Tag: përfitojnë

  • Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

    Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

    Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët. Këtë mesazh ka përcjellë Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili është shpërndarë nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane në Tiranë.
    Në mesazhin e tij, Rubio shpreh shqetësimin për fenomenin e emigrimit masiv dhe bën thirrje për parandalimin e tij. Sipas sekretarit të shtetit, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore dhe ata që përfitojnë janë trafikantët.
    “Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët”, thuhet në mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.

  • Spitali Universitar i Milanos sjell teknikat e avancuara të onkogjinekologjisë në Tiranë, Rama: Mjekët e rinj do përfitojnë…

    Spitali Universitar i Milanos sjell teknikat e avancuara të onkogjinekologjisë në Tiranë, Rama: Mjekët e rinj do përfitojnë…

    Në bashkëpunim me Spitalin Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano, në Spitalin niversitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” do të adaptohen teknikat më të avancuara të onkogjinekologjisë.

    Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan se mjekët e rinj do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë, duke përmirësuar edhe më shumë trajtimin shëndetësor të pacientëve me diagnoza të ndryshme.
    “Teknikat më të avancuara të onkogjinekologjisë do të adaptohen në protokollet shëndetësore të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, një partneritet i mjekëve shqiptarë dhe stafit të Spitalit Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano, që do të vijojë më tej edhe me specializime të vazhdueshme të mjekëve të rinj, të cilët do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë, duke përmirësuar edhe më shumë trajtimin shëndetësor të pacientëve me diagnoza të ndryshme“-thuhet në reagimin e Ramës.

    Top Channel

  • Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

    Rama:Nga 1 qershori shqiptarët do përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se marrëveshja për njohjen reciproke të viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar një foto së bashku me kryeministren e Italisë Meloni, duke bërë të ditur se ajo i ka dhuruar dokumentin final të procesit të gjatë ligjor që formalizon këtë marrëveshje.
    “LAJM I MIRË
    dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
    Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.

  • “Motra solli në Tiranë dokumentin”, Rama ndan lajmin e mirë për shqiptarët e Italisë

    “Motra solli në Tiranë dokumentin”, Rama ndan lajmin e mirë për shqiptarët e Italisë

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e rëndësishëm, duke njoftuar se, duke filluar nga 1 qershori 2025, shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.
    Rama theksoi se ky lajm, i cili ka merituar vëmendjen e duhur përtej zhvillimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian, vjen pas një procesi të gjatë ligjor. SDokumenti final i marrëveshjes, i sjellë në Tiranë nga “motra” siç e quan ai Kryeministren e Italisë, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke i ofruar shqiptarëve në Itali mundësinë të përfitojnë një sistem pensioni të garantuar dhe tërësisht funksional.
    Rama:

    🔴 LAJM I MIRË
    dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
    Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë🇦🇱❤️🇮🇹
    /vizionplus.tv

  • Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Shqiptarët do të përfitojnë prej 1 qershorit

    Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Shqiptarët do të përfitojnë prej 1 qershorit

    Giorgia Meloni dhe Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se të gjithë emigrantët në Itali, prej 1 qershorit do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se gjatë vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni, në kuadër të samitit, ajo solli edhe dokumentin final mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve.

    “LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
    Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”, shkruan Rama.
    Marrëveshja për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore u arrit më 6 shkurt të vitit 2024 dhe u firmos në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Sipas marrëveshjes shqiptarët, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, do t’u njihen vitet e punës dhe po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.
    Sipas të dhënave, rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali do të përfitojnë pensione. Po ashtu, shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje. Deri tani shteti shqiptar ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete. Ky dakordësim bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet. Ndërsa rreth 4 mijë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo marrëveshje./ZËRI

  • “Kush do bëjë më shumë fëmijë, do i rrimë më afër”/ Rama: Bonusi i bebes jo me çek, do të ketë pagesa mujore

    “Kush do bëjë më shumë fëmijë, do i rrimë më afër”/ Rama: Bonusi i bebes jo me çek, do të ketë pagesa mujore

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Burrel, diskutoi paketat sociale që kanë në fokus mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit.
    Rama njoftoi se programi i bonusit të bebes do të kalojë në një rikonceptim të ri, duke filluar nga viti 2026. Sipas tij, kjo do të thotë që ndihma financiare nuk do të ofrohet më në formën e çekut, por do të kalojë në një skemë të re pagesash mujore për periudha 2-vjeçare dhe 3-5-vjeçare, duke u përshtatur me numrin e fëmijëve.
    “Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga viti 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do ecim me një tjetër skemë me pagesa mujore, 2-vjeçare, 3-5-vjeçare. Sipas numrit të fëmijët, kush do bëjë më shumë, do i rrimë më afër kuptohet”, u shpreh ai.
    Ndërkohë, një prej betejave kryesore mbeten pensionet, për të cilat Rama nënvizoi se nuk është dhënë asnjë premtim i pabazuar. Ai shpjegoi se viktimat e politikave të mëparshme, të cilat ishin të dëmshme dhe kriminale në nivel kombëtar, tani përfitojnë pensione të cilat nuk janë dinjitoze. Në ndryshim, ata që dalin në pension pas reformës, përfitojnë pensione të tjera më të mira.
    “Kemi bërë reforma që kanë ndryshuar situatën e pensioneve, dhe ata që dalin në pension pas këtyre reformave, përfitojnë pensione krejt të tjera,” përfundoi Kryeministri.

  • Berisha prezanton ekipin në Elbasan: Pagat e mësuesve deri në 1500 euro! Do fusim kartën e konsumatorit

    Berisha prezanton ekipin në Elbasan: Pagat e mësuesve deri në 1500 euro! Do fusim kartën e konsumatorit

    Kryedemokrati Sali Berisha

    ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar ekipin e tij në qytetin e Elbasanit. Berisha zhvilloi sot një takim dhe renditi premtimet dhe kërkesat që do të përmbushë, nëse do të vijë në pushtet. Sipas tij, paga e mësuesve do të jetë minimalisht 1500 euro duke i dhënë kështu prioritet sistemit arsimor. Berisha përmendi anëtarët e grupeve kriminale dhe tha se ata do të përfundojnë pas hekurave, duke qëendruar kështu larg qytetarëve që janë terrorizuar prej tyre.
    Berisha tha se do të vendosin minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo shtëpiak, për çdo qytetar që firmos në borderotë e shtetit shqiptar dhe se nga kjo përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë, të gjithë studentët që meritojnë bursën dhe të gjithë ata që janë në ndihmë ekonomike. Për shtresën e varfër, kryedemokrati tha se do përdorin kartën e konsumatorit, ata do i blejnë ushqimet, duke marrë mbrapsht TVSH-në.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Sot unë rikthehem sërish në këtë qytet për të dhënë mesazhin se këtë vit Elbasani dhe mbarë Shqipëria do të kenë një ditë të dytë vere dhe kjo do jetë 11 maji. Elbasani është dëshmi e njërës prej vjedhjeve më të mëdha të shekullit. Ja ku është llamarina që solli Edi Rama me ministrat e tij. Jashtë funksioni, nuk ka prodhuar asnjë kilovat orë që kur është instaluar. Miq, nuk ka një popull të dytë më të vjedhur se sa shqiptarët në 12 vite. Alternativa e tyre mbeti vetëm të largohen nga ky vend sepse këtu nuk mund të siguronin mbijetesën, pa le më të ndërtonin ëndrrën e tyre. Miqtë e mi, ne paraqesim para jush sot kandidatë, djem, vajza, burra dhe gra fisnikë, njerëz që ju i njihni. Këtu kemi Tomorr Alizotin, një nga përfaqësuesit më dinjitozë të brezit të tij. Dhe fjala ime e nderit është se ky ekip, deputetë në parlamentin shqiptar, është garanti më i fuqishëm për të bërë realitet programin e Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore pikë për pikë. Deputetët e krahut tjetër janë përzierje Ndragheta-Çela. Edhe Balla, por Balla është mbrapa. Janë pra kandidatë të krimit qeveritar, të krimit ordiner, të krimit të mafies. Arbjan, ty të solli Edi Rama në Elbasan për të shpëtuar lëkurën se ortakun tënd, Milorancin, antimafia italiane e çoi atë ku duhej të ishte. Të solli këtu në Elbasan me lejtnant Suel Çelën dhe bandën e tij. Elbasani nuk është i mafies, është i dijes, është i qytetërimit, është i burrërisë, është i mençurisë.
    Ndaj dhe ne do e nisim hapin e parë drejt Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore duke vendosur minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo shtëpiak, për çdo qytetar që firmos në borderotë e shtetit shqiptar. Nga kjo përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë, përfitojnë të gjithë studentët që meritojnë bursën, përfitojnë të gjithë ata që janë në ndihmë ekonomike. 200 euro nuk janë shumë, por ka një kriter, me 6.3 euro në ditë, përjashtohet varfëria ekstreme. Çdo vend i lirë nuk pranon varfërinë ekstreme dhe ne, 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do e zhdukim nga Shqipëria. Ndaj kësaj shtrese ne do përdorim kartën e konsumatorit. Ata do i blejnë ushqimet, duke marrë mbrapsht TVSH-në. Ajo në një vit është 450 euro minimumi. Rrogat minimale do të rriten në 500 euro. Sipërmarrësve u kërkoj mirëkuptimin. Unë e kuptoj që kjo është ngarkesë, por u jap fjalën e nderit që do ulim taksat në atë shkallë, sa atyre do u mbeten para më shumë në llogaritë e tyre se më parë. Rikujtoj sot një ditë në jetën time të veçantë, në vitin 2005, unë u kam premtuar në këtë qytet mësuesve të Shqipërisë dyfishimin e rrogave. Jam sot këtu po në Elbasan për t’u premtuar mësuesve të Shqipërisë se në krye të një mandati, rrogat e tyre do jenë 1500 euro.