Banka Botërore ka vlerësuar si të kënaqshme ecurinë e projektit për rritjen e sigurisë së urave, duke parashikuar që shumica e aktiviteteve të përfundojnë brenda këtij viti.Punimet për Urën e Viroit pritet të përfundojnë në fund të tetorit.“Projekti ‘Ndërtimi i Urave Rezistente në Shqipëri’ është në vitin e dytë të zbatimit, pasi u shpall efektiv më 1 dhjetor 2023.Zbatimi po ecën në mënyrë të kënaqshme, me pritshmëri që shumica e aktiviteteve kryesore të përfundojnë në mënyrë substanciale deri në fund të dhjetorit 2025. Punimet civile në Urën Viroi pritet të mbyllen në fund të tetorit,” thuhet në raportin e Bankës Botërore.Projekti, i miratuar më 16 mars 2023, ka për qëllim të forcojë rezistencën e urave kritike ndaj ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve natyrore, si dhe të përmirësojë menaxhimin e rrugëve dhe të aseteve të urave në vend.Ai përfshin tre komponentë kryesorë: infrastrukturë urash (44 milion USD), ndërtim të kapaciteteve institucionale (7 milion USD) dhe menaxhim të projektit (4 milion USD), duke e çuar vlerën totale në 55 milion USD.Me herët është nënvizuar se projekti rrit sigurinë e qytetarëve dhe lehtësinë e qasjes në rrugët kombëtare, duke përfituar drejtpërdrejt rreth 300,000 banorë.Ai synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin, duke krijuar vende të reja pune dhe duke përmirësuar tregtinë lokale. Gjithashtu, përmirësimi i urave të dëmtuara parandalon izolimin e fshatrave dhe rrit kapacitetet teknike të bizneseve dhe punonjësve lokalë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: përfundojnë
-

“I gjetëm në rrugë”, tre fëmijë përfundojnë në spital nga konsumimi i karameleve
Rreth orës 18:15, në Pediatrinë e Spitalit të Korçës janë dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore 3 fëmijë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se fëmijët kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Top Channel
-

Pacientët që përfundojnë trajtimin me ilaçe kundër obezitetit duhet të ndiqen për një vit për të shmangur shtimin në peshë
Njerëzit që përfundojnë trajtimin me ilaçe për humbje peshe si Wegovy dhe Mounjaro duhet të qëndrojnë nën mbikëqyrje mjekësore për të paktën një vit, për të siguruar që nuk rifitojnë peshën e humbur, sipas udhëzimeve të reja të Institutit Kombëtar për Ekselencë në Shëndetësi dhe Kujdes (NICE) në Mbretërinë e Bashkuar.
Eksperiencat tregojnë se rikthimi në peshën fillestare është i zakonshëm sapo ndërpritet trajtimi. NICE thekson se menaxhimi i peshës është një udhëtim afatgjatë, jo një zgjidhje e përkohshme, dhe se pacientët kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe plane të personalizuara për ruajtjen e peshës, përmes dietës së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe ndihmës komunitare.
Aktualisht, rreth 1.5 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar marrin injeksione për humbje peshe, por shumica i paguajnë privatisht dhe nuk janë të mbuluar nga NHS. Wegovy jepet me recetë vetëm për raste të rënda, ndërsa Mounjaro pritet të ofrohet për 240,000 pacientë gjatë tre viteve të ardhshme.
Ekspertët paralajmërojnë se suksesi nuk mbaron me përfundimin e ilaçit, por kërkon vazhdimësi, mbështetje të strukturuar dhe masa parandaluese për të shmangur rrezikun e rikthimit të obezitetit dhe komplikimeve shëndetësore që vijnë me të.
-

Përplasen dy automjete në aksin Fier–Berat, përfundojnë në kanal, detajet e para
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në segmentin përkatës është pjesërisht i vështirësuar. -

Pushimet përfundojnë në tragjedi/ Makina përplas dy turistë, njëri humb jetën
Një aksident rrugor i rëndë është regjistruar sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, por një prej tyre ka humbur jetën pak pas përplasjes. -

Përfundojnë bisedimet mes ministrave të jashtëm evropianë dhe delegacionit iranian
Takimi mes ministrave të jashtëm evropianë dhe një delegacioni iranian në Gjenevë ka përfunduar.
Ata zhvilluan bisedime sot si pjesë e përpjekjeve për të ulur tensionet dhe për të zbutur konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.
Liderët evropianë po japin një deklaratë në këto momente, ndërsa në vijim pritet të dalin detaje të tjera./BBC
-

Paris/ Festimet e PSG-së përfundojnë me trazira dhe viktima
Parisi është “pushtuar” që prej mbrëmjes së djeshme nga tifozët e PSG-së, të cilët festojnë trofeun e parë të Ligës së Kampionëve pas fitores spektakolare 5-0 ndaj Interit të Italisë.
Por gëzimi i madh u shoqërua me trazira serioze, përleshje me policinë, arrestime masive, plagosje dhe tragjedi.
Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme, dy persona kanë humbur jetën, 192 u plagosën, ndërsa më shumë se 500 u arrestuan gjatë përleshjeve.
Në bulevardin Champs Elysees, stacionet e autobusëve u shkatërruan dhe drejt policisë së trazirave u hodhën predha, çka detyroi forcat e rendit të përdorin gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmat e tifozëve. Mijëra mbështetës zbritën në rrugët e mbushura me dyqane, duke shkaktuar dëme të shumta.
Situata vijon të jetë e tensionuar në disa zona të qytetit. -

Fier/ Përplasen katër automjete, dy persona përfundojnë në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “ Konferenca e Pezës” në Fier.
Sipas informacioneve të para, katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrén dhe si pasojë dy shtetas janë lënduar. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia dhe ekspertet po kryejnë veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. -

Zgjedhjet e 11 majit, gazetarja Mema: Opozita të bëjë një analizë të thellë, lidershpi të largohet nëse nuk duan të përfundojnë në shoqatë
Gazetarja Enkelejda Mema e ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ndërsa analizonte rezultatin e zgjedhjeve, theksoi se opozita duhet të reflektojë.
Sipas saj opozita mund të vijojë paralelisht edhe grumbullimin e fakteve ku ajo mendon se janë manipuluar apo vjedhur votat dhe në anën tjetër duhet patjetër të bëjë nëj analizë të thellë të humbjes.
Gazetarja Mema tha se një ndër veprimet e menjëhershme që PD duhet të bëjë është të marrë përgjegjësinë e humbjes dhe lidershpi i saj Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, nëse nuk duan që në zgjedhjet e ardhshme të përfundojnë si shoqatë.“Opozita duhet të marrë përgjegjësitë politike. Lidershpipi duhet të largohet, të bëjnë një analizë të qenësishme, nëse nuk duan që në zgjedhjet e ardhshme të përfundojnë si një shoqatë”, tha Mema.
-

Përfundojnë homazhet, ikona e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit
Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.
