Kevi Muçllari, i përfshirë në sherrin me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit ka folur për mediat pas incidentit.
Ai shpjegoi konfliktin, i cili eskaloi nga përplasja verbale deri në konfrontim fizik mes të dyve.
Kevi Muçllari, banor i Çërraves që u përfshi në konflikt: Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër.
Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.
Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë qe mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan.
Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.
Tag: përfshi
-

“Më kërcënoi”/ U përfshi në konflikt me këshilltarin në bashki, flet qytetari: Turp të kenë, kjo punë nuk do ngelet këtu
-

“Më kërcënoi”/ Flet qytetari që u përfshi në konflikt me këshilltarin në bashki: Turp të kenë, kjo punë nuk do ngelet këtu
Kevi Muçllari, banor i Çërraves që u përfshi në konflikt: Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër.
Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.
Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë qe mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan.
Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.Top Channel
-

U përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari / Lirohet profesori italian me garanci pasurore 15 mijë euro
Profesori italian i biologjisë, Michele D’Angelo i cili u përfshi në një aksident në aksin Levan-Fier më 8 gusht të këtij viti është liruar nga burgu pas vendimit të Gjykatës së Fierit.
Gjykata e Fierit vendosi lirimin e tij në këmbim të garancisë pasurore në vlerën 15 mijë euro.
Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, bëhet e ditur se profesorit italian i është lehtësuar masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa ai do të duhet të paraqitet të premten e fundit të çdo muaji në orën 14:00 para oficerit të Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Fierit.
“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.62-2025-4585-(1305), datë 12.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me masat e sigurimit personal të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Garancia pasurore” e parashikuar nga neni 234 dhe 236 i Kodit të Procedurës Penale. Garancia pasurore përcaktohet në shumën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) Euro/ ose 1,500,000 (njëmilionepesëqindmijë) lekë dhe duhet të depozitohet brenda 5 (pesë) ditëve, nga dita e shpalljes së këtij vendimi, në një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë”, theksohet në vendimin e Gjykatës së Fierit.
Profesori i Biologjisë në Universitetin e Aquila, Michele D’Angelo u vendos në pranga më 8 gusht pasi u përfshi në një aksident në autostradën Levan-Fier, teksa ndodhej për pushime në Shqipëri. Makina me të cilin po udhëtonte italiani u përplas me automjet tjetër ku si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një 17-vjeçar.
Vendimi i Gjykatës së Fierit: -

15 mijë euro garanci/ U përfshi në aksidentin ku vdiq 16-vjeçari, Gjykata e Fierit nxjerr nga burgu profesorin italian
Pavarësisht se aksidenti në Fier ku u përfshi pedagogu i njohur italian i Biologjisë, në Universitetin e L’Aquilws Michele D’Angelo përfundoi me vdekjen e një 16-vjeçari nga Patosi dhe plagosjen e tre të tjerëve, diplomacia ka bërë punën e saj dhe ai është lënë i lirë.
Mediat italiane që prej më shumë se dy muajsh i kanë kushtuar artikuj të tërë burgosjes së shkencëtarit me famë ndërkombëtare, sot i bëjnë jehonë lirimit të tij falë ndërhyrjes së diplomacisë.
Top Channel ka siguruar vendimin e gjykatës, i cili thekson se 44-vjeçari D’Angelo është lënë i lirë me kusht pas pagesës së 15 mijë eurove. Prokuroria e Fierit nuk ka mbyllur ende hetimet, por mediat italiane thonë se ekspertiza përfundimtare pritet ta nxjerrë të pafajshëm për akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “braktisje të automjetit” pas aksidentit ku humbi jetën një adoleshent. Hetimet e Prokurorisë duhet të përfundojnë me ligj deri në mesin e nëntorit. Por diplomacia arriti të përshpejtojë afatet, duke e nxjerrë nga burgu dhe duke i mundësuar kthimin në Itali, së bashku me bashkëshorten Vannesa.
Operacioni për lirimin e tij thuhet se përfshiu përfaqësues, si italianë ashtu edhe shqiptarë në nivele shumë të larta. Universiteti i L’Aquilas dhe gjithë komuniteti akademik u angazhuan publikisht për të mbledhur fonde për lirimin e profesorit. Deputeti Luciano D’Alfonso i shkroi Presidentit Bajram Begaj, duke e cilësuar të tepruar mbajtjen e profesorit në paraburgim, e gjithë ndërhyrja diplomatike solli lirimin e tij pa u mbyllur hetimet.Top Channel
-

15 mijë euro garanci/ U përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari, Gjykata e Fierit nxjerr nga burgu profesorin italian

U përfshi nga flakët, ja çfarë ka mbetur nga bujtina e drurit në Leskovik
Një zjarr përfshiu një shtëpi prej druri në Leskovik ditën e sotme e cila përdorej për biznes.
Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz por e gjithë banesa prej druri është djegur dhe ka dëme të shumta materiale.
Sipas të dhënave, dyshohet se zjarri është ndezur nga vetë pronarja e biznesit, ku për shkak të pakujdesisë ka marrë përmasa dhe ka qenë e pamundur të ndërhyhet nga vetë pronarët.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe as përhapje të zjarrit në sipërfaqen e tokës përreth. -

Pësoi djegie të rënda pasi shtëpia në Maliq u përfshi nga flakët, 6-vjeçarja ende në gjendje kritike te QSUT
Gjendja shëndetësore e 6-vjeçares nga Maliqi e cila mori djegie të rënda pasi shtëpia ku banonte u përfshi nga flakët është ende kritike.
E mitura që prej ditës së djeshme ndodhet në reanimacion e intubuar në urgjencën e Pediatrisë në QSUT.
Sipas informacioneve, vajza ka 45% djegie ne trup, ku konktretisht plagët më të rënda i ka në fytyrë dhe duar.
Ajo është në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët pediatër, por edhe nga mjekët e plastikës.
Ministria e Shëndetësisë e pyetur për mundësinë e dërgimit jashtë vendit thotë se gjendja e vajzës nuk e mundëson aktualisht lëvizjen, për këtë arsye nuk po e konsiderojnë për momentin këtë opsion.
Një ditë më parë (19 tetor) Maliqi u trondit nga kur shtëpia e familjes Azisllari u përfshi nga flakët. Nëna e të miturve mundi të nxirrte nga banesa të vegjlit e saj, Lukën 14-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës. Ndërkohë 14-vjeçari Luka Azisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën. -

U përfshi në një aksident me makinë, arrestohet shoferi në Sarandë
Një aksident automobilistik është regjistruar pas mesnate në qytetin e Sarandës. Automjeti tip “Chevrolet” me targa greke HNZ 4022, ka humbur kontrollin në rrugën “Lefter Talo” përballë një hoteli dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.
Si duket përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë pasi mjeti ka përfunduar i përmbysur. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e qarkullimit rrugor që shkuan menjëherë në vendngjarje kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandro Gunella 18 vjeç, ku nga testi rezultoi si fillim 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l. Për rrjedhojë në këto kushte është bërë arrestimi nga policia i 18-vjeçarit Aleksandro Gunella. -

PD vendos sot për kandidaturat në 6 bashki, përfshi Tiranën
Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme.
Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve me aleatet në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.
Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në 6 bashkitë që hyjnë në zgjedhje. Kujtojmë se ende PD-ja nuk ka asnjë kandidat për 6 bashkitë e vendit, përfshi dhe bashkinë e Tiranës. -

Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 42-vjeçarja në Durrës
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën nga asfiksia, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
“Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe”, njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.Top Channel