Tag: përfiton

  • Rishikim surprizë i buxhetit! Ja institucionet që do të marrin miliona euro shtesë

    Rishikim surprizë i buxhetit! Ja institucionet që do të marrin miliona euro shtesë

    Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, i ka krijuar qeverisë të akordojë fonde shtesë për disa institucione kryesore. Në listën e përfituesve janë:
    Ministria e Punëve të Brendshme përfiton rreth 4.6 milionë euro, fonde që do të përdoren për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
    Ministria e Drejtësisë merr rreth 4 milionë euro shtesë për financimit të projektit për Institutin e të Miturve në Konflikt me Ligjin.
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfiton rreth 3 milionë euro  për projektet e bashkive në programin “Ujitja dhe kullimi”, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe menaxhimin e burimeve ujore.
    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përfiton rreth 16 milionë euro shtesë për zhvillimin e sistemeve kompjuterike, në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe bashkëpunimeve me kompaninë Oracle.
    Shërbimi Informativ i Shtetit merr rreth 5.5 milionë euro për blerjen e sistemeve dhe softëare-ëve të rinj, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve teknologjike dhe të sigurisë.
    ILDKPKI me rreth 600 mijë euro shtesë për projektin e godinës së re të institucionit. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me rreth 320 mijë euro për rikonstruksionin e Vilës Qeveritare në Dajt.
    Është hera e tretë brenda këtij viti që qeveria ka rishikuar me Akt Normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Me ndryshimet e bëra rriten me 121 milionë euro të ardhurat, dhe shtohen me 57 milionë euro shpenzimet. Pjesë e shtesave është edhe fondi në dispozicion të bonusit të fundvitit për pensionistët.
    Pjesdë e rishikimit është edhe ulja e stokut të borxhit publik. Në fund të 2025-ës borxhi publik parashikohet të arrijë në 14 miliardë e 255 milionë euro, nga 14 miliardë euro e 632 milionë euro që ishte parashikimi fillestar.

  • Natë pa gola në “Abissnet Superiore”, nga përplasja Egnatia-Dinamo përfiton Vllaznia

    Natë pa gola në “Abissnet Superiore”, nga përplasja Egnatia-Dinamo përfiton Vllaznia

    Një mbrëmje pa gola në “Abissnet Superiore”. Dy përballjet e vlefshme për javën e 7 të kampionatit kanë përfunduar në barazim pa gola. Teuta vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe për një tjetr ndeshje. Bregdetarët janë ndarë me një barazim 0-0 me Tiranën, duke bërë kështu secila skuadër të sigurojë nga një pikë.
    Me të njëjtin rezultat, atë 0-0, ka përfunduar edhe sfida tjetër mes Egnatias dhe Dinamos. 90 minutat e luajtura në Rrogozhinë nuk kanë mundur të nxjerrin një fitues. Nga ky barazim më tepër përfiton Vllaznia, e cila tashmë është shkëputur me 2 pikë në krye të renditjes./Sport Ekspres/

  • Vendimi i qeverisë, kredi me interes zero për disa kategori sociale, ja kush përfiton

    Vendimi i qeverisë, kredi me interes zero për disa kategori sociale, ja kush përfiton

    Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin që përcakton institucionet përgjegjëse dhe procedurat që duhet të ndjekin familjet për të përfituar kredi për banesë me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB).
    Kush përfiton?Kredia me interes të subvencionuar ofrohet për kategori të caktuara familjesh, konkretisht:
    Familjet që jetojnë me qira në ish-pronë private
    Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë
    Fëmijët në përkujdesje të shtetit (jetimët)
    Si aplikohet?

    Aplikimi kryhet online nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, përmes portalit qeveritar e-Albania, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave. Dokumentacioni i kërkuar përfshin:
    Vërtetim negativ nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që provon se familja nuk ka pronë në gjithë territorin e Shqipërisë

    Ose vërtetim për një pronë që është nën normat minimale të banimit
    Për familjet e policëve të rënë në detyrë, dokumentacioni përcillet nga Ministria e Brendshme me kërkesë të EKB-së.

    Procedura e përzgjedhjes
    Kërkesat shqyrtohen nga një komision ad hoc pranë EKB-së, i ngritur brenda 5 ditëve nga paraqitja e aplikimeve.
    Komisioni ka 10 ditë kohë për të shqyrtuar çdo rast.
    Në rast refuzimi, aplikuesi ka të drejtë ankese administrative brenda 5 ditëve nga njoftimi.
    Familjet që miratohen për përfitim futen në listë pritjeje pa afat kohor, në pritje të fondeve dhe zbatimit të procedurave nga institucionet financiare të përfshira në marrëveshje me ministrinë përgjegjëse.
    Çfarë përfshin lista e përfituesve?
    Lista përfituese përmban të dhëna për:
    Përbërjen e familjes sipas certifikatës familjare
    Gjendjen sociale dhe të strehimit
    Strukturën e apartamentit që përfiton
    Kur ndërpritet subvencioni?
    Subvencioni i interesit ndërpritet në rastet kur:
    Qytetari nuk liron banesën e pronarit sipas afatit
    Konstatohet falsifikim dokumentesh apo deklarime të rreme
    Zbulohen mangësi serioze në dokumentacionin e dosjes
    Në rastet kur kryefamiljari (në rastet e qiramarrjes në ish-pronë private) ka ndërruar jetë, procedura vazhdon në bazë të certifikatës familjare të datës 1 dhjetor 1992, e dorëzuar nga EKB.

  • Qeveria financon komunitetet fetare, si ndahen mbi 113 milionë lekë për vitin 2025

    Qeveria financon komunitetet fetare, si ndahen mbi 113 milionë lekë për vitin 2025

    Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën një vendim për caktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2025 për katër bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me qeverinë.
    Vendimi, i cili mbështetet në ligjin përkatës dhe në ligjin e buxhetit të vitit 2025, ndan një fond total prej 113 000 000 lekësh.
    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 840 000 lekë, të ndarë në mbështetje për 71 punonjës të administratës dhe 70 punonjës të institucioneve arsimore, me gjysmën e pagës minimale buxhetore.
    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 lekë, të ndarë në financim për 55 punonjës të administratës dhe 55 punonjës të institucioneve arsimore, gjithashtu me gjysmën e pagës minimale buxhetore.
    Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 lekë, e ndarë në financim për 40 punonjës të administratës dhe 70 punonjës të institucioneve arsimore, me gjysmën e pagës minimale buxhetore.
    Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 lekë, e cila ndahet në disa zëra:

    6 000 000 lekë për 25 punonjës të administratës (deri në gjysmën e pagës minimale).
    13 360 000 lekë si kontribut për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër.
    7 000 000 lekë si fond i veçantë për shkak të pozitës së saj si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë.

    Kalimi i fondit do të kryhet njëherësh brenda muajit korrik të vitit 2025, dhe për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet.

  • “S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

    “S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

    Qytetarja nga Lezha, Mimoza Kolndreu, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2016 kuptoi se vuante nga diabeti dhe në vitet 2016-2021, ka marrë KEMP. Tani jeton e kurohet nga Francë për një sërë problemesh dhe i ka lënë motrës prokurë që të interesohet te doktori për të vijuar procedurën e KEMP-it.
    Pas shumë sorollatjesh, së motrës i kanë thënë që nuk mund të bëhet KEMP-i pa qenë fizikisht Mimoza. E sëmura është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe thotë se e ka të pamundur të vijë në Shqipëri, madje nuk është kthyer as për të varrosur të ëmën.
    Mimoza Kolndreu, denoncuese: Në 2016-ën e kam diktuar që më ka kapur. 2016-2021, e kam marrë KEMP-in vazhdimisht. Motrës sime ia kam lënë me prokurë që të shkojë të interesohet te doktori që ta pyesë se çfarë duhet a si duhet, sepse unë jam në Francë për kurim. Jo, hajde pas një muaji, jo hajde më vonë…pastaj i ka thënë që nuk mund të bëhet pa qenë ajo këtu. Që në 2021-shin, qëkur kam ardhur këtu, kam ardhur për pak kohë se thashë, mbase më zgjat për shumë pak kohë operimi, por nuk e dija që kisha tërë këto probleme. Unë i marr që kur kam ardhur e deri në ditët e sotme, i marr të gjitha në Francë: insulinat, bëj katër insulina në ditë. Unë të kisha pasur mundësi do të kisha shkuar për të varrosur nënën se kurrkush nuk do mos t’i japë lamtumirën e fundit prindit të vet.
    Ernest Rakaj, drejtor i ISH-së Lezhë, thotë se do të bëjnë edhe njëherë rishqyrtimin e dosjes që zonja ta rimarrë KEMP-in. Ai shprehet se do të këmbëngulë që vlerësimi i saj të bëhet me anë të videokonferencës, por miratimin për këtë e jep ISSH-ja në Tiranë.
    Ernest Rakaj, drejtor i ISSH Lezhë: Ndërprerja e KEMP-it është bërë për shkak se zonja nuk është paraqitur fizikisht sepse zonja jeton jashtë vendit.
    Gazetari: Pavarësisht se zonja na ka thënë që ka autorizuar motrën e vet që ndodhet në Lezhë me anë të një prokure në mënyrë  që të merret ajo me këtë problem.
    Ernest Rakaj, drejtor i ISSH Lezhë: Patjetër ne do të bëjmë edhe njëherë rishqyrtimin e dosjes e do të bëjmë maksimumin që ta rimarrë KEMP-in. Kemi edhe një mundësi tjetër që me anë të videokonferencës që bëhet kur në raste të vështira nuk mund të paraqitet fizikisht, por zonja me pjesën e epikrizës nuk e përfiton realisht si videokonferencë. Miratimin na e jep ISSH-ja në Tiranë. Ne u nisim dokumentat dhe na thonë nëse e përfiton ose nuk e përfiton.
    Gazetari: Megjithatë zonja, në komunikimin që kemi pasur me të, na ka thënë se ndodhet për arsye shëndetësore dhe gjendja e saj, sipas saj, është e përkeqësuar.
    Ernest Rakaj, drejtor i ISSH Lezhë: Patjetër që do e rishqyrtojmë me prioritet e me detaje dhe pastaj do të dalim në konkluzionin nëse e përfiton zonja apo nuk e përfiton, fiks sipas ligjit.
    Qytetares i komunikohet se ç’do të ndodhë më tej me procedurën.

  • Kush përfiton nga fondi i skemës kombëtare në bujqësi?

    Kush përfiton nga fondi i skemës kombëtare në bujqësi?

    Të premten në mesnatë mbyllen aplikimet e fermerëve për të përfituar fonde nga skema kombëtare në bujqësi.

    Janë në total rreth 4.4 miliardë lekë që do të shpërndahen për sektorin e bujqësisë, fond që pritet të rritet në vijim gjatë këtij viti, në rast se do të ketë kërkesa nga fermerët dhe blegtorët. Një formulë që qeveria e ndoqi dhe vitin e kaluar.
    Por sa janë aplikimet deri më tani?

    Janë mbi 66 mijë aplikime të bëra deri më tani, por pritshmëria është që këtë vit numri të jetë rreth 67 mijë deri në fund të procesit, i njëjtë me atë të vitit të kaluar. Mësohet se numri më i madh i aplikimeve janë nga fermerë në qarqet e Fierit, Korçës, Beratit dhe Elbasanit.
    Por sa fonde përfiton mesatarisht një fermer për të kuptuar edhe ndihmën që jep qeveria për sektorin e bujqësisë?

    I referohemi fondit fillestar prej 4.4 miliardë lekë, për rreth 67 mijë aplikues, i bie mbi 65 mijë lekë për fermer ose 660 euro. Por le të theksojmë që fondi në ndihmë të fermerëve mund të rritet gjatë vitit, në bazë të kërkesave, siç ndodhi edhe në 2024-ën, që u vlerësua në total 5.2 miliard lekë. Në këtë rast, ndihma do të rritej në mbi 770 euro për fermer.
    Por skema kombëtare në bujqësi nuk është programi i vetëm në ndihmë të këtij sektori.

    Kjo pasi fermerët dhe blegtorët mund të përfitojnë edhe nga garancia sovrane për kredi apo dhe programi i kredive të buta.

  • Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës

    Elvis Doçi, i akuzuar për drejtimin e grupit kriminal, përfiton leje ndërtimi hoteli në Durrës

    Një prej grupeve të goditura në aksionin e fundit të SPAK dhe autoriteteve italiene, është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Ndaj tij është lëshuar fletëarrest si dhe i është sekuestruar edhe kompania “Portside”.
    Por ky nuk është i vetmi biznes që Doçi zotëron. Ai gjithashtu është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit. Leja është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit e cila drejtohet nga kryeministri, Edi Rama.
    Madje nëse bën një kontroll të thjesht në dokumentet e subjektit në pronësi të Ervis Doçit, vërehet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.
    Konkretsht në 2010-ën, Doçi ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin. Ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën. Të dy këta persona në vitin 2016 kanë qenë të arrestuar nga autoritetet në Itali për përpunim dhe shitjet të heroinës.
    Gëzim Hasa që ishte drejtues i këtij grupi dhe Denis Tafili kanë qenë ish-policë në Tiranë.

     

     
    Nëse KKT do të ishte më e kujdesshme kur lëshon lejet e ndërtimit, mjaftonte që të bënte një kërkim të thjesht në google për pronarin dhe përfaqësuesit e kompanisë, dhe do të mësonte gjithçka rreth aktivitetit të tyre.
    Ky është një rast i pastër se si një pronar kompanie i lidhur me trafikun e drogës, përfiton leje ndërtimi nga qeveria.
    Ervis Doçi është emër i botës së krimit i cili ka qenë i dënuar për trafik droge. “Visi i Pojës” është një personazh i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, pasi një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.