Tag: përforcimin

  • Sytë nga merkato e janarit, Milan ka gati 20 milionë euro për përforcimin e parë

    Sytë nga merkato e janarit, Milan ka gati 20 milionë euro për përforcimin e parë

    24 Nëntor 2025

    20:42

    Telesport

    Pas fitores në derbi, sigurisht që është rritur shumë optimizmi te Milan dhe kuqezinjtë nuk do të mjaftohen thjesht me një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm, por do të synojnë edhe titullin.
    Për të qenë pretendent deri në fund, Milan ka nevojë për disa përforcime në merkaton e janarit. Një nga emrat që po ndjekin drejtuesit e kuqezinjve është edhe mesfushori i ri i Olympiacos, Christos Mouzakitis.
    “SportMediaset” raporton se Milan është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të ri grek, brenda merkatos së janarit. Për 18-vjeçarin interesohet edhe Man. United.

  • Juventus nuk iu ndahet portugezëve, bardhezinjtë kanë gati përforcimin e parë për merkaton e janarit

    Juventus nuk iu ndahet portugezëve, bardhezinjtë kanë gati përforcimin e parë për merkaton e janarit

    16 Tetor 2025

    21:10

    Telesport

    “SportMediaset” raporton se Juventus ka që tani gati përforcimin e parë që do të bëjë për merkaton e janarit. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri të talentuar Gustavo Sa, i cili luan në Portugali me ekipin e Famalicao.
    20-vjeçari është një mesfushor me tipare sulmuese dhe pritet të jetë një përforcim i mirë për Igor Tudor për gjysmën e dytë të sezonit. Vlera në treg e mesfushorit të ri portugez është 15 milionë euro, shifër që mesa duket Juventus është e gatshme ta paguajë.
    Kontaktet e para mes palëve kanë filluar që tani, ndërsa marrëveshja pritet të finalizohet gjatë merkatos së janarit. Portugezi duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.

  • Juventus piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit, lojtari i “pakënaqur” i Real Madridit

    Juventus piketon përforcimin e parë për merkaton e janarit, lojtari i “pakënaqur” i Real Madridit

    7 Shtator 2025

    17:36

    Telesport

    “Tuttomercatoweb” raporton se Juventus ka piketuar që tani përforcimin e parë që do të bëjë në merkaton e janarit dhe ai është Dani Ceballos. Mesfushori spanjoll që u përfol shumë për një largim nga “Los Blancos” gjatë verës, por që në fund nuk ndodhi, nuk e fsheh dot më “pakënaqësinë” që ka me Xabi Alonso-n.
    Ceballos ka luajtur vetëm 22 minuta në 3 ndeshjet e para të Real Madridit në La Liga, gjë që ka rritur akoma dhe më shumë pakënaqësinë tek ai. E ardhmja e mesfushorit sipas të gjitha gjasave do jetë te Juventus. Deri tani përflitet për huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
    Mesfushori andaluzian ishte shumë pranë transferimit te Marseille në ditët e fundit të merkatos dhe kur gjithçka dukej gati për finalizimin e marrëveshjes, Dani Ceballos ndërroi mendje dhe vendosi të qëndronte ende te Real Madrid.