuqezi. Kudo ndjehet atmosfera e festave që do të kulmojë nesër në 113-vjetorit e ditës që “me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.
    Albert Vataj

  • Kim Kardashian në lot: çfarë ndodhi para provimit që do i ndryshonte jetën?

    Kim Kardashian në lot: çfarë ndodhi para provimit që do i ndryshonte jetën?

    Kim Kardashian ka ndarë në Instagram momente të sinqerta dhe emocionale nga përgatitjet e saj për provimin e avokatisë në Kaliforni, një hap vendimtar drejt qëllimit të saj për t’u bërë avokate. Në videon e publikuar të dielën, 16 nëntor, 45-vjeçarja tregoi sesi javët e fundit të studimeve u kthyen në një periudhë të lodhshme, stresuese dhe emocionalisht të rëndë. Ajo konfirmoi se më 7 nëntor nuk e kaloi provimin, por theksoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë.
    “Kam ndarë shumë nga ky udhëtim me ju,” shkroi ajo. “Ky rezultat ishte zhgënjyes, por jo fundi. Kjo ëndërr ka shumë rëndësi për mua që të tërhiqem.”
    Videoja nis me Kardashian duke qarë në krevat, më pas kthehet pas dy javë, duke treguar përgatitjet intensive për një provim që përfshin ese njëorëshe, teste 90-minutëshe dhe 200 pyetje me alternativa. Ajo shihet duke analizuar raste, duke punuar me profesorët e saj dhe duke studiuar me orë të tëra çdo ditë. Nga lodhja, Kardashian filloi madje të shihte ëndrra sikur po humbiste pikë gjatë provimit.
    Procesi u bë edhe më i vështirë kur themeluesja e SKIMS pësoi probleme në shpinë, duke krijuar “disa çrregullime në disqe”. Në një moment, ajo shpërthen në lot: “Sa herë mendoj se jam një hap përpara, diçka më ndal. Ndihem sikur truri do të më shpërthejë.”
    Megjithatë, përkushtimi i saj nuk u lëkund. Ndërsa katër fëmijët e saj ishin me pushime, Kardashian i kushtoi çdo minutë studimeve për t’u përgatitur sa më mirë. Një ditë para testit, ajo u shfaq e qetë dhe e sigurt: “Ndjehem mirë dhe e përgatitur.”

    View this post on Instagram

    Edhe pse nuk e kaloi këtë herë, Kardashian thotë se do të vazhdojë derisa ta arrijë qëllimin e saj.

  • Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Ukrainës

    Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoren ndaj Ukrainës

    Kombëtarja U-21 ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet më 17 nëntor në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
    Pas fitores ndaj Moldavisë, lojtarët e aktivizuar titullar në këtë sfidë kryen ushtrime në palestër dhe rikuperim. Ndërsa, lojtarët që u aktivizuan nga stoli si edhe ata që nuk morën minuta në ndeshjen e fundit zbritën në fushë dhe zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, e fokusuar te përgatitja atletike dhe aspektet taktike për sfidën e radhës.
    Ekipi do të zhvillojë seancën e radhës nesër në Moldavi, ndërsa në mbrëmje do të rikthehet në Tiranë. Kombëtarja U-21 do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës ditën e diel.

  • Pas barazimit me Holandën, kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë

    Pas barazimit me Holandën, kombëtarja U-17 mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Kroacisë

    13 Nëntor 2025

    18:10

    Telesport

    Shqipëria U-17 mbylli përgatitjet për ndeshjen kundër Kroacisë, e vlefshme për kualifikueset e raundit të parë të Europianit 2026 për këtë grupmoshë.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije e gjithë skuadra do të jetë në dispozicion të trajnerit Fatjon Tafaj për ndeshjen e nesërme. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë u stërvitën me skuadrën.
    Ndeshja Shqipëri – Kroaci do të luhet nesër në ora 11:30 në stadiumin “Trate Nedelišće” dhe do të transmetohet live në FSHF Tv.
    Kuqezinjtë barazuan 1-1 ndeshjen e parë kundër Holandës dhe aktualisht ndodhen në vendin e dytë në grupin 8.

  • Shqipëria mbyll me sukses përgatitjet për Andorrën, lajmi i mirë për Sylvinho-n: Nuk ka asnjë mungesë

    Shqipëria mbyll me sukses përgatitjet për Andorrën, lajmi i mirë për Sylvinho-n: Nuk ka asnjë mungesë

    12 Nëntor 2025

    20:32

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.
    Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.
    Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
    Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.

  • Andorrë-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

    Andorrë-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

    Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.

    Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.

    Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

    Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Kombëtarja e plotë, zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë

    Kombëtarja e plotë, zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë

    Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

    Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.

    Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

    Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00. Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Fshf Tv.

    Vazhdo leximin

  • “Ëndrra Amerikane”/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Andorrën dhe Anglinë, ja si paraqitet atmosfera në stërvitje

    “Ëndrra Amerikane”/ Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Andorrën dhe Anglinë, ja si paraqitet atmosfera në stërvitje

    Kuqezinjtë kanë nisur ditën e sotme përgatitjet për dy sfidat e fundit të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
    Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale momente nga mbërritja e kuqezinjve në qendrën stërvitore dhe nga nisja e stërvitjes për dy sfidat “finale” të kuqezinjve, të cilat do të jenë vendimtare për të vijuar më tej ëndrrën e madhe për t’u bërë për herë të parë në histori pjesëmarrës në një Kupë Bote.
    Të lumtur, entuziastë dhe plot energji, duken heronjtë tanë para sfidës së së enjtes ndaj Andorrës, e cila konsiderohet tejet delikate, ku fitorja është e vetmja alternativë. Më pas, përballja e madhe me Anglinë të dielën në “Air Albania” do të përcaktojë se sa afër do të jetë realizimi i ëndrrës “amerikane”.