Dash Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.
I ftuar në “Off the Record”, Shehi shprehet se e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.
“Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që Brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Dikur I bënim dhe ne programet dhe thonim është më I bukuri. Opozita duhet të ofrojë një program më të mirë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare. Ne se kemi kuptuar. Për të folur kam folur. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.
Tag: përfundojmë
-

“Do përfundojmë si ish-republikat sovjetike”, Dash Shehi: E keqja po na pushton
-

Shehi: E keqja po na pushton, do të përfundojmë si ish-republikat sovjetike
Dashamir Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Ramës nga pushteti. Për të e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.
“Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Dikur i bënim dhe ne programet dhe thonim është më i bukuri.Opozita duhet të ofrojë një program më të mirë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare.
Ne se kemi kuptuar. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi.
-

Netanyahu i flet sallës bosh: Duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në momentin që ai mori fjalën, një pjesë e konsiderueshme e delegacioneve të shteteve të huaja janë larguar nga salla në shenjë revolte ndaj masakrave në Gaza.
Netanyahu i bëri thirrje Hamasit të ulë armët dhe të dorëzohet. Ai paraqiti edhe një hartë në të cilën etiketohen shtetet armike të Izraelit
“Vitin e kaluar, nga ky podium, tregova këtë hartë të terrorit të Iranit, i cili po zhvillon me shpejtësi një program raketash bërthamore dhe balistike. Këto jo vetëm që kërcënojnë të shkatërrojnë Izraelin, por edhe rrezikojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk ju kemi harruar, nuk do të pushojmë derisa t’ju kthejmë në shtëpi. Dua t’u flas pengjeve; kam vendosur altoparlantë rreth Gazës në mënyrë që ata ta dëgjojnë mesazhin tim. Ne duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur. Lironi pengjet dhe dorëzoni armët. Nëse e bëni këtë, do të jetoni; nëse jo, Izraeli do t’ju ndjekë. Palestinezët nuk besojnë në zgjidhjen me dy shtete; ata nuk duan një shtet pranë Izraelit, por në vend të Izraelit”, tha Netanjahu.