Tag: përfundimisht

  • (EMRAT) Akuza për trafik narkotikësh/ GJKKO dënon me 146 vite burg grupin e Gëzim Çelës

    (EMRAT) Akuza për trafik narkotikësh/ GJKKO dënon me 146 vite burg grupin e Gëzim Çelës

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur vendimin këtë të premte për grupin kriminal të drejtuar nga i ashtuquajturi “baroni i drogës”, Gëzim Çela, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe shkëmbimin e tyre në ujërat e hapura të Adriatikut.
    Në total, trupa gjykuese ka dhënë 146 vite burg, ndërsa shumicës së të pandehurve u është ulur 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Mes të dënuarve janë edhe dy shtetas ukrainas, të cilët sipas dosjes kishin rolin e transportuesve të ngarkesës së drogës në det të hapur.

    Vendimet e GJKKO-së:

    Arlind Ismajlukaj – 14 vite burg; me gjykim të shkurtuar dënohet përfundimisht me 9 vite e 4 muaj.
    Gëzim Çelaj – 15 vite burg; me uljen 1/3 përfundon me 10 vite.
    Nerim Çela – 12 vite e 6 muaj; me uljen 1/3 dënohet me 8 vite e 4 muaj.
    Armando Mema – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Dritan Metaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Ben Dalipaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Besnik Brokeri – 12 vite burg; me gjykim të shkurtuar përfundon me 8 vite.
    Alket Deda (alias Dritan Deda) – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Selami Lushkaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Ksenofon Bodo – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Kyrylo Ponomarenko – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Kostiantyn Biellon – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Armando Papa – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

    Sipas hetimeve, grupi u godit pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, ku u dokumentua tentativa për shkëmbimin e një sasie të konsiderueshme droge në det të hapur.
     

  • “Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë”, Ministrja Koçiu: Kriminaliteti në vend, është në rënie

    “Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë”, Ministrja Koçiu: Kriminaliteti në vend, është në rënie

    Ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha se kriminaliteti në vend, është në rënie.

    Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Koçiu u shpreh se “kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë”.
    “Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.
    Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend.
    Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.
    Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë., Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.

    Top Channel

  • Kur do të largohet përfundimisht nga Bayern? Legjenda Uli Hoeness jep përgjigjen finale

    Kur do të largohet përfundimisht nga Bayern? Legjenda Uli Hoeness jep përgjigjen finale

    18 Tetor 2025

    16:51

    Telesport

    Kur do të largohet Uli Hoeness përfundimisht nga Bayern? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Gjermani.
    Vetë ai ka dhënë një përgjigje për mediat.
    “Gjithmonë thuhet se Rummenigge dhe unë ndërhyjmë te klubi, por jo. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në momentin që ndiejmë se Bayern po ecën ashtu siç e imagjinojmë, nuk ndërhyjmë aspak. Kur do të iki? Nuk mund ta bëj dot”.
    “Kohët e fundit u thashë drejtuesve: ‘nëse e shihni të arsyeshme, më tregoni nëse duhet të largohem’. Pastaj do të shkoj qetësisht në malin tim në Tegernsee”, është shprehur Hoeness.

  • “E mbylli sherrin tani përfundimisht”/ Vendimi për Veliajn, flet Shehi: Kujtoi se ishte dy-shi në PS, ngatërroi numrat

    “E mbylli sherrin tani përfundimisht”/ Vendimi për Veliajn, flet Shehi: Kujtoi se ishte dy-shi në PS, ngatërroi numrat

    Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt. I ftuar në një emision televiziv, Shehi është shprehur se Veliaj kujtoi se ishte numri 2 në PS por ngatërroi numërimin dhe harroi se Rama është autokrat.
    “Kryeqyteti ka vite që është në emergjencë për transportin, pastrimin, për çështje që duhet të merre një bashki serioze. Ky është akti i fundit si me thënë e mbylli sherrin tani përfundimisht. Ky zotëria mund të jetë ofruar, vetëdeklaruar jo për statusin e madh politik, se nuk ka një histori të madhe në PS, lidhja e tij me Ramën nuk ka qenë këtu por në Amerikë. Ky është bërë përfaqësuesi i gjeneratës. Rama është në fazën e autokracisë.
    Kjo vlen edhe për opozitën. Veliaj thotë unë jam numër 2 i partisë. Poshtë autokratëve nuk ka numërim. Janë 100 vende bosh, pastaj 101, 102, 103. Ky ngatërroi numërimin e quajti veten 2. Njësoj dhe krahu tjetër”, tha Shehi.

  • “E kuqja përfundimisht ngjyra jote”, Bayern shpërndan foton e Dua Lipës me fanellën bavareze

    “E kuqja përfundimisht ngjyra jote”, Bayern shpërndan foton e Dua Lipës me fanellën bavareze

    Bayern nuk ka hezituar të shpërndajë një fotografi të këngëtares shqiptare Dua Lipa me fanellën e bavarezëve.
    “E kuqja është përfundimisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ndërsa postimit iu bashkangjitën edhe dy “emoji”. Postimi mori jo pak por mbi 50 mijë pëlqime. Në publikimin në fjalë, pati shumë komente dhe shpërndarje.

    © BalkanWeb

  • Gjyqi që zgjati 10 vite, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm përfundimisht

    Gjyqi që zgjati 10 vite, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm përfundimisht

    28 Gusht 2025

    13:07

    Alfred Lleshi

    Hetimi për mashtrim të dyshuar, që kishte bllokuar karrierën e Platini dhe e kishte penguar të kandidonte për presidencën e FIFA-s, është mbyllur përfundimisht. Pas pafajësisë së dhënë në shkallën e parë më 2022 dhe konfirmimit në apel në mars 2025, prokurori vendosi të mos apelojë më, duke e mbyllur kështu zyrtarisht çështjen.
    Hetimi, që zgjati 10 vite dhe pati implikime politike, kishte nisur nga akuza se Platini dhe Blatter kishin marrë në mënyrë të paligjshme 2 milionë franga zvicerane nga FIFA. Të dy pranuan se Platini kishte qenë këshilltar i Blatter në periudhën 1998-2002 dhe se kontrata për pagë vjetore prej 300.000 frangash ishte paguar rregullisht nga FIFA.
    Sipas Platini dhe Blatter, shuma e kërkuar më 2011 përfaqësonte një marrëveshje “mes zotërinjsh”; kompensim vjetor i rënë dakord gojarisht prej 1 milion frangash, i cili nuk u pagua menjëherë për kufizime financiare, por ishte legjitim. Skandali i vitit 2015 pengoi Platini të kandidonte, duke hapur rrugën për Gianni Infantinon. Pas vendimit përfundimtar, Platini komentoi:
    “E dija që ishte një histori për të më penguar të bëhesha president i FIFA-s. Tashmë ndihem tepër ‘i moshuar’ për ta provuar përsëri”.

  • Draghi: Europa, një spektator pa zë dhe pa fuqi

    Draghi: Europa, një spektator pa zë dhe pa fuqi

    Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi, ka shprehur kritika të forta ndaj ndikimit real të Bashkimit Evropian në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar vitin 2025 si një pikë kthese të hidhur për projektin evropian.

    Në një fjalim të mbajtur së fundmi në Itali, Draghi deklaroi se ngjarjet e këtij viti kanë shuar përfundimisht iluzionin se pesha ekonomike e BE-së mjafton për të garantuar fuqinë dhe ndikimin e saj global.
    “Viti 2025 do të hyjë në histori si viti kur u zhduk ky iluzion,” tha Draghi.

    Sipas tij, dobësimi i Evropës u bë i dukshëm gjatë negociatave me administratën e re të SHBA-së mbi çështjen e tarifave tregtare.
    “U detyruam të pranojmë tarifa të vendosura ndaj nesh nga partneri ynë më i madh tregtar dhe aleati më i vjetër, Shtetet e Bashkuara,” theksoi ai.
    Draghi shtoi se, përballë presionit amerikan, BE-ja u detyrua të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen – një vendim që, sipas tij, ndoshta ishte i domosdoshëm, por që nuk u mor në mënyra që përfaqësojnë interesat evropiane.
    “Na u bë presion nga i njëjti aleat që të rrisim shpenzimet ushtarake, një vendim që ndoshta duhej marrë gjithsesi, por jo në forma dhe mënyra që reflektojnë interesat e Evropës.”
    Ai është ndër të parët liderë evropianë që e artikulon kaq hapur shqetësimin mbi kostot dhe efektet e këtij drejtimi të ri strategjik.
    Ndërkohë, Draghi kritikoi gjithashtu rolin pasiv të BE-së në konfliktet në Iran dhe Gaza, ndërsa për çështjen e negociatave të paqes në Ukrainë u shpreh se Evropa ka luajtur një rol “relativisht dytësor”, pavarësisht faktit se ka qenë kontribuesja më e madhe në ndihmën ekonomike dhe ka interesin më të madh për një paqe të drejtë.
    Në lidhje me raportin strategjik që ai vetë ka hartuar për konkurrueshmërinë evropiane, Draghi kujtoi se prej vitesh ka kërkuar nga udhëheqësit evropianë forcimin e ekonomive të tyre, përmes propozimeve konkrete si krijimi i një unioni të tregjeve të kapitalit dhe financimi i inovacionit dhe projekteve të zhvillimit.
    “Këto ngjarje shkatërruan përfundimisht iluzionin se dimensioni ekonomik, më vete, garanton ndonjë formë të fuqisë gjeopolitike,” përfundoi ai.

  • FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit?

    FOTO/ Kriset përfundimisht miqësia mes Eglit dhe Fifit?

    Dukej se mes këngëtareve Fifi dhe Egli kishte një miqësi të sinqertë, por veprimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime të forta për një krisje në raportin e tyre.
    Të dyja artistet nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka nxitur diskutime në rrjete sociale.

    Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre apo çfarë ka çuar në këtë vendim, por ndjekësit e dyshes kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikën për ndarjen e papritur.
    Kujtojmë se Fifi dhe Egli më parë sollën një bashkëpunim muzikor të suksesshëm, i cili u mirëprit nga publiku

  • Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero

    Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero

    18 Gusht 2025

    15:08

    Alfred Lleshi

    Mjaftuan 45 minuta që Tijjani Reijnders të fitonte përfundimisht zemrat e tifozëve të Manchester Cityt. Loja e tij me teknikë mahnitëse solli golin e parë të Haaland dhe pastaj, goditja me të majtën poshtë, që përfundoi në këndin e portës kundërshtare, regjistroi golin e parë “anglez” të holandezit.
    Për më tepër, në pjesën e dytë, ish-lojtari i Milanit dha edhe një asist të vërtetë, duke fituar përfundimisht zemrën e tifozëve blu të Manchesterit. Lojtari i fundit i City që kishte regjistruar një gol dhe një asist në debutimin e tij në Premier League ishte Sergio Aguero më 2013, legjendë e klubit të “Etihad”.
    Nuk mund të kishte mënyrë më të mirë nga Reijnders për ta nisur aventurën e tij të re larg Milanit.

  • Real Madrid heq përfundimisht dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

    Real Madrid heq përfundimisht dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

    13 Gusht 2025

    19:05

    Telesport

    Real Madrid fitoi dje 0-4 ndaj Tirol në miqësoren e fundit para fillimit të sezonit të ri në La Liga, që nisë këtë fundjavë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso duket gati për sezonin e ri dhe me shumë mundësi e ka mbyllur këtu merkaton. Nuk do ketë më transferime të reja, me shumë mundësi as largime nga ekipi aktual, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë e jashtëzakonshme për Rodrygo-n.
    “Defensa Central” raporton se Real Madrid ka hequr dorë përfundimisht nga ideja e transferimit të Ibrahima Konate këtë verë. Qendërmbrojtësi francez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool dhe mund të vijë në Madrid verën e ardhshme si lojtar i lirë.
    Xabi Alonso e kërkoi francezin që këtë verë, duke ditur problemet e shumta në mbrojtje. Por, vetë tekniku bask është tërhequr së fundmi nga kjo ide, duke i besuar Eder Militao-s.
    Braziliani ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi sezonin e kaluar dhe duket tani në formën e tij më të mirë. 27-vjeçari shkëlqeu edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Tirol dhe duket se i ka bindur përfundimisht drejtuesit e Madridit se do te jetë ai në krah të Dean Hujisen për sezonin e ri.