Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tag: përfundon
-

Humb kontrollin e veturës dhe del nga rruga, shoferja përfundon tek Trauma
-

Aksident i trefishtë në Fier, një person përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. -

Kryeministri e la jashtë kabinetit, reagon Igli Hasani: Mandati im përfundon sot
Pas publikimit te kabinetit te ri qeverises nga kryeministri Rama, Ministri i Jashtem Igli Hasani mbeti jashte kabinenit kete here.
Largim, te cilin Hasani e ka pranuar pa asnje kundershti. Ne nje postim ne rrjetin e tij social facebook, Igli Hasani eshte shprehur se eshte i kenaqur me koontributin qe ka dhene ne kete mision te rendesishem qe iu besua.
“Mandati im si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundon sot.Ka qenë një nder të shërbej përgjatë një periudhe historike dhe transformuese për Shqipërinë – të shënuar nga përfundimi i mandatit tonë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, hapja e 28 prej 33 kapitujve negociues me BE-në , mikpritja e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, si dhe arritje të tjera që forcuan rolin tonë në Evropë dhe në botë, mes sfidave të thella për kontinentin tonë dhe më gjerë.
Jam thellësisht mirënjohës ndaj stafit të përkushtuar të #MEPJ dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë.
Pres me kënaqësi rolin tim të ri si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme – me të njëjtin mision, por nga një këndvështrim i ri. “, shkruan ish ministri i jashtem Igli Hasani.
-

Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier. Një automjet tip “Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Sipas burimeve nga vendngjarja drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale -

Shqipëria nuk bind, por del me 3 pikë dhe merr vendin e dytë në grup. Anglia na bën një super dhuratë (video)
Shqipëria mposht Letoninë 1-0 në “Air Albania”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e nisën direkt që në minutën e parë me presion, një top i gjatë për Armando Brojën por sulmuesi nuk e arrin dot. Në minutën e 15-të, Asllani shqetëson jo pak stafin kuqezi duke ndjerë dhimbje te gjuri i djathtë, por ia del të vazhdojë lojën.
Në minutën e 22-të, Bajrami me një aksion fantastik nga krahu i majtë dhe një vepriimi të bukur, pason ëpr Laçin në fundore, ky i fundit dërgon topin për brenda zonës, por që preket me dorë nga kundërshtari. Arbitri jep penallti, Kristjan Asllani tregohet i saktë nga pika e bardhë, 1-0 për Shqipërinë.
Rei Manaj i afrohet golit të dytë për Shqipërinë në minutën e 29-të, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Në minutën e 38-të, Letonia shpëtoi për fat nga pësimi i një autogoli, por që u largua në fraksionin e fundit. Pjesa e parë, Shqipëri-Letoni 1-0.
Kuqezinjtë e nisin vrullshëm pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 50-të, kombinim i bukur Hysaj-Broja, ky i fundit kroson në zonë, por Manaj nuk përfiton siç duhet dhe topi përfundon në këndore.
Një minutë më parë, goditja e Bajramit përfundon thuajse ngjitur me shtyllën. Në minutën e 56-të, Gjimshiti bën më të vështirën e mundshme, ku kishte mundësinë e artë të dyfishonte shifrat, por topi përfundon mbi traun e portës.
Në minutën e 68-të do të vinte zëvendësimi i parë nga Sylvinho, Arbër Hoxha në vend të Nedim Bajrami. Në minutën e 71-të, Letonia humbi një mundësi të artë për të barazuar shifrat, por për fatin tonë të mirë, Gutkovskis gaboi totalisht me goditjen e tij.
Në minutën e 82-të, Sylvinho mendon të freskojë pak ekipin, duke futur Pajazitin dhe Dakun në vend të Manaj dhe Laçi. Rezultati final, 1-0. SHIKOGOLIN
Ndërkohë në Beograd, Anglia fiton 0-5 ndaj Serbisë. Ndryshe nga sa pritej, anglezët fituan bindshëm dhe pa asnjë lloj problemi. Harry Kane shënoi për anglezët në minutën e 33-të, pas krosimit nga këndi nga Declan Rice. Tre minuta më pas ishte radha e Noni Madueke për të shënuar golin e dytë për anglezët, i cili tregoi gjithë klasin e tij duke finalizuar me sukses një kundërsulm të shpejtë.
Në pjesën e dytë, anglezët shënuan edhe herë të tjera me Ezri Konsa 52′ dhe Marc Guehi 75′ dhe Rashford 90′. Nga minuta e 72-të, serbët luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Milenkovic. Rashford i futur në fushë në pjesën e dytë shënoi golin e pestë në fund të kohës së rregullt nga pika e bardhë e penalltisë. SHIKOGOLAT
Situata në grupin K deri tani:
1. Anglia 5 pikë në 15 ndeshje2. Shqipëria 8 pikë në 5 ndeshje3. Serbia 7 pikë në 4 ndeshje4. Letonia 4 pikë në 5 ndeshje5. Andorra 0 pikë në 5 ndeshje
Më 11 tetor në Boegrad do vendoset fati i vendit të dytë në grup, Serbi-Shqipëri.
