Aktori Drake Bell, 39 vjeç, ka ndërmarrë hapat e fundit për të finalizuar divorcin nga bashkëshortja e tij Janet Von Schmeling, 31 vjeç.
Dokumentet e reja janë depozituar të enjten, më 14 gusht, në Seminole County, Florida, pas procesit fillestar të nisur nga Von Schmeling në Los Angeles në 2023, për shkak të “dallimeve të pakapërcyeshme”.
Menaxheri i Bell, Juan José Rovirosa, theksoi për PEOPLE se aktorët po përfundojnë thjesht procesin ligjor dhe se prioriteti i tyre mbetet mirëqenia e djalit 4-vjeçar, Jeremy.
Sipas tij, dyshja po mbyll një kapitull të bukur të jetës së tyre “nga vendi i dashurisë dhe respektit”.
Tag: përfundon
-

Drake Bell përfundon procesin e divorcit me Janet Von Schmeling
-

Eksplorimi përfundon në incident/ Humbën në Malin e Gomenit, policia shpëton në kohë turistët
Një çift turistësh nga Australia që kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit në Malin e Gomenit në Kamëz, janë shpëtuar nga policia.
Çifti i bashkëshortëve kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur, me bimësi të dendur.
Ata u gjetën pas disa orë kërkimesh nga blutë e Kamzës, duke i ndihmuar edhe që të zbrisnin. -

Afati për Moskën përfundon sot, Finlanda i bën thirrje Trump-it për më shumë sanksione ndaj Rusisë
Sot përfundon afati i vendosur nga Shtëpia e Bardhë për Rusinë që të tregojë përparim të qartë drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, përndryshe do të përballet me një raund të ri sanksionesh ekonomike.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, deklaroi mëngjesin e së enjtes se shpreson që ish-presidenti amerikan Donald Trump të ecë përpara me masat ndëshkuese, duke theksuar se kjo do të ndihmonte në mbylljen e konfliktit.
“Shpresoj shumë që Presidenti Trump do të ecë përpara me këto sanksione”, tha Valtonen për agjencinë Reuters.
Sipas saj, një nga arsyet pse Rusia ka treguar njëfarë gatishmërie për të negociuar, është presioni gjithnjë në rritje që po ndjen nga rritja e furnizimeve me armë për Ukrainën.
“Ajo që shohim – dhe dyshojmë edhe tani – është se rritja e dërgesave të armëve në Ukrainë po shton padyshim presionin mbi Rusinë për të gjetur një rrugëdalje nga lufta“, shtoi Valtonen.
Finlanda, së bashku me vendet nordike dhe ato baltike, ka qenë ndër mbështetëset më të forta të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.
Por ky pushtim ishte dhe arsyeja që shtyu Finlandën të braktisë neutralitetin historik dhe t’i bashkohet NATO-s në vitin 2023, duke ndryshuar politikën e saj të jashtme pas dekadash mosangazhimi ushtarak.Top Channel
-

FOTO/ Përfundon rehabilitimi i rrugës Qafë Thanë – Doganë, rritet siguria dhe lehtësohet qarkullimi
Kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike si dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë.
Kjo ndërhyrje synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore në një nga akset me rëndësi të veçantë për trafikun hyrës dhe dalës në vend. -

Përplasje ‘kokë më kokë’/ Automjeti përfundon në kanal, dy të plagosurit transportohen me urgjencë drejt spitalit
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës. Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar. -

Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës
Përfundon Faza e Intervistës në Procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së.
Pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik, sot përfundoi edhe faza e intervistës për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Intervistat nisën në orën 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe zgjatën 45 minuta për secilin kandidat.
Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e Drejtorit të BKH-së.
Në përfundim të kësaj faze, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. -

Gara për drejtorin e BKH-së, përfundon faza e intervistës në procesin e përzgjedhjes së kreut të ri
Përfundon Faza e Intervistës në Procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së.
Pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik, sot përfundoi edhe faza e intervistës për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se intervistat nisën në orën 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe zgjatën 45 minuta për secilin kandidat.
Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e Drejtorit të BKH-së.
Në përfundim të kësaj faze, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi që të shtatë kandidatët t’i nënshtrohen fazës së verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016“Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
Top Channel
-

Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek Inter
Përfundon telenovela Çalhanoglu, agjenti i turkut: Qëndron tek InterPas disa javësh të zhurmshme lidhur me të ardhmen e mesfushorit turk të Interit, Hakan Çalhanoglu, duket se kësaj telenovele i ka ardhur fundi. Ka qenë vetë agjenti i tij, Gordon Stipic, që në një intervistë së fundmi ka vendosur pikat mbi “i”, duke theksuar se Çalhanoglu do të q…

