Nga Sandër Lleshaj
Ndoshta ka ende shumë shqiptarë që nuk u bën përshtypje fakti që plehrat e Shqipërisë përfundojnë në det, pikërisht aty ku plot naivitet besohet se përmes turizmit po ngrihet e ardhmja e vendit. Edhe kur lumenjtë shndërrohen në kanale ujërash të zeza që përfundojnë në plazhe apo kur grumbujt e mbetjeve plastike pushtojnë brigjet dhe detet, as sytë e atyre që paguhen për të parë, as kamerat e „mediave“ të zhytura në banalitet, botoks dhe llucë otomane, nuk arrijnë të shohin asgjë.
Por ajo që këtu nuk shihet ka mbërritur tashmë deri në Dubrovnik! Mediat më të mëdha botërore kanë ngritur alarmin për plehun shqiptar që ndërkohë po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror.
Edhe pse kjo gjë është një turp i madh, kurrë nuk është as turp dhe as vonë për të pranuar se jemi në një gjendje katastrofike sa i përket mbrojtjes së mjedisit, që në thelb është mbrojtja e vërtetë e Shqipërisë, dhe se orientimi i përpjekjeve dhe i burimeve kombëtare duhet të zhvendoset nga iluzionet e një turizmi kozmetik të ngritur mbi ujëra të zeza dhe mbi pleh tek investimet themelore në menaxhimin e ujrave të zeza dhe të mbetjeve urbane.
Për sa kohë Tirana, Shkodra, Kukësi, Lezha, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Berati e të gjithë qytetet e tjera të vendit do t’i derdhin në lumë ujrat e zeza, e zezë do të jetë edhe perspektiva e turizmit në Shqipëri. Por jo vetëm.
Për turizëm do të mund të flitet vetëm atëherë kur Drini, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbini, Devolli, Osumi, Semani, Vjosa dhe gjithë lumenjtë e përrenjtë e tjerë të Shqipërisë, nga kanale ujërash të zeza, të rikthehen në lumenj të pastër e të kulluar, ashtu sikur Zoti na i ka falur.
Sirenat e alarmit që po gjëmojnë nga Dubrovniku, Nju Jorku, Uashingtoni apo Vjena duhet të dëgjohen me kujdes edhe këtu. Ata që nuk dëgjojnë apo shpërfillin sinjalet e alarmit, si rregull, përballen me pasojat e fatkeqësisë.
Tag: përfundojnë
-

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun
-

SMS e PD për protestën: Pas Lalit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli
Partia Demokratike do të organizojë protestë para Kryeministrisë. Në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, thuhet se pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. ”Të dashur miq: Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit. Protestë, e hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00”,-thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
-

“Rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë në qershor”
Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026.
Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim.
“Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe ndërtimin e muzeut nën ujë të Sarandës. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë deri në qershor 2026”, thuhet në raport.
Projekti me Bankën Botërore ka katër komponente: i pari për përmirësimin e infrastrukturës dhe rikualifikimin urban me një total prej 80.5 milionë dollarë.
Komponenti i dytë është përmirësimi i siteve turistike me vlerë 9.4 milionë USD. I treti është tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve me vlerë 10.1 milionë USD dhe i fundit mbështetje për zbatimin 5.3 milionë USD.
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.
Sipas raportit të Bankës Botërore, ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje, duke sjellë për rrjedhojë krijimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin.
Marrë nga Monitor -

Turizmi, rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil përfundojnë brenda qershorit 2026
Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026.
Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim.
“Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe ndërtimin e muzeut nënujëre të Sarandës. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë deri në qershor 2026” thuhet në raport.
Projekti me Bankën Botërore ka katër komponente: i pari për përmirësimin e infrastrukturës dhe rikualifikimin urban me një total prej 80.5 milionë dollarë.
Komponenti i dytë është përmirësimi i siteve turistike me vlerë 9.4 milionë USD. I treti është tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve me vlerë 10.1 milionë USD dhe i fundit mbështetje për zbatimin 5.3 milionë USD.
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.
Sipas raportit të Bankës Botërore, ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje, duke sjellë për rrjedhojë krijimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin. -

Turizmi, rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë brenda qershorit 2026
Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026.Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim.“Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe ndërtimin e muzeut nënujëre të Sarandës. Të gjitha punimet pritet të përfundojnë deri në qershor 2026” thuhet në raport.Projekti me Bankën Botërore ka katër komponente: i pari për përmirësimin e infrastrukturës dhe rikualifikimin urban me një total prej 80.5 milionë dollarë.Komponenti i dytë është përmirësimi i siteve turistike me vlerë 9.4 milionë USD. I treti është tregu i turizmit dhe zhvillimi i produkteve me vlerë 10.1 milionë USD dhe i fundit mbështetje për zbatimin 5.3 milionë USD.Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë infrastrukturën urbane, të forcojë asetet turistike dhe të rrisë kapacitetin institucional për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të lidhur me turizmin në zona të përzgjedhura në Jug të Shqipërisë.Sipas raportit të Bankës Botërore, ecuria e projektit në tërësi vlerësohet si e kënaqshme dhe ka arritur të japë ndikim në zonat ku janë kryer ndërhyrje, duke sjellë për rrjedhojë krijimin e 2 mijë vendeve të reja të punës të lidhura me turizmin. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital
Një sherr mes tre personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, në lagjen nr. 15 të Durrësit pranë një pike karburanti.
Dy persona kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.Njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka pas një armë zjarri me vete dhe ka goditur me tytën e saj.
Shërbime të policisë që kanë qenë në zonë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e tyre.


