Tag: përfundimisht

  • Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht gjyqtaren e njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht gjyqtaren e njohur (Emri)

    Gjyqtarja e Tiranës, Teuta Hoxha është larguar përfundimisht nga drejtësia.

    KPA la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke përjashtuar për 15 vitet e ardhshme gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Teuta Hoxha.
    Trupa gjykuese e përbërë me kryesuese Albana Shtyllën, vlerësoi si të drejtë vendimin e KPK-së, i marrë më 22 nëntor 2022 dhe i ankimuar nga ish-magjistratja.
    Motivi i shkarkimit të Hoxhës ishte çështja e pasurisë, teksa KPK i kishte refuzuar kërkesën që të hapte një proces për shtyllat e profesionalizmit dhe karrierës.
    Problemet kryesore që u evidentuan nga Komision i kishin të bënin me pamundësi të vërtetimit të burimeve për një apartament në përdorim në Tiranë, në pronësi të babait të bashkëshortit, një apartament në Golem, të një zyre dhe të dy automjeteve.
    Po ashtu, u konstatua gjykimi i tre çështjeve në kushtet e konfliktit të interesit. Hoxha i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, kërkesë që nuk u pranua.

  • KAS “vulos” 11 majin/ Gati certifikimi për 140 deputetët e rinj,sot vendimi për Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Durrësin

    KAS “vulos” 11 majin/ Gati certifikimi për 140 deputetët e rinj,sot vendimi për Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Durrësin

    E hëna do të mbyllë përfundimisht punën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 11 majit. Trupa me pesë anëtarë do të marrë vendimet për katër qarqet e mbetura dhe që iu nënshtruan rinumërimit, përkatësisht Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Vlorën.
    Nga verifikimi I fletëve nuk pati ndryshime në mandate por dha sinjale për të hapur hetim për shkak të numrit të lartë të votave preferenciale në qarkun Fier dhe Durrës.E hëna do të mbyllë përfundimisht punën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 11 majit.
    Trupa me pesë anëtarë do të marrë vendimet për katër qarqet e mbetura dhe që iu nënshtruan rinumërimit, përkatësisht Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Vlorën. Nga verifikimi I fletëve nuk pati ndryshime në mandate por dha sinjale për të hapur hetim për shkak të numrit të lartë të votave preferenciale në qarkun Fier dhe Durrës.
    Nëse KAS rrëzon kërkesat për rivotim të këto katër qarqe, hallka e fundit ligjore për ankimimet e opozitës mbetet Kolegji Zgjedhor, e cila deri më tani ka rrëzuar çdo ankimim të depozituar nga të djathtët. Pas vendimit të Kolegjit, kryekomisionerit Ilirian Celibashi i hapet rruga për certifikimit e mandateve të fituara në 11 maj ç’ka vulos përfundimisht 140 deputetët e legjislaturës së 11 që nis në shtator. Nga zgjedhjet e pranverës, PS fitoi me 83 mandate ndërsa PD së bashku me aleatët fituan 50 mandate. Ndërkaq 7 mandate të tjera arritën t’i rrëmbejnë partitë e vogla.

  • Zgjedhjet drejt finalizimit/ KAS ‘vulos’ 11 majin, gati certifikimi i 140 deputetëve të rinj

    Zgjedhjet drejt finalizimit/ KAS ‘vulos’ 11 majin, gati certifikimi i 140 deputetëve të rinj

    E hëna do të mbyllë përfundimisht punën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 11 majit.
    Trupa me pesë anëtarë do të marrë vendimet për katër qarqet e mbetura dhe që iu nënshtruan rinumërimit, përkatësisht Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Vlorën.
    Nga verifikimi I fletëve nuk pati ndryshime në mandate por dha sinjale për të hapur hetim për shkak të numrit të lartë të votave preferenciale në qarkun Fier dhe Durrës.
    Nëse KAS rrëzon kërkesat për rivotim të këto katër qarqe, hallka e fundit ligjore për ankimimet e opozitës mbetet Kolegji Zgjedhor, e cila deri më tani ka rrëzuar çdo ankimim të depozituar nga të djathtët.
    Pas vendimit të Kolegjit, kryekomisionerit Ilirian Celibashi i hapet rruga për certifikimit e mandateve të fituara në 11 maj ç’ka vulos përfundimisht 140 deputetët e legjislaturës së 11 që nis në shtator.
    Nga zgjedhjet e pranverës, PS fitoi me 83 mandate ndërsa PD së bashku me aleatët fituan 50 mandate. Ndërkaq 7 mandate të tjera arritën t’i rrëmbejnë partitë e vogla.

  • Real Madrid do të bëjë vetëm një transferim tjetër këtë merkato, plotësohet dëshira e Alonso-s

    Real Madrid do të bëjë vetëm një transferim tjetër këtë merkato, plotësohet dëshira e Alonso-s

    5 Korrik 2025

    18:26

    Telesport

    Pas transferimit të Dean Hujisen, Alexander-Arnold, Franco Mastantuono, Real Madrid do të bëjë edhe një goditje të fundit për ta mbyllur përfundimisht merkaton për këtë verë.
    E përditshmja spanjolle “Relevo”, raporton se Xabi Alonso ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e Alvaro Carrera-s nga Benfica, për të cilin ka kohë që po përflitet. 22-vjeçari është profoli i duhur që Xabi Alonso kërkon për të forcuar mbrojtjen dhe sidomos krahun e majtë.
    Me transferimin e Alvaro Carrera-s, ekipi i Real Madridit mund të quhet i kompletuar dhe do të synojë të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm në sezonin e ardhshëm.
    Marrëveshja me Benfica-n nuk do të jetë aspak e lehtë. Spanjolli ka kontratë me klubin portugez deri në vitin 2029 dhe klauzola e vendsour për largimin e tij është 60 milionë euro.
    Me përfundimin e aventurës në Kupën e Botës për Klube, Real Madrid do të bëjë sulmin e fundit për të transferuar përfundimisht Alvaro Carreras. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 50-55 milionë euro.

  • Dosja 5D/ Gjykata shpall fajtorë zyrtarët e Bashkisë Tiranë, por asnjëri nuk shkon në burg

    Dosja 5D/ Gjykata shpall fajtorë zyrtarët e Bashkisë Tiranë, por asnjëri nuk shkon në burg

    Gjykata e Posaçme shpall vendimin përfundimtar ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, fraksion i dosjes 5D.
    Debora Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. Gjithashtu i hiqet e drejta të mbajë funksione publike për 5 vite.
    Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me punë në interes publik, pa shpërblim, 60 orë, brenda 6 muajsh.
    Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfundimisht 6 muaj burg. Pezullim i dënimit me burg dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.
    Jetjon Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim i dënimit dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik, brenda 6 muajsh.
    Dënimi është në përputhje me pretencën e Prokurorisë së Posaçme, dhënë në prill të këtij viti. Gjatë dhënies së saj, prokurori Klodian Braho tha se është marrë parasysh vlera e vogël e prokurimit, 3 milion lekë, ku ishte përfitues i kontratës publike Shoqëria “5D” për dy tendera, njëri i “Tirana parking” dhe tjetri për rikonstruksionin e një palestre

  • Fraksioni i dosjes 5D, Gjykata shpall fajtorë zyrtarët e Bashkisë Tiranë, por asnjëri nuk shkon në burg

    Fraksioni i dosjes 5D, Gjykata shpall fajtorë zyrtarët e Bashkisë Tiranë, por asnjëri nuk shkon në burg

    Gjykata e Posaçme shpall vendimin përfundimtar ndaj zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, fraksion i dosjes 5D.
    Debora Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. Gjithashtu i hiqet e drejta të mbajë funksione publike për 5 vite.
    Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj. Vendimi pezullohet dhe zëvendësohet me punë në interes publik, pa shpërblim, 60 orë, brenda 6 muajsh.
    Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim, përfundimisht 6 muaj burg. Pezullim i dënimit me burg dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajsh.
    Etion Mera dënohet me 9 muaj burg, përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim i dënimit dhe zëvendësim me 60 orë punë në interes publik, brenda 6 muajsh.

  • Ivi Kaso: Më 11 Maj do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale të Rilindjes

    Ivi Kaso: Më 11 Maj do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale të Rilindjes

    Ivi Kaso: Më 11 Maj do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale të Rilindjes

    Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore zhvilloi nën një atmosferë elektrizuese në Korçë mitingun përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.

    Drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Ivi Kaso, në fjalën e tij tha se demokratët jo vetëm korçarë, por në të gjithë vendit kanë përkrahur ndryshimin dhe do të votojnë për largimin e Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rilindjes nga pushteti, ku sipas tij do të vendoset përfundimisht mbarimi i një periudhe të zymtë dhe kriminale

    Është kënaqësi dhe frymëzim teksa shoh këtë shesh të mbushur plot e përplot me njerëz me shpirt të lirë. Ka qenë nder dhe kënaqësi të takoj me shumicën prej jush. Kam dëgjuar plot shqetësime dhe probleme, por jam mbushur me shpresë dhe optimizëm të jashtëzakonshëm për ndryshim.

    Ndryshimi po vjen, po troket dhe është shumë pranë. Do të vijë nga demokratët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Kemi kaluar 12 vite të vështirë, i kemi përballuar, kemi qëndruar dhe sot ky shesh i mbushur me njerëz të lirë i vret sytë dhe i tmerron Edi Ramën dhe Niko Peleshin”, tha Ivi Kaso.

    Më tej, drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës vijoi: “Ata premtojnë gjëra për t’i bërë pas 5 vitesh, por ato duhet t’i kishin bërë 5 vite më parë. Ata e gjetën rrugën evropiane të shtruar nga Partia Demokratike, por nuk ditën ta çonin përpara. Në fakt, jo se nuk ditën ta çonin përpara, por nuk deshën. Edi Rama pa patur qëllim të shtrydhë këtë vend për 12 vite dhe i ka çuar njerëzit e thjeshtë në kufijtë e mbijetesës.

    Rama s’ka më çfarë t’i ofrojë këtij vendi, asgjë të mirë nuk presim më tani prej tyre.

    Më 11 maj ne do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale, do të rivendosim piketat për zhvillimin e vendit”.

  • Në Itali dhe në Spanjë janë të sigurt, Ançeloti largohet përfundimisht nga Real Madridi pas Barcelonës

    Në Itali dhe në Spanjë janë të sigurt, Ançeloti largohet përfundimisht nga Real Madridi pas Barcelonës

    Te Real Madridi nuk besojnë më në projektin e Ancelotit. Ka mjaftuar një eliminim nga Champions League dhe ekipi spanjoll është gati për të shtrënguar duart me trajnerin e madrilenëve. Anceloti e ka pasur të qartë që pas natës së mbrëmshme pas ndeshjes me Arsenalin, ku u shpreh i gatshëm për ta mbyllur duke parë situatën: “Në fund, do të kemi vetëm falënderime”, tha Anceloti.
    Ndërkohë Sky Sport në Itali dhe mediat spanjolle kanë raportuar se tani është mbyllur përfundimisht eksperienca e Ancelotit te Reali. Sipas tyre, ndeshja kundër Barcelonës në 26 prill do të jetë e fundit në stolin e Realit dhe më pas do të mbyllet historia e një cikli fitues. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid

    Salah largohet përfundimisht, Liverpool gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid

    6 Prill 2025

    12:34

    Telesport

    E ardhmja e Mohamed Salah nuk është më Liverpool. Sulmuesi egjiptian në verë do të largohet përfundimisht me parametra zero nga “Anfield”.
    Liverpool po përgatitet për largimin e egjiptianit dhe ka gjetuar pasuesin e tij. Fichajes raporton se klubi anglez ka gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid, Rodrygo.
    24-vjeçari brazilian po shkëlqen në Madrid dhe trajneri Arne Slot e vlerëson shumë për cilësitë e tij në ofensivë.