Tag: përfitojnë

  • Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

    Braçe kundër ministrit Malaj për “paqen fiskale”: Përfitojnë borxhlinjtë e mëdhenj…

    Projektligji për marrëveshjen fiskale ka nxitur një debat të gjerë për transparencën e listës së bizneseve që përfitojnë.
    Deputeti i PS Erion Braçe në Top Story flet për përmbajtjen e projektligjit dhe kundërshtimet e tij ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj.

    “Gjoba nuk shuhet as falet. Bankers është nën hetim penal. Nuk përfiton nga marrëveshja e paqes fiskale nga fillimi në fund. Ka dy ligje që janë konsideruar si amnisti. Ligji për shuarjen e detyrimeve fiskale 10 vite përpara, për pjesën 2014-2019, ka një skemë favorizuese për ata që do e paguajnë menjëherë.
    Komisioni i Ekonomisë dje ka bërë dy ndryshime themelore. Kemi shtrirë detyrimet. I dyti ka të bëjë me transparencën, ka qenë propozim i Bozdos dhe është mbështetur nga unë dhe e gjithë trupa e deputetëve. Ata që janë borxhli të mëdhej të shtetit dhe përfitojnë, do të jenë publikë. Përfiton, publikohet. Vijmë dhe te paqja fiskale, unë nuk i pranoj dot, jam kundër. Sa kohë ke bërë biznes, ke fituar dhe nuk ke paguar. Për mua nuk duhet të ketë shuarje detyrimesh. Për gjykimin tim, ligji nuk është shkruar mirë, pavarësisht qëllimit“-u shpreh Braçe.

  • Amnistia fiskale, Bozdo: Një mundësi e artë për pastrimin ligjor të parave

    Amnistia fiskale, Bozdo: Një mundësi e artë për pastrimin ligjor të parave

    Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me faljen fiskale. Bozdo tha se kjo është një amnisti fiskale e pakontrolluar, ndërsa theksoi se nëse ky mekanizëm lejohet të funksionojë siç thotë qeveria, i hapet rrugë pastrimit të parave.
    Ai tha se një nga amendimet e PD-së për këtë është përjashtimi i kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit nga ky projektligj.
    Sipas tij, amendimet e tjera përfshijnë, dyfishimin e normës së tatimfitimit për sektorët e tjerë, rritjen e transparencës për bizneset që përfitojnë, lehtësimin e procedurave për fermerët dhe uljen e normës së rivlerësimit të pasurive për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
    Gjithashtu Bozdo ka treguar dhe amendimet për projektligjin  për faljen apo shuarjen e detyrimeve të bizneseve ndaj administratës tatimore dhe doganore.
    Fjala e plotë e Bozdos:
    Si dhe aspekti i dytë, atë të faljes fiskale duke lejuar kompanitë të ndryshojnë pa limit bilancet kontabël të tyre, në këmbim vetëm të një tatimi shtesë prej 5%. Pikërisht, ky aspekt i dytë është shumë problematik.
    Është një amnisti fiskale e pakontrolluar, e maskuar në idenë e përmirësimit të klimës së biznesit. Ky mekanizëm, nëse do të lejohet në këtë mënyrë siç qeveria e dëshiron, ofron një mundësi të artë, në thonjëza, për pastrimin ligjor të parave në Shqipëri. Amendimet tona kanë të bëjnë me: Një, përjashtimin e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit nga ky projektligj.
    Si kompani që fitojnë shumë dhe shpeshherë në mënyrë spekulante. Këto kompani janë shumë fitimprurëse, pra nuk ka nevojë për favorizime dhe mbi të gjitha për faktin se askush, as administrata tatimore, qoftë edhe me vullnetin më të mirë të saj, nuk mund të kontrollojë dot periudhën e deklarimit të fitimeve. Me pak fjalë, një kompani ndërtimi e ka në dorë të deklarojë fitim mbi 18% për të përfituar pastaj një normë shumë të ulët prej 5%, sipas këtij projektligji. Kjo do të përbënte shkelje të barazisë ekonomike dhe diskriminim për kompanitë e tjera.
    Dy, propozojmë për të gjithë sektorët e tjerë, me përjashtim të ndërtimit, që e kemi përjashtuar nga ky projektligj, për ndershmëri dhe trajtim, të këtyre bizneseve, normë tatimi 10% për çdo tatim fitim më të madh se shifra 18%, nga 5% që e ka propozuar qeveria. Pra praktikisht një dyfishim të normës së tatimfitimit. Shifra prej 10% është më afër normës reale të tatimit, duke ofruar në të njëjtën kohë incentivë të mjaftueshme për vetëdeklarimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
    Tre, propozojmë që çdo ndryshim i bilanceve në mënyrë retroaktive, mekanizëm ky që ofron projektligji, të jetë, pavarësisht shumës së ndryshuar, subjekt i organeve përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Kështu do të sigurohemi që ky mekanizëm që ofron mazhoranca nuk mund dhe nuk do të përdoret për pastrimin e parave, pa mbajtur askush asnjë përgjegjësi, siç e parashikon varianti i qeverisë.
    Projektligji për faljen apo shuarjen e detyrimeve të bizneseve ndaj administratës tatimore dhe doganore.
    Për këtë projektligj amendimet tona synojnë: Një, së pari, transparencën e plotë të bizneseve të cilat përfitojnë nga kjo falje. Ky është një detyrim i pashmangshëm ndaj opinionit publik dhe bizneseve të tjera të cilat paguajnë taksat në mënyrë të ndershme. Nuk mashtrojnë dhe nuk i kanë borxh shtetit.
    Për këtë ne kërkojmë që të publikohet lista me 3,000 bizneset më të mëdha që përfitojnë. Gjithsesi, asnjë biznes që përfiton falje apo shuarje prej 5 milionë lekësh, ndryshe 50,000 eurosh, nuk mund të mos bëhet publik dhe emri i tij do të publikohet në këtë listë. Dy, nga kjo falje, fshirje, nuk mund të përfitojnë kompani me të njëjtin pronar apo grup pronarësh, të cilët kanë në pronësi biznese të tjera aktive, që dalin me bilance pozitive, ose përfitojnë financime publike në formën e tenderëve dhe prokurimeve publike.
    Projektligji për tatimin në vlerën e shtuarit. Ky projektligj mund të konsiderohet një hap përpara drejt njohjes së faktit se fermerët shqiptarë janë lënë nga qeveria socialiste tërësisht në mëshirë të fatit prej 12 vitesh tashmë. Norma e kompensimit 10% e propozuar në këtë projektligj, është e mirëpritur, por zgjidhja që jepet nuk është as e drejta, as e duhura.
    Ky version i qeverisë ofron shumë pak për problemin kryesor që ka sektori, informaliteti shumë i lartë, rreth 80% e sektorit. Kështu, ky grup fermerësh, si ata që janë subjekt vetë i TVSH-së dhe lëshojnë faturë shitje, por dhe ata që janë biznese të vogla, jo subjekt i TVSH-së, si për shembull baxhot për prodhimin e bulmetit, në amendimet tona bëhen pjesë e kësaj skeme kompensimi. Sipas propozimit të qeverisë, këto dy grupe shumë të mëdha ishin jashtë skemës së kompensimit. Së dyti, amendimi ynë synon që fermerët të lehtësohen nga pikëpamja burokratike.
    Kompensimi i tyre, ndryshe nga çfarë parashikon qeveria, duhet bërë çdo muaj, automatikisht, pa paraqitur asnjë kërkesë apo dokument, pasi është paraqitur në fillim të procedurës vetëm llogaria bankare e fermerit. Së treti, ajo që është më e rëndësishmja, ky projektligj nuk e formalizon sektorin. Ky projektligj nuk i fut të gjitha hallkat e prodhimit bujqësor dhe të shpërndarjes së prodhimit bujqësor në skemën e TVSH-së.
    Për të realizuar këtë, si dhe për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare formalizimit të tregut, subvencionimit të fermerit, furnizimit me çmime të ulëta, si dhe çështjes shumë të rëndësishme të sigurisë së produkteve konsumatore, ne paraqesim amendime përkatëse të cilat e realizojnë një gjë të tillë. Dhe i fundit, projektligji për rivlerësimin e pasurive. Ky projektligj e vendos normën e rivlerësimit të pasurive të patundshme në 5%.
    Kjo është një normë shumë e lartë, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne propozojmë këtë normë në nivelin e 2% për t’i dhënë mundësi të gjitha familjeve shqiptare, pavarësisht situatës së tyre ekonomike, të përfitojnë nga ky rivlerësim. Ju faleminderit.

  • Bonusi i fundvitit, nis shpërndarja, përfitojnë mbi 762 mijë pensionistë/ 30 qershori afati i fundit për të bërë tërheqjen

    Bonusi i fundvitit, nis shpërndarja, përfitojnë mbi 762 mijë pensionistë/ 30 qershori afati i fundit për të bërë tërheqjen

    Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura. Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026. 

    “Ç’është e vërteta, për ne pensionistët është një ndihmesë. Pavarësisht se po ta shtrish në harkun kohor të vitit nuk është gjë fare. Duket si një kursim. Pensionistët kanë më shumë nevoja ndoshta edhe se të rinjtë. Hanë më shumë, kanë edhe ilaçe”, thotë një pensionist. 

    Bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona. Të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, përfituesit e pagesës mujore familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera si ata që gëzojnë vjetërsi shërbimi apo statusin e “profesionit të vështirë”. Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, ata që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta. 

    “I mora paret! Mbaroi. Mora 10 mijë lekë se e kam pensionin e madh. Dalin, si nuk dalin gjithë këto para”, shprehet një tjetër pensionist me ironi. 

    Ka edhe nga ata që megjithëse nxituan të tërhiqnin bonusin, u larguan duarbosh nga pika e postës: “Nuk tërhoqëm sot. Sot nuk kishte lekë. Këta sot e kanë hapur për të respektuar atë që u tha në televizion. Po lekë nuk ka”. 

    Nga viti i ardhshëm, bonusi i fundvitit nuk do të jetë më i buxhetuar. Në vend të tij qeveria do të aplikojë rritjen mujore të pensioneve: “Më mirë rritja mujore. E kemi më mirë për t’i menaxhuar shpenzimet”. 

    Sipas burimeve për mediat, buxheti i shtetit pritet të ndryshojë sërish këtë muaj. Me këtë akt, qeveria pritet të vendosë nëse do të marrin bonus fundviti edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, të cilat deri tani nuk janë të përfshira te shpërblimi. 

  • Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe invalidët, ja sa do të përfitojnë sipas kategorive

    Nga sot nis shpërndarja e bonusit për pensionistët dhe invalidët, ja sa do të përfitojnë sipas kategorive

    Shpërndarja e bonusit të fundvitit për qindra mijëra pensionistë dhe invalidë në vend nis sot, duke shënuar fillimin zyrtar të pagesave që pritet të lehtësojnë shpenzimet e festave.
    Edhe pse dita e sotme përkon me ditë pushimi, institucionet që administrojnë pagesat kanë hapur sportelet posaçërisht për këtë proces, një masë që synon të shmangë vonesat dhe fluksin e ditëve në vijim. Pensionistët dhe invalidët mund ta tërheqin bonusin në pikat ku marrin zakonisht pensionin, në postë apo në bankë, ndërsa pagesat në llogari bankare kryhen automatikisht.
    PËRFITIMI
    Sipas skemës së miratuar, bonusi ndahet në dy nivele, duke favorizuar ata me të ardhura më të ulëta. Pensionistët dhe invalidët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj përfitojnë 15 mijë lekë shtesë, ndërsa ata që përfitojnë mbi këtë shumë marrin bonus prej 10 mijë lekësh. Ky diferencim konsiderohet si një mënyrë për të mbështetur më fort familjet që ndodhen në vështirësi ekonomike, sidomos në periudhën e fundvitit kur rriten shpenzimet për ushqime, barna dhe produkte të tjera të domosdoshme. Procesi i pagesave do të vijojë pa ndërprerje gjatë gjithë muajit dhjetor dhe pensionistët apo invalidët që nuk arrijnë ta tërheqin menjëherë, kanë afat deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Pas kësaj date, e drejta për të përfituar bonusin humbet, prandaj autoritetet këshillojnë që të mos shtyhet pa arsye tërheqja e tij.
    Me hapjen e sporteleve që në ditën e parë dhe me proces të koordinuar mes ISSH-së, Postës dhe bankave, shpërndarja e bonusit synon të jetë më e shpejtë dhe më e qetë se vitet e kaluara. Ky bonus konsiderohet nga pensionistët një mbështetje e rëndësishme në prag të festave, një shtesë që u vjen në ndihmë për të përballuar kostot e jetesës dhe për të kaluar një fundvit më të lehtë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

    Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

    Nga sot, 1 dhjetor, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. 541 mijë pensionistë, që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë 15 mijë lekë të rinj shpërblim, ndërsa 221 mijë që marrin mbi 20 mijë lekë në muaj pension, do të marrin 10 mijë lekë të rinj shpërblim.
    Përfituesit e bonusit që nuk mund ta tërheqin atë gjatë muajit dhjetor, do të kenë mundësinë ta përfitojnë deri në 30 qershor të 2026-ës, ndërsa pas kësaj date, mundësia për ta përfituar shpërblimin skandon.
    Në total, nga shpërblimi do të përfitojnë 762,740 persona, nga të cilët 640 325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2 322 në pension social, 65 232 persona në pension invaliditeti, 48 087 persona në pension familjar, 6 774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
    Bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë 221,781 persona, konkretisht: pensionistët me të ardhura mbi 20 mijë lekë, ata që marrin trajtime të veçanta financiare, pensione të parakohshme dhe pensioneve suplementare me vlerë mbi 20 mijë lekë në muaj.
    Ndërsa bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë pensionistët me të ardhura deri në 20 mijë lekë, personat me pension invaliditeti, pensione familjare, trajtime të veçanta financiare, pensione të parakosshme për vjetërsi shërbimi dhe ato që kategorizohen si profesione të vështira dhe marrin deri në 20 mijë lekë në muaj.
    Ndërkohë që në dhjetor, pritet që qeveria të miratojë një tjetër Akt Normativ për ndryshimin e buxhetit, që të vendosë nëse do të marrin shpërblim në fundvit edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar, që pagesën mujore e marrin nga Shërbimi Social.

  • Nesër nis shpërndarja e bonusit të fundvitit, përfitojnë mbi 750 mijë pensionistë

    Nesër nis shpërndarja e bonusit të fundvitit, përfitojnë mbi 750 mijë pensionistë

    Edhe pse e hëna është ditë zyrtare pushimi, mbi 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin mund të tërheqin bonusin e fundvitit pranë pikave të postës.

    Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh.

    Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta.

    Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

    Sipas Ministrisë së Financave, në skemën e pensioneve janë alokuar rreth 7.6 miliardë lekë, prej të cilave 5.9 miliardë lekë shtesë për fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.

    Gjithashtu, qeveria ka parashikuar që prej muajit janar të vitit të ardhshëm të ketë një rritje graduale mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.

  • 296 familje në Elbasan përfitojnë subvencionim qiraje për vitin 2026

    296 familje në Elbasan përfitojnë subvencionim qiraje për vitin 2026

    Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 11:46
    Këshilli Bashkiak miratoi listën emërore të familjeve që do të përfitojnë subvencionim qiraje, për vitin 2026 në Bashkinë e Elbasanit.
    Bashkia Elbasan ka aplikuar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për përfitimin e këtij fondi, i cili do të shërbejë si subvencion qiraje për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit.

    Nga 346 aplikime të paraqitura, 296 familje plotësuan kriteret ligjore të parashikuara në ligjin “Për Strehim Social” dhe aktet nënligjore janë përfshirë në listën përfituese, hartuar nga Komisioni i Strehimit.

    Në përparësi kanë qenë kategoritë sociale më në nevojë, si, individët me status jetimi, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, viktimat e dhunës në familje, familjet rome dhe egjiptiane, prindërit e vetëm me fëmijë në ngarkim, etj.

    Bashkia Elbasan thekson se ky proces është zhvilluar në mënyrë transparente duke garantuar që fondi i subvencionimit të qirasë për vitin 2026 të shkojë tek familjet me të ardhura të pamjaftueshme dhe në nevojë për strehim të sigurt.
    Bashkia Elbasan konfirmon edhe një herë se mbetet një bashki sociale, e orientuar drejt mbështetjes së familjeve me të ardhura të ulëta dhe grupeve më vulnerabël. Përmes programeve të tilla të strehimit social, synohet garantimi i një strehimi të sigurt dhe dinjitoz për çdo familje në nevojë. LK

  • Zyrtare, qeveria miraton bonusin për pensionistët për këtë fundvit, varion 10 mijë deri 15 mijë lekë në bazë të…

    Zyrtare, qeveria miraton bonusin për pensionistët për këtë fundvit, varion 10 mijë deri 15 mijë lekë në bazë të…

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhje e djeshme shpërblimin financiar për pensionistët dhe kategoritë e veçanta të përfituesve me rastin e festave të fundvitit. Sipas vendimit, pensionistët që marrin pension deri në 20,000 lekë, si edhe disa kategori të tjera përfituesish, do të marrin një shpërblim prej 15,000 lekësh. Po ashtu, këtë vlerë do ta përfitojnë edhe kategoritë e veçanta si fëmijët në përkujdesje të Republikës, veteranët e LANÇ-it, përfituesit e pensioneve për vjetërsi shërbimi deri në 20 000 lekë dhe punonjësit që kanë punuar në miniera, industri ushtarake, metalurgji apo sektorë të tjerë të përcaktuar me ligj.
    Ndërsa pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfituesit e trajtimeve të veçanta do të përfitojnë një shpërblim prej 10,000 lekësh. Ky grup përfshin pensionet e pleqërisë, trajtimet e veçanta financiare sipas ligjeve specifike, pensionet suplementare për funksione kushtetuese dhe përfituesit e pensioneve të vështirësisë së profesionit me masë mbi 20 000 lekë.  Rama ka shpjeguar se ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët. Të gjithë përfituesit, pavarësisht kategorisë, do të marrin shpërblimin, përfshirë edhe ata që fillojnë përfitimin deri më 31 dhjetor 2025. Fondi total i parashikuar për këtë shpërblim arrin në 10.4 miliardë lekë, ku mbi 10.3 miliardë lekë janë të destinuara për pagesat ndaj përfituesve dhe mbi 72 milionë lekë për shpenzimet administrative të procesit. Shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve gjatë muajit dhjetor 2025 dhe do të paguhen brenda këtij muaji, ndërsa pagesat që nuk kryhen deri në fund të vitit do të mund të realizohen deri më 30 qershor 2026. Shpërblimet e patërhequra pas kësaj date do të parashkruhen.
    Vendimi i Këshillit të Ministrave:
    SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2025
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:

    1. Shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
    a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
    b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
    c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës”;

    ç) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

    d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas ligjit nr.8455 datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;
    dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
    e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;

    ë) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

    f) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar;
    g) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

     

    gj) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

    Shpërblimin, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë

    Shpërblimin, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
    a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
    b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
    c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

    ç) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë;

    d) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
    dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar, në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
    e) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

    ë) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
    Si bëhet shpërndarja

    Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2025, duke përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.
    4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, e ndarë në 10 332 190 000 (dhjetë miliardë e treqind e tridhjetë e dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë për shpërblimin dhe në 72 325 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit.
    Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2025, ato të paguhen deri më datë 30.6.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.
    Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
    Efektet financiare prej 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh përballohen, si më poshtë vijon:
    a) Në masën 9 700 000 000 (nëntë miliardë e shtatëqind milionë) lekë, nga fondi “Për bonusin e pensionistëve”, miratuar në buxhetin e vitit 2025;
    b) Në masën 704 515 000 (shtatëqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, nga buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2025.
    Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Reagon Rama
    Më herët, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas bonusit të fundvitit pensionistët do të shpërblehen dhe me bonusin e pranverës. Sipas tij, do të përfitojnë 100-150 euro. “Pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do marrin bonus 150 euro në fundvit, kurse ata me pension mbi 20 mijë lekë do marrin bonus 100 euro”, u shpreh ai.

  • Qeveria ‘hap thesin’, miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

    Qeveria ‘hap thesin’, miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

    Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025.
    Sipas këtij vendimi, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
    Në këtë vendim parashikohet dhënia e një shpërblim financiar sipas fashave:
    Në masën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, për rreth 540,959 persona, nga të cilat 421,514 janë pensione të pleqërisë, 2,322 pensione sociale, 3,715 pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, për fëmijët e republikës, veteranë të LANC-it, trajtime të veçanta të minatorit dhe industrisë ushtarake, pensione të posaçme. Gjithashtu janë 65,232 invalidë të punës dhe 48,087 pensione familjare.
    Kategoritë përfituese janë si më poshtë:
    a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë,
    b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social,
    c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës,
    d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar,
    e) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”.
    f) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANC-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta,
    g) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
    h) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë,
    i) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë,
    j) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake
    k) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji.
    Në masën 10,000 (dhjetëmijë) lekë, për rreth 221,781 persona. Në këtë numër janë 218,811 pensione pleqërie dhe vetëm rreth 2,970 përfitues të kategorive të tjera.
    Kategoritë përfituese janë si më poshtë:
    Bonusi i fundvitit për pensionistët, ja sa do të
    a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë,
    b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake,
    c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë, për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë,
    d) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë, me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë
    e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë,
    f) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar
    g) Personat që nuk përfitojnë pension, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit,
    h) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji” me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë;
    Po sipas këtij vendimi, shpërblimi do të paguhet gjatë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026. Pas kësaj datë ky shpërblim parashkruhet dhe nuk mund të përfitohet.
    Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare./ Monitor

  • Qeveria “zgjidh qesen”, miraton shpërblimet e fundvitit, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë bonusin…

    Qeveria “zgjidh qesen”, miraton shpërblimet e fundvitit, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë bonusin…

    V E N D I MPËR
    SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2025
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Shpërblimin, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
    a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr.129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës”;ç) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm sipas ligjit nr.8455 datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”;dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;ë) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;f) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar;g) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;gj) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
    2. Shpërblimin, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, të personave, sipas kategorive të mëposhtme:
    a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë, dhe nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;ç) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë;d) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;dh) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar, në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;e) Personat që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;ë) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, me masë përfitimi mbi 20 000 (njëzet mijë) lekë.
    3. Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit, deri në datën 31.12.2025, duke përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.
    4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, e ndarë në 10 332 190 000 (dhjetë miliardë e treqind e tridhjetë e dy milionë e njëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë për shpërblimin dhe në 72 325 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e treqind e njëzet e pesë mijë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit.
    5. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2025 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2025, ato të paguhen deri më datë 30.6.2026. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.
    6. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
    7. Efektet financiare prej 10 404 515 000 (dhjetë miliardë e katërqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekësh përballohen, si më poshtë vijon:
    a) Në masën 9 700 000 000 (nëntë miliardë e shtatëqind milionë) lekë, nga fondi “Për bonusin e pensionistëve”, miratuar në buxhetin e vitit 2025;b) Në masën 704 515 000 (shtatëqind e katër milionë e pesëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë, nga buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore, për vitin 2025.
    8. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!