Tag: përfitimet

  • Panxhari i kuq dhe përfitimet shëndetësore – gjithçka që duhet të dini

    Panxhari i kuq është një nga perimet më të pasura me vlera ushqyese dhe shquhet për ngjyrën e tij karakteristike, shijen e ëmbël dhe përfitimet e shumta për organizmin. Prej shekujsh, kjo perime është përdorur si ushqim dhe si ilaç natyral, ndërsa sot shkenca moderne ka zbuluar edhe më shumë rreth ndikimit të tij pozitiv në shëndetin tonë. Në këtë artikull do të gjeni gjithçka që duhet të dini për vlerat ushqyese të panxharit, përfitimet shëndetësore, mënyrat e konsumimit dhe pse duhet ta përfshini rregullisht në dietën tuaj.

    Vlerat ushqyese të panxharit të kuq

    Panxhari është një “superushqim” që përmban një kombinim të pasur vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh. Ja disa nga përbërësit më të rëndësishëm:
    Hekur – ndihmon në parandalimin e anemisë dhe rrit nivelin e energjisë.

    Folate (vitamina B9) – e rëndësishme për formimin e qelizave të reja dhe funksionimin e trurit.
    Kalium dhe magnez – minerale që rregullojnë presionin e gjakut dhe balancën elektrolitike.
    Fibra – përmirësojnë tretjen, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe mbajnë të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak.

    Vitaminë C – forcon imunitetin dhe ndihmon në përthithjen e hekurit.
    Antioksidantë të fuqishëm (betacianina) – i japin panxharit ngjyrën e kuqe dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimet oksidative.

    Përfitimet shëndetësore të panxharit të kuq

    Shumë studime kanë treguar se panxhari është një nga perimet me ndikim më pozitiv në shëndetin e përgjithshëm.
    1. Ul tensionin e gjakut
    Nitratet natyrale që gjenden te panxhari kthehen në oksid nitrik në trup, i cili ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul presionin arterial. Kjo e bën panxharin një ushqim ideal për ata që duan të mbajnë zemrën të shëndetshme.
    2. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin kardiovaskular
    Kombinimi i hekurit, kaliumit dhe nitratit e bën panxharin një mbrojtës të fuqishëm kundër sëmundjeve të zemrës. Konsumi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).
    3. Rrit energjinë dhe performancën fizike
    Panxhari është shumë i njohur mes sportistëve. Lëngu i panxharit pihet shpesh para stërvitjeve, pasi përmirëson oksigjenimin e muskujve, rrit qëndrueshmërinë dhe ul lodhjen gjatë aktivitetit fizik.
    4. Ndihmon mëlçinë dhe detoksifikimin
    Panxhari përmban betainë, një substancë që ndihmon mëlçinë të funksionojë më mirë dhe të përpunojë toksinat. Konsumimi i tij mund të përmirësojë procesin e pastrimit të trupit nga mbetjet dhe substancat e dëmshme.
    5. Përmirëson kujtesën dhe funksionin e trurit
    Studimet tregojnë se nitrati i panxharit përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, veçanërisht në zonat e lidhura me kujtesën dhe përqendrimin. Ky efekt është i rëndësishëm sidomos për të moshuarit.
    6. Mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kronike
    Falë antioksidantëve, panxhari ka veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të disa sëmundjeve kronike si diabeti, obeziteti apo disa lloje kanceri.
    Si të konsumoni panxharin e kuq?
    Një nga avantazhet e panxharit është se ai mund të konsumohet në shumë mënyra të ndryshme:
    I zier ose i pjekur – si garniturë në pjatat kryesore.
    Në sallata – i grirë hollë ose i kombinuar me perime të tjera.
    Lëng panxhari i freskët – i shkëlqyer për energji natyrale dhe performancë sportive.
    Smoothie me karotë, mollë ose portokall – për një pije të pasur me vitamina.
    Si supë kremi – një mënyrë e shijshme për ta konsumuar gjatë dimrit.
    Gjethet e panxharit – të pasura me kalcium dhe vitaminë K, mund të përdoren si spinaqi.
    Këshillë: Përfitimet më të mëdha i merrni kur e konsumoni panxharin të papërpunuar ose si lëng të shtrydhur.
     

  • Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë, zbulojeni

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë, zbulojeni

    Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.
    E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra
    Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.
    E pasur me antioksidantë
    Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.
    Lufton kolesterolin
    Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.
    Përmirëson humorin
    Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

  • Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

    Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar  përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj.

    E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra
    Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim.

    E pasur me antioksidantë
    Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica.
    Lufton kolesterolin
    Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të mirë” (HDL) dhe ulin atë “të keq” (LDL). Megjithatë, konsumimi i tepërt mund të ketë efekt të kundërt për shkak të sheqerit dhe yndyrave të ngopura.
    Përmirëson humorin
    Çokollata stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, duke ndihmuar në përmirësimin e humorit tuaj.

  • Fruti, Kivi i gjelbër bëhet zyrtarisht aleati i tretjes, ja përfitimet shëndetësore

    Fruti, Kivi i gjelbër bëhet zyrtarisht aleati i tretjes, ja përfitimet shëndetësore

    Komisioni Evropian ka dhënë miratimin për të përdorur një deklaratë shëndetësore për kivitë e gjelbra, duke i bërë ato të para frutat e freskëta që marrin dritën e gjelbër të BE-së për përfitimet shëndetësore. Sipas vendimit, “konsumimi i kivitë të gjelbër kontribuon në funksionin normal të zorrëve duke rritur frekuencën e jashtëqitjes”.
    Ky miratim vjen pas më shumë se 15 vitesh kërkimesh që tregojnë se ngrënia e dy kivitë të gjelbër në ditë (rreth 200 gram pulpë) ndihmon për të ruajtur rregullsinë e tretjes. Ky vendim e bën kivi të gjelbër të parin frut të freskët me një deklaratë të autorizuar shëndetësore nga BE-ja, një proces shumë rigoroz që siguron se çdo pretendim shëndetësor bazohet në prova shkencore të forta.
    Kjo lejon prodhuesit e ushqimeve të tregtojnë kivitë si “fruti që mbështet funksionin normal të zorrëve”, duke e bërë më të lehtë për konsumatorët të kuptojnë përfitimet e tij. CEO i Zespri, Jason Te Brake, e konsideroi këtë një “milstone” në promovimin e shëndetit përmes ushqimit. Për BE-në, miratimi i këtij lloji deklarate është i rrallë dhe pasqyron standardet e larta të mbrojtjes së konsumatorit.
    Kivitë e gjelbër tani hyjnë në historinë e ushqimeve si fruti i parë që zyrtarisht ndihmon tretjen, duke e vendosur në qendër të dietave të shëndetshme në Evropë.

  • Cili është fruti i verës që meriton titullin superushqim?

    Cili është fruti i verës që meriton titullin superushqim?

    Çfarë do të thotë në të vërtetë superushqimi? Cilat janë këto karakteristika që i bëjnë ato ushqime unike për shëndetin tonë? Një studim i kohëve të fundit, i botuar në Journal of Agriculture and Food Chemistry, e eksploroi këtë koncept, duke klasifikuar me të drejtë një frut të preferuar veror në këtë familje: rrushin.
    Siç vëren artikulli, termi “superushqim” është një fjalë e zakonshme pa një përkufizim zyrtar apo kritere të përcaktuara. Zakonisht i referohet ushqimeve të përfshira në dietën mesdhetare, të pasura me komponime natyrale bimore që janë të dobishme për shëndetin e njeriut. Autori i studimit dhe studiuesi kryesor në fushën e resveratrolit dhe kancerit, Dr. John M. Pezzuto, Ph.D., D.Sc., Dekan i Shkollës së Farmacisë dhe Shkencave të Shëndetit në Universitetin Western New England, paraqet të dhënat e pasura shkencore që mbështesin se rrushi i freskët është me të vërtetë një thesar i vogël ushqyes.
    Në mënyrë specifike, Dr. Pezzuto analizon kontekstin më të gjerë të superushqimeve dhe arrin në përfundimin se rrushi i freskët është i nënvlerësuar, ndërkohë që duhet të jetë në qendër të vëmendjes, së bashku me superushqime të tjera të njohura si manaferrat.
    Rrushi përmban mbi 1,600 përbërës natyralë, duke përfshirë antioksidantë dhe polifenole si flavonoidet, antocianidinat, katekinat, acidet fenolike, resveratroli dhe të tjerë. Polifenolet besohet se janë përgjegjëse për përfitimet e rrushit përmes aktivitetit të tyre antioksidues dhe ndikimit në proceset qelizore. Megjithatë, është tërësia e përbërësve të rrushit dhe përbërja e tyre unike që krijojnë efektet biologjike, jo një përbërës i vetëm.
    6 përfitimet më të rëndësishme
    -Ekzistojnë më shumë se 60 studime shkencore që konfirmojnë përfitimet shëndetësore të rrushit:
    -Efekti i tyre pozitiv në shëndetin kardiovaskular është i dokumentuar mirë, pasi ato ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe rregullimin e niveleve të kolesterolit.
    -Ato mbështesin shëndetin e trurit , duke ruajtur funksionin e shëndetshëm të trurit dhe aftësitë njohëse.
    -Ato sigurojnë lëkurë të shëndetshme , duke rritur rezistencën ndaj rrezatimit ultravjollcë dhe duke mbrojtur ADN-në qelizore.
    -Ato përmirësojnë funksionin e zorrëve, duke përmirësuar mikrobiomën dhe duke rritur biodiversitetin e saj.
    -Ato gjithashtu ndihmojnë në shëndetin e syve, veçanërisht të retinës.

  • Raporti i Eurostat: Mbështetja financiare për familjet shqiptare, më e ulëta në Europë

    Raporti i Eurostat: Mbështetja financiare për familjet shqiptare, më e ulëta në Europë

    Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë veçanërisht të rëndësishme në parandalimin e varfërisë tek fëmijët.
    Në të gjithë Europën, sistemet e sigurimeve shoqërore dhe përfitimet familjare ndryshojnë shumë. Një mënyrë për t’i krahasuar është duke parë se sa shpenzon çdo vend për person.
    Në vitin 2022, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 830 euro për person për përfitime familjare. Kjo është një rritje 47% nga 566 euro në vitin 2012.
    Por si krahasohen këto përfitime në të gjithë Europën? Cilat vende shpenzojnë më shumë për të mbështetur familjet?
    Në BE, shpenzimet për përfitime familjare për person në 2022 varionin nga 211 euro në Bullgari deri në 3,789 euro në Luksemburg, sipas Eurostat. Kur përfshihen vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe ato të Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Shqipëria ofroi nivelin më të ulët të përfitimeve për person, me vetëm 48 euro, e ndjekur nga Turqia (57 euro) dhe Bosnja dhe Hercegovina (59 euro).
    Ndarja Veri-Perëndim dhe Jug-Lindje në përfitimet familjare
    Në përgjithësi, përfitimet familjare për person janë më të larta në Europën Veriore dhe Perëndimore, dhe më të ulëta në Jug dhe Lindje.
    Pas Luksemburgut, vendet nordike kryesojnë listën: Norvegjia (2,277 euro), Danimarka (1,878 euro), Islanda (1,874 euro), Suedia (1,449 euro) dhe Finlanda (1,440 euro).
    “Vendet nordike dhe Franca mbeten ndër shpenzuesit më të mëdhenj në total për përfitimet familjare, edhe pse qasja e tyre mbështetet më shumë te shërbimet në natyrë si kujdesi për fëmijët, të cilat nuk përfshihen plotësisht në masat e përfitimeve monetare për frymë”, tha Dr. Anne Daguerre nga Universiteti i Bristolit.
    Gjermania (1,616 euro), Zvicra (1,375 euro), Austria (1,340 euro) dhe Irlanda (1,026 euro) shpenzojnë gjithashtu mbi 1,000 euro për person. Belgjika (976 euro) dhe Franca (867 euro) janë mbi mesataren e BE-së, por nuk e kalojnë kufirin 1,000 euro.
    Holanda ofron 670 euro për person në përfitime familjare, 160 euro më pak se mesatarja e BE-së. Italia (524 euro) dhe Spanja (427 euro), të dyja pjesë e ekonomive të “Katër të Mëdhenjve” të BE-së, mbeten poshtë.
    Vendet kandidate për BE-në ofrojnë nivelet më të ulëta të përfitimeve familjare. Mali i Zi (131 euro) dhe Serbia (117 euro) pasojnë Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnjën, të cilat janë tre vendet e fundit në listë.
    Prof. Grega Strban nga Universiteti i Ljubljanës shpreh kujdes kur krahason vendet: “Pyetja është nëse të gjitha vendet i klasifikojnë përfitimet në të njëjtën mënyrë.”
    Ai theksoi se pas tyre qëndrojnë shumë konsiderata politike: “Disa fokusohen në mbështetjen për prindërit (ose kujdestarët e fëmijëve), të tjera për vetë fëmijët (dhe studentët). Disa janë universale, disa të targetuara. Disa lidhen me aftësinë e kufizuar ose asistencën sociale.”
    Shqipëria në fund të listës së përfitimeve familjare
    Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e përfshira në analizë për nivelin e përfitimeve familjare për frymë, me vetëm 48 euro në vitin 2022. Ky nivel është dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së 830 euro dhe reflekton jo vetëm kufizimet ekonomike të vendit, por edhe prioritetet e politikave sociale, ku mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët.
    Kjo diferencë e madhe tregon nevojën për reforma të thella në sistemin e ndihmës sociale dhe investime më të mëdha në politikat e mirëqenies familjare.
    Më poshtë paraqitet grafiku i Eurostat, që tregon shpenzimet për përfitimet familjare për person në vitet 2012 dhe 2022. Ai ilustron diferencën e madhe midis vendeve të Europës Veriore dhe Perëndimore me ato të Jugut dhe Lindjes, me Shqipërinë në fund të renditjes.

    Burimi: Eurostat

    Si kanë ndryshuar përfitimet familjare gjatë 10 viteve të fundit?
    Nga 32 vende të analizuara, përfitimet familjare për person ranë në vetëm dy vende në terma monetarë, ndërsa rritja ka qenë e ndryshme në vende të tjera gjatë dekadës së fundit. Në BE, mesatarja u rrit nga 566 euro në vitin 2012 në 830 euro në vitin 2022, një rritje 47% ose 264 euro.
    Ato ranë me 5% (-130 euro) në Norvegji dhe me 18% (-62 euro) në Qipro. Një pjesë e këtij ndryshimi mund t’i atribuohet luhatjeve të kursit të këmbimit.
    Në përqindje, Polonia raportoi një rritje të jashtëzakonshme prej 320%, e ndjekur nga Letonia (245%), Rumania (227%) dhe Lituania (198%).
    Përfitimet për person gjithashtu më shumë se u dyfishuan në Estoni (125%), Serbi (115%), Bullgari (112%), Islandë (110%) dhe Kroaci (101%).
    Rritja ishte nën 30% në Luksemburg, Austri, Finlandë, Hungari, Francë, Suedi, Danimarkë dhe Irlandë. Shumica e këtyre vendeve tashmë ofronin përfitime të larta, përveç Hungarisë.
    Në terma monetarë, rritjet më të mëdha u regjistruan në Islandë (980 euro), Luksemburg (819 euro) dhe Gjermani (558 euro).
    Faktorët që nxisin ndryshimin në përfitimet familjare
    “Shpenzimet për përfitimet familjare për person janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në që nga viti 2012, por faktorët që e nxisin këtë rritje ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin,” tha Dr. Daguerre.
    Ajo vuri në dukje se rritjet më të mëdha janë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në Hungari dhe Poloni: “Në këto raste, rritja nxitet kryesisht nga politika selektive pro-lindshmërisë, që synojnë rritjen e shkallës së lindshmërisë dhe mbështetjen e modeleve tradicionale familjare. Këto strategji të fokusuara te pagesat monetare pasqyrojnë një zhvendosje më të gjerë drejt agjendave të mirëqenies sociale më konservatore.”
    Ajo shtoi gjithashtu se Italia nën qeverisjen e kryeministres Giorgia Meloni ka ndjekur një qasje të ngjashme që nga viti 2022.
    Rritja e përfitimeve familjare mund të reflektojë edhe prioritete të ndryshme. “Lituania, për shembull, ka parë gjithashtu rritje të ndjeshme, por përmes futjes së një përfitimi universal për fëmijët në vitin 2018. Ky reformim u krijua kryesisht për të reduktuar varfërinë e fëmijëve dhe për të siguruar mundësi më gjithëpërfshirëse, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta që më parë ishin përjashtuar nga sistemet e bazuara në taksa,” shpjegoi ajo.
    Dr. Anne Daguerre theksoi se disa vende të Europës Jugore si Greqia dhe Qipro tregojnë stanjacion ose rritje modeste të shpenzimeve, pavarësisht niveleve të ulëta të lindshmërisë.
    Çfarë janë përfitimet familjare?
    Përfitimet familjare janë “të gjitha përfitimet në natyrë ose në para që synojnë të mbulojnë shpenzimet familjare sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore të një shteti anëtar”, sipas Komisionit Europian.
    Këto përfshijnë pagesat për prindërit dhe lejet e kujdesit për fëmijët, të cilat ndihmojnë në mbulimin e kostove të rritjes së një fëmije dhe kompensojnë të ardhurat e humbura kur një prind ndërpret punën. Pagesat për kujdesin ndaj fëmijëve për prindërit që punojnë gjithashtu bëjnë pjesë në këtë kategori.

    /MONITOR.AL/

  • Përfitimet familjare në Europë, Shqipëria renditet në fund të listës

    Përfitimet familjare në Europë, Shqipëria renditet në fund të listës

    Foto ilustruese

    TIRANË- Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë veçanërisht të rëndësishme në parandalimin e varfërisë tek fëmijët. Në të gjithë Europën, sistemet e sigurimeve shoqërore dhe përfitimet familjare ndryshojnë shumë. Një mënyrë për t’i krahasuar është duke parë se sa shpenzon çdo vend për person.
    Në vitin 2022, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 830 euro për person për përfitime familjare. Kjo është një rritje 47% nga 566 euro në vitin 2012.
    Por si krahasohen këto përfitime në të gjithë Europën? Cilat vende shpenzojnë më shumë për të mbështetur familjet?
    Në BE, shpenzimet për përfitime familjare për person në 2022 varionin nga 211 euro në Bullgari deri në 3,789 euro në Luksemburg, sipas Eurostat. Kur përfshihen vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe ato të Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Shqipëria ofroi nivelin më të ulët të përfitimeve për person, me vetëm 48 euro, e ndjekur nga Turqia (57 euro) dhe Bosnja dhe Hercegovina (59 euro).
    Ndarja Veri-Perëndim dhe Jug-Lindje në përfitimet familjare

    Pas Luksemburgut, vendet nordike kryesojnë listën: Norvegjia (2,277 euro), Danimarka (1,878 euro), Islanda (1,874 euro), Suedia (1,449 euro) dhe Finlanda (1,440 euro).
    “Vendet nordike dhe Franca mbeten ndër shpenzuesit më të mëdhenj në total për përfitimet familjare, edhe pse qasja e tyre mbështetet më shumë te shërbimet në natyrë si kujdesi për fëmijët, të cilat nuk përfshihen plotësisht në masat e përfitimeve monetare për frymë”, tha Dr. Anne Daguerre nga Universiteti i Bristolit.
    Gjermania (1,616 euro), Zvicra (1,375 euro), Austria (1,340 euro) dhe Irlanda (1,026 euro) shpenzojnë gjithashtu mbi 1,000 euro për person. Belgjika (976 euro) dhe Franca (867 euro) janë mbi mesataren e BE-së, por nuk e kalojnë kufirin 1,000 euro. Holanda ofron 670 euro për person në përfitime familjare, 160 euro më pak se mesatarja e BE-së. Italia (524 euro) dhe Spanja (427 euro), të dyja pjesë e ekonomive të “Katër të Mëdhenjve” të BE-së, mbeten poshtë.
    Vendet kandidate për BE-në ofrojnë nivelet më të ulëta të përfitimeve familjare. Mali i Zi (131 euro) dhe Serbia (117 euro) pasojnë Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnjen, të cilat janë tre vendet e fundit në listë. Prof. Grega Strban nga Universiteti i Ljubljanës shpreh kujdes kur krahason vendet: “Pyetja është nëse të gjitha vendet i klasifikojnë përfitimet në të njëjtën mënyrë.” Ai theksoi se pas tyre qëndrojnë shumë konsiderata politike: “Disa fokusohen në mbështetjen për prindërit (ose kujdestarët e fëmijëve), të tjera për vetë fëmijët (dhe studentët). Disa janë universale, disa të targetuara. Disa lidhen me aftësinë e kufizuar ose asistencën sociale.”
    Shqipëria në fund të listës së përfitimeve familjare
    Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e përfshira në analizë për nivelin e përfitimeve familjare për frymë, me vetëm 48 euro në vitin 2022. Ky nivel është dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së 830 euro dhe reflekton jo vetëm kufizimet ekonomike të vendit, por edhe prioritetet e politikave sociale, ku mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët. Kjo diferencë e madhe tregon nevojën për reforma të thella në sistemin e ndihmës sociale dheinvestime më të mëdha në politikat e mirëqenies familjare.
    Më poshtë paraqitet grafiku i Eurostat, që tregon shpenzimet për përfitimet familjare për person në vitet 2012 dhe 2022. Ai ilustron diferencën e madhe midis vendeve të Europës Veriore dhe Perëndimore me ato të Jugut dhe Lindjes, me Shqipërinë në fund të renditjes.
    Si kanë ndryshuar përfitimet familjare gjatë 10 viteve të fundit?
    Nga 32 vende të analizuara, përfitimet familjare për person ranë në vetëm dy vende në terma monetarë, ndërsa rritja ka qenë e ndryshme në vende të tjera gjatë dekadës së fundit. Në BE, mesatarja u rrit nga 566 euro në vitin 2012 në 830 euro në vitin 2022, një rritje 47% ose 264 euro. Ato ranë me 5% (-130 euro) në Norvegji dhe me 18% (-62 euro) në Qipro. Një pjesë e këtij ndryshimi mund t’i atribuohet luhatjeve të kursit të këmbimit.
    Në përqindje, Polonia raportoi një rritje të jashtëzakonshme prej 320%, e ndjekur nga Letonia (245%), Rumania (227%) dhe Lituania (198%). Përfitimet për person gjithashtu më shumë se u dyfishuan në Estoni (125%), Serbi (115%), Bullgari (112%), Islandë (110%) dhe Kroaci (101%). Rritja ishte nën 30% në Luksemburg, Austri, Finlandë, Hungari, Francë, Suedi, Danimarkë dhe Irlandë. Shumica e këtyre vendeve tashmë ofronin përfitime të larta, përveç Hungarisë. Në terma monetarë, rritjet më të mëdha u regjistruan në Islandë (980 euro), Luksemburg (819 euro) dhe Gjermani (558 euro).
    Faktorët që nxisin ndryshimin në përfitimet familjare
    “Shpenzimet për përfitimet familjare për person janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në që nga viti 2012, por faktorët që e nxisin këtë rritje ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin,” tha Dr. Daguerre. Ajo vuri në dukje se rritjet më të mëdha janë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në Hungari dhe Poloni: “Në këto raste, rritja nxitet kryesisht nga politika selektive pro-lindshmërisë, që synojnë rritjen e shkallës së lindshmërisë dhe mbështetjen e modeleve tradicionale familjare. Këto strategji të fokusuara te pagesat monetare pasqyrojnë një zhvendosje më të gjerë drejt agjendave të mirëqenies sociale më konservatore.”
    Ajo shtoi gjithashtu se Italia nën qeverisjen e kryeministres Giorgia Meloni ka ndjekur një qasje të ngjashme që nga viti 2022.
    Rritja e përfitimeve familjare mund të reflektojë edhe prioritete të ndryshme. “Lituania, për shembull, ka parë gjithashtu rritje të ndjeshme, por përmes futjes së një përfitimi universal për fëmijët në vitin 2018. Ky reformim u krijua kryesisht për të reduktuar varfërinë e fëmijëve dhe për të siguruar mundësi më gjithëpërfshirëse, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta që më parë ishin përjashtuar nga sistemet e bazuara në taksa,” shpjegoi ajo.
    Dr. Anne Daguerre theksoi se disa vende të Europës Jugore si Greqia dhe Qipro tregojnë stanjacion ose rritje modeste të shpenzimeve, pavarësisht niveleve të ulëta të lindshmërisë.
    Çfarë janë përfitimet familjare?
    Përfitimet familjare janë “të gjitha përfitimet në natyrë ose në para që synojnë të mbulojnë shpenzimet familjare sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore të një shteti anëtar”, sipas Komisionit Europian.
    Këto përfshijnë pagesat për prindërit dhe lejet e kujdesit për fëmijët, të cilat ndihmojnë në mbulimin e kostove të rritjes së një fëmije dhe kompensojnë të ardhurat e humbura kur një prind ndërpret punën. Pagesat për kujdesin ndaj fëmijëve për prindërit që punojnë gjithashtu bëjnë pjesë në këtë kategori./Monitor

  • Përfitimet familjare në Europë, Shqipëria në fund të listës

    Përfitimet familjare në Europë, Shqipëria në fund të listës

    Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale.
    Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë veçanërisht të rëndësishme në parandalimin e varfërisë tek fëmijët. Në të gjithë Europën, sistemet e sigurimeve shoqërore dhe përfitimet familjare ndryshojnë shumë. Një mënyrë për t’i krahasuar është duke parë se sa shpenzon çdo vend për person.
    Në vitin 2022, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 830 euro për person për përfitime familjare. Kjo është një rritje 47% nga 566 euro në vitin 2012.
    Por si krahasohen këto përfitime në të gjithë Europën? Cilat vende shpenzojnë më shumë për të mbështetur familjet?
    Në BE, shpenzimet për përfitime familjare për person në 2022 varionin nga 211 euro në Bullgari deri në3,789 euro në Luksemburg, sipas Eurostat. Kur përfshihen vendet kandidate për anëtarësim në BE dheato të Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Shqipëria ofroi nivelin më të ulët të përfitimevepër person, me vetëm 48 euro, e ndjekur nga Turqia (57 euro) dhe Bosnja dhe Hercegovina (59 euro).
    Ndarja Veri-Perëndim dhe Jug-Lindje në përfitimet familjare
    Në përgjithësi, përfitimet familjare për person janë më të larta në Europën Veriore dhe Perëndimore,dhe më të ulëta në Jug dhe Lindje.Në përgjithësi, përfitimet familjare për person janë më të larta në Europën Veriore dhe Perëndimore,dhe më të ulëta në Jug dhe Lindje.
    Pas Luksemburgut, vendet nordike kryesojnë listën: Norvegjia (2,277 euro), Danimarka (1,878 euro),Islanda (1,874 euro), Suedia (1,449 euro) dhe Finlanda (1,440 euro).
    “Vendet nordike dhe Franca mbeten ndër shpenzuesit më të mëdhenj në total për përfitimet familjare,edhe pse qasja e tyre mbështetet më shumë te shërbimet në natyrë si kujdesi për fëmijët, të cilat nukpërfshihen plotësisht në masat e përfitimeve monetare për frymë”, tha Dr. Anne Daguerre ngaUniversiteti i Bristolit.
    Gjermania (1,616 euro), Zvicra (1,375 euro), Austria (1,340 euro) dhe Irlanda (1,026 euro) shpenzojnëgjithashtu mbi 1,000 euro për person. Belgjika (976 euro) dhe Franca (867 euro) janë mbi mesataren eBE-së, por nuk e kalojnë kufirin 1,000 euro.
    Holanda ofron 670 euro për person në përfitime familjare, 160 euro më pak se mesatarja e BE-së. Italia(524 euro) dhe Spanja (427 euro), të dyja pjesë e ekonomive të “Katër të Mëdhenjve” të BE-së,mbeten poshtë.
    Vendet kandidate për BE-në ofrojnë nivelet më të ulëta të përfitimeve familjare. Mali i Zi (131 euro) dheSerbia (117 euro) pasojnë Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnjen, të cilat janë tre vendet e fundit në listë.
    Prof. Grega Strban nga Universiteti i Ljubljanës shpreh kujdes kur krahason vendet: “Pyetja është nësetë gjitha vendet i klasifikojnë përfitimet në të njëjtën mënyrë.” Ai theksoi se pas tyre qëndrojnë shumë konsiderata politike: “Disa fokusohen në mbështetjen për prindërit (ose kujdestarët e fëmijëve), të tjera për vetë fëmijët (dhe studentët). Disa janë universale, disa të targetuara. Disa lidhen me aftësinë e kufizuar ose asistencën sociale.”
    Shqipëria në fund të listës së përfitimeve familjare
    Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e përfshira në analizë për niveline përfitimeve familjare për frymë, me vetëm 48 euro në vitin 2022. Ky nivel është dukshëm më poshtëse mesatarja e BE-së 830 euro dhe reflekton jo vetëm kufizimet ekonomike të vendit, por edheprioritetet e politikave sociale, ku mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët.
    Kjo diferencë e madhe tregon nevojën për reforma të thella në sistemin e ndihmës sociale dheinvestime më të mëdha në politikat e mirëqenies familjare.
    Më poshtë paraqitet grafiku i Eurostat, që tregon shpenzimet për përfitimet familjare për person nëvitet 2012 dhe 2022. Ai ilustron diferencën e madhe midis vendeve të Europës Veriore dhePerëndimore me ato të Jugut dhe Lindjes, me Shqipërinë në fund të renditjes.
    Si kanë ndryshuar përfitimet familjare gjatë 10 viteve të fundit?
    Nga 32 vende të analizuara, përfitimet familjare për person ranë në vetëm dy vende në termamonetarë, ndërsa rritja ka qenë e ndryshme në vende të tjera gjatë dekadës së fundit. Në BE,mesatarja u rrit nga 566 euro në vitin 2012 në 830 euro në vitin 2022, një rritje 47% ose 264 euro.
    Ato ranë me 5% (-130 euro) në Norvegji dhe me 18% (-62 euro) në Qipro. Një pjesë e këtij ndryshimimund t’i atribuohet luhatjeve të kursit të këmbimit.
    Në përqindje, Polonia raportoi një rritje të jashtëzakonshme prej 320%, e ndjekur nga Letonia (245%),Rumania (227%) dhe Lituania (198%).
    Përfitimet për person gjithashtu më shumë se u dyfishuan në Estoni (125%), Serbi (115%), Bullgari(112%), Islandë (110%) dhe Kroaci (101%).
    Rritja ishte nën 30% në Luksemburg, Austri, Finlandë, Hungari, Francë, Suedi, Danimarkë dhe Irlandë.Shumica e këtyre vendeve tashmë ofronin përfitime të larta, përveç Hungarisë. Në terma monetarë, rritjet më të mëdha u regjistruan në Islandë (980 euro), Luksemburg (819 euro)dhe Gjermani (558 euro).
    Faktorët që nxisin ndryshimin në përfitimet familjare
    “Shpenzimet për përfitimet familjare për person janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në që nga viti2012, por faktorët që e nxisin këtë rritje ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin,” tha Dr. Daguerre.Ajo vuri në dukje se rritjet më të mëdha janë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, veçanërishtnë Hungari dhe Poloni: “Në këto raste, rritja nxitet kryesisht nga politika selektive pro-lindshmërisë,që synojnë rritjen e shkallës së lindshmërisë dhe mbështetjen e modeleve tradicionale familjare. Këtostrategji të fokusuara te pagesat monetare pasqyrojnë një zhvendosje më të gjerë drejt agjendave tëmirëqenies sociale më konservatore.”
    Ajo shtoi gjithashtu se Italia nën qeverisjen e kryeministres Giorgia Meloni ka ndjekur një qasje tëngjashme që nga viti 2022.
    Rritja e përfitimeve familjare mund të reflektojë edhe prioritete të ndryshme. “Lituania, për shembull,ka parë gjithashtu rritje të ndjeshme, por përmes futjes së një përfitimi universal për fëmijët në vitin2018. Ky reformim u krijua kryesisht për të reduktuar varfërinë e fëmijëve dhe për të siguruarmundësi më gjithëpërfshirëse, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta që më parë ishinpërjashtuar nga sistemet e bazuara në taksa,” shpjegoi ajo.
    Dr. Anne Daguerre theksoi se disa vende të Europës Jugore si Greqia dhe Qipro tregojnë stanjacionose rritje modeste të shpenzimeve, pavarësisht niveleve të ulëta të lindshmërisë.
    Çfarë janë përfitimet familjare?
    Përfitimet familjare janë “të gjitha përfitimet në natyrë ose në para që synojnë të mbulojnëshpenzimet familjare sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore të një shteti anëtar”, sipasKomisionit Europian.
    Këto përfshijnë pagesat për prindërit dhe lejet e kujdesit për fëmijët, të cilat ndihmojnë në mbulimin ekostove të rritjes së një fëmije dhe kompensojnë të ardhurat e humbura kur një prind ndërpret punën.Pagesat për kujdesin ndaj fëmijëve për prindërit që punojnë gjithashtu bëjnë pjesë në këtë kategori./Monitor

  • Përfitimet familjare në Europë: Shqipëria në fund të listës, shumë larg mesatares së BE-së

    Përfitimet familjare në Europë: Shqipëria në fund të listës, shumë larg mesatares së BE-së

    Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë veçanërisht të rëndësishme në parandalimin e varfërisë tek fëmijët.Në të gjithë Europën, sistemet e sigurimeve shoqërore dhe përfitimet familjare ndryshojnë shumë. Një mënyrë për t’i krahasuar është duke parë se sa shpenzon çdo vend për person.Në vitin 2022, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 830 euro për person për përfitime familjare. Kjo është një rritje 47% nga 566 euro në vitin 2012.Por si krahasohen këto përfitime në të gjithë Europën? Cilat vende shpenzojnë më shumë për të mbështetur familjet?Në BE, shpenzimet për përfitime familjare për person në 2022 varionin nga 211 euro në Bullgari deri në 3,789 euro në Luksemburg, sipas Eurostat. Kur përfshihen vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe ato të Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Shqipëria ofroi nivelin më të ulët të përfitimeve për person, me vetëm 48 euro, e ndjekur nga Turqia (57 euro) dhe Bosnja dhe Hercegovina (59 euro).Ndarja Veri-Perëndim dhe Jug-Lindje në përfitimet familjareNë përgjithësi, përfitimet familjare për person janë më të larta në Europën Veriore dhe Perëndimore, dhe më të ulëta në Jug dhe Lindje.Pas Luksemburgut, vendet nordike kryesojnë listën: Norvegjia (2,277 euro), Danimarka (1,878 euro), Islanda (1,874 euro), Suedia (1,449 euro) dhe Finlanda (1,440 euro).“Vendet nordike dhe Franca mbeten ndër shpenzuesit më të mëdhenj në total për përfitimet familjare, edhe pse qasja e tyre mbështetet më shumë te shërbimet në natyrë si kujdesi për fëmijët, të cilat nuk përfshihen plotësisht në masat e përfitimeve monetare për frymë”, tha Dr. Anne Daguerre nga Universiteti i Bristolit.Gjermania (1,616 euro), Zvicra (1,375 euro), Austria (1,340 euro) dhe Irlanda (1,026 euro) shpenzojnë gjithashtu mbi 1,000 euro për person. Belgjika (976 euro) dhe Franca (867 euro) janë mbi mesataren e BE-së, por nuk e kalojnë kufirin 1,000 euro.Holanda ofron 670 euro për person në përfitime familjare, 160 euro më pak se mesatarja e BE-së. Italia (524 euro) dhe Spanja (427 euro), të dyja pjesë e ekonomive të “Katër të Mëdhenjve” të BE-së, mbeten poshtë.Vendet kandidate për BE-në ofrojnë nivelet më të ulëta të përfitimeve familjare. Mali i Zi (131 euro) dhe Serbia (117 euro) pasojnë Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnjën, të cilat janë tre vendet e fundit në listë.Prof. Grega Strban nga Universiteti i Ljubljanës shpreh kujdes kur krahason vendet: “Pyetja është nëse të gjitha vendet i klasifikojnë përfitimet në të njëjtën mënyrë.”Ai theksoi se pas tyre qëndrojnë shumë konsiderata politike: “Disa fokusohen në mbështetjen për prindërit (ose kujdestarët e fëmijëve), të tjera për vetë fëmijët (dhe studentët). Disa janë universale, disa të targetuara. Disa lidhen me aftësinë e kufizuar ose asistencën sociale.”Shqipëria në fund të listës së përfitimeve familjareSipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet e përfshira në analizë për nivelin e përfitimeve familjare për frymë, me vetëm 48 euro në vitin 2022. Ky nivel është dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së 830 euro dhe reflekton jo vetëm kufizimet ekonomike të vendit, por edhe prioritetet e politikave sociale, ku mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët.Kjo diferencë e madhe tregon nevojën për reforma të thella në sistemin e ndihmës sociale dhe investime më të mëdha në politikat e mirëqenies familjare.Më poshtë paraqitet grafiku i Eurostat, që tregon shpenzimet për përfitimet familjare për person në vitet 2012 dhe 2022. Ai ilustron diferencën e madhe midis vendeve të Europës Veriore dhe Perëndimore me ato të Jugut dhe Lindjes, me Shqipërinë në fund të renditjes.Burimi: EurostatSi kanë ndryshuar përfitimet familjare gjatë 10 viteve të fundit?Nga 32 vende të analizuara, përfitimet familjare për person ranë në vetëm dy vende në terma monetarë, ndërsa rritja ka qenë e ndryshme në vende të tjera gjatë dekadës së fundit. Në BE, mesatarja u rrit nga 566 euro në vitin 2012 në 830 euro në vitin 2022, një rritje 47% ose 264 euro.Ato ranë me 5% (-130 euro) në Norvegji dhe me 18% (-62 euro) në Qipro. Një pjesë e këtij ndryshimi mund t’i atribuohet luhatjeve të kursit të këmbimit.Në përqindje, Polonia raportoi një rritje të jashtëzakonshme prej 320%, e ndjekur nga Letonia (245%), Rumania (227%) dhe Lituania (198%).Përfitimet për person gjithashtu më shumë se u dyfishuan në Estoni (125%), Serbi (115%), Bullgari (112%), Islandë (110%) dhe Kroaci (101%).Rritja ishte nën 30% në Luksemburg, Austri, Finlandë, Hungari, Francë, Suedi, Danimarkë dhe Irlandë. Shumica e këtyre vendeve tashmë ofronin përfitime të larta, përveç Hungarisë.Në terma monetarë, rritjet më të mëdha u regjistruan në Islandë (980 euro), Luksemburg (819 euro) dhe Gjermani (558 euro).Faktorët që nxisin ndryshimin në përfitimet familjare“Shpenzimet për përfitimet familjare për person janë rritur ndjeshëm në të gjithë BE-në që nga viti 2012, por faktorët që e nxisin këtë rritje ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin,” tha Dr. Daguerre.Ajo vuri në dukje se rritjet më të mëdha janë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, veçanërisht në Hungari dhe Poloni: “Në këto raste, rritja nxitet kryesisht nga politika selektive pro-lindshmërisë, që synojnë rritjen e shkallës së lindshmërisë dhe mbështetjen e modeleve tradicionale familjare. Këto strategji të fokusuara te pagesat monetare pasqyrojnë një zhvendosje më të gjerë drejt agjendave të mirëqenies sociale më konservatore.”Ajo shtoi gjithashtu se Italia nën qeverisjen e kryeministres Giorgia Meloni ka ndjekur një qasje të ngjashme që nga viti 2022.Rritja e përfitimeve familjare mund të reflektojë edhe prioritete të ndryshme. “Lituania, për shembull, ka parë gjithashtu rritje të ndjeshme, por përmes futjes së një përfitimi universal për fëmijët në vitin 2018. Ky reformim u krijua kryesisht për të reduktuar varfërinë e fëmijëve dhe për të siguruar mundësi më gjithëpërfshirëse, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta që më parë ishin përjashtuar nga sistemet e bazuara në taksa,” shpjegoi ajo.Dr. Anne Daguerre theksoi se disa vende të Europës Jugore si Greqia dhe Qipro tregojnë stanjacion ose rritje modeste të shpenzimeve, pavarësisht niveleve të ulëta të lindshmërisë.Çfarë janë përfitimet familjare?Përfitimet familjare janë “të gjitha përfitimet në natyrë ose në para që synojnë të mbulojnë shpenzimet familjare sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore të një shteti anëtar”, sipas Komisionit Europian.Këto përfshijnë pagesat për prindërit dhe lejet e kujdesit për fëmijët, të cilat ndihmojnë në mbulimin e kostove të rritjes së një fëmije dhe kompensojnë të ardhurat e humbura kur një prind ndërpret punën. Pagesat për kujdesin ndaj fëmijëve për prindërit që punojnë gjithashtu bëjnë pjesë në këtë kategori. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ankesat e operatorëve në Sarandë, të zhgënjyer nga përfitimet në sezonin turistik!

    Ankesat e operatorëve në Sarandë, të zhgënjyer nga përfitimet në sezonin turistik!

    Në bulevardin kryesor të Sarandës, mes zhurmës së makinave dhe gjuhëve të përziera që vijnë nga plazhet e mbushura, është e vështirë të besohet se ky qytet ka hyrë në një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit.
    Në pamje të parë, gjithçka duket mirë, dhoma të zëna, restorante të mbushura dhe turistë që vijnë me tragete, autobusë apo makina private.
    Por, pas kësaj fasade të zhurmshme, operatorët turistikë dhe bizneset e vogla të zonës flasin për një realitet tjetër: më shumë turistë, por më pak konsum.
    “Nuk mund ta mohojmë që numri i vizitorëve është rritur, por nuk kemi asnjë ndryshim real në mekanizmin ekonomik. Ka një lloj konsumi, por është kaq i vogël sa nuk bie në sy. Flasim me hotelierët, restorantet, shërbimet e transportit, të gjithë ankohen për të njëjtën gjë”, tha Arben Çipa-përfaqësues i shoqatës se Operatorëve Turistikë.
    Të dhënat statistikore e mbështesin këtë perceptim të zymtë.
    Sipas raportimeve nga sektori privat në periudhën maj–qershor 2025, numri i turistëve të huaj ishte vetëm 3.9% më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ,një rritje modeste krahasuar me vitet e mëparshme, kur shifrat e rritjes ishin dyshifrore.
    Në gushtin e vitit 2024, Saranda përjetoi një rritje 15% në rezervime krahasuar me një vit më parë, por operatorët ekonomikë sërish raportuan konsum të dobët.
    Këtë vit, numrat jo vetëm që kanë rënë, por edhe përfitimet ekonomike po zbehen nën peshën e informalitetit, shërbimeve të dobëta dhe mungesës së investimeve reale.
    Një tjetër shqetësim që po ngrenë bizneset e turizmit janë problemet me pagesat me kartë, të cilat po dëmtojnë rëndë përvojën e turistëve dhe reputacionin e bizneseve.
    “Morëm POS me gjithë dëshirë, që t’u shërbejmë turistëve. Por këtu ndodh që pajisja ndalon punën në mes të natës. Nuk mund t’i thuash turistit të presë një orë pas mesnate derisa të rregullohet sistemi.”
    Një tjetër biznes konfirmon se ka raste kur klientët largohen pa paguar, ose ndihen të fyer që nuk mund të përdorin kartën.
    “Edhe kur janë të kënaqur me ushqimin apo shërbimin, largohen të mërzitur. Ka pasur raste që kanë lënë fjalë të këqija online vetëm për shkak të këtij problemi.”
    Ardit Cikuli ekspert i sistemit bankar shpjegon se ndërprerjet e natës mund të lidhen me mirëmbajtjen teknike të sistemeve bankare, apo mënyrën se si ruhen të dhënat.
    “Nuk ndodh nga mungesa e dëshirës së bankave, por është çështje përshtatjeje me realitetin e tregut. Dhe ky realitet ka ende shumë boshllëqe.”
    Shtresa tjetër e problemit është informaliteti që Çipa e quan “i ulur këmbëkryq në çdo drejtim”
    “Transport, guida të paautorizuara, shërbime detare informale, madje edhe individë që ofrojnë akomodim apo ushqim pa asnjë standard e pa licencë. Task-forcat kontrollojnë vetëm ata që janë të ligjëruar. Ndërsa paligjshmëria nuk preket. Kjo është absurde.”
    Në kulmin e sezonit turistik, Saranda përballet me një mospërputhje mes rritjes së vizitorëve dhe konsumit real, ndërsa sfida si informaliteti, problemet me pagesat dhe shërbimet nën standard kërkojnë reflektim të menjëhershëm nga sektori privat dhe autoritetet për të garantuar qëndrueshmërinë e turizmit.