Tag: përfundimit

  • Drejt përfundimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, Kryeministri: Pamje e re në drejtim të juglindjes (FOTO)

    Drejt përfundimit aksi Qukës-Qafë Plloçë, Kryeministri: Pamje e re në drejtim të juglindjes (FOTO)

    Politikë E Martë, 19 Gusht 2025 14:08

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga një pjesë e aksit Qukës-Qafë Plloçë.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë krahas fotove shkruan “pamja e re në drejtim të juglindjes. Pjesë nga segmenti drejt përfundimit, Qukës-Qafë Plloçë”.

  • Anuela Ristani ndan pamjet: Terminali i ri Veri-Perëndimor, drejt përfundimit

    Anuela Ristani ndan pamjet: Terminali i ri Veri-Perëndimor, drejt përfundimit

    Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit.
    Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit.
    Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne, duke ndjekur modelin e suksesshëm të Terminalit Lindor në Lundër, i cili është tashmë funksional dhe ofron kushte dinjitoze për udhëtarët.
    “Terminali Veri-Perëndimor i autobusëve është drejt përfundimit – një investim i rëndësishëm që sjell transport modern për qytetarët dhe turistët që vijnë në qytet.
    Ndërkohë që Terminali Lindor në Lundër është tashmë një histori suksesi – një hapësirë moderne që u shërben përditë udhëtarëve, me kushte dinjitoze, organizim dhe pa rrëmujë.
    -Me këto investime po krijojmë:
    – Një sistem transporti të organizuar dhe dinjitoz
    -Qarkullim më të lehtë dhe më pak trafik në hyrje të qytetit
    – Komoditet dhe siguri për të gjithë udhëtarët
    -Zëvendësimin e kaosit dhe informalitetit me rregull dhe standarde moderne
    Më shumë rregull. Më pak rrëmujë. Një Tiranë që vijon të ecë përpara”, shkruan Ristani.

  • Skandal në Elbasan, sherr masiv mes futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes

    Skandal në Elbasan, sherr masiv mes futbollistëve pas përfundimit të ndeshjes

    “Elbasan Arena” është kthyer në një arenë boksi mes futbollistëve të elbasanit dhe Pogradecit.

    Ajo që duhet të ishte një ndeshje miqësore futbolli ëhstë shndërruar në një përlasje grushtash e sharjes mes futbollistëve fillimisht, e më pas mes stafit teknik dhe tifozëve.
    Pas përfundimit të takimit Elbasani–Pogradeci 2-2, futbollistë të të dyja palëve u përfshinë fillimisht në një përplasje verbale, që brenda pak sekondash u kthye në sherr fizik masiv.

    Dhe nuk mbaron me kaq! Persona nga stafi dhe tifozë të Elbasanit u futën në fushë duke goditur futbollistët pogradecarë me grushte dhe madje edhe me goditje në stilin “Kung-fu”. Pamje që turpërojnë sportin shqiptar!
    Ky nuk është rasti i parë! Kujtojmë që 3 vite më parë, ekipi i Pogradecit u sulmua sërish në Elbasan, në fushë dhe më pas në rrugë, duke dëshmuar një model të përsëritur dhune dhe arrogancë.
    Pritet që FSHF të marrë masa të menjëhershme, pasi dhuna nuk ka vend në futboll! Kjo nuk është mikpritje, nuk është sport… është një shfaqje e shëmtuar që duhet ndëshkuar me forcë!

  • Mallakastër – Pas përfundimit të operacionit për fikjen e zjarreve në Drenovë dhe Belishovë, drejtori i emergjencës civile falënderon publikisht të gjithë efektivët pjesëmarrës

    Mallakastër – Pas përfundimit të operacionit për fikjen e zjarreve në Drenovë dhe Belishovë, drejtori i emergjencës civile falënderon publikisht të gjithë efektivët pjesëmarrës

    Pas përfundimit me sukses të operacionit për neutralizimin e vatrave të zjarrit në zonat e Drenovës dhe Belishovës, drejtori i emergjencës civile pranë Bashkisë Mallakastër, Hajri Malaj, ka zhvilluar një takim falënderues me të gjitha forcat që morën pjesë në këtë aksion intensiv.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Përpara dhjetëra efektivëve të shërbimit zjarrfikës, policisë bashkiake, forcave të ushtrisë dhe punonjësve të tjerë të përfshirë në operacion, Malaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe punën e palodhur të treguar gjatë ditëve me përballje të vështira me flakët. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    “Ju falënderoj për përkushtimin, bashkëpunimin dhe gatishmërinë që treguat për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën. Pa përpjekjen tuaj të jashtëzakonshme, ky operacion nuk do të ishte i mundur,” u shpreh Malaj.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Operacioni për shuarjen e zjarreve në këto zona ka qenë një ndër më të vështirët e këtij sezoni, për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, por falë ndërhyrjes së koordinuar dhe vendosmërisë së forcave në terren, flakët janë neutralizuar pa rrezikuar banesa apo jetë njerëzish.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Drejt përfundimit/ Superstrada Tiranë-Durrës, ja si duken pamjet nga kantieri

    Drejt përfundimit/ Superstrada Tiranë-Durrës, ja si duken pamjet nga kantieri

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet e kantierit në superstradën Tiranë-Durrës. Rama nënvizon se tashmë punimet janë drejt përfundimit për korsitë e reja të lëvizjes. Gjithashtu shton se paralelisht me këto punime ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra.
    Reagimi;
    MIRËMËNGJES dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë.

  • Superstrada Tiranë Durrës, Rama publikon pamjet nga kantieri: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes

    Superstrada Tiranë Durrës, Rama publikon pamjet nga kantieri: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri në superstradën Tiranë-Durrës.

    A shkruan se procesi i punës për korsitë e reja është drejt përfundimit, teksa shton se po vijon edhe rindërtimi i korsive të vjetra.
    “MIRËMËNGJES 😊dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Zegjineja humb mandatin e deputetit për 10 vota

    Zegjineja humb mandatin e deputetit për 10 vota

    Zengjine Caushi ka humbur mandatin e deputetit pas përfundimit të rinumërimit të për qarkun Fier.
    Mandatin e 12 për Partinë Socialiste në këtë qark e ka marrë Maldrita Bardho me 10 vota diferencë nga Zegjine Çaushi.
    Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.
    Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

  • Zgjedhjet e 11 majit drejt përfundimit, KQZ shpërndan sot mandatet për 4 qarqe

    Zgjedhjet e 11 majit drejt përfundimit, KQZ shpërndan sot mandatet për 4 qarqe

    Procesi zgjedhor i 11 majit po i afrohet përmbylljes, teksa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pritet të shpërndajë sot në orën 14:00 mandatet për 4 qarqe: Kukës, Gjirokastër, Korçë dhe Lezhë, pasi Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin për to.
    Ndërkohë, të martën më 24 qershor, Kolegji rrëzoi ankimimet e Partisë Demokratike për qarqet Shkodër, Dibër dhe Berat, duke konstatuar se zgjedhjet ishin të rregullta dhe nuk ka vend për pavlefshmëri apo përsëritje. Sa i takon qarkut të Vlorës, një vendim pritet të merret më 26 qershor.
    Kështu, rruga për ndarjen e mandateve edhe për këto qarqe është e hapur, duke çimentuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.
    Procesi për 4 qarqet e mbetura, ku me kërkesë të PD-së është urdhëruar hapja e kutive të votimit, mbetet ende i papërfunduar:
    Elbasan: Verifikimi i fletëve të votimit është përfunduar.
    Tiranë: Rinumërimi vazhdon në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”.
    Fier dhe Durrës: Rinumërimi pritet të nisë pas Tiranës.
    Për këto qarqe, shpërndarja e mandateve do të kryhet pas përfundimit të rinumërimit dhe verifikimeve përkatëse.

  • Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, Rama poston video: Mbi 1 mijë ndërhyrje në vit

    Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, Rama poston video: Mbi 1 mijë ndërhyrje në vit

    Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama, thotë se spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin. Për të në këtë spital do të kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit, do të ketë 112 mjekë profesionistë të përkushtuar, si edhe shërbim të dedikuar për çdo urgjencë 24/7.
    Postimi i plotë

    Transformimi rrënjësor i QSUT vazhdon, spitali i ri i Kirurgjisë Kardio-Vaskulare. Me aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin.
    -mbi 1,000 ndërhyrje në vit-112 profesionistë të përkushtuar-shërbim 24/7 për çdo urgjencë
    Në këtë spital do të kryhen ndërhyrjet më të ndërlikuara të kardiokirurgjisë kongjenitale neonatale dhe pediatrike, si të planifikuara ashtu edhe urgjente, duke garantuar kujdes të specializuar dhe gjithëpërfshirë.

  • Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, Rama: Mbi 1 mijë ndërhyrje në vit

    Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, Rama: Mbi 1 mijë ndërhyrje në vit

    Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë drejt përfundimit.
    Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin”.
    Rma theksoi se “në këtë spital do të kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit, do të ketë 112 mjekë profesionistë të përkushtuar, si edhe shërbim të dedikuar për çdo urgjencë 24/7”.
    “Në këtë spital do të kryhen ndërhyrjet më të ndërlikuara të kardiokirurgjisë kongjenitale neonatale dhe pediatrike, si të planifikuara ashtu edhe urgjente, duke garantuar kujdes të specializuar dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh Kryeministri.