Tag: përgatit

  • Dhuratë për titullin kampion, ja super transferimi i parë që Napoli po përgatit për sezonin e ri

    Dhuratë për titullin kampion, ja super transferimi i parë që Napoli po përgatit për sezonin e ri

    26 Maj 2025

    18:34

    Telesport

    Napoli është pozicionuar fort në garën për të siguruar shërbimet e Jonathan David, sulmuesit kanadez i cili ka përfunduar kontratën e tij me Lille pas një periudhe shumë të mirë në Ligue 1.
    Napoli, i sapo shpallur kampion në Serie A, e konsideron afrimin e një sulmuesi të afirmuar si përparësi kryesore, dhe emri i Jonathan David është i pari në listën e tyre të gjatë për merkaton e verës.
    Përveç projektit sportiv, Napoli i ofron 25-vjeçarit mundësinë për të garuar në garat evropiane dhe një mjedis ideal konkurrues për t’u rritur akoma edhe më shumë si lojtar.
    Drejtuesit e kampionit të Italisë janë të bindur se David do të përshtatej në mënyrë të përkryer me sistemin e tyre sulmues, duke ofruar mundësi si pikë qendrore dhe si sulmues i dytë. Negociatat po përparojnë dhe gjithçka sugjeron se kanadezi do të jetë përforcimi i parë i bujshëm që Napoli po përgatit për sezonin e ri.

  • Revolucion te Real Madrid, Perez përgatit ndryshime në çdo repart

    Revolucion te Real Madrid, Perez përgatit ndryshime në çdo repart

    26 Maj 2025

    16:07

    Telesport

    Me trajnerin Xabi Alonso në stol, Real Madrid do të jetë i frikshëm.
    Afrimi i qendërmbrojtësit Dean Huijsen ishte vetëm fillimi. Trent Alexander-Arnold konsiderohet tashmë futbollist i Realit dhe zyrtarizimi i tij do të ndodhë për pak ditë.
    Alvaro Carreras, mbrojtësi i majtë i lindur në vitin 2002, ka shkëlqyer te Benfica dhe pritet të rikthehet në Madrid për 50 mln euro. Perez po përgatit edhe dy blerje të tjera.
    Presidenti madrilen do të afrojë një mesfushor defensiv dhe një sulmues. Një revolucion total në çdo repart!

  • Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës

    Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës.
    Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës. Duke paralajmëruar se nuk do ta njohë rezultatin e 11 majit, Berisha i bëri thirrje vëzhguesve dhe numëruesve që ta kryejnë deri në fund detyrën. “Zgjedhjet janë grabitur”, deklaroi Berisha, duke shtuar se “plaçka e grabitur duket të kthehet”.
    Berisha: Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rino i Tiranës Edi Rama. Unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë dhe vëzhgues e numërues të opozitës që në kushtet e një presioni të gjithanshëm, po kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ne jemi të detyruar ligjërisht të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Kjo është rruga për të faktuar farsën që po kundërom në të katërt anët, farsën elektrolale që organizoi narko regjimi i Tiranës,. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake të cilat de facto, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet.

    Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve nga narko regjimi i Tiranës. Ata të cilët injorojnë se këto zgjehdje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Evropës dhe të botës shëmtitë e kësaj farse elektorale.
    Kemi fakte dhe dokumente më shumë se kurrë, por fakti është se vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR, ambasadori Zannier arriti në një vlerësim paraprak, por natyrisht me ODIHR dhe OSBE sikundër dhe më të gjitha kancelaritë evropiane në senatin, kongresin dhe admnistratën e SHBA, ne në mbrojtje të votës së qytetarëve shqiptarë, do të kemi paraqitje dhe shkëmbime intensive mendimesh. Narkoregjimi i Tiranës nuk mundet të përfitojë për kohë të gjatë nga kjo masakër zgjedhore që kreu.
    Kjo ndodhi dhe në 2001. Ja që…nëse ka dy gjëra që ngjasin njëra eterike tjetra materiale është e vërteta dhe diamanti, për nga forca e tyre. Sado që përpiqen që ta nxijnë diamantin diamanti mbetet diamant, nuk e shtypin me asgjë, e vërteta është eterike por është njëlloj me diamantin. Kur ne kemi shkuar në 2001 kemi dëshmuar me fakte që sot i kemi aq të panumërta sa kemi vështirësi të zgjedhim çfarë të paraqesim përpara. Nuk mundet kush, mos harroni…nuk ka mision më të shenjtë se sa t’i dalim zot të drejtës themelore të qytetarëve shqiptarë për të votuar të lirë./vizionplus.tv 

  • Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtejn e të drejtës së votës

    Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: PD po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtejn e të drejtës së votës

    Tre ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediet deklaroi se opozita po përgatit luftën për mbrojtjen e votës.
    Berisha: Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit, të organizuar nga Toto Rino i Tiranës Edi Rama. Unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë dhe vëzhgues e numërues të opzitës që në kushtet e një presioni të gjithanshëm, po kryejnë detyrën e tyre dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiparëve. Ne jemi të detyruar ligjërisht të mbrojmë çdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë. Kjo shtë rruga për të faktuar farsën që po kudërmn në të katërt anët, farsën elektrolale që organizoi narko regjimi i Tiranës,. Në këtë kuadër PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës së shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake të cilat de facto, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet.
    vijon…

  • Real Madrid gjen zëvendësin e Courtois në Premier League

    Real Madrid gjen zëvendësin e Courtois në Premier League

    11 Maj 2025

    11:00

    Telesport

    Real Madridi po përgatit një ofertë për portierin e Brightonit, Bart Verbruggen.
    Ndërsa Thibaut Courtois është i palëvizshëm si numri 1 i Realit, zëvendësi i tij Andriy Lunin pritet të largohet këtë verë.
    The Sun thotë se Reali po përgatit një transferim për Verbruggen si zëvendësues të ukrainasit.
    Reali synon t’i kërkojë lojtarit holandez nëse ai do të ishte i përgatitur të vepronte kryesisht si zëvendësues i Courtois.
    Si alternativë, Reali po synon gjithashtu portierin spanjoll të Arsenal-it, David Raya.

  • Brukseli po përgatit një “plan B” në rast se Trump braktis negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Brukseli po përgatit një “plan B” në rast se Trump braktis negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    Bashkimi Evropian po përgatit një “Plan B” për sanksione ekonomike kundër Rusisë në rast se administrata Trump braktis negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe kërkon afrim me Moskën, tha sot për Financial Times shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
    “Po shohim indikacione se SHBA-të po shqyrtojnë braktisjen e Ukrainës dhe nuk po përpiqen të sigurojnë një marrëveshje me rusët, sepse është e vështirë”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
    “Ekziston një plan B, por duhet të punojmë për planin A.”

    Kallas shtoi se bisedimet me Uashingtonin dhe partnerë të tjerë po vazhdojnë për të siguruar që sanksionet perëndimore kundër Rusisë të ruhen./vizionplus.tv

  • Paralajmëron Zelensky: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi! Kështu fillojnë sulmet e reja

    Paralajmëron Zelensky: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi! Kështu fillojnë sulmet e reja

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëron se Rusia po “përgatit diçka” në Bjellorusi muajt në vazhdim.

    “Këtë verë Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi, nën mbulesën e ushtrimeve ushtarake”, tha udhëheqësi ukrainas në një samit në Poloni dje.
    “Kështu fillojnë zakonisht sulmet e saj të reja”, shtoi presidenti ukrainas.
    Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake për në shtator.
    Sipas mediave të huaja, Bjellorusia nuk besohet të ketë furnizuar trupa direkt për të luftuar në Ukrainë, por lejoi trupat ruse të kalonin nëpër kufirin e saj me Ukrainën kur filloi pushtimi në vitin 2022 – duke i lejuar Moskës një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë për në Kiev, të cilën nuk e shfrytëzoi.

    Top Channel

  • Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi, Zelensky: Po përdorin si pretekst ushtrimet ushtarake

    Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi, Zelensky: Po përdorin si pretekst ushtrimet ushtarake

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendoi sot se Rusia po “përgatit diçka” në Bjellorusi këtë verë, duke përdorur pretekstin e kryerjes së ushtrimeve ushtarake.

    “Këtë verë, Rusia po përgatit diçka atje, nën pretekstin e ushtrimeve ushtarake”, tha Zelenskyy në një samit në Varshavë, pa dhënë detaje ose pa cituar prova.
    Rusia dhe Bjellorusia njoftuan ushtrime të përbashkëta ushtarake në shtator.
    Komentet e presidentit ukrainas vijnë pas një jave mjaft të tensionuar mes dy palëve, pasi sulmet ruse ndaj ushtrisë ukrainase vijojnë.
    Kujtojmë se një ditë më parë presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi një armëpushim tre ditor me 8-11 maj, në “Ditën e Fitores”, që shënon 80 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
    Njoftimi i Putin ngjalli reagime të forta tek pala ukrainase, të cilët thanë se nëse luftimet mund të ndalohen më 8 mars atëherë mund të ndodhë edhe tani.

    Top Channel

  • Paralajmëron Zelensky: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake

    Paralajmëron Zelensky: Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia po përgatit diçka në Bjellorusi këtë verë, duke përdorur si pretekst stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë.
    “Këtë verë Rusia po përgatit diçka atje, nën maskën e kampeve të stërvitjes ushtarake”, tha Zelensky gjatë një samiti në Varshavë, pa dhënë detaje ose prova të mëtejshme për të mbështetur qëndrimin e tij.
    Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar stërvitje të përbashkëta ushtarake për shtatorin.
    Vërehet se deklaratat e fundit të presidentit ukrainas i bëjnë jehonë zërave në rritje që flasin për rritjen e agresionit rus.
    Klima pritet të ushqehet nga kërcënimet e reja të nisura nga zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, i cili tha se anëtarët më të rinj të NATO-s tani janë objektiva të mundshëm për Moskën dhe janë në rrezik të “sulmeve të mundshme hakmarrëse” duke përdorur armë bërthamore në rast të një konflikti, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
    Medvedev, duket se i referohet Suedisë dhe Finlandës, dy vendet e fundit që iu bashkuan aleancës ushtarake perëndimore.

  • Champions League, Bayern përgatit dy ndryshime për ndeshjen kundër Interit në Milano

    Champions League, Bayern përgatit dy ndryshime për ndeshjen kundër Interit në Milano

    10 Prill 2025

    15:44

    Telesport

    Bayern nuk e ka humbur besimin për ndeshjen e kthimit kundër Interit. Sfida në Milano do të jetë prova e zjarrit për të shpëtuar sezonin.
    Humbja 1-2 në “Allianz Arena” ishte lajm i rëndë për bavarezët, të cilët ishin përgatitur minimalisht për një barazim, sidomos sepse në dy ndeshjet e fundit kundër zikaltërve ata kanë qenë superiorë.
    Mungesat ishin vendimtare për rekordmenët e kampionatit gjerman, me yje si Musiala, Davies, Upamecano dhe Neuer të dëmtuar.
    “Bild” shkruan se në Mynih përgatitjet vazhdojnë me intensitet dhe Kompany po përgatit një plan të mirëmenduar për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Muller pritet ta nisë nga minuta e parë, ndryshe nga ndeshja në “Allianz Arena”, ku në rolin e numrit 10 u provua Guerreiro, një mbrojtës krahu.
    Ndërkohë, pritet që Kimmich të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke pozicionuar në mesfushë dyshen Palhinha-Goretzka. Edhe kjo, një risi nga trajneri belg.