Tag: përfundojnë

  • Aksident në aksin Fier-Levan, përfundojnë në spital dy persona

    Aksident në aksin Fier-Levan, përfundojnë në spital dy persona

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.
    Dy automjete tip “Volkswagen” dhe tip “Opel” janë përplasur me njëra-tjetrën.
    Si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar.
    Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.