Tag: përfshirë

  • Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djalit i bënin presion, më gënjeu mua dhe policinë

    Flet babai i 17-vjeçarit të plagosur: Djalit i bënin presion, më gënjeu mua dhe policinë

    Prej ditës së premte, 17-vjeçari i përfshirë në një sherr adoleshentësh në Sarandë, po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore. I riu ka marrë tre goditje me thikë, në stomak dhe në këmbë.
    I ati tregon se konflikti ka nisur më 22 mars, kur ai është sulmuar me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.

    “Njiheshin, jetojnë në të njëjtën lagje. Djali fillimisht e fshehu të vërtetën nga frika, pasi autorët i bënin presion. Nëse nuk kapet autori i dytë nga policia, unë do të mar masa ndaj tij,” shprehet një i afërm i të plagosurit.
    Sipas tij, ditën e djeshme, më 27 mars, i riu është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Familjarët kërkojnë që policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

  • I përfshirë në trafik droge, arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë, doli në përgjimet e SKYECC

    I përfshirë në trafik droge, arrestohet politikani shqiptar në Belgjikë, doli në përgjimet e SKYECC

    Amarildo Vllazeria

    BELGJIKË- Amarildo Vllazeria, 27 vjeç, një shqiptar që do të betohej si këshilltar bashkiak në qytetin e Mortsel në Belgjikë dhe do të zëvendësonte Caro Abutoh, është vënë në pranga. Mediat vendase shkruajnë se Vllazeria ka dalë në përgjime në aplikacionin SKYECC, ku fliste për trafik droge me persona të tjerë me precedentë penalë. Detektivët nga FGP Antwerp bastisën pesë vende të martën, duke përfshirë bashkinë (e përkohshme) në Meerminne, zyrat e OCMË Mortsel në Deurnestraat dhe adresat në Wilrijk dhe Antwerp. Në total u vunë në pranga tre persona, rreth të njëzetat, mes tyre dhe shqiptari Amarildo Vllazeria (27).
    Të tre dyshohet se janë anëtarë të një organizate kriminale që ishte përfshirë në kontrabandën e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp në 2020 dhe 2021.
    Kjo gjë ka dalë dhe nga mesazhet e deshifruara nga Sky ECC. Në një prej bisedave është diskutuar dhe për importin e më shumë se 150 kilogramëve kokainë. Droga do të eksportohej edhe në vende të tjera, në automjete të pajisura me ndarje të fshehura.
    “Flitet për importe nëpërmjet portit të Antëerp-it, ku po rekrutohen edhe punëtorë të portit,” thotë zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik, Kristof Aerts. “Kishte gjithashtu plane për një plantacion kanabisi në Mortsel.” Gjatë kontrolleve u gjetën mallra luksi, celularë dhe 9 mijë euro cash.
    Sipas prokurorisë publike, ka të dhëna konkrete se Vllazeria është përfshirë në eksportin dhe transportin e lëndëve narkotike. Megjithatë ai dhe dy personat e tjerë që u arrestuan të martën për të njëjtin rast u liruan pas marrjes në pyetje. Hetimi është ende në vazhdim, thekson prokuroria publike.
    Vllazeria ka qenë kryetar i komitetit të posaçëm të shërbimeve sociale, ish-këshillit të OCMw, nga tetori 2023 deri në përfundim të mandatit të mëparshëm. Ai ka shërbyer edhe në këshillin policor të zonës së policisë Minos. Në zgjedhjet bashkiake të tetorit 2024, Vllazeria u zgjodh për të qenë anëtar i Këshillit Bashkiak. 
    Hetimi duhet të sqarojë nëse Vllazeria ka abuzuar me mandatet e tij në qytetin e Mortselit. Veprat e drogës dhe organizata kriminale në të cilën thuhet se ka qenë i përfshirë datojnë nga viti 2020 dhe 2021, kur ai kishte detyra të rëndësishme.
    Kryebashkiaku Michiel Hubeau i Mortsel dhe kryetarja e komitetit special, Nadia Saouti, nuk deshën të komentojnë mbi kërkimin në OCMW.
    “Ne nuk jemi të përfshirë në hetim,” ishte gjithçka mund të thoshte Hubeau. 

  • Pjesë e trafikut të kokainës në Belgjikë/ Del në bisedat e Sky Ecc politikani shqiptar, pasi arrestohet, lirohet me kusht

    Pjesë e trafikut të kokainës në Belgjikë/ Del në bisedat e Sky Ecc politikani shqiptar, pasi arrestohet, lirohet me kusht

    Shqiptari Amarildo Vllazeria, ish-kryetar i bashkisë së Mortsel-it në Belgjikë ra në prangat e policisë pasi doli në përgjimet e aplikacionit Sky Ecc.

    Ai u arrestua të martën në lidhje me një hetim droge dhe më pas është liruar me kusht, sipas mediave vendase.
    Detektivët nga FGP Antëerp bastisën pesë vende të martën, duke përfshirë bashkinë e përkohshme në Meerminne, zyrat e OCMW Mortsel në Deurnestraat dhe adresat në Wilrijk dhe Antwerp.
    Tre persona rreth të njëzetat janë arrestuar, mes tyre edhe Amarildo Vllazeria 27 vjeç.
    Ai do të bënte betimin si këshilltar bashkiak në qytetin e Mortsel të martën në mbrëmje dhe do të zëvendësonte Caro Abutoh për tre muaj.
    Të tre dyshohet se ishin anëtarë të një organizate kriminale që ishte përfshirë në trafikun e kokainës nëpërmjet portit të Antwerp në 2020 dhe 2021.
    Kjo duket nga mesazhet e deshifruara nga Sky ECC, ku diskutohet për importin e më shumë se 150 kilogramëve kokainë. Droga do të eksportohej edhe në vende të tjera, në automjete të pajisura me ndarje të fshehura.
    “Flitet për importe nëpërmjet portit të Antëerp-it, ku po rekrutohen edhe punëtorë të portit,” thotë zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik, Kristof Aerts.
    “Kishte gjithashtu plane për një plantacion kanabisi në Mortsel.”
    Gjatë kontrolleve u gjetën mallra luksi, celularë dhe 9 mijë euro cash.
    Sipas prokurorisë publike, ka të dhëna konkrete se Vllazeria është përfshirë në eksportin dhe transportin e lëndëve narkotike.
    Edhe të tjerët që u arrestuan të martën, u liruan, ndërsa hetimi është ende në vazhdim, thekson prokuroria.
    Vllazeria ka qenë kryetar i komitetit të posaçëm të shërbimeve sociale, ish-këshillit të OCMW, nga tetori 2023 deri në përfundim të mandatit të mëparshëm.
    Ai ka shërbyer edhe në këshillin policor të zonës së policisë Minos.
    Gjatë zgjedhjeve për këshillin e bashkisë në tetor 2024, Vllazeria nuk u zgjodh për një vend në këshillin e bashkisë.Ai është ende anëtar i komitetit special të shërbimeve sociale.
    Hetimi do të mund të sqarojë nëse Vllazeria ka abuzuar me mandatet e tij në qytetin e Mortselit.
    Veprat e drogës dhe organizata kriminale në të cilën thuhet se ka qenë i përfshirë datojnë nga viti 2020 dhe 2021, kur ai ishte ende kryetar. Vllazeria është këshilltar në Mortsel që nga viti 2018.
    Kryebashkiaku Michiel Hubeau i Mortsel dhe kryetarja e komitetit special, Nadia Saouti, nuk deshën të komentojnë mbi operacionin.
    “Ne nuk jemi të përfshirë në hetim”, tha ai.

    Top Channel

  • Tronditet sërish Siguria në SHBA, Spiegel: Publikohen fjalëkalimet e anëtarëve të lartë të administratës Trump

    Tronditet sërish Siguria në SHBA, Spiegel: Publikohen fjalëkalimet e anëtarëve të lartë të administratës Trump

    Numrat celularë, adresat e emailit dhe madje edhe disa fjalëkalime që u përkasin anëtarëve të lartë të administratës afër Trump, duke përfshirë Mike Waltz, Pete Hegseth dhe Tulsi Gabbard, janë gjetur në internet, duke zbuluar një shkelje të madhe, të panjohur më parë të sigurisë në nivelet më të larta të Uashingtonit.
    Është investigimi i Spiegel-it, i cili u publikua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe që bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale. Disa nga këto adresa, si ajo e kreut të Pentagonit, ishin aktive vetëm dy ditë më parë: informacioni, përfshirë fjalëkalimet, gjendet në disa baza të të dhënave publike, të njohura gjerësisht nga ekspertët dhe hakerët.
    Por pas kësaj, pasojat mund të jenë serioze. Spiegel shkruan: «Shërbimet sekrete armiqësore mund t’i përdorin këto të dhëna të aksesueshme publikisht për të hakuar komunikimet e njerëzve të përfshirë duke instaluar spyëare në pajisjet e tyre. Prandaj është e besueshme që agjentët e huaj të kishin akses në grupin e bisedave në Signal, në të cilin Gabbard, Waltz dhe Hegseth diskutuan një sulm ushtarak.”
    javanews.al

  • Partitë firmosin Kodin e Etikës në fushatë, ndalohet bullizmi dhe publikimi i përmbajtjeve me AI

    Partitë firmosin Kodin e Etikës në fushatë, ndalohet bullizmi dhe publikimi i përmbajtjeve me AI

    Ceremonia e nënshkrimit

    TIRANË-Përfaqësues të partive politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kanë firmosur ditën e sotme në ambientet e KQZ-së Kodin Etik. 
    Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Kodi i etikës për fushatat digjitale në Shqipëri do të shërbejë si një marrëveshje e përbashkët për të nxitur standardet etike, për të luftuar dezinformimin dhe keqinformimin në zgjedhje, si dhe për të siguruar një fushë loje të barabartë në sferën digjitale. Nënshkrimi i këtij kodi nga partitë politike simbolizon angazhimin e tyre për të zhvilluar një fushate digjitale etike dhe me integritet, duke kontribuar në një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.
    Subjektet ndalohen që përmes llogarive të rreme ose bot-e automatike të manipulojn opinionet e zgjedhësve, si dhe u ndalohen dhe trolle, akuza të pabaza ose bullizëm kibernetik. Gjithashtu, ndalohen edhe përmbajtje manipuluese, duke përfshirë audio, imazhe ose video të gjeneruara me ose pa përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim paraqitjen e shtrembëruar ose të falsifikuar në mënyrë të rreme ose manipuluese të kandidatëve, zyrtarëve ose çdo pale tjetër të përfshirë në zgjedhje.
    Zotimet e palëve nënshkruese
    Nënshkruesit e këtij Kodi Etike që përfaqësojnë subjektet zgjedhore që planifikojnë të regjistrohen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 marrin përsipër  bashkërisht sa vijon:
    -Të ruajnë integritetin e zgjedhjeve përmes respektimit të rregullave dhe normave në fuqi dhe përmes zbatimit të parimeve për fushata të ndershme dhe transparencë financiare.-Të nxisin një diskurs politik gjithëpërfshirës, pjesëmarrje dhe kontribut në procese zgjedhore të sigurta, veçanërisht:duke mos prodhuar, duke mos përdorur ose duke mos shpërndarë deklarata dhe paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual;duke mos shpërndarë, duke mos postuar dhe duke mos promovuar mesazhe që nxisin dhunë ose urrejtje; nënshkruesit inkurajohen të dënojnë me forcë dhe të ndërmarrin sanksione ndaj çdo akti dhune ndaj kandidatëve ose përfaqësuesve të zgjedhur.Duke mos shkurajuar zgjedhësit dhe duke mos shpërndarë informacione të pasakta në lidhje me procesin zgjedhor, siç janë të dhënat e zgjedhësve, procesi i votimit dhe qendrat e votimit.-Të garantojnë një përdorim etik dhe transparent të mjeteve dhe teknologjive për fushatë, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale.
    -Të mos prodhojnë, të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese, veçanërisht:të dhëna ose materiale të rreme, të fabrikuara, të bëra publike pa leje dhe në mënyrë dashakeqe ose të vjedhura;përmbajtje manipuluese, duke përfshirë përmbajtje audio, imazhe ose video të gjeneruara me ose pa përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim paraqitjen e shtrembëruar ose të falsifikuar në mënyrë të rreme ose manipuluese të kandidatëve, zyrtarëve ose çdo pale tjetër të përfshirë në zgjedhje. Përdorimi i përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale të bëhet vetëm kur kjo përmbajtje etiketohet qartësisht si e tillë. Në këto raste këshillohet përdorimi i shenjave dalluese (ëatermarking) dhe i shenjave që tregojnë origjinën e materialit (provenance signals); llogari të rreme ose bot-e automatike për të manipuluar opinionet e zgjedhësve; trolle, akuza të pabaza ose bullizëm kibernetik; përmbajtje të krijuara dhe të shpërndara nga aktorë jashtë vendit që përpiqen të dëmtojnë parimet e demokracisë, lirisë, barazisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe të promovimit të paqes e stabilitetit.-Të shfrytëzojnë të gjitha burimet e mundshme për të luftuar efektet negative të përmbajtjeve manipuluese të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe të shohin mundësitë e trajnimit të stafit të tyre për këtë qëllim; të mos përdorin informacione personale ose konfidenciale në instrumentet e inteligjencës artificiale, si për shembull në pyetjet apo udhëzimet e dhëna (prompts), duke garantuar kështu privatësinë dhe sigurinë e individit gjatë zgjedhjeve; të shohin mundësinë e ngritjes së një mekanizmi të strukturuar që do t’u mundësonte qytetarëve të raportojnë për shqetësime ose për keqpërdorim të teknologjive të inteligjencës artificiale.-Të garantojnë transparencën e kontributeve financiare të marra, duke përfshirë edhe përfitimet në natyrë si dhuratat, trajtimet, huatë, donacionet, kontributet për fushata dhe shpenzime, në përputhje me legjislacionin evropian dhe atë kombëtar në fuqi.-Të garantojnë transparencën e reklamave politike dhe komunikimeve të fushatës:-të mos përdorin reklama politike të sponsorizuara nga interesa të padeklaruara dhe të mos angazhojnë palë të treta ndërmjetëse për dhënie mesazhesh për fushatë ku nuk identifikohet burimi ose sponsorizuesi i mesazhit.-të veprojnë në përputhje me politikat dhe mekanizmat e transparencës së platformave online dhe të japin informacione të sakta mbi proceset e regjistrimit dhe verifikimit.-të ofrojnë informacion, mundësisht në faqet e internetit të partive politike në lidhje me:organizatat dhe fondacionet me të cilat janë të lidhura; ose ne lidhje me subjekte të tjera ligjore që zhvillojnë fushatë në emër të tyre;-përdorimin e reklamave politike, duke përfshirë sponsorizuesit, burimet e financimit dhe shumat e shpenzuara për to;iii. targetimin e reklamave dhe përdorimin e çfarëdolloj sistemi të inteligjencës artificiale në shpërndarjen e reklamave.
    -të mos përdorin taktika, teknika dhe procedura manipuluese për amplifikim të mesazheve politike dhe të mos përdorin të dhëna sensitive për mikrotargetim. Të marrin masa që të dhënat e përdorura për fushata politike të jenë plotësisht në përputhje me ligjin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave, duke i kushtuar rëndësi të veçantë minimizimit të të dhënave dhe përpunimit të tyre në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente.-Të shmangin në mënyrë proaktive amplifikimin e narrativave që kanë për qëllim minimin e parimeve demokratike, të nxitura nga subjekte dhe aktorë si brenda dhe jashtë vendit.-Të ndërmarrin hapa aktivë për arritjen e standardeve bazë të sigurisë kibernetike, për të dalluar, parandaluar dhe frenuar sulmet kibernetike, si dhe për të shpërndarë informacion, duke përfshirë edhe përmes organizimit të trajnimeve brendapërbrenda mbi rreziqet ndaj sigurisë kibernetike në zgjedhje.-Të heqin ose të kërkojnë heqjen pa vonesë të çdo përmbajtjeje të publikuar në emër të një pale që ka nënshkruar këtë Kod, nëse ajo përmbajtje është në shkelje të angazhimeve të këtij Kodi Etike. Përmbajtje të tilla duhet të raportohen në platformat online.-Të rrisin ndërgjegjësimin brendapërbrenda strukturave dhe organizatave të tyre për këtë Kod Etike dhe të nxisin zbatimin e tij nga stafi i fushatës, degët e partive, organet e tjera dhe institucionet që lidhen me to. Të inkurajojnë anëtarët që ta nënshkruajnë këtë Kod ose të respektojnë angazhimet e parashikuara në të.-Të marrin masa që stafet e tyre të fushatës dhe degët e partive të tyre të respektojnë me rigorozitet rregullimet kombëtare për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve publike gjatë zgjedhjeve; të rrisin ndërgjegjësimin e anëtarëve të partive për nevojën e respektimit rigoroz të këtyre rregullimeve.-Të promovojnë përmbushjen në mënyrë të pavarur të angazhimeve të parashikuara në këtë Kod Etike dhe bashkëpunimin e plotë me autoritetet mbikëqyrëse, vëzhguesit zgjedhorë ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe me aktorë të tjerë të përfshirë në vëzhgimin e pavarur, si mediat, studiuesit akademikë dhe organizatat e shoqërisë civile.-Të diskutojnë për zbatimin e këtij Kodi Etike me kryetarët e subjekteve zgjedhore dhe/ose sekretarët e përgjithshëm dhe degët përkatëse të partive para zhvillimit të zgjedhjeve.-Të bëjnë një vlerësim paszgjedhor dhe të vazhdojnë diskutimet brendapërbrenda subjekteve zgjedhore dhe mes subjekteve të ndryshme zgjedhore pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.