Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka përfunduar ditët e qëndrimit në burg. Vangjush Dako u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
Por, pas dhënies së dënimit nga Apeli i GJKKO përfundoi në spital. Pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të përfunduar ditën e mbetura të dënimit në qeli.
Vangjush Dako, në momentin që mori vesh dënimin, u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.
Avokati i tij deklaroi se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të qëndronte në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve i mbaron dënimi. Pjesën më të madhe të dënimit ai e ka kryer në “arrest shtëpie”. Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episore, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Prokuroria e Posaçme thotë se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.
Tag: përfunduar
-

Vangjush Dako përfundon ditët e qëndrimit në burg, lë sot qelinë
-

“Gjithmonë e kam dashur nofkën ‘Pitbull’, pa futbollin do të kisha përfunduar shumë keq”
11 Shtator 2025
9:44
Alfred Lleshi
Felipe Melo, ish-mesfushori brazilian i Interit dhe Juventusit, foli për “Gazzetta dello Sport” në prag të supersfidës Inter–Juve. “Pa futbollin ndoshta do të kisha përfunduar në rrugë të këqija, por falënderoj prindërit e mi. Babai punëtor, mamaja shtëpiake, jam rritur duke ‘kafshuar’ jetën dhe vështirësitë”, – tha braziliani.
I quajtur gjithmonë “Pitbull”, ai shtoi: “E kam dashur këtë nofkë, por njerëzit kujtojnë vetëm faullet e ashpra. Në fakt, kisha edhe cilësi. Në Botërorin 2010 dhashë asistin më të bukur të turneut për Robinhon kundër Holandës. Pastaj u përjashtova me karton të kuq, vetëm ai episod mbeti në kujtesë”.
Për ndeshjen e së shtunës, ai u shpreh qartë: “Interi është në zemrën time, shumë më tepër se Juventusi”. Melo kujtoi edhe momentet e veçanta si zikaltër, golin kundër Veronës më 2015 dhe përqafimin me bashkëshorten, që u kthye në faqe të parë gazete me titullin “fuga al bacio”. -

“Dosja Veliaj nuk ka përfunduar”/ Avokati Petraj: Gjyqtari i seancës paraprake vendos se çfarë do të bëhet
Avokati Edmond Petraj thotë se dosja për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj nuk ka përfunduar. Në një emision Petraj u shpreh se dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos nëse do kalojë apo jo për gjykim.
“Nuk ka përfunduar dosja. Dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos se çfarë do të bëhet me këtë dosje. A do të kalojë për gjykim? Do të hajë kohë, do t’i duhet kohë. Te pjesa e procedurës penale ne duhet të ndryshojmë afatet. Me afatet që kemi, brenda kornizës së pjesës së procedurës penale, ne nuk e respektojmë dot atë.
Do të vazhdojë 1 muaj, 2 muaj, janë shumë persona në këto dosje. Njëri do kërkojë gjykim të shkurtuar, njëri nuk do kërkojë. Do jetë një kompleksitet. Ashtu siç do relatojë pala mbrojtëse, do jenë edhe të tjerë”, theksoi ai. -

“Sado efektiv ka qenë, mandati i Dumanit ka përfunduar”, diplomatja e SHBA mesazh për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK: Presim integritet në përzgjedhje
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ishte sot në konferencën rajonale të OSBE-së, ku mes të tjerash foli edhe për vizitën e kreut të SPAK Altin Dumani në SHBA.
“Kryeprokurori i Posaçëm Dumani ishte së fundmi në Uashington për të diskutuar me udhëheqjen tonë se si e luftojmë së bashku krimin këtu dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, partneriteti i ligjzbatimit midis Departamentit tonë të Drejtësisë dhe SPAK-ut nuk u ndërtua brenda natës. Së bashku, duhet të mbrojmë atë që kemi ndërtuar”, deklaroi ajo.
Më tej VanHorn deklaroi se SPAK-u është aq efektiv sa pavarësia e tij për të ndjekur kriminelët, pavarësisht se me kë janë të lidhur, ndërsa shtoi se zoti Dumani, sado efektiv ka qenë, do të zëvendësohet pasi i mbaron detyra.
“Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të Shqipërisë. Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet, sepse mandati i tij ka përfunduar. Procesi i përzgjedhjes së pasardhësit të Z. Dumani duhet të jetë i paanshëm, transparent dhe i lirë nga ndikimet e jashtme.
Ata që dëshirojnë ta shohin Shqipërinë të vazhdojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, janë shumë të interesuar për këtë proces dhe do ta ndjekin nga afër”, pohoi ajo.
Ndërkohë theksoi se Shtetet e Bashkuara presin integritet në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Posaçëm, “ashtu siç presim për përzgjedhjen e Drejtorit të ardhshëm të BKH-së”.
Top Channel
-

Përfaqësues të SHBA zbarkojnë në KLP, pas pazareve për bllokimin e emërimit të drejtorit të BKH, thërrasin…
Rigels Seliman
Dy përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zbarkuar dje me urgjencë në selinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke ndezur alarmin në institucion. Sipas burimeve, dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë zbarkuar dje në godinën e KLP dhe kanë kërkuar që asnjë anëtar të mos lëvizë nga zyrat. Të gjithë janë thirrur një nga një në takime kokë më kokë, ku përfaqësuesit e Uashingtonit kanë dhënë një ultimatum të prerë: mjaft më me zvarritje për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.
Prej disa ditësh, anëtarët e KLP ndodhen në përplasje të ashpra, duke tentuar të shtyjnë pafund vendimin për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por, sipas burimeve, pas këtij ndërhyrjeje të SHBA, çdo tentativë për vonesë do të ketë pasoja të rënda. Madje gazeta ka mësuar se diplomatët amerikanë kanë bërë të qartë se BKH është çështje strategjike për SHBA dhe pengesat artificiale apo pazaret nuk do të tolerohen. Pra ky zhvillim ka tronditur korridoret e drejtësisë shqiptare, duke e kthyer selinë e KLP në skenë të një drame politike dhe institucionale. Tani mbetet të shihet nëse anëtarët e KLP do t’i binden ultimatumit amerikan apo do të vazhdojnë përplasjen, duke rrezikuar një krisje të madhe me partnerin më të fuqishëm të Shqipërisë.
Çfarë ka ndodhur?
Ndërkohë kujtojmë se këtë të hënë (1 shtator 2025) ka përfunduar zyrtarisht mandati 5 vjeçar i Aida Hajnajt në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së). Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 6 vota pro dhe katër kundër ka liruar nga detyra Hajnajn. Sipas shumicës së anëtarëve të KLP-së, mandati i Hajnajt ka përfunduar më 31 gusht, çka solli edhe vendimin për lirimin e saj nga detyra. Por 4 anëtarë të KLP-së argumentuan se mandati i saj nuk ka përfunduar një ditë më parë, por në muajin shtator. Ndërkaq theksojmë se në maj të këtij viti, SPAK hapi zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të BKH-së. Pak ditë më parë, u mblodh Komisioni i Pastërtisë së Figurës dhe Pasurisë për garën për drejtorin e ri.
Komisioni përbëhet nga dy prokurorët e SPAK Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, kryetarja e Apelit të GJKKO-së Saida Dollani dhe dy agjentë të BKH-së. Fillimisht në garë për të marrë drejtimin e BKH-së ishin 13 kandidatë, por disa prej tyre u skualifikuan pasi kishin mangësi në dokumentacionin e tyre. Aktualisht në garë për këtë institucion, i njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta. Sipas rregullores, ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë: verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi. Tek pika e fundit parashikohet edhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar. -

Mbrëmje pa fitues në “Abissnet Superiore”, Egnatia barazon në fund të ndeshjes
Një mbrëmje pa fitues në “Abissnet Superiore”. Të dyja ndeshjet e sotme kanë përfunduar në barazim. Partizani dhe Teuta janë ndarë në paqe. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura në shifrat 0-0.
Ndërkohë, Elbasani dhe Egnatia kanë ndarë një pikë mbrëmjen e sotme. Elbasani kaloi i pari në epërsi falë golit të Diallosë në minutën e 45. Kampionët në fuqi të Superiores barazuan në minutat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 83-të Xhefersoni tundi rrjetën, duke e përfunduar në shifrat 1-1 këtë sfidë, e cila u shoqërua edhe me tension./Sport Ekspres/ -

Tragjedia në Itali/ Polici vritet me thikë për një papagall
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Melito, Napoli, ku një mosmarrëveshje familjare ka përfunduar me vrasjen e një oficeri të policisë. Ciro Luongo, 58 vjeç, inspektor në shërbim të Komisariatit të Giugliano-s, u godit për vdekje me thikë nga Roberto Marchese, 21 vjeç, djali i partneres së tij.
Sipas hetimeve paraprake, shkaku i konfliktit ka qenë një tërheqje vëmendjeje nga Luongo ndaj djalit të partneres për lënien e dritares hapur, çka ka lejuar arratisjen e papagallit të shtëpisë. Ky incident ka eskaluar në një përleshje fizike, e cila ka përfunduar tragjikisht me vrasjen e Luongo-s.
Pas ngjarjes, Marchese u largua nga vendi i krimit, por u arrestua pak orë më vonë në shtëpinë e babait të tij. Aktualisht, ai është në paraburgim dhe po hetohet për vrasje. Ky akt ka tronditur komunitetin lokal dhe ka sjellë një valë ngushëllimesh për familjen dhe kolegët e Luongo-s. Ai njihej për përkushtimin e tij në punë dhe ishte një figurë e respektuar në shërbimin e rendit.
Hetimet janë ende në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar drejtësi për viktimën.
-

Korça me strehë për qentë endacakë, nis bashkëpunimi me veterinerët
Në Korçë është duke përfunduar rikonstruksioni i një godine e cila do të shërbejë për strehimin e qenve endacakë, si për për trajtimin e sterilizimin e tyre duke i dhënë kështu zgjidhje një problemi dhjetëravjecar në qytet.
“Bashkia Korçë ka përfunduar ndërtimin e qendrës së re që do të shërbejë për trajtimin e qenve endacakë. Në vijim për të zgjidhur një problem shqetësues për qytetarët ka nisur një bashkëpunim me veterinerët. Pra projekti është tashmë i përfunduar në aspektin e godinës dhe jemi në fazën e implementimit të procesit që synon të sjellë hapa konkretë për qytetarët “-shprehet Lorena Saro zëdhënëse e bashkisë Korçë
Kristi Morava është një nga veterinerët që prej kohësh i është dedikuar këtij problemi. Ai thekson se shqetësimi është i madh ndaj dhe kërkohet kujdes në zgjidhjen e situatës
“Qentë e pastrehë dhe numri i tyre në rritje është problem e shqetësim që është vënë re. Është shqetësim që përbën një masë për të ardhmen, sepse nqs lihet në këto kushte, do vijnë duke u shtuar gjithmonë e më tepër. Shqetësimi ekziston edhe për ata si vatra sëmundjesh, mund të përhapin sëmundje në masë. Është një investim i shumëkërkuar, emergjent, kam qenë në kontakt me struktura të bashkisë. Streheza do të thotë zgjidhje definitive duke trajtuar në mënyrë humane.”-shprehet Kristi Morava, veteriner
Të shumta kanë qenë rastet kur qentë endacakë kanë shkaktuar probleme lidhur me sëmundje të ndryshme e njëkohësisht, ka patur raste të paraqitura në spitalin rajonal të Korçës, kur qytetarë të shumtë janë sulmuar nga grupe të qenve endacakë. -

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Një ndër dëshmitë më rrëqethëse është ajo e At Zef Pllumit në librin “Rrno vetëm për me tregue” kur tregon për dorëzimin që ai i bëri një prej pasurive më të mëdha të Kuvendit Françeskan të G’juhadolit, dorëshkrimet me studimet e at’ Shtjefën Gjeçovit.
Pasi atë Pal Dodaj, arkivisti i fundit i Kuvendit, ishte marrë në pyetje duke u tortururar, Dul Rrjodhi e merr dhe e dërgon para atë Zef Pllumit. Duke parë atë Pal Dodën, atë Zef Pllumi detyrohet t’i tregojë vendin ku ishin ditarët e atë Palit e në të njëjtën arkë me to edhe ditaret e me shënimet e atë Gjeçovit. Çfarë ndodhi me to?
I hapa arkat dhe i thashë:
– Qe ditarët e padër Palit.– Po këto tjerat ç’janë? [pyeti Dul Rrjodhi]– Dorëshkrime të padër Shtjefën Gjeçovit, – i thashë unë.– Kush ishte ky maskara?– Shka thue ashtu?! Ky asht shkenctar me famë botnore: Ky që ka mbledhë Kanunin e Lekë Dukagjinit.– Kanunin e Lekë Dukagjinit? Po, e kam edhe unë atë libër plot me marrina malsorësh. Ku asht ky tash? Ku gjindet?– Po këtë e kanë vra serbët në Zym.– Mirë ia paskan ba! Duhen qirue hesapet…Tashti, – tha Duli, – mbylli mirë arkat, m’i jep këtu çilsat e bravave; ky këtu dhe ky këtu! – tha, ndërsa ata i vuni në vende të ndryshme në tubën e çilsave, që mos të guxonte kush me i prekë.
Qysh nga ajo kohë nuk ka më asnjë dëshmi se ku kanë përfunduar këto dorëshkrime të cilat, në vetvete, janë një pasuri e paçmueshme e kulturës, historisë, etnografisë, arkeologjisë dhe folklorit shqiptar.
ObserverKult
——————————————————
Lexo edhe:
EDI SHUKRIU: ARKEOLOGJIA DHE TRASHËGIMIA KULTURORE: AT SHJEFËN GJEÇOVI
At Shtjefën Konstantin Gjeçovi-Kryeziu, si emër dhe studiues poliedrik, është mjaft i njohur për shqiptarët, por vepra e tij është bërë objekt studimi edhe nga hulumtues të huaj. Duke qenë shërbyes i kishës katolike dhe në shërbim nëpër troje të ndryshme…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU
-

Belinda Balluku: Afati i këshillimit ka përfunduar dhe kushdo që ka refuzuar zbatimin e këtij vendimi do të penalizohet
“Ditari MIE për muajin korrik, me fokus tek siguria rrugore dhe çlirimi i territorit të zaptuar nga bizneset që operojnë përgjatë akseve kombëtare.
Afati i këshillimit ka përfunduar dhe kushdo që ka refuzuar zbatimin e këtij vendimi do të penalizohet.Në sektorin energjetik kemi hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve prodhuese, ku firmosëm marrëveshjen me BERZH për kredinë dhe grantin e projektit të ndërtimit të parkut fotovoltaik të Belshit, i cili do t’i shtohet burimeve tona energjetike”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre.