Tag: përfaqësuesja

  • Kaja Kallas: Kosova të tejkalojë ngërçin, Serbia të përshpejtojë reformat

    Kaja Kallas: Kosova të tejkalojë ngërçin, Serbia të përshpejtojë reformat

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka përmbyllur vizitën e saj në tre vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosovë, Serbi dhe Maqedoni e Veriut – me mesazhe të qarta për secilin prej tyre, të cilat i ndau edhe në rrjetet sociale.Në Serbi, Kallas u shpreh se autoritetet duhet të përshpejtojnë reformat dhe të përcaktojnë qartë orientimin strategjik të vendit drejt Bashkimit Evropian. “Bisedova me të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile që kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi – zëri dhe energjia e tyre janë thelbësore për të ecur përpara”, shkroi Kallas.Në Kosovë, përfaqësuesja e BE-së apeloi për tejkalimin e krizës politike dhe formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale. Ajo theksoi nevojën për unitet politik për të përparuar në rrugën drejt integrimit evropian. “Liderët duhet të lënë ndarjet anash dhe të vendosin në plan të parë të ardhmen e Kosovës”, theksoi ajo.Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Kallas vlerësoi rolin e vendit si partner i rëndësishëm i BE-së në rajon, duke përmendur nënshkrimin e Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në dhe përfitimin nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. “Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe tani është thelbësore të vazhdohet në rrugën drejt BE-së”, u shpreh ajo.Vizita e Kallas në Ballkan u cilësua si një përpjekje për të forcuar dialogun politik dhe për të thelluar bashkëpunimin e rajonit me Bashkimin Evropian në një moment kyç për të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka përmbyllur vizitën e saj në tre vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosovë, Serbi dhe Maqedoni e Veriut – me mesazhe të qarta për secilin prej tyre, të cilat i ndau edhe në rrjetet sociale.Në Serbi, Kallas u shpreh se autoritetet duhet të përshpejtojnë reformat dhe të përcaktojnë qartë orientimin strategjik të vendit drejt Bashkimit Evropian. “Bisedova me të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile që kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi – zëri dhe energjia e tyre janë thelbësore për të ecur përpara”, shkroi Kallas.Në Kosovë, përfaqësuesja e BE-së apeloi për tejkalimin e krizës politike dhe formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale. Ajo theksoi nevojën për unitet politik për të përparuar në rrugën drejt integrimit evropian. “Liderët duhet të lënë ndarjet anash dhe të vendosin në plan të parë të ardhmen e Kosovës”, theksoi ajo.Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Kallas vlerësoi rolin e vendit si partner i rëndësishëm i BE-së në rajon, duke përmendur nënshkrimin e Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në dhe përfitimin nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. “Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe tani është thelbësore të vazhdohet në rrugën drejt BE-së”, u shpreh ajo.Vizita e Kallas në Ballkan u cilësua si një përpjekje për të forcuar dialogun politik dhe për të thelluar bashkëpunimin e rajonit me Bashkimin Evropian në një moment kyç për të ardhmen evropiane të këtyre vendeve.

  • Kaja Kallas viziton Kosovën, përfaqësuesja e lartë e BE takime me liderët politikë

    Kaja Kallas viziton Kosovën, përfaqësuesja e lartë e BE takime me liderët politikë

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas viziton sot Kosovën, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor.
    Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike në vend dhe të organizatave të shoqërisë civile, më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
    Përfaqësuesja e lartë europiane shkon në Kosovë në një kohë kur autoritetet po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit.

    Një ditë më parë Kallas ishte edhe në Serbi ku përsëriti se dialogu Prishtinë Beograd është kusht për integrimin e secilit, ndërsa nesër do të shkojë në Maqedoninë e Veriut./vizionplus.tv

  • Nga Beogradi në Prishtinë, publikohet agjenda e Kaja Kallas

    Nga Beogradi në Prishtinë, publikohet agjenda e Kaja Kallas

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ka nisur sot një vizitë në rajon, duke shkuar së pari në Beograd, nesër pritet të arrijë në Prishtinë.
    BE e ka bërë publike agjendën. Në të thuhet se kryediplomatja e BE’së do t’i takojë krerët e partive politike, pa përmendur ndonjë zyrtar të institucioneve.
    “Në Kosovë, Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj në orën 15:45, transmetuar drejtpërdrejt në EBS. Përfaqësuesja e Lartë Kallas do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Enriko Barduani” – thuhet në njoftimin e Brukselit.
    Takimet e Kallas me krerë të partive do të mbahen në Zyrën e BE-së në Prishtinë të cilat janë të ftuara në nivel të liderëve të partive dhe dy zyrtarëve tjerë.
     
    Javën që shkoi, Presidentja Vjosa Osmani e takoi Kaja Kallas në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian duke njoftuar se kur zyrtarja e BE-së do të vijë në Prishtinë, nuk do ta takojë, pasi do të jetë për vizitë në Zvicër. Kallas do të takojë Albin Kurtin si kreun e Vetëvendosjes, kështu që automatikisht i bie të takohet me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, pavarësisht se BE thotë se Kallas nuk do të takojë asnjë zyrtar.

  • Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

    Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

    Në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, po diskutohet mbi bllokimin e numërimit të votave nga Greqia.
    Komisionerët e Partisë Demokratike kanë kontestuar votat nga Greqia, pasi pretendojnë se nuk janë plotësuar nga votuesit, por persona të PS.
    Nga ana tjetër, PS kërkon nga KAS shfuqizimin e një akti të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që parashikon që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme.
    Përfaqësuesja e PS: KQZ s’ka kompetencë për ndalim.
    Përfaqësuesi i PD: S’kemi kërkuar pavlefshmëria apo të mos iu nënshtrohen numërimit, këto zarfe me origjinë nga Greqia për shkak se kanë këto problematika, kërkuam të veçohen deri në momentin që problematikat do hetohen. Të vendosen në një kuti të veçantë në mënyrë që ajo që kemi kërkuar të mos bëhet pengesë. E çuditshme që pretendimi i PS është KAS. S’mund ta bëjmë pasash topi, KAS ia kalon komisionerit, komisioneri KAS e sigurt është që procesi do të bllokohet. Kur të provohet që zarfi është marrë personalisht, por thasë të mbushura nga patronazhistë s’do lejojmë të numërohen.
    Përfaqësuesja PS: Sa i përket shfaqjes së një eksponenti në ambientet e DHL, çfarë e lidh këtë me ndikimin në DHL. Edhe në Itali ka zarfe që janë marrë në dorë se ka qytetarë që i kanë tërhequr vetë.
    KQZ: Po presim të shohim nënshkrimin nga zgjedhësi që e ka marre zarfin në Greqi.

  • ‘Greqia është shumë problem’, përfaqësuesja e PS në KQZ: Zarfe të padorëzuara për shkak të mungesës së zyrave të DHL

    ‘Greqia është shumë problem’, përfaqësuesja e PS në KQZ: Zarfe të padorëzuara për shkak të mungesës së zyrave të DHL

    Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Elena Xhina, komentoi në një intervistë televizive problematikat e hasura në Greqi me shpërndarjen e zarfeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas saj, vështirësitë janë përqendruar kryesisht në zonat ku kompania DHL nuk ka zyra, duke shkaktuar vonesa dhe pamundësi për dorëzimin e zarfeve në adresat e qytetarëve.
    Xhina theksoi se ndryshe nga Greqia, në vendet e tjera nuk janë regjistruar probleme të tilla dhe se akuzat e Partisë Demokratike ndaj KQZ-së janë të pavërteta dhe pa asnjë provë.
    “Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me stafin e KQZ-së. Greqia ka rezultuar problematike sepse DHL nuk ka zyrë në disa zona dhe ka deleguar shërbimin te posta të tjera, ku kanë lindur problematikat. Megjithatë, DHL ka marrë përsipër të punojë me orare të zgjatura për të mundësuar dorëzimin. Sapo të përfundojë procesi, KQZ do të verifikojë sa zarfe nuk janë kthyer, pavarësisht se janë paguar të gjitha,” tha Xhina.
    Ajo u bëri thirrje qytetarëve që kanë marrë njoftime nga DHL të paraqiten pranë pikave më të afërta për të tërhequr zarfin me votën e tyre, duke nënvizuar se ndërgjegjësimi qytetar është kyç për vijimin e procesit.

  • Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas në Tiranë, takohet me Begajn dhe Ramën

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas në Tiranë, takohet me Begajn dhe Ramën

    Kaja Kallas

    TIRANË-Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë. Kallas pasi u prit nga presidenti Bajram Begaj është takuar me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Të pranishëm në takim kanë qenë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ministri i jashtëm, Igli Hasani.
    Pas takimit pritet të zhvillohet ceremonia e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën dhe lidhjen e Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. 
    Në kuadër të vizitës, Kallas do të merr pjesë gjithashtu në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, e cila mbështet projekte të rëndësishme infrastrukturore në rajon.
    Kjo është vizita e parë e Kajas në Shqipëri që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë. Më parë, ajo ka zhvilluar takime në Mal të Zi, ndërsa ndalesa e fundit e saj në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Bosnje e Hercegovinë. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, vizita e Kajas synon të thellojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe të forcojë lidhjet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes./ZËRI

  • Kryediplomatja e BE sot në Tiranë! Takime të ndara me Begajn, Ramën, Hasanin e Vengun

    Kryediplomatja e BE sot në Tiranë! Takime të ndara me Begajn, Ramën, Hasanin e Vengun

    Në kuadër të vizitës në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas do të pritet mëngjesin e kësaj të marte (8 prill) në një takim nga Presidenti Bajram Begaj.
    Pas bisedimeve me kreun e shtetit, Kallas do të vijojë në orën 10:00 në selinë e qeverisë, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama me të cilin pritet të nënshkruajë marrëveshjen për mbështetjen e Koridorit të 8-të.
    Rreth orës 10:30, Kallas dhe Kryeministri Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
    Ndalesa e Kaja Kallas do të vijojë në Ministrinë e Jashtme  ku do të ketë një takim kokë më kokë me Ministrin Hasani dhe më pas me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu.
    Sipas gazetares Denada Shkodrani, Kallas, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të vizitojë dhe “Europa House” ku do të jetë në një panel mbi rolin e Ballkanit Perëndimor dhe të rinjve në integrimin evropian.
    Përfaqësuesja më e lartë evropiane largohet nga Tirana pasditen e 8 prillit me mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe mbështetjen për integrimin evropian.