Tag: përforcim

  • Flick kërkon një përforcim “big” në mesfushë, Barcelona i vë syrin yllit të Liverpool

    Flick kërkon një përforcim “big” në mesfushë, Barcelona i vë syrin yllit të Liverpool

    11 Nëntor 2025

    20:08

    Telesport

    Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës një mesfushor difensiv, duke qenë se Marc Casado nuk e bind dhe me siguri spanjolli do të largohet gjatë merkatos së ardhshme. Në këtë pozicion luan edhe Mrc Bernal, por është ende i ri dhe akoma nuk mund të jetë një titullar fiks.
    Për këtë arsye, Flick ka kërkuar një përforcim me patjetër në këtë repart. Drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar Ryan Gravenberch, mesfushorin holandez të Liverpool-it.
    Së pari, Gravenberch dallohet për cilësinë teknike, së dyti mosha e tij e re, vetëm 23 vjeç, bën që ai të jetë një përforcim për të tashmen por edhe për të ardhmen e afërt.
    Edhe pse situata financiare e katalanasve nuk është optimale, drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe synojnë të bëjnë një ofertë afër 50 milionë eurosh për të nënshkruar me holandezin në merkaton e verës së ardhshme.

  • Në rast se nuk vjen Akanji, Milan gjen mbrojtësin që i mungon në La Liga

    Në rast se nuk vjen Akanji, Milan gjen mbrojtësin që i mungon në La Liga

    30 Gusht 2025

    21:18

    Telesport

    Milan synon të bëjë një përforcim në mbrojtje, kur kanë mbetur edhe dy ditë nga merkato, e cila mbyllet më 1 shtator. Plani A i kuqezinjve është Manuel Akanji, mbrojtësi i Man. City.
    Në rast se nuk vjen Akanji, Milan ka gati planin B: Juan Foyth, mbrojtësi argjentinas i Villarreal-it. 27-vjeçari argjentinas që luan si mbrojtës i djathtë shihet si një përforcim i mirë për kuqezinjtë, por dëshira kryesore mbetet Akanji.
    Përveç përforcimit në mbrojtje, Milan synon të bëjë edhe dy goditje të tjera, një në mesfushë, ku synimi kryesor është Adrien Rabiot dhe një goditje në sulm, ku po diskutohet për një shkëmbim kokë më kokë mes Santiago Gimenez dhe Artem Dovbyk.

  • Milani synon edhe një përforcim në mbrojtje, Berat Gjimshiti në “radarët” kuqezinj

    Milani synon edhe një përforcim në mbrojtje, Berat Gjimshiti në “radarët” kuqezinj

    Milani është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për Victor Boniface, por operacioni nuk do të rëndojë menjëherë në arkat kuqezi. Sulmuesi nigerian do të vijë nga Bayer Leverkusen në huazim, me të drejtë blerjeje, një formulë që do ta zhvendosë shpenzimin e vërtetë ekonomik vetëm verën e ardhshme, kur Igli Tare do të vendosë nëse do ta konfirmojë investimin apo jo.
    Kjo zgjedhje i lejon drejtorit sportiv kuqezi të ruajë ende hapësira manovrimi në këtë fund merkatoje, për ta plotësuar skuadrën në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Reparti që mund të ketë nevojë për një përforcim të fundit është qendra e mbrojtjes.
    Allegri ka treguar fleksibilitet të madh duke kaluar nga 3-5-2 në 4-3-3, duke shfrytëzuar edhe përshtatshmërinë e Tomorit si mbrojtës i djathtë, por numrat mbeten të kufizuar. Përveç anglezit, trajneri livornez mund të mbështetet te Gabbia, Pavlovic, De Winter dhe të rinjtë Athekame e Bartesaghi, më të përshtatshëm për rolin e krahëve.
    Për këtë arsye, Tare mban gjallë pistën Caleb Okoli, qendërmbrojtës klasi, i lindur më 2001, pjesë e Leicesterit, i vlerësuar mes 10 dhe 15 milionë eurove. Pëlqehen edhe profile me më shumë eksperiencë: Kim Min-jae i Bayern Munich, i sonduar në qershor, por i frenuar nga paga prej 8 milionë euro në vit; Andreas Christensen i Barcelonës (mbi të cilin peshojnë dyshimet fizike) dhe Jakub Kiwior i Arsenalit, ndonëse “topçinjtë” nuk e lehtësojnë tratativën.
    Së fundi mbetet edhe pista “italiane”: Berat Gjimshiti i Atalantës, mbrojtës i besueshëm dhe tashmë i mësuar të luajë si në një repart me tre, ashtu edhe në Serie A.
     

  • Xabi Alonso gjen përforcim ideal në mesfushë për sezonin e ri dhe pa paguar asgjë

    Xabi Alonso gjen përforcim ideal në mesfushë për sezonin e ri dhe pa paguar asgjë

    15 Gusht 2025

    19:54

    Telesport

    Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë deri tani Real Madrid, Xabi Alonso ka kërkuar vazhdimisht një mesfushor. Edhe pse janë përmendur disa emra për të përforcuar mesfushën e “Los Blancos”, deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
    Megjithatë, edhe nëse nuk ndodh transferimi i një mesfushori deri më 1 shtator, afat kur mbyllet merkato, Xabi Alonso duket se e ka “asin nën mëngë”. Konkretisht, është mesfushori premtues, Thiago Pitarch, një lojtar i ri që ka shkëlqyer gjatë fazës parasezonale dhe pati disa minuta lojë në miqësoren e fundit ndaj Tirol.
    Po ashtu, Alonso ka dhe një zgjedhje të dytë: David Alaba. Austriaku ka prvouar edhe më parë të luajë në mesfushë, ndaj nuk do ishte habi aktivizimi i tij në këtë rol, sidomos në raste emergjence.

  • Përforcim në mesfushë, një maroken për Romën

    Përforcim në mesfushë, një maroken për Romën

    Roma ka ndërhyrë në merkato. Klubi i Serie A ka njoftuar afrimin e mesfushorit maroken Neil El Aynaoi nga Lens. Ai ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.
    24-vjeçari ka luajtur 24 ndeshje në sezonin e kaluar dhe ka shënuar 8 gola. Më herët, Neil ka luajtur për  Nancy.

    “Përshëndetje fansa të Romës. Jam shumë i lumtur të jem këtu, mezi pres të iu shikoj në Olimpico”- tha Neil El Aynoi në një videomesazh për faqen e Romës.

  • Pas Rashford, Flick kërkon dhe një përforcim tjetër! Dëshira e gjermanit është ylli i Serie A

    Pas Rashford, Flick kërkon dhe një përforcim tjetër! Dëshira e gjermanit është ylli i Serie A

    20 Korrik 2025

    11:53

    Telesport

    Pasi siguroi huazimin e Marcus Rashford, me huazim blerje në fund të sezonit të ardhshëm, Hansi Flick iu ka bërë drejtuesve të Barcelonës kërkesën e tij të radhës. Trajneri gjerman ka kërkuar një përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe emri që pëlqehet më shumë prej tij është holandezi i Interit, Denzel Dumfries.
    Edhe pse katalanasit kanë në krahun e djathtë një nga mbrojtësit më të mirë të momentit si Jules Kounde, Flick beson se ardhja e Dumfries është e nevojshme për të rritur konkurrencën së pari dhe së dyti kur është e nevojshme francezi mund të kthehet në qendër të mbrojtës, që është pozicioni i tij natyral.
    Megjithatë, operacioni për transferimin e Dumfries nuk do të jetë i lehtë. Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga një nga asetet e tyre më të vlefshme. Në fakt, italianët thuhet se kanë vendosur një klauzolë minimale lirimi prej të paktën 40 milionë eurosh, një shumë e konsiderueshme duke pasur parasysh situatën financiare të Barcelonës. Por, nuk përjashtohet mundësia që Barcelona të përfshijë në marrëveshje edhe një lojtar tjetër për ta lehtësuar sa më shumë koston e transferimit të holandezit.

  • Real Madrid do të bëjë edhe një përforcim të fundit në merkato, në listë është edhe ylli i Interit

    Real Madrid do të bëjë edhe një përforcim të fundit në merkato, në listë është edhe ylli i Interit

    16 Korrik 2025

    11:11

    Telesport

    Pasi ka shpenzuar 168 milionë euro deri tani në merkato, ku ka bërë 4 transferime të mëdha, njërin prej të cilëve falas, Real Madrid do të bëjë edhe një goditje të fundit dhe do të jetë një përforcim madhor për Xabi Alonso në repartin e mesfushës.
    Drejtuesit e Real Madridit kanë një listë me 3 emra: Nicolo Barella, Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister. Të tre emrat janë lojtarë kyç në ekipet e tyre përkatëse me kontrata afatgjata, gjë që detyron klubin madrilen të bëjë ofertë me tre shifra në drejtim të tyre.
    Nga 3 emrat, më i mundshmi duket Nicolo Barrella, për të cilin Interi mund të jetë më i hapur për negociata dhe kostoja do të ishte pak më e ulët krahasuar me dy lojtarët e tjerë që luajnë në Premier League.
    Italiani duket një përforcim ideal për atë që kërkon Xabi Alonso.  Trajneri bask ka nevojë për një organizator në mesin e fushës për të vënë në “jetë” projektin e tij, më të cilin synon të fitojë La Ligën dhe champions League sezonin e ri.
    Kujtojmë se deri tani Real Madrid ka transferuar Dean Hujisen, Alexander Arnold, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras. Drejtuesit e Realit pretendojnë të transferojnë njërin nga 3 mesfushorët e përmendur më sipër, për të mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere.

  • Transferimi i Dakut dështoi në çastin e fundit, legjenda Arshavin: Mirlindi do të ishte një përforcim për ne

    Transferimi i Dakut dështoi në çastin e fundit, legjenda Arshavin: Mirlindi do të ishte një përforcim për ne

    Mirlind Daku ishte vetëm një hap larg firmës me Zenitin e Shën Petersburgut. Gjithçka po shkonte në rrugën e duhur, por në çastin e fundit rroga e kërkuar nga lojtari shqiptar u kthye në pengesën që solli dështimin e këtij transferimi. Për këtë lëvizje është pyetur edhe ish-futbollisti i madh rus, Andrej Arshavini.
    Ish-sulmuesini i Arsenalit, i cili tashmë ka një rol zyrtari pranë Zenitit të Shën Petersburgut, është pyetur nëse prania e Dakut do ta përforconte edhe më tepër skuadrën. Sipas “RB Sport”-it ai është përgjigjur se sulmuesi shqiptar do të ishte një përforcim i mirë për Zenitit, por gjithashtu klubit do t’i duhej të largonte një tjetër lojtar në sulm në rast se ky transferim do të përfundonte me sukses.
    “Sigurisht që ai (Mirlind Daku) do të kishte qenë një përforcim për ne. Por Zeniti do të duhej që të ndante rrugët me dikë”, ka thënë Andrej Arshavini./Sport Ekspres/