Serbia, sipas tij, gjendet në një pozicion të vështirë mes objektivave kontradiktore
“Vendet europiane po përgatiten për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, ndaj Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj.”
Kjo është deklarata e fundit alarmuese e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
“Ndërsa analizoj faktet, arrij në përfundimin se një luftë midis Europës dhe Rusisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Këto nuk janë fjalë boshe, të gjithë po përgatiten për të”, u shpreh Vuçiç.
Serbia, sipas tij, gjendet në një pozicion të vështirë mes objektivave kontradiktore të ndjekura nga vendet perëndimore dhe Rusia. Kreu i shtetit serb insistoi se vend i vet duhet të vazhdojë të forcojë forcat e armatosura për vetëmbrojtje.
“Në këtë kuptim, ne duhet të përgatitemi. Ne duhet të vazhdojmë të investojmë shumë dhe të punojmë në mënyrë që të mund ta mbrojmë më tej vendin, të forcojmë forcat tona për mbrojtjen ajrore, mbi të gjitha të përpiqemi të ndërtojmë një lloj kupole mbrojtëse mbi Serbinë, gjë që është shumë e vështirë dhe kërkon shumë para”, ishte komenti i Vuçiç.
Beogradi ka investuar ndjeshëm vitet e fundit në modernizimin e ushtrisë duke blerë tanke, helikopterë, avionë e sisteme të mbrojtjes ajrore.
Tag: përgatiten
-

“Evropa shumë pranë luftës me Rusinë”/ Alarmi i Vuçiç: Duhet të armatosemi, të gjithë po përgatiten…
-

Duka: Prisni edhe pak, sepse Botërori është një malore e madhe
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka përshëndetur fitoren e Kombëtares kundër Serbisë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Leskovacit.
Në një lidhje live për A2 CNN, Duka tha se ndeshja ishte një sfidë me ngarkesa të mëdha psikologjike.
Ai shtoi gjithashtu se kualifikimi në Botëror nuk është i pamundur, teksa theksoi se futbollistët duhet të përgatiten për ndeshjet e radhës.
“Ju uroj të gjithëve për fitoren, ishte një fitore e mirë, me goxha ngarkesa psikologjike dhe për arsye të këtyre ngarkesave ndoshta edhe e teproj pak me modestinë. Çunat kanë të drejtë të festojnë dhe kanë të drejtën e tyre. Mund të festojnë edhe sot, edhe nesër, pastaj duhet të përgatiten për ndeshjen miqësore dhe akomë më shumë duhet të përgatiten për ndeshjen me Andorrën, që është një ndeshje shumë e vështirë.
Sa më lart të shkosh, aq më e vështirë bëhet. Kështu që tani fillon një rrugë e vështirë për ata që të luftojnë për objektivin e tyre, për të gëzuar veten e tyre, për të marrë frutet e punës së tyre dhe për të gëzuar gjithë shqiptarët. Do jetë një objektiv i vështirë, një malore e madhe, por gjithmonë asgjë nuk është e pamundur”, tha mes të tjerash Duka. -

Vuçic: “Të gjithë po përgatiten për luftë”, akuza dhe tensione për situatën në Ballkan
Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përdor “kohën para luftës” për të fituar mbështetje nga shumica e shteteve evropiane dhe vendet anëtare të NATO-s në favor të Prishtinës.Këto komente ai i bëri gjatë një prononcimi pas një pyetjeje për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Evropës për të ndaluar “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj. Në kontekstin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq paralajmëroi se “bota po bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe shprehu shqetësimin se po afrohet një konflikt i madh.“E dimë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po e them me përgjegjësi, sepse shoh se si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedime, po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po bëjnë llogore dhe po presin fillimin,” deklaroi Vuçiq.
Megjithatë, presidenti serb nuk ofroi prova për pretendimet e tij, duke shtuar se Serbia do të bëjë çmos për t’u përjashtuar nga një konflikt i tillë.Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të samitit në Danimarkë, i cilësoi Rusinë një kërcënim për Evropën, ndërsa Serbinë e përmendi si kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin për kopjimin e veprimeve të Moskës.Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos shpërblejë” Serbinë dhe paralajmëroi se pa ndikim perëndimor në rajon, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – Rusia, Kina dhe Irani – do të ndërhyjnë jo për bamirësi, por për interesa strategjike dashakeqe”.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e përparimit të procesit të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar nevojën që vendet e rajonit që plotësojnë kriteret dhe respektojnë vlerat evropiane të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, Osmani theksoi edhe një herë se Beogradi përbën një kërcënim të vazhdueshëm për Kosovën. Muajt e fundit, presidenti Trump ka deklaruar disa herë se ka ndihmuar në frenimin e përshkallëzimit mes Kosovës dhe Serbisë. -

Vuçiq: “Të gjithë po përgatiten për luftë”, akuza dhe tensione për situatën në Ballkan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përdor “kohën para luftës” për të fituar mbështetje nga shumica e shteteve evropiane dhe vendet anëtare të NATO-s në favor të Prishtinës.
Këto komente ai i bëri gjatë një prononcimi pas një pyetjeje për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Evropës për të ndaluar “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj. Në kontekstin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq paralajmëroi se “bota po bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe shprehu shqetësimin se po afrohet një konflikt i madh.“E dimë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po e them me përgjegjësi, sepse shoh se si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedime, po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po bëjnë llogore dhe po presin fillimin,” deklaroi Vuçiq.Megjithatë, presidenti serb nuk ofroi prova për pretendimet e tij, duke shtuar se Serbia do të bëjë çmos për t’u përjashtuar nga një konflikt i tillë.Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të samitit në Danimarkë, i cilësoi Rusinë një kërcënim për Evropën, ndërsa Serbinë e përmendi si kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin për kopjimin e veprimeve të Moskës.Osmani i bëri thirrje Bashkimit Evropian që “të mos shpërblejë” Serbinë dhe paralajmëroi se pa ndikim perëndimor në rajon, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – Rusia, Kina dhe Irani – do të ndërhyjnë jo për bamirësi, por për interesa strategjike dashakeqe”.
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e përparimit të procesit të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar nevojën që vendet e rajonit që plotësojnë kriteret dhe respektojnë vlerat evropiane të vazhdojnë rrugën e tyre drejt anëtarësimit.
Gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, Osmani theksoi edhe një herë se Beogradi përbën një kërcënim të vazhdueshëm për Kosovën. Në një intervistë për Fox News, ajo vuri në dukje se Serbia “herë pas here shkakton probleme” dhe vlerësoi rolin e administratës së presidentit Donald Trump në parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve në rajon.Muajt e fundit, presidenti Trump ka deklaruar disa herë se ka ndihmuar në frenimin e përshkallëzimit mes Kosovës dhe Serbisë.
-

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid po përgatiten për hapin tjetër në marrëdhënien e tyre
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid duket se po përgatiten për hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, pasi një burim i tha Page Six se çifti është më afër se kurrë dhe aktori “po mendon seriozisht për martesën dhe fëmijët”.
Sipas të njëjtit botim, ylli 50-vjeçar mund t’i propozojë martesë 30-vjeçares Gigi Hadid “në muajt në vijim”. Thashethemet për marrëdhënien e tyre filluan në tetor 2023, kur të dy u fotografuan duke ngrënë një darkë romantike në të preferuarën e të famshmëve Via Carota në New York.
Që atëherë, paraqitjet e tyre të përbashkëta janë shtuar, ndërsa burimet duan që ata të jenë “jashtëzakonisht të lumtur” dhe plotësisht të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Një mik i ngushtë që foli për Page Six zbuloi se çifti parashikon një të ardhme të përbashkët dhe një familje. “Ata mund të imagjinojnë një familje të përzier, me vajzat e tyre dhe fëmijët e tyre të ardhshëm”, tha ai.
Bradley Cooper ka një vajzë, Leah, 7 vjeç, nga lidhja e tij me Irina Shayk. Gigi Hadid ka gjithashtu një vajzë, Kai, 5 vjeç, nga lidhja e saj e mëparshme me këngëtarin e One Direction, Zayn Malik. Të dy u ndanë në vitin 2018 dhe aktualisht ndajnë kujdestarinë. -

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se beson se mund të ketë një sulm të SHBA-ve ndaj Iranit.
“Shpresoj që të mos ketë ndërhyrje amerikane, dhe mendoj se do të ketë. Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm. Shpresoj që të jetë vetëm një kërcënim dhe që të arrihet një marrëveshje ndërkohë.
Është mirë që iranianët biseduan me evropianët dhe se ka njëfarë shprese që gjithçka të mund të përfundojë me bisedime”, tha Vuçiç.
Sipas tij, nuk është mirë për ne që të kemi paqëndrueshmëri. Mos harroni se kur çmimet e naftës rriten, kjo ndikon në të gjitha produktet e tjera që varen nga nafta.
“Populli ynë ka një qasje tifozësh. Disa brohorasin për Izraelin, të tjerë për Iranin. Kemi parë sulme të pabesueshme izraelite.
Sukses magjepsës të shërbimit të jashtëm izraelit. Iranianët janë një popull i guximshëm, ata mbrojnë veten me guxim, kjo mund të çojë në konflikt.
Shpresoj që të gjendet një zgjidhje. Të dy janë miqtë tanë. Gjithçka do të shkonte drejt shkatërrimit nëse Irani do të merrte Ngushticën e Hormuzit. Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Ata po luajnë pjesën e tyre të dytë tani”, tha Vuçiç.
-

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë
Izraelitët po përgatiten për hakmarrjen e Iranit.
Ata po vrapojnë nëpër supermarkete duke u furnizuar me ushqime dhe ujë.
Shërbimet e urgjencës së Izraelit thonë se po mobilizojnë shërbimet e dhurimit të gjakut në të gjithë vendin, ndërsa disa spitale thonë se po lirojnë pacientët që janë mjaftueshëm mirë për të shkuar në shtëpi.
Në Bregun Perëndimor, është vendosur një bllokim në të gjitha qytetet palestineze deri në njoftim të mëtejshëm.
E gjitha kjo është në përgatitje për një hakmarrje – me paralajmërimin e ushtrisë izraelite se 100 dronë iranianë janë në rrugën e tyre drejt Izraelit.
Top Channel
-

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatiten të evakuojnë ambasadën e saj në Irak
Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.
Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
Top Channel
-

“Po përgatiten të riasgjësojnë PD dhe Berishën”, avokati i Doktorit aludon për komplot brenda demokratëve…
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një postim në Facebook, paralajmëron luftë brenda Partisë Demokratike. Gjokutaj shkruan se armiqtë e dikusrshëm të PD-së, që sot janë “penduar” po përgatiten të asgjësojnë Berishën dhe madje sipas tij disa janë ende deputetë.
Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një paralajmërim i qartë për përshkallëzim të konfliktit politik në linjën e përplasjeve brenda PD-së.“Doktor Berisha e solli PD në jetë pas një koma artificiale të shkaktuar nga armiqtë e saj! Sot armiqtë e dikurshëm të PD të “penduar” por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co po përgatiten të riasgjësojnë PD dhe Berishën! Disa prej tyre edhe deputetë të PD nesër te klonuar nga Rama. Janë të shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj beteja me ta sot është më e ashpra pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojmë shpëtimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta është e shpallur! Bujrum”, shkruan Gjokutaj.
Për këtë postim, ka reaguar edhe deputetja demokrate Flutura Açka, e cila nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit në shtator. Açka shprehet se të gjithë luftën e ka me Gazment Bardhin dhe disa deputetët të tjerë, duke ngritur pyetjen nëse ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike. Ajo ironizon dhe gjendjen e brendshme në PD, duke e quajtur atë “tokë e xanun”.“Nuk kam fjalë! Shpjegimet i kanë të gjitha vetë këto fjalë. E të mendosh që të tillë ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë. Ky ēshtë kërcënim publik! A është ky qëndrim zyrtar i PD-së? Të gjithë luftën duket se e kanë me Gazin dhe shokët é tij. Po partinë prej Gazit, dhe një shoqe të Gazit, e keni ore tē uruar! PD, tokë e xanun! Demokratë të të gjitha halleve, çduroni! T’ju ketë nisur java mbarë!”, shkruan Açka.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
