Tag: përfundon

  • Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca, mbi 10 mijë vota diferencë me Pavllo Shkarpën

    Përfundon numërimi në Berat, fiton kandidati socialist Ervin Ceca, mbi 10 mijë vota diferencë me Pavllo Shkarpën

    Përfundon procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Beratit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat. Përqindja në votime 19.88%. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Pas numërimit të 116 kutive, fitues ka rezultuar kandidati socialist Ervin Ceca me 13.050 vota, 10.443 vota diferencë me kundërshtarin e tij në garën për kryebashkiakun e ri të qytetitReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë kandidati Pavllo Shkarpa mori 2.607 vota.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Përfundon numërimi edhe në Mat, kryeson kandidati socialist Altin Bojni

    Përfundon numërimi edhe në Mat, kryeson kandidati socialist Altin Bojni

    Përfundon procesi i numërimit të votave në bashkinë Mat, fiton kandidati i PS, Altin BojniReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Zgjedhjet në Mat, Altin Bojni i PS ka marrë 7,302 vota ose 66.59%, Eduart Brahilika 3,116 vota ose 28.42% Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Zgjedhjet në bashkinë Mat, kandidatja e pavarur Suzana Pasha ka marrë 547 vota ose 4.99%Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Përfundon numërimi i votave në Berat, kandidati i PS kryeson me mbi 83% të votave

    Përfundon numërimi i votave në Berat, kandidati i PS kryeson me mbi 83% të votave

    Berati ka përfunduar procesin e numërimit të votave, pas zgjedhjeve të mbajtura një ditë më parë.

    Kandidati i PS është shpallur fitues me mbi 83% të votave.
    vijon…
     
     
     

    Top Channel

  • Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Të mërkurën përfundon afati për LVV-në

    Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Të mërkurën përfundon afati për LVV-në

    Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike, teksa legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të formojë qeverinë e re. Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e fundit të Kuvendit nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme, duke marrë besimin e 56 deputetëve.
    Pas takimit me liderët e partive që përfaqësohen në Kuvend, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike. Megjithatë, ajo tha se do të bëjë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
    Lëvizja Vetëvendosje, subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ka kërkuar nga presidentja një afat 10-ditor për mandatarin e ri. Ky afat përfundon të mërkurën, më 5 nëntor, kur edhe do të dihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet qeveria e re. Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

  • Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese, ja kur pritet të jepet vendimi

    Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Veliajt në Kushtetuese, ja kur pritet të jepet vendimi

    Përfundon pas 7 orësh seanca ndaj Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese.
    Ish-kryebashkiaku niset drejt paraburgimit në Durrës ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë në 30 ditët në vijim nëse do të pranojë ankesën e Veliajt apo do të lërë në fuqi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.
    Ish-kryebashkiaku i Tiranës, kundërshton vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra. Ai e ka cilësuar si “fyerjen më të rëndë të jetës” argumentin zyrtar të largimit të tij për “mungesë tre mujore në detyrë”.

  • Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Moskën: Nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon, Rusia do ketë kosto!

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron Moskën: Nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon, Rusia do ketë kosto!

    Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se SHBA-të dhe aleatët e saj do të marrin masat e nevojshme për të “imponuar kosto ndaj Rusisë për agresionin e saj të vazhdueshëm”, nëse lufta në Ukrainë nuk përfundon.
    “Nëse na duhet të marrim këto masa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati t’i ndërmarrë ato. Nëse na duhet të ndërmarrim atë hap, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është gati të bëjë detyrën e tij në mënyra që vetëm SHBA-të mund t’i bëjnë”, tha Hegseth.
    Deklarata e tij u bë gjatë një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, aleatit të Kievit, në selinë e NATO-s.

    Më herët, edhe presidenti Donald Trump paralajmëroi Rusinë për zhvillimet e fundit dhe mospranimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën, duke u shprehur ndër të tjera se “Putin nuk po tregohej djalë i mirë” në këtë rast.

  • Në dhjetor i përfundon mandati/ Dumani i kërkon KLP-së rikandidimin për një mandat  të dytë

    Në dhjetor i përfundon mandati/ Dumani i kërkon KLP-së rikandidimin për një mandat të dytë

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka propozuar që prokurorët e këtij institucioni të kenë mundësi rikandidimi pas përfundimit të mandatit.
    “Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani.
    Dumani bëri këtë propozim gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare, duke theksuar se pa një përcaktim të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, mund të rrezikohet vijimësia e hetimeve dhe integriteti i institucionit.
    Propozimi vjen dy muaj para skadimit të mandatit të Dumanit, i cili përfundon në dhjetor 2025. Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK është duke u zhvilluar, dhe aktualisht katër kandidatë kanë dorëzuar aplikimin: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Adnand Xholi.

  • Altin Dumanit i përfundon mandati/ Sot afati i fundit, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu dorëzojnë aplikimin për drejtues të SPAK

    Altin Dumanit i përfundon mandati/ Sot afati i fundit, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu dorëzojnë aplikimin për drejtues të SPAK

    Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu kanë dorëzuar sot aplikimin për drejtues të SPAK.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila raporton se sot (në mesnatë) është afati i fundit të lënë nga KLP për të aplikuar.
    Kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit i përfundon mandati si kreu i Prokurorisë së Posacme më 19 dhjetor të këtij viti.
    Më herët ka dorëzuar aplikimin Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Pra deri më tani katër prokurorë kanë aplikuar për të qenë në krye të SPAK, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë aplikim tjetër deri në fund të ditës së sotme.

    Top Channel

  • Dy gola të shpejtë, por në fund nuk ka fitues. Atalanta dhe Como kënaqen me nga një pikë (video)

    Dy gola të shpejtë, por në fund nuk ka fitues. Atalanta dhe Como kënaqen me nga një pikë (video)

    4 Tetor 2025

    22:40

    Telesport

    Atalanta ka barazuar 1-1 ndaj Como, në sfidën e luajtur në Bergamo, e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Bergamaskët gjetën golin pas 5 minutash lojë, ku Lazar Samardzic e nis vetë aksionin dhe e përfundon në mënyrën ideale, duke gjetur rrjetën.
    Como e drejtuar nga Cesc Fabregas barazon shifrat me Maximo Perrone në minutën e 18-të. Mesfushori i Como duke përfituar nga një top i humbur nga vendasit, kroson në zonë dhe ideja ishte të asistonte për shokun e skuadrës, por në mënyrë të habitshme topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në rrjetë.
    Portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi, mund të kishte bërë më mirë, por u tregua i pavëmendshëm. Rezultati i pjesës së parë dhe i gjithë takimit, 1-1. Berat Gjimshiti luajti si zakonisht titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Në anën tjetër ishte titullar Mërgim Vojvoda për Como-n, i cili luajti për 70 minuta.
    Pas këtij barazimi, Atalanta mban vendin e gjashtë me 10 pikë, Como vendin e shtatë me 9 pikë.
    SHIKOGOLAT