Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të të festivalit më të madh të muzikës në Evropë. Performanca e vendit tonë u prit ngrohtësisht nga salla në Basel të Zvicrës.
Spektakli i finales së sotme nisi në orën 21:00 të mbrëmjes dhe u publikua dhe në YouTube, për publikun ndërkombëtar. Pas një jave të mbushur me emocione me dy gjysmë-finale, sonte 26 shtete u ngjitën në skenën madhështore për të konkurruar për trofeun që lakmohet nga gjithë kontinenti.
Në skenën madhështore të garës për trofeun e shumëdëshiruar të Eurovision-it, Shqipëria ka zënë një vend të veçantë. Sipas vendimit të televizionit pritës zviceran SRG SSR, vendi ynë u rendit i 26-ti për të kënduar – një pozicion që shpeshherë lidhet me mbresat më të forta dhe vëmendjen më të madhe nga publiku dhe juritë.
Këtë vit, Shqipërinë e përfaqësoi grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” – një kombinim i veçantë i muzikës elektronike me elemente të trashëgimisë tradicionale shqiptare. Kjo përzierje ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe ka zgjuar interes mes dashamirëve të muzikës evropiane. Me një performancë të fuqishme vizuale dhe me një identitet artistik të qartë, shpresat për një rezultat të lartë janë më të mëdha se kurrë më parë.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë Shqipërinë. Linku ku mund të orientoheni për të votuar “Zjerrm”: https://esc.vote/
Tag: performancë
-

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, performancë fantastike e Shkodra Elektronike (VIDEO)
-

Nvidia prezantoi kartën e parë grafike buxhetore të RTX 50-Series
Pas një pritjeje të gjatë, Nvidia më në fund ka vendosur të lançojë kartën e parë grafike buxhetore të serive GeForce RTX 50.
RTX 5060 do të fillojë prej 299 dollarësh, njëlloj si RTX 4060 kur debutoi dy vite më parë. Megjithatë të gjendur përballë tarifave të Trump dhe luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të kartave grafike, blerja për këtë çmim duket një mision i pamundur.
Nvidia gjithashtu lançoi edhe dy variante të RTX 5060 Ti me 8GB dhe 16GB VRAM me çmim prej 379 dollarë dhe 429 dollarë respektivisht. Këto karta grafike më të shpejta do të mbërrijnë më 16 Prill ndërsa nuk ka një datë për modelin bazë RTX 5060.Ndërsa Nvidia përqendrohet tek performanca e përgjithshme, aspekti që do të shesë më së shumti këto karta grafike është mbështetja e plotë për DLSS 4. Analistët janë surprizuar nga performanca e lartë që DLSS 4 sjell duke ruajtur cilësinë.
Kompania tha se RTX 5060 ka 8GB VRAM GDDR7, bërthama 19 TFLOPS “Blackwell”, bërthama tensor të gjeneratës së 5-të me performancë 614 TOPS në AI dhe bërthama RT të gjeneratës së 4-rt me 58 TFLOPS performancë. Raportime të ndryshme në rrugë jozyrtare thonë se RTX 5060 ka 3,840 bërthama CUDA.Kujtojmë se RTX 4060 kishte 3,072 bërthama CUDA dhe 8GB VRAM.
Me RTX 5060 Ti Nvidia dërgon performancë në nivel tjetër me 4,608 bërthama CUDA dhe opsion 8GB ose 16GB VRAM. Nvidia thotë se ka 6 TFLOPS më shumë performancë sesa modeli bazë. RTX 5060 është një kartë grafike për lojërat në 1080p ndërsa RTX 5060 Ti është e përshtatshme për lojërat në 1440p.
Sipas Nvidia RTX 5060 prodhon 234fps në Hogwarts Legacy në 1080p me DLSS 4 ndërsa RTX 4060 prodhonte 110fps. NVIDIA pretendon se 5060 mund të arrijë gjithashtu 148 fps në Cyberpunk 2077, 220 fps në Avowed dhe 330 fps në Marvel Rivals në 1080p me të njëjtat cilësime grafike dhe DLSS. Mund të jetë karta e përsosur nëse jeni duke luajtur në një ekran 240Hz 1080p.
Sa i përket RTX 5060 Ti, NVIDIA thotë se mund të arrijë 108 fps në Cyberpunk ndërsa luan në 1,440p me cilësimet e grafikës Full RT dhe gjenerimin e fps 4X. Kjo është dyfishi i 4060 Ti, i cili arriti 52 fps me gjenerimin e fps 1x.
Sfida e vërtetë për NVIDIA me familjen GeForce RTX 5060 qëndron te çmimi. Kompania nuk kontrollon drejtpërdrejt se si OEM-të i vlerësojnë kartat e tyre dhe numrat gjithashtu mund të luhaten shumë në varësi të gjendjes së aksioneve dhe ekonomike. /PCWorld Albanian -

Durrësi performancë me këngë italiane, Emirjana Sako synon 9 mandate në zgjedhjet e 11 majit
Në fushatën elektorale të Partisë Socialiste, Durrësi ka shpërthyer me një atmosferë festive, duke përfshirë një performancë me këngën italiane “Sarà perché ti amo”.
Drejtuesja e qarkut, Emirjana Sako, ka shpallur objektivin e PS për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se synojnë të sigurojnë të paktën 9 mandate për këtë qark.
“Do të hyjmë në këtë garë me besimin për të fituar 8 mandate, por synojmë ta mbyllim garën me 9 deputetë. Do të punojmë që vota e 11 majit të bashkojë të rinjtë dhe të moshuarit për të dhënë mbështetje për PS dhe për të arritur këtë qëllim,” tha Sako, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e angazhimit të qytetarëve të Durrësit, Shijakut dhe emigrantëve në këtë fushatë. Objektivi i PS është jo vetëm të rrisë përfaqësimin në Kuvend, por edhe të vazhdojë përpjekjet për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Durrësit./vizionplus.tv