Tag: përfunduar

  • Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës- Qafë Plloçë

    Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës- Qafë Plloçë

    Nga Esmeralda Topi, Faktoje

    Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në një përkujtimore. Ata vendosën të kalonin nga rruga e re Qukës – Qafë Plloçë, pak javë pas ceremonisë inauguruese, ku daullet, veshjet popullore dhe buka me qiqra tipike e juglindjes ishin pjesë e festës. 

    Por të gjitha makinat e nisura herët u detyruan të devijonin rrugën, pasi Qafë- Plloça ishte bllokuar nga një masiv i madh shkëmbor.

    “Ishim të pavendosur se nga do të kalonim për shkak të motit të keq, por në fund zgjodhëm rrugën e re,” tregon Geri, një nga udhëtarët, duke shtuar se përvojën e morën si mësim. “Nuk bëhet në mot të keq, e aq më pak në dimër”, përfundon ai.

    Problemet nisën që herët

    Problemet e para me rrugën që u hap për qarkullim në shtator nisën që në javët e para. Por pamjet e çarjes të skarpatës dhe rënies masive të gurëve në nëntor treguan degradimin e shpejtë të veprës më të shtrenjtë dhe më të stërzgjatur të infrastrukturës në Shqipëri.

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë, 23 nëntor 2025

    Shembjen e rrugës Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ia la motit të keq, duke lënë në hije përgjegjësinë e kontraktorit.

    “Reshjet e dendura të shiut… kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35,” tha ARRSH në një njoftim në rrjetin social facebook më 23 nëntor.

    Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, Autoriteti Rrugor ndërtoi një kalim të përkohshëm në kilometrin 37, pjesa e fundit e rrugës Qukës – Qafë Plloçë.

    Seksioni ku ka ndodhur shembja është më i shtrenjti për kilometër. Një segment prej 9.2 kilometrash që ka kushtuar 70 milionë dollarë. E thënë ndryshe 7.6 milionë dollarë për kilometër. 

    Ndërsa e gjithë rruga Qukës – Qafë Plloçë (43,4 km) ka kushtuar 242.6 milionë dollarë.  

    Verifikim

    Një javë pas ndërtimit të bypassit si zgjidhje emergjente nga ARRSH, Faktoje udhëtoi drejt juglindjes dhe vizitoi zonën. Pamjet nga segmenti i tretë, ku kishte ndodhur shembja masive, ishin të njëjta me ato të ditës së parë. 

    Masivi shkëmbor vijonte mbi asfalt, barrierat të shtrembëruara dhe skarpatat mbrojtëse nuk ishin përfunduar. Mjetet devijonin nga kalimi paralel i përkohshëm. 

    Edhe më 6 dhjetor, panorama ishte e njëjtë. 

    Për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë zonës ku ka ndodhur rrëshqitja, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se do të bëj monitorim dhe studim. 

    “Për këtë rrëshkitje do të bëhet monitorim dhe studim gjeologo-inxhinierik për të arritur zgjidhjen më të mirë teknike dhe sigurinë në rrugë”- ARRSH për Faktoje.al.

    Por problemet nuk janë të izoluara vetëm në këtë segment. Edhe në pjesë të tjera të rrugës ka problematika me elementët kyë të sigurisë rrugore, skarpatat mbrojtëse mungojnë duke vënë në rrezik kalimtarët.

    Rruga u përurua pa përfunduar

    “Ndodhemi në segmentin Qukës- Qafë Plloçë, tashmë totalisht i përfunduar…”, deklaronte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë përurimit. 

    Por dy muaj më vonë, masivi shkëmbor bllokoi rrugën, duke vënë në provë sigurinë dhe menaxhimin e këtij projekti që kërkoi gati dy dekada pune dhe qindra milionë dollarë. Dhe ndonëse u festua me daulle dhe valle popullore, rruga u inaugurua e papërfunduar plotësisht.

    Segmenti i tretë i rrugës, ai nga km 33 deri në 43, nuk ishte ende dorëzuar kur qeveria e hapi për qarkullim aksin Qukës -Qafë Plloçë.

    Faktoje kishte kërkuar informacion nga ARRSH dhe përgjigja erdhi më 28 nëntor, një ditë para shembjes. Sipas Autoritetit Rrugor punimet në rrugë kishin përfunduar, por punohej ende për përforcimin e skarpatave me ankora dhe rrjeta mbrojtëse. 

    Përgjigje kjo që faktonte një problem të njohur në Shqipëri, rrugët shpesh inaugurohen pa u përfunduar plotësisht. Si afat, ARRSH dha fundin e muajit nëntor.  

    “Kontraktori është në periudhën e defekteve, ka pastruar dherat e rëna në rrugë dhe po punon për stabilizimin e skarpatave”- ARRSH, 28 nëntor 2025.

    Por masivi shkëmbor nuk priti dorëzimin. Ai rrëshqiti, duke bllokuar rrugën dhe duke treguar se inaugurimet ceremoniale nuk garantojnë siguri. Autoriteti u detyrua të shtynte afatin e dorëzimit të seksionit në fundvit dhe të ndërtonte një bypass të përkohshëm që devijon trafikun.

    Përfundim

    Aksi Qukës – Qafë Plloçë i gjatë 43,4 km nisi të ndërtohej 16 vite më parë. Ndonëse u inagurua me daulle dhe bukë me qiqra, të dhënat zyrtare faktojnë se rruga nuk ishte përfunduar. 

    Shembja masive në pjesën e fundit të rrugës nxorri në pah mungesën e sigurisë, edhe pse fatura e projektit infrastrukturor ka qenë e majme dhe punimet kanë zgjatur për vite me radhë.

    Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi i kryer, deklaratën e zëvendëskryeministres së pezulluar nga detyra, Belinda Balluku se ‘segmenti Qukës- Qafë Plloçë është i përfunduar…’ e kategorizojmë të pavërtetë. /Faktoje/ 

  • Rruga Burgajet–Derjan–Macukull prishtet 8 muaj pasi u asfaltua! Deputetja Vata: SPAK të hetojë, dorëzojmë provat

    Rruga Burgajet–Derjan–Macukull prishtet 8 muaj pasi u asfaltua! Deputetja Vata: SPAK të hetojë, dorëzojmë provat

    Rruga Burgajet–Derjan–Macukull në bashkinë e Matit e ndërtuar me një fond prej 54 milionë lekë me tvsh është dëmtuar 8 muaj pasi asfalti ka mbaruar. Deputetja e PD-së, Denisa Vata në një postim në facebook publikon videon ku rruga duket e dëmtuar. Ndërsa ngre disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje i bën thirrje SPAK të hetojë.

    “A kemi të bëjmë me punime fiktive, apo me përdorim të fondeve publike për qëllime elektorale, duke krijuar fasadën e “punëve të bëra”?”

    Partia Demokratike do të dorëzojë videot, provat dhe dokumentet në SPAK për një hetim të plotë.

    Postimi ne facebookBurgajet–Derjan–Macukull
    A kemi të bëjmë me punime fiktive, apo me përdorim të fondeve publike për qëllime elektorale, duke krijuar fasadën e “punëve të bëra”?Ndërkohë Bashkia Mat e shpall “premtim të mbajtur”.Më 6 maj, Bashkia Mat njoftoi publikisht se segmenti Burgajet–Derjan–Macukull ishte asfaltuar dhe paraqitej si investim i përfunduar, “që transformon jetesën”.Por sot kemi një video ku asfalti rezulton i çarë dhe i dëmtuar, jo në të njëjtin vend ku rruga u shemb gjatë reshjeve në fshatin Urxallë(Njësia Adm.Dërjan) , por dëmtim i ri.Pra kemi një rrugë me disa dëmtime.Kontrata e FSHZH-së prej 54.677,525 lekë me TVSH kishte afat përfundimi Prill 2025.Jemi në Dhjetor 2025 .
    Përse rruga paraqet dëmtime pas 8 muajsh pasi asfalti ka mbaruar ?
    Pyetjet janë të qarta:
    A e ka marrë Bashkia në dorëzim këtë segment?
    Nëse po, me ç’standard është pranuar?Si ka mundësi që një segment i dorëzuar si i përfunduar dhe i certifikuar nga institucionet dëmtohet sërish, vetëm pak muaj pas përfundimit?Nëse jo:
    Si justifikohet publikimi si “i përfunduar” i një investimi që ligjërisht nuk është marrë ende në dorëzim?
    Kjo nuk shpjegohet as me reshje, as me klimë, as me “rreziqe natyrore”.Kjo tregon probleme serioze me cilësinë, mbikëqyrjen dhe standardet e punimeve.Thirrje për SPAK:
    Hetim për dokumentacionin, dorëzimin dhe supervizimin e kësaj rruge.
    Pse dëmtohet rruga kur kur ka vetem 8 muaj qe ka përfunduar ?
    Partia Demokratike do të dorëzojë videot, provat dhe dokumentet në SPAK për një hetim të plotë.

     

  • Berisha denoncon skandalin me shifra: Në Unazën e Madhe janë vjedhur lirshëm 250 milionë euro

    Berisha denoncon skandalin me shifra: Në Unazën e Madhe janë vjedhur lirshëm 250 milionë euro

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar sot në detaje një nga skandalet më të mëdha të vjedhjes së fondeve publike në Shqipëri, duke u fokusuar te projektet e Unazës së Madhe të Tiranës. Ai ka bërë të ditur se, sipas llogarive të tij, nga 450 milionë euro që janë shpenzuar për këtë infrastrukturë, rreth 250 milionë euro janë vjedhur.Vazhdojmë me serialin superskandaloz të vjedhjeve të tyre.
    Sot unë kam sjellë para jush, kam sjellë në vëmendjen tuaj, vjedhjen e madhe në Unazën e Madhe.Unaza e Madhe prej 27 kilometrash u kushtoi taksapaguesve shqiptarë në total 450 milionë euro.Vjedhje 100 përqind ose 140 përqind të fondeve publike.Më lejoni t’u paraqes faktet.
    Me datën 12.1.2011 janë tenderuar nga qeveria e asaj kohe segmenti prej 2.85 kilometër i Unazës së Madhe, Tiranë-Mullet.Ky tenderim është bërë për 2.85 kilometër me 4.01 milionë euro kilometri.Dhe keni parasysh sa vepra arti që ka, është një nga segmentet me më shumë vepra arti, me nënkalime, mbikalime, etj.Me datën 2.3.2011, pra dy muaj më vonë, është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit- rruga e re Tiranë-Elbasan, 3.2 kilometra. Është tenderuar me 4.52 milionë euro kilometri.
    Një vit më vonë, me datën 22.10.2012, është tenderuar segmenti i tretë i Unazës së Madhe, Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës, loti i parë. Është tenderuar 1.5 kilometër, por këtu çmimi është rritur në 8 milionë euro. Është krejt vepër arti.Dhe është tenderuar në qershor të vitit 2013 segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur. 620 metër është tenderuar me 6.59 milionë euro.
    Tani, dy segmentet që kanë përfunduar gjatë qeverisjes së PD, të cilat kanë qenë siç e shihni 5 kilometra, kanë përfunduar me një çmim prej i pari prej me 4.73 milonë euro, i dyti me 4.5 milionë euro. Me një rritje të lehtë çmimi gjatë rrugës.Dy segmentet të cilat kanë përfunduar në vitin 2017 dhe 2018, që janë marrë në duart e ustallarëve, kanë përfunduar, janë tenderuar me 14.6 milionë euro së bashku dhe kanë përfunduar me 26 milionë euro.Pra, është rritur çmimi me 80 përqind.
    Tani vazhdojmë, të katër këto segmente, që bëjnë 8.2 kilometra, u kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë gjithsej 5.7 milionë euro për kilometër.Në rast se shohim shpenzimin total për Unazën, ky shpenzim është 450 milionë euro.
    Por, në qoftë se 8 kilometra u ndërtuan- me nyjet më të mëdhaja, Shkolla Teknologjike dhe më tutje, keni parasysh- u ndërtuan me 5.7 milionë euro për kilometër, do të thotë se Unaza duhej të kushtonte 157 milionë euro kilometër.
    Por, unë do të them jo 157, por me rritjen e çmimeve nga viti 2013 deri në vitin 2023, rritje që sipas manualeve të ndërtimeve arrin në 34 përqind, Unaza duhej të kushtonte e tëra rreth 200 ose 205 milionë euro.Sa kushtoi gjithsej?Unaza kushtoi 450 milionë euro.Në Unazë u vodhën lirshëm 250 milionë euro.

  • Mashtrimi i Ramës me rindërtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik, banorët ende pa shtëpi

    Mashtrimi i Ramës me rindërtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik, banorët ende pa shtëpi

    Mashtrimi i Ramës me rindërtimet/ 6 vite pas tërmetit tragjik, banorët ende pa shtëpi
    Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Megjithatë, zvarritjet dhe mungesa e transparencës vijojnë të mbajnë pezull ende mijëra familje që janë pa çati mbi kokë.
    Financimi për rindërtimin, i cili nisi me hov të madh pas tërmetit tragjik të 2019-s, po i afrohet mbylljes. Pas gjashtë vitesh, me një faturë mbi 131 miliardë lekë shpenzimesh, qeveria do të ndalë financimin në fund të 2026. Buxheti i shtetit nuk planifikon më asnjë lek për rindërtimin pas vitit të ardhshëm.
    Pas një sërë afatesh të humbura dhe zvarritjesh të pafundme, qeveria planifikon se fundi i vitit 2026 është “mbyllja” zyrtare e programit të rindërtimit. Sipas Ministrisë së Financave, programi do të mbyllet me 5 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin e vitit 2026.
    “Kur sot thuhet se 2026-a do të jetë viti i fundit, kuptohet më shumë si një mbyllje formale sesa si një fund i natyrshëm i punëve. Sepse edhe tani mbeten zona ku punimet nuk kanë përfunduar, projekte që varen nga leje të tjera, apo shtëpi individuale në fshatra që përfundojnë gjithmonë të fundit në listë. “- thotë për Faktoje.al Eduard Gjokutaj, ekspert për ekonominë.
    Sipas tij, shifrat tregojnë historinë e një procesi që nuk u përshpejtua, por u lodh.
    Një histori ku koha u kthye në barrën kryesore, dhe ku mbyllja nuk vjen si sukses, por si fund i natyrshëm i një administrimi të dobët, që u tërhoq zvarrë deri sa nuk mbeti më shumë për të zvarritur.”- përfundon Gjokutaj.
    Tre vitet e para ishin “epoka e artë” e fondeve. Në 2020 dhe 2021, qeveria financoi 32 dhe 35 miliardë lekë për rindërtimin. Në 2022, financimi ra në 28.8 miliardë lekë, ndërsa në 2023 u përgjysmua në 16.2 miliardë.
    Rënia vazhdoi me të njëjtin ritëm. Vetëm 9 miliardë lekë në 2024 dhe 5 miliardë në 2025 e po aq në 2026.
    90 % e projekte të përfunduaraTeksa buxheti po i vë kapakun programit të rindërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se procesi ka avancuar “me ritme të kënaqshme”
    Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, institucioni pranon se rindërtimi ka qenë një proces “dinamik dhe i paparashikueshëm”, i shoqëruar me vonesa, por këmbëngul se objektivi i mbylljes brenda vitit 2026 mbetet në fuqi.
    Ministria i justifikon ritmet me përmasat e mëdha të dëmeve dhe shtrirjen e tyre në 11 bashki, duke theksuar se strukturat përgjegjëse “janë maksimalisht të angazhuara” për të përfunduar gjithçka brenda afatit.
    Por 6 vite pas tragjedisë nuk jep një numër konkret sa i takon familjeve që ende nuk kanë hyrë në një shtëpi të përfunduar. Në vend të kësaj, ministria thekson se :“Trajtimi i këtyre rasteve përbën edhe fazën përfundimtare dhe përmbyllëse të procesit”.
    Nga ana tjetër, sipas ministrisë së infrastrukturës, projekti është drejt fundit edhe në aspektin fizik, jo vetëm atë financiar.
    “Aktualisht, mbi 90% e projekteve në kuadër të procesit të rindërtimit kanë përfunduar”, thotë MIE.
    2026-a nuk është e sigurtSipas Agron Haxhimalit, drejtues i Institutit të Bashkive, progresi i rindërtimit është i dukshëm, por larg një historie suksesi.
    “Ritmi ka qenë shpesh i ngadaltë midis bashkive,” thotë ai, duke theksuar se zvarritjet në projektet e banesave individuale dhe lagjet e reja, vonesat në prokurime, leje ndërtimi e kolaudime, si dhe mospërputhja mes fondeve dhe punimeve “kanë krijuar bllokime reale në terren”.
    Për këtë arsye, siç shton Haxhimali, rindërtimi “nuk ka qenë linear” dhe ka ecur me ritme të ndryshme sipas zonave.
    Sa i takon afatit zyrtar të mbylljes në fund të vitit 2026, Haxhimali e quan atë “ambicioz, por jo të pamundur”.
    Megjithatë, ai paralajmëron se projektet e hapura, nga banesat individuale, tek infrastruktura e lagjeve dhe objektet publike, dhe mungesa e fondeve e vënë objektivin në rrezik.Bashkitë duhet të përshpejtojnë procedurat administrative për të shmangur shtyrje të mëtejshme,” nënvizon ai.
    Edhe fondi prej 5 miliardë lekësh që mbyll ciklin financiar nuk shihet si zgjidhje automatike për projektet e mbetura.
    “Mjaftueshmëria e tij varet nga numri i kontratave të hapura dhe rritja e kostove të ndërtimit,” thotë Haxhimali, duke kujtuar se çmimet në sektor vazhdojnë të rriten. Ai kërkon më shumë transparencë, përfshirë publikimin e kontratave, raporte tremujore dhe të dhëna të detajuara për bashkitë përfituese.
    “Rindërtimi ka sjellë rezultate konkrete, por procesi nuk është mbyllur ende pas gjashtë vitesh. Afati 2026 mbetet i pasigurt dhe sfida kryesore është transparenca, efikasiteti dhe shpërndarja e drejtë e fondeve,” përfundon ai.
    PërfundimPak orë pasi mijëra familje shqiptare u gjendën në udhëkryq për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama u zotua se të gjithë të pastrehët do të futeshin në banesat e reja brenda një viti.
    “Brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë nga tërmeti. Duhet të jenë të gjithë në kushte më të mira se ç’ishin para tërmetit.”, premtoi Rama asokohe.
    Afati u tejkalua dhe qeveria fajësoi pandeminë COVID-19 për vonesat. Në vitin 2021, Rama ndryshoi tonin, duke justifikuar ritmet: “Kanë kaluar vetëm 15 muaj. Më thoni ku është një ndërtues që e ngre një pallat për 15 muaj. Në rastin më të mirë zgjat 2 vite,” tha ai në atë kohë.
    Pas 6 vitesh, procesi shpallet i përfunduar financiarisht në letra. Por në terren, rindërtimi ende nuk ka përfunduar dhe mijëra banorë presin çelësat e shtëpisë nisur nga verifikimet që Faktoje ka ndjekur vit pas viti.
    Bazuar në të dhënat zyrtare dhe analizën e ecurisë së projekteve, premtimi se “brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë” mbetet i papërmbushur.
    / Esmeralda Topi – Faktoje

  • 131 miliardë lekë të rindërtimit pas tërmetit 2019 mbaruan, por mijëra banorë ende presin çelësat e shtëpisë

    131 miliardë lekë të rindërtimit pas tërmetit 2019 mbaruan, por mijëra banorë ende presin çelësat e shtëpisë

    Sot, 6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Megjithatë, zvarritjet dhe mungesa e transparencës vijojnë të mbajnë pezull ende mijëra familje që janë pa çati mbi kokë. 

    Esmeralda Topi nga Faktoje

    Financimi për rindërtimin, i cili nisi me hov të madh pas tërmetit tragjik të 2019-s, po i afrohet mbylljes. Pas gjashtë vitesh, me një faturë mbi 131 miliardë lekë shpenzimesh, qeveria do të ndalë financimin në fund të 2026. Buxheti i shtetit nuk planifikon më asnjë lek për rindërtimin pas vitit të ardhshëm. 

    Pas një sërë afatesh të humbura dhe zvarritjesh të pafundme, qeveria planifikon se fundi i vitit 2026 është “mbyllja” zyrtare e programit të rindërtimit. Sipas Ministrisë së Financave, programi do të mbyllet me 5 miliardë lekë të planifikuara në buxhetin e vitit 2026. 

    “Kur sot thuhet se 2026-a do të jetë viti i fundit, kuptohet më shumë si një mbyllje formale sesa si një fund i natyrshëm i punëve.
    Sepse edhe tani mbeten zona ku punimet nuk kanë përfunduar, projekte që varen nga leje të tjera, apo shtëpi individuale në fshatra që përfundojnë gjithmonë të fundit në listë. “- thotë për Faktoje.al Eduard Gjokutaj, ekspert për ekonominë.

    Sipas tij, shifrat tregojnë historinë e një procesi që nuk u përshpejtua, por u lodh.

    “Një histori ku koha u kthye në barrën kryesore, dhe ku mbyllja nuk vjen si sukses, por si fund i natyrshëm i një administrimi të dobët, që u tërhoq zvarrë deri sa nuk mbeti më shumë për të zvarritur.”- përfundon Gjokutaj.

    Tre vitet e para ishin “epoka e artë” e fondeve. Në 2020 dhe 2021, qeveria financoi 32 dhe 35 miliardë lekë për rindërtimin. Në 2022, financimi ra në 28.8 miliardë lekë, ndërsa në 2023 u përgjysmua në 16.2 miliardë.

    Burimi: Ministria e Financave 

    Rënia vazhdoi me të njëjtin ritëm. Vetëm 9 miliardë lekë në 2024 dhe 5 miliardë në 2025 e po aq në 2026. 

    90 % e projekte të përfunduara

    Teksa buxheti po i vë kapakun programit të rindërtimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se procesi ka avancuar “me ritme të kënaqshme” 

    Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, institucioni pranon se rindërtimi ka qenë një proces “dinamik dhe i paparashikueshëm”, i shoqëruar me vonesa, por këmbëngul se objektivi i mbylljes brenda vitit 2026 mbetet në fuqi. 

    Ministria i justifikon ritmet me përmasat e mëdha të dëmeve dhe shtrirjen e tyre në 11 bashki, duke theksuar se strukturat përgjegjëse “janë maksimalisht të angazhuara” për të përfunduar gjithçka brenda afatit.

    Por 6 vite pas tragjedisë nuk jep një numër konkret sa i takon familjeve që ende nuk kanë hyrë në një shtëpi të përfunduar. Në vend të kësaj, ministria thekson se :“Trajtimi i këtyre rasteve përbën edhe fazën përfundimtare dhe përmbyllëse të procesit”.

    Nga ana tjetër, sipas ministrisë së infrastrukturës, projekti është drejt fundit edhe në aspektin fizik, jo vetëm atë financiar. 

    “Aktualisht, mbi 90% e projekteve në kuadër të procesit të rindërtimit kanë përfunduar”, thotë MIE.

    2026-a nuk është e sigurt

    Sipas Agron Haxhimalit, drejtues i Institutit të Bashkive, progresi i rindërtimit është i dukshëm, por larg një historie suksesi. 

    “Ritmi ka qenë shpesh i ngadaltë midis bashkive,” thotë ai, duke theksuar se zvarritjet në projektet e banesave individuale dhe lagjet e reja, vonesat në prokurime, leje ndërtimi e kolaudime, si dhe mospërputhja mes fondeve dhe punimeve “kanë krijuar bllokime reale në terren”. 

    Për këtë arsye, siç shton Haxhimali, rindërtimi “nuk ka qenë linear” dhe ka ecur me ritme të ndryshme sipas zonave.

    Sa i takon afatit zyrtar të mbylljes në fund të vitit 2026, Haxhimali e quan atë “ambicioz, por jo të pamundur”. 

    Megjithatë, ai paralajmëron se projektet e hapura, nga banesat individuale, tek infrastruktura e lagjeve dhe objektet publike, dhe mungesa e fondeve e vënë objektivin në rrezik.

     “Bashkitë duhet të përshpejtojnë procedurat administrative për të shmangur shtyrje të mëtejshme,” nënvizon ai.

    Edhe fondi prej 5 miliardë lekësh që mbyll ciklin financiar nuk shihet si zgjidhje automatike për projektet e mbetura.

    “Mjaftueshmëria e tij varet nga numri i kontratave të hapura dhe rritja e kostove të ndërtimit,” thotë Haxhimali, duke kujtuar se çmimet në sektor vazhdojnë të rriten. Ai kërkon më shumë transparencë, përfshirë publikimin e kontratave, raporte tremujore dhe të dhëna të detajuara për bashkitë përfituese. 

    “Rindërtimi ka sjellë rezultate konkrete, por procesi nuk është mbyllur ende pas gjashtë vitesh. Afati 2026 mbetet i pasigurt dhe sfida kryesore është transparenca, efikasiteti dhe shpërndarja e drejtë e fondeve,” përfundon ai.

    Përfundim

    Pak orë pasi mijëra familje shqiptare u gjendën në udhëkryq për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama u zotua se të gjithë të pastrehët do të futeshin në banesat e reja brenda një viti.

    “Brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë nga tërmeti. Duhet të jenë të gjithë në kushte më të mira se ç’ishin para tërmetit.”, premtoi Rama asokohe.  

    Afati u tejkalua dhe qeveria fajësoi pandeminë COVID-19 për vonesat. Në vitin 2021, Rama ndryshoi tonin, duke justifikuar ritmet: “Kanë kaluar vetëm 15 muaj. Më thoni ku është një ndërtues që e ngre një pallat për 15 muaj. Në rastin më të mirë zgjat 2 vite,” tha ai në atë kohë. 

    Pas 6 vitesh, procesi shpallet i përfunduar financiarisht në letra. Por në terren, rindërtimi ende nuk ka përfunduar dhe mijëra banorë presin çelësat e shtëpisë nisur nga verifikimet që Faktoje ka ndjekur vit pas viti.

    Bazuar në të dhënat zyrtare dhe analizën e ecurisë së projekteve, premtimi se “brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më diskutim për asnjë person që ka humbur shtëpinë” mbetet i papërmbushur.

  • “Maskohej si grua, që të punonte tokën”, të afërmit e Jorgo Hatias: “Arresti shtëpiak” i ka përfunduar, por nuk…

    “Maskohej si grua, që të punonte tokën”, të afërmit e Jorgo Hatias: “Arresti shtëpiak” i ka përfunduar, por nuk…

    Jorgo Hatia, 69-vjeçari i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke u veshur si grua dhe duke dalë në rrugët e fshatit Strumë të Roskovecit.
    Një familjar i tij dhe i të vëllait të tij Riza Hatia, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe autores Evis Ahmeti, ka dhënë detaje nga ngjarja.
    Videoja e shpërndarë në media sipas tij është filmuar nga Klarisa, nusja e Rizait, për shkak të konflikteve familjare.
    Ai ka sqaruar se Jorgos i kishte përfunduar tashmë masa “Arrest në shtëpi” por se ai nuk kishte avokat dhe nuk ishte në dijeni të procedurave.
    “Na vjen zor, jemi familjarë, kemi miq e krushq, na shkruajnë njerëzit dhe kemi arritur deri aty sa tu themi nuk i njohim se na vjen zor. Del një i alkoolizuar aty e flet dhe ngelemi ne me turp. Deri tani 7 vetë më kanë dërguar videon e Klarisës. Nuk di çfarë kanë, ka shkalluar Rizai dhe i duket vetja si aktor humori.
    Në dijeni në time ai nuk flet me asnjë nga familjarët e tij, as me fqinjët. Unë kam mbi 7 vite që nuk flas me ta. Edhe Klarisën në media e kam njohur nuk e dija që ishte nusja e kushëririt. Rizai ishte problematik kishte probleme dhe me prindërit dhe rrihte motrën. Ishte shumë prepotent.
    Familja e tij, gruaja djali dhe vajza kanë nevojë për ndihmë sepse dhunohen nga ai. Arresti i shtëpisë ka mbaruar në gusht, por Jorgo nuk kishte avokat dhe nuk i dinte procedurat. Për të mos lënë gruan e tij vetëm në punimin e tokës, u detyrua nga rrethanat për t’u veshur ashtu dhe për të dalë nga shtëpia”, tha ai.

  • Përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë, Berisha: Nuk do ndalemi deri në largimin e Ramës

    Përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë, Berisha: Nuk do ndalemi deri në largimin e Ramës

    Ka përfunduar tubimi i demokratëve para Kryeministrisë.
    Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur protestën, ku tha se nuk do të ndalen deri në largimin e Edi Ramës.
    Në fjalën e tij gjatë foltores së opozitës , Berisha theksoi se presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë denoncuan narkodiktaturën e Edi Ramës
    “Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë. Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit”, tha Berisha.
    Sipas Berishë këto janë mesazhe inkurajuese për të vijuar betejën për rrëzimin e qeverisë, teksa u bëri thirrje të rinjve për të shpëtuar vendin.
    “Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën. Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura. Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset”.-u shpreh kreu i PD.

  • Zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

    Zbardhet ngjarja në Shkodër, kush është 42-vjeçari i plagosur

    Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 22:06
    Një sherr i nisur për arsye banale ka përfunduar në një përplasje fizike dhe të armatosur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër–Koplik.
    Policia bën me dije se rreth orës 19:30 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë.

    Sipas policisë, 42-vjeçari është përfshirë në konflikt për motive të dobëta. Në hyrje të qytetit të Koplikut, ai është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë sherrit kanë qëlluar edhe me armë zjarri drejt makinës së tij. Plumbat nuk e kanë prekur shoferin, por ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës, duke përfunduar pranë një karburanti.

    Pas aksidentit, viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është paraqitur në spitalin e Shkodrës për trajtim.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

  • Logu: 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe Ballukut

    Logu: 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe Ballukut

    Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka deklaruar në një intervistë në SYRI TV se dosja e tunelit të Llogarasë përbën një nga aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, ku sipas tij janë abuzuar 50 milionë euro nga fondet publike.

    Logu u shpreh se shkelja e barazisë në tender është tregues i qartë i korrupsionit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisë, duke theksuar se pas kësaj skeme fshihen interesa pasurorë të kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.

    Ai sqaroi se njoftimi i akuzës ndaj Ballukut dhe vartësve të saj është bërë për të shmangur rrezikun që ata të mbeten pa përgjegjësi penale, ndërsa tani prokuroria duhet të zbulojë ku kanë përfunduar paratë dhe kush i ka përfituar.

    Sipas Logut, kjo aferë ka nisur që në qershor të vitit 2021, gjatë një takimi në Ankara ku kanë qenë të pranishëm si Balluku, ashtu edhe Rama, dhe ku dyshohet se janë vendosur bazat e marrëveshjes korruptive për tenderin e tunelit të Llogarasë.

    Marash Logu: Në mënyrë që mos të rrezikonim që Belinda Balluku dhe varësit e saj të ngeleshin pa përgjegjësi penale për këtë vepër penale, është bërë njoftimi i akuzës në këtë fazë. Por ajo që ka rëndësi në këtë dosje është sigurisht për të kuptuar se ku kanë përfunduar, pra në xhepat e kujt kanë përfunduar 50 milionë euro që është abuzimi në këtë histori.

    Duhet të kuptuar një gjë që në çdo rast, në fakt, kur ka shkelje të barazisë në tendera, arsyeja që fshihet nga pas është korrupsioni. Pra, askush nuk ngrihet një mëngjes dhe vendos të shkelë ligjin për të favorizuar një kompani x apo një kompani y, në qoftë se si rezultat i kësaj shkelje nuk ka vetë apo persona të tjerë që mund të jenë eprorë të saj apo eprorë të tij, përfitime të drejtpërdrejta personale pasurore. Pra sigurisht që kjo vepër penale nuk mund të qëndrojë kurrsesi e vetme, e pashoqëruar dhe me veprën tjetër penale, e cila në fakt ka qenë pjesë e kallëzimit që grupi parlamentar i Partisë Demokratike zoti Bardhi ka dorëzuar në SPAK. Krahas shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, sigurisht që ishte edhe korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë. Sepse është shumë e qartë besoj unë për këdo, që pas kësaj historie fshihen interesa pasurorë korruptivë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

    Shkelja e barazisë në tendera, në gjithë historikun e gjitha hetimeve penale të kryera deri më tani, ka dëshmuar gjithmonë në fakt që nga pas ka qenë një interes korruptiv. Pra nuk mund të qëndrojë kurrsesi si vepër penale më vete. Kështu që në këtë kuptim, detyra kryesore që i lind prokurorit të çështjes në këtë rast, është që të zbulojë se ku kanë përfunduar efektivisht 50 milionë eurot e korrupsionit në këtë histori. Në xhepat e kujt kanë përfunduar, cilat kanë qenë rrugët që janë ndjekur, mënyrat, skemat, transaksionet e kështu me radhë, dhe të jenë ata personat në fund të ditës që merren përgjegjës pikërisht për konsumimin e një prej aferave më korruptive në fakt që ka ndodhur në Shqipëri.

    Në qoftë se ju kujtohet, domethënë e gjithë kjo histori në fakt, sidomos historia e lidhjes me kompaninë turke fillon nga një takim që është realizuar në qershor të vitit 2021 në Ankara, në Turqi. Dhe në atë takim, krahas Belinda Ballukut, i pranishëm ka qenë edhe Edi Rama. Unë nuk besoj që një moment të caktuar është marrë Belinda Balluku veçmas dhe ka konsumuar këtë bisedë për një aferë korruptive që do kryejë në Shqipëri me tunelin e Llogarasë.

     

  • 80-vjeçarja amerikane bën 3 mijë km me këmbë, thyen rekord

    80-vjeçarja amerikane bën 3 mijë km me këmbë, thyen rekord

    Kur Betty Kellenberger u gjend përballë shiut të ngrirë në majë të malit Madison, mendoi se mund të hiqte dorë nga ‘gara’.

    Por me vendosmëri dhe guxim, 80-vjeçarja vazhdoi ecjen, duke sfiduar lodhjen, të ftohtin dhe dhimbjet. Sot, disa muaj më vonë, ajo ka përfunduar të gjithë Shtegun Appalachian, një itinerar 3,535 kilometra i gjatë, dhe është bërë gruaja më e moshuar që e ka arritur këtë sukses historik.
    Pa e ditur, ajo ishte bërë gruaja më e vjetër që kishte përfunduar ndonjëherë këtë itinerar.
    “Ne i vëmë kaq shumë kufizime vetes,” tha banorja e Carson City, Michigan. “Dhe shpesh gjëja më e rëndësishme është që as nuk zgjohemi për të provuar.”

    “I JUST KEPT GOING”: Think a journey of about 2,200 miles across 14 states sounds daunting? Not for Betty Kellenberger. https://t.co/EDgM72V29R pic.twitter.com/ebds8r3Gn2
    — WFLA NEWS (@WFLA) October 21, 2025

    Kellenberger kishte ëndërruar të ecte në Shtegun Appalachian që kur ishte nxënëse e shkollës fillore. “Isha e magjepsur nga ideja se mund të ecje nga Xhorxhia në Maine”, tha ajo. “Ishte gjithmonë një ëndërr, sepse nuk kisha kurrë kohë.” Për më shumë se katër dekada, ajo punoi si mësuese në një shkollë të mesme, ndërsa jepte mësim edhe për të rritur në mbrëmje. Në kohën e saj të lirë, ajo ishte një çikliste e apasionuar, duke përshkuar me biçikletë çdo shtet në Shtetet e Bashkuara dhe çdo provincë në Kanada. Madje ajo ecte me biçikletë përgjatë Hekurudhës Nëntokësore.
    «Kam qenë në Australi, Zelandën e Re, Kinë », thotë ajo. «Dhe pastaj iu përkushtova alpinizmit».

    Top Channel