Pas përfundimit të verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e zonave Gramsh dhe Peqin, të cilat u krahasuan me dokumentacionin zgjedhor përkatës, sot në orën 09:00 në pallatin e sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi i rinumërimit për të gjithë qarkun e Tiranës.
Në total do të shqyrtohen 1 282 kuti votimi, duke përfshirë si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.
Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë. Pas përfundimit të këtij faze, do të fillojë rinumërimi në qarkun e Fierit me 587 kuti, e më pas në Durrës, ku do të shqyrtohen 360 kuti votimi, përfshirë 85 kuti që vijnë nga diaspora.
Në këtë proces do të angazhohen 24 grupe pune me një total prej 63 punonjësish të administratës zgjedhore, ku përfshihen 48 numërues dhe 15 zëvendësues.
Kostoja e përgjithshme e rinumërimit është vlerësuar në 21 milionë lekë të rinj, fond që do të mbulohet nga kursimet e mbetura nga procesi i zhvilluar më 11 maj, pa pasur nevojë për fonde shtesë.
Në Tiranë, Partia Demokratike kërkon që të rifitojë një mandat që iu mor me një diferencë të ngushtë nga Partia Mundësia e Agron Shehajt. Ndërkohë në Partinë Socialiste janë disa kandidatë që shpresojnë për vota më shumë, duke qenë se janë ndarë në një rezultat të ngushtë nga kolegët e tyre në zgjedhjet e 11 majit.
Kujtojmë se dje, 17 qershor, pati përplasje teksa rinumëroheshin votat për bashkinë Peqin. Vëzhguesit e PD-së pretendonin se fletët e votimit pa vulën përkatëse, i kishin kaluar Partisë Socialiste, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor.
Tag: përfundimit
-

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë
-

Rama publikon pamjet: Drejt përfundimit rikonstruksioni i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregon se punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” janë drejt përfundimit.
Në vijim postimi i plotë i Ramës në rrjetet sociale:Drejt përfundimit punimet për transformimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”
I shtohen Maternitetit:🔹 360 shtretër🔹 7 salla operacioni & 6 lindjeje🔹 Terapi intensive të dyfishuar🔹 Urgjencë dhe triazh modern🔹 Shërbim i ri për prematurët dhe shtatzënitë e rrezikuara
20 mijë paciente në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit. -

Berisha optimist pas përfundimit të orarit zyrtar të votimit: Sovrani foli!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të orarit zyrtar të proçesit të votimit.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh optimist lidhur me këto zgjedhjet, duke theksuar se në bazë të të dhënave operative dëshmohet një rritje të elektoratit në qendrën e djathtë.
Kryedemokrati denoncoi edhe prenzencë të bandave kriminale të Durrësit në qendrat e KZAZ-së.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dhëna operative nga mbarë vendi dëshmojnë se në zonat tradicionale të qendrës së djathtë ka një rritje të ndjeshme të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duart e komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.Në Durrës bandat e Pojës, Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë me aktiv, janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD. Edhe në zona të tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale. Ata janë në përpëlitjet e tyre të fundit dhe besoj se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.
-

Gjesti ka tradhëtuar Eglin? Ja çfarë po flitet në rrjet
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, dyshja Egli Tako dhe Gjesti kishin nisur të përfliteshin si një çift i mundshëm, pas afrimitetit të tyre brenda shtëpisë.Por ndërsa fansat prisnin të shihnin zhvillime jashtë, duket se situata ka marrë një tjetër rrjedhë.
Pak ditë më parë, rrjeti shpërtheu pas një deklarate të bujshme nga një gazetar i “Kosova Today”, i cili pretendoi se motra e Gjestit ka një shoqëri shumë të ngushtë me ish të dashurën e tij, Diellzën.
Kjo miqësi, sipas gazetarit, ka ndikuar që Egli të mos pritej ngrohtësisht nga familjarët e Gjestit pas përfundimit të spektaklit.
Madje, ai shtoi se Gjesti është takuar sërish me Diellzën dhe i ka dhuruar një zinxhir — një veprim që ka ndezur dyshime për një rikthim të mundshëm ose, të paktën, një afrim të diskutueshëm mes tyre.Thuhet se Egli nuk ka qenë në dijeni të këtij takimi, gjë që mund të ketë qenë edhe “pika që derdhi kupën”, duke e shtyrë atë të distancohet përfundimisht nga Gjesti dhe rrethi i tij familjar.
Dhe më pas vjen ditëlindja e Gjestit: festë, miq, urime publike nga figura të njohura, por… asnjë shenjë nga Egli. Ajo mungoi totalisht në festë, dhe po ashtu edhe në rrjetet sociale. Asnjë urim. Asnjë “like”. Asnjë shenjë virtuale.
Në një kohë ku marrëdhëniet dashurore shpesh certifikohen me një postim në Instagram, heshtja e Eglit flet më shumë se fjalët. Fansat kanë filluar të pyesin: A ka ardhur fundi i kësaj romance ende të pakonfirmuar publikisht?
Përgjigjja mbetet në ajër. Por për momentin, festa e ditëlindjes ishte vetëm për një person — Gjestin. Dhe jo, Egli nuk ishte pjesë e saj. -

Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra, marrëdhënia me Eglin jashtë…
Gjesti ka dhënë deklaratën e parë për Top Channel, pasi u shpall fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Teksa ka bërë falenderimet e tij, u shpreh se ka luajtur shumë fort për të arritur fitoren e BBV, teksa ka përmendur vështirësitë e kaluara brenda shtëpisë.
Gjestri tregoi planet pas përfundimit të programit, teksa tregoi dhe se si do të vazhdojë marrëdhënia e tij me Eglin.
“Kur kam dalë nga BBVK, e dija që më është bërë diçka e padrejtë. Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert atëhere kam thënë që po mund ta bëj. Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë.
Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua. E falënderoj veten shumë që kam duruar këto gjëra që nuk i kanë përballuar të tjerët, kam duruar edhe prekjet fizike. Faleminderit Zotit, familjes e publikut. Ndoshta nuk kam qenë shembulli, por faleminderit shumë. Presim shumë muzikë, nuk kam për tu ndalur kurrë, shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur ashtu siç ju dua unë.
Unë i kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot. Ia them edhe jashtë këto fjalë”, tha Gjesti.
-

Shehu: Ndryshime në ligjin e sportit, të njihet menjëherë profesioni trajner pas përfundimit të ‘Bachelorit’
Shehu: Ndryshime në ligjin e sportit, të njihet menjëherë profesioni trajner pas përfundimit të ‘Bachelorit’Gjatë prezantimit të programit për sportin të “PD-Shqipëria Madhështore”, Aida Shehu, profesoreshë në Universitetin e Sporteve të Tiranës, u shpreh se sporti është një faktor kyç që bashkon shoqërinë dhe kontribuon në zhvillimin e individëve dhe komunitetit.
Ajo u shpreh se PD ka një angazhim të fuqishëm për zhvillimin e sporteve në çdo nivel, duke synuar krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe duke i dhënë rëndësi zhvillimit të brezit të ri.
“Sot, më shumë se kurrë, e dimë që sporti është një nga faktorët më të rëndësishëm që bashkon shoqërinë, promovon vlera të shëndetshme dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit. PD ka një angazhim të fortë për zhvillimin e sporteve në çdo nivel, nga baza deri tek elita, me qëllimin për ta kthyer sportin në një mundësi të barabartë për të gjithë. Ne e shohim sportin jo vetëm si një mjet për të arritur rezultate, por edhe si një instrument për të zhvilluar karaktere të forta dhe për të mbështetur shëndetin e të rinjve tanë.
Duke qenë pjesë e trupës akademike si pedagoge në Universitetin e Sporteve të Tiranës, e shoh çdo ditë realitetin e vështirë në të cilin përballen studentët tanë. Do të flas për një çështje themelore që prek të ardhmen e sportit shqiptar dhe perspektivën e të rinjve që duan të ndjekin këtë rrugë.
Aktualisht, pas përfundimit të studimeve bachelor në Universitetin e Sporteve, një student nuk mund të ushtrojë profesionin e trajnerit, pasi për këtë duhet të ndjekë një master për mësuesi. Ky kufizim ka krijuar pengesa për të rinjtë dhe ka ulur përzgjedhjen e universitetit dhe sektorit sportiv në Shqipëri.
Në programin për sportin, propozojmë njohjen e menjëhershme të profesionit të trajnerit pas përfundimit të ciklit bachelor. Ky ndryshim është themelor për dy arsye kryesore: krijimi i mundësive të shumta për punësim, pasi sporti ka nevojë për profesionistë të mirëpërgatitur, dhe një sistem fleksibël që do të mundësojë një hyrje më të shpejtë të trajnerëve në tregun e punës. Po ashtu, kjo do të bëjë Universitetin e Sporteve më atraktiv, duke i dhënë studentëve motivimin e duhur për të ndjekur studimet pa u penguar nga barriera burokratike dhe akademike që nuk ekzistojnë në vende të tjera europiane.
Në vendet europiane, si në Kroaci, Gjermani dhe Itali, diploma bachelor në sport u jep mundësinë të ushtrosh profesionin e trajnerit menjëherë pas studimeve. Natyrisht, edhe federatat sportive mund të vazhdojnë me kualifikime dhe specializime specifike. Ky është një hap i domosdoshëm për të garantuar mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të qëndrueshme për të rinjtë, duke i mundësuar atyre të zgjedhin sportin si rrugën e tyre profesionale.
Kemi detyrën dhe përgjegjësinë morale për të mbështetur nismën për ndryshime ligjore që njohin dhe vlerësojnë diplomat universitare për profesionin e trajnerit. Ky propozim është pjesë e programit të PD. Ka ardhur koha për të vepruar. Nuk mund të lejojmë që talentet e reja të largohen nga vendi ynë apo të mbeten papunë për shkak të pengesave burokratike”, u shpreh Shehu.
