Tag: përfaqësues

  • “Shqipëria nuk është në proces anëtarësimi, por ribashkimi me BE”, Balla: Projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari

    “Shqipëria nuk është në proces anëtarësimi, por ribashkimi me BE”, Balla: Projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pranë Kuvendit të Shqipërisë.

    Në fjalën e tij, Balla i cili është edhe Nën. Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian theksoi se Shqipëria është sot më e angazhuar se kurrë për të ecur në rrugën e integrimit europian dhe për të forcuar vlerat mbi të cilat ngrihet Bashkimi Europian, paqen, demokracinë, solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet kombeve.
    “Integrimi europian mbetet rruga jonë strategjike dhe qëllimi ynë i përbashkët për një Shqipëri më të fortë në një Europë të bashkuar,” u shpreh Balla, duke cituar njërin prej etërve themelues të Europës së Bashkuar, Altiero Spinelli, i cili në Manifestin e Ventotenes theksonte se “E ardhmja nuk do të ndërtohet mbi ndarjen e shteteve kombëtare, por mbi bashkimin e tyre në një federatë evropiane.”
    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste vlerësoi faktin që Shkolla e Integrimit Europian, tashmë në edicionin e saj të dhjetë, është kthyer në një traditë të qëndrueshme të Kuvendit dhe një platformë të rëndësishme për ndarjen e njohurive dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj për procesin e integrimit.
    Në dhjetë vite, shkolla ka trajnuar 404 pjesëmarrës nga administrata publike, pushteti vendor, shoqëria civile, akademia, media dhe biznesi, duke krijuar një rrjet të gjerë ekspertësh që kontribuojnë sot në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare.
    “Kjo shkollë ka qenë një investim i çmuar në formimin e brezit të ri që do të çojë përpara projektin më të madh kombëtar të këtij brezi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,” u shpreh Balla.
    Gjatë fjalës së tij, ai iu referua edhe raportit më të fundit të Komisionit Europian, i cili vlerëson progresin e Shqipërisë si “të pashembullt që prej Konferencës Ndërqeveritare të tetorit 2024”, ndërsa theksoi se 91% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Europian.
    “Procesi i integrimit është një proces gjithëpërfshirës, që kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe institucioneve. Anëtarësimi në BE nuk është thjesht një objektiv qeveritar, por një projekt kombëtar që i përket çdo shqiptari,” tha Balla, duke shtuar se Kuvendi i Shqipërisë, përmes Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, do të vijojë të forcojë rolin e vet në mbikëqyrjen parlamentare dhe në nxitjen e transparencës në këtë proces.
    Në përmbyllje, Balla falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për kontributin në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të të rinjve shqiptarë.
    “Ky përvjetor nuk është vetëm një moment reflektimi për rrugën e bërë, por një pikënisje e re drejt një etape më të pjekur të procesit tonë europian,” – përfundoi Balla.
    Fjala e plotë:
    Altiero Spinelli, një nga etërit themelues të idesë së Europës së Bashkuar, në veprën e tij “Manifesti i Ventotenes” të vitit 1941, do të shkruante:
    “E ardhmja nuk do të ndërtohet mbi ndarjen e shteteve kombëtare, por mbi bashkimin e tyre në një federatë evropiane.”
    Shqipëria sot është më e angazhuar se kurrë më parë në historinë e saj për vlerat që përbëjnë themelin e Bashkimit Europian: paqen, demokracinë, solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërmjet kombeve.
    Integrimi europian mbetet rruga jonë strategjike dhe qëllimi ynë i përbashkët, për një Shqipëri më të fortë në një Europë të bashkuar.
    Dhe sot, teksa shënohen 36 vite nga rënia e Murit të Berlinit, kujtojmë se Europa ende nuk është plotësisht e bashkuar.
    I takon vendim-marrjes së duhur në kohën e duhur të Bashkimit Europian që, në këto kohë të vështira për kontinentin tonë, të rikthehet tek këshillat e mençura të etërve themelues, duke mundësuar një valë të re zgjerimi brenda kësaj dekade.
    Të nderuar pjesëmarrës të Shkollës së Integrimit Europian,
    Mirë se erdhët në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Shkollës së Integrimit Europian!
    Më vjen mirë që tashmë Shkolla e Integrimit Europian është kthyer në një traditë të konsoliduar të Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar të Integrimit Europian,ku përgjatë një dekade në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë: Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA),Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë,dhe Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung,është mundësuar realizimi i këtij projekti të përbashkët në ndarjen e dijeve për procesin e integrimit.
    Gjatë këtyre dhjetë viteve Shkolla ka pasur mbi 2000 aplikues, ku janë përzgjedhur 404 pjesëmarrës të cilët kanë përfaqësuar sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
    Dhe më konkretisht, nëpërmjet Shkollës tashmë janë trajnuar dhe kanë njohuri në procesin e integrimit:
    • 51 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile;• 49 përfaqësues nga pushteti vendor;• 123 përfaqësues nga pushteti ekzekutiv;• 36 përfaqësues nga institucionet e pavarura;• 21 përfaqësues nga media;• 42 përfaqësues nga akademia (lektorë dhe kërkues);• 29 përfaqësues nga grupe të tjera si biznesi, sindikatat, dhomat e avokatisë e noterisë, minoritetet etj.;• 41 përfaqësues nga administrata e Kuvendit si dhe ish-deputetë;• 12 përfaqësues nga Shkolla e Akademisë Diplomatike të Brukselit.
    Me krenari e theksoj që Shkolla përgjatë kësaj dekade ka pasur lektorë të nderuar nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian, Kolegji i Evropës, Universiteti i Oksfordit, Universiteti Westminster, Universiteti i Strasburgut, Universiteti i Gracit,si dhe ekspertë ndërkombëtarë e rajonalë nga vende që e kanë përfunduar procesin e negociatave si Kroacia dhe Bullgaria, apo që e po e kalojnë si Mali i Zi, si dhe ekspertë nga media, biznesi dhe shoqëria civile.
    Më vjen mirë kur shoh se shumë prej studentëve të Shkollës së Integrimit Europian kanë ngjitur shkallët e suksesit deri në nivel ministri, zëvendësministri, sekretar të përgjithshëm, drejtorë të përgjithshëm apo drejtorë ekzekutivë në organizata të shoqërisë civile e përfaqësues të medias me programe të dedikuara për integrimin europian.
    E mbi të gjitha ndihemi krenarë sot pasi edhe pas një dekade, interesi për të qenë pjesë e kësaj shkolle mbetet ende i lartë.
    Pikërisht për shkak të suksesit ndër vite,Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,mbeten plotësisht të angazhuar për ta vijuar këtë traditë të suksesshme dhe për të forcuar edhe më tej rrjetin e ekspertizës shqiptare për procesin e negociatave,duke rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve të përfshirë pasi integrimi në BE nuk është një projekt vetëm i Institucioneve por I pvrket mbarë kombit shqiptar.
    Të nderuar të pranishëm,
    Ky përvjetor i dhjetë vjen në një moment të rëndësishëm për vendin tonë.
    Pas hapjes së pesë grupkapitujve të negociatave dhe përparimit të arritur në grupkapitullin e parë “Themeloret”,Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe thelbësore të procesit të integrimit europian.
    Vetëm pak ditë më parë, Komisioni Europian publikoi raportin më të fundit për Shqipërinë,ku theksohet se “Shqipëria ka bërë progres të pashembullt” që prej Konferencës Ndërqeveritare të tetorit 2024,ndërsa në nëntor pritet të hapet edhe grupkapitulli i fundit.
    Ky është një vlerësim i qartë për angazhimin politik të Shqipërisë,për përkushtimin institucional në zbatimin e reformave,por edhe për aspiratat e qarta të shoqërisë shqiptare,ku 91% e qytetarëve shprehen se duan anëtarësimin në Bashkimin Europian, siç e theksoi Komisionerja për Zgjerimin, Znj. Marta Kos.
    Procesi i negociatave me Bashkimin Europian është një proces gjithëpërfshirës, kombëtar dhe institucional, ku secili sektor ka rolin e tij.
    Në këtë kuadër, Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar për të ushtruar funksionin e tij kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare të procesit të integrimit, për të garantuar transparencë dhe llogaridhënie.
    Përmes Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Kuvendi mbetet ura e bashkëpunimit të të gjitha forcave politike dhe aktorëve të shoqërisë shqiptare në këtë proces të përbashkët.
    Në këto dhjetë vite, Shkolla e Integrimit Europian ka qenë një shkollë e dijes dhe e përvojës, ku janë ndarë njohuri, modele, histori suksesi e sfida nga vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së.Kjo përvojë është sot një pasuri që na ndihmon të kuptojmë më mirë kërkesat e acquis, të forcojmë administratën publike dhe të përgatisim ekspertizën që vendi ynë ka nevojë në negociatat sektoriale.
    Të dashur pjesëmarrës,
    Në emër të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian,dua t’ju uroj suksese në këtë javë trajnimesh e diskutimesh.
    Uroj që kjo përvojë të shërbejë si një hap më shumë në rrugën e përgatitjes së brezit të ri të profesionistëve që do të çojnë përpara projektin më të madh kombëtar të këtij brezi, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Në përmbyllje, dua të falënderoj edhe njëherë partnerët tanë të çmuar për mbështetjen e pandërprerë dhe për besimin që kanë treguar në këtë bashkëpunim institucional, akademik dhe qytetar.
    Le ta shohim këtë edicion jubilar jo vetëm si një përvjetor, por si një pikënisje të re drejt një etape më të pjekur të procesit tonë europian.

    Top Channel

  • “Rama më dërgoi një mesazh”/ Kryemadhi rrëfen çfarë i kërkoi kryeministri para disa vitesh

    “Rama më dërgoi një mesazh”/ Kryemadhi rrëfen çfarë i kërkoi kryeministri para disa vitesh

     Ish-kryetarja e PL, Monika Kryemadhi, rrëfeu një episod nga një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara disa vite më parë. Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se kishte marrë një mesazh nga kryeministri Edi Rama, i cili i kërkonte të mos merrte pjesë në një takim të planifikuar me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, në një periudhë kur debatet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese ishin në kulmin e tyre.
    Sipas Kryemadhit, debati atëkohë kishte të bënte me emërimin e anëtares së GJK, Marsida Xhaferllari, ose të një kandidate tjetër që ishte betuar para noteres, pasi Presidenti i atëhershëm, Ilir Meta, refuzonte të pranonte kandidaturën.
    “Të mos harrojmë çështjen e Gjykatës Kushtetuese, të noteres tek Lana, presioni që do t’i bëhej Presidentit të asaj kohe Ilir Meta nga trupi diplomatik. Kam qenë në SHBA dhe kam kërkuar takim me përfaqësues të DASH të cilët menjëherë më kanë pritur dhe unë kam patur një mesazh nga Edi Rama për të mos shkuar në takimin që do kisha në DASH me drejtorin për Europën Juglindore, që të bëhej një marrëveshje për moszgjedhjen e Marsida Xhaferllarit.
    DASH u njoh me presionin që ushtrohej nga institucionet diplomatike që punonin dhe jetonin në Shqipëri të cilat manipuloheshin nga Romana Vlahutin, bëri atë që kemi sot… Pra, marrëdhënia ime me Ilir Metën e para ka qenë emocionale, dashurore. Unë e kam patur marrëdhënie emocionale. Se po ta kisha politike do të kërkoja të isha deputete që në 1992. Atëherë kam propozuar Ndre Legisin dhe më thonin si s’të vjen turp.
    Edhe në 1996 në Berat kam propozuar Erion Braçen që të ishte ai deputet. Nuk jam penduar sepse është i vetmi socialist në PS, i cili me të mirat dhe të këqijat e veta, i vetmi që ngre zërin për problematikat e elektoratit të tij dhe e bën me sinqeritetin dhe ndershmërinë e vet”, u shpreh Kryemadhi.

  • FOTOT/ Lamtumira e Fatos Nanos bashkon Ramën me Kurtin, Ali Ahmeti në krah të Ruçit! Mungojnë Berisha e Begaj

    FOTOT/ Lamtumira e Fatos Nanos bashkon Ramën me Kurtin, Ali Ahmeti në krah të Ruçit! Mungojnë Berisha e Begaj

    Mijëra qytetarë, politikanë nga Shqipëria dhe rajoni, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë, njerëz të artit i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano. 
    Të majtë e të djathtë, lanë për një moment sherret politike të ditës, për t’u bashkuar në këtë ditë zie kombëtare në nder të një prej figurave më të rëndësishme të periudhës post komuniste në vend. 
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi pranë Ali Ahmetit, kreut të BDI-së. Përplasjet mes tyre nuk kanë munguar edhe kohët e fundit kur në Kosovë dhe Maqedoni janë mbajtur zgjedhjet lokale. Ali Ahmeti u pa edhe në krah të Ruçi. 
    Në të njëjtën kohë, Kurti shtrëngoi duart edhe me kryeministrin Rama, teksa u panë bashkë duket ecur gjatë ceremonisë së dhënies së lamtumirës së ish-kryeministrit Nano. 
    Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues të PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kundërshtarit të tij për 13 vjet në politikë, Sali Berisha. 
    Presidenti Bajram Begaj nuk iu bashkua ceremonisë për shkak të axhendës dhe ndodhej jashtë vendit, ndërsa të pranishëm ishin ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu. 

     

  • Ditë Zie Kombëtare! Mbahen homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, pritet të mbajnë fjalën kryeministri Rama dhe familjarët

    Ditë Zie Kombëtare! Mbahen homazhet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, pritet të mbajnë fjalën kryeministri Rama dhe familjarët

    Fatos Nano

    TIRANË- Sot Shqipëria i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit demokratik shqiptar. Në shenjë respekti për kontributin e tij politik dhe publik, Këshilli i Ministrave ka shpallur Ditë Zie Kombëtare.
    Homazhet publike po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 08:30 deri në 11:00, ku qytetarë të shumtë, bashkëpunëtorë, miq, personalitete të larta të shtetit dhe përfaqësues të politikës po nderojnë kujtimin e Fatos Nanos.
    Programi i homazheve dhe ceremonisë shtetërore
    Në orën 11:15-11:45 do të mbahet ceremonia shtetërore e nderimit, ku do të jenë të pranishëm drejtuesit më të lartë të shtetit, përfaqësues të opozitës dhe të trupit diplomatik.
    Në orën 12:00, në mbarë vendin do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të ish-kryeministrit, ndërsa pesë minuta më pas, në orën 12:05, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës.
    Flamuri kombëtar është ulur në gjysmë shtize në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa Radiotelevizioni Publik Shqiptar transmeton gjatë ditës muzikë funebre, në shenjë zie dhe respekti kombëtar.
    Në përfundim të ceremonisë shtetërore, kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e fundit të lamtumirës, duke nderuar pasuesin e tij në drejtimin e Partisë Socialiste.
    Pas tij, pritet të flasin edhe bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali, Sokoli, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre të ndjera për figurën e Fatos Nanos, si politikan, intelektual dhe njeri i familjes.
    Për organizimin e kësaj dite është ngritur Komisioni i Posaçëm Shtetëror, nën drejtimin e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme të vendit./ZËRI

  • PD dhe PS miratojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe “Territorialen”

    PD dhe PS miratojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe “Territorialen”

    Gjatë seancës plenare të kësaj të hënë, mazhoranca dhe opozita miratuan me 113 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe me 115 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
    Për ngritjen e këtyre dy komisioneve votuan kundër 3 deputetë.
    Komisioni i  Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë dhe me numër të barabartë anëtarësh.

    Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve.
    Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.
    Megjithatë, ndonëse pa të drejtë vote, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet do të mund të marrin pjesë në komision dhe do të mund të japin propozimet e tyre.
    Ndryshe do të jetë përbërja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, përbërja e së cilit do të jëtë me 16 anëtarë por me ndarje ndryshe.
    Partia Socialiste do të përbëhet nga 8 deputetë dhe 6 përfaqësues do të ketë Partia Demokratike.
    Ndryshe nga zgjedhorja 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.
    Dhe drejtimi do të jetë ndryshe, ku Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare./vizionplus.tv

  • PS-PD dakordësi për dy komisione, konfirmohet numri i barabartë dhe pjesëmarrja e forcave të tjera politike

    PS-PD dakordësi për dy komisione, konfirmohet numri i barabartë dhe pjesëmarrja e forcave të tjera politike

    Mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë sa i përket përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ai do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë dhe me numër të barabartë anëtarësh.
    Në mënyrë që diskutimet për ndryshimet në ligjin elektoral të jenë gjithëpërfshirës, e rekomanduar kjo dhe nga OSBE-ODIHR, vend në komision do të ketë edhe për partitë e vogla.
    Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve.

    Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.
    Megjithatë, ndonëse pa të drejtë vote, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet do të mund të marrin pjesë në komision dhe do të mund të japin propozimet e tyre.
    Ndryshe do të jetë përbërja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, përbërja e së cilit do të jëtë me 16 anëtarë por me ndarje ndryshe.
    Partia Socialiste do të përbëhet nga 8 deputetë dhe 6 përfaqësues do të ketë Partia Demokratike.
    Ndryshe nga zgjedhorja 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.
    Dhe drejtimi do të jetë ndryshe, ku Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.
    Projektvendimet pritet të miratohen javën e ardhshme, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin 9 muaj.

  • Kuvendi krijon Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale

    Kuvendi krijon Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale

    Kuvendi i Shqipërisë ka paraqitur projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale.
    Sipas projektvendimit Komisioni i Posaçëm për Reformën Territotiale do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:
    a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore.
    b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.
    c) analizimin e sistemit aktual të financave vendore dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar.
    ç) shqyrtimin e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve publike vendore.
    d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe politikat e kohezionit rajonal; dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirë dhe transparent me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
    e) paraqitjen përpara Kuvendit të dokumentit analitik me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe projektpropozime ligjore.
    Komisioni i Posaçëm për Territorialen do të përbëhet nga 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të Komisionit do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.
    Pranë Komisionit të Posaçëm do të ngrihet edhe grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, shoqatat e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medies, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj., që do të mbështeten nga Sekretariati Teknik.
    Numri, afatet e punës dhe detyrat specifike të grupit të ekspertëve përcaktohen me vendim të Komisionit. VII. Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ministrin e Financave, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministrin e Shtetit Kryeneg.
    Sipas Dokumentit Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ministrin e Financave, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministrin e Shtetit Kryenegociator, si dhe me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore.
    Çdo parti tjetër parlamentare, e cila nuk është e përfshirë në këtë komision, ka të drejtë të bëjë propozime.
    Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar në pikën II të këtij vendimi, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë: Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:
    i) institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë;
    ii)institucionet e sistemit të drejtësisë;
    iii) institucionet kushtetuese të pavarura dhe institucionet publike të krijuara nga Kuvendi.
    iv) agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre çështje që prekin interesat e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin përkatës;
    v) ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse;
    vi) përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit; vii) pedagogë e studentë;

    viii) përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit, etj.;

  • PS-PD dakordësi për dy komisione, konfirmohet numri i parabartë dhe pjesëmarrja e forcave të tjera politike

    PS-PD dakordësi për dy komisione, konfirmohet numri i parabartë dhe pjesëmarrja e forcave të tjera politike

    Mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë sa i përket përbërjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ai do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë dhe me numër të barabartë anëtarësh.
    Në mënyrë që diskutimet për ndryshimet në ligjin elektoral të jenë gjithëpërfshirës, e rekomanduar kjo dhe nga OSBE-ODIHR, vend në komision do të ketë edhe për partitë e vogla.
    Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve.

    Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.
    Megjithatë, ndonëse pa të drejtë vote, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet do të mund të marrin pjesë në komision dhe do të mund të japin propozimet e tyre.
    Ndryshe do të jetë përbërja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, përbërja e së cilit do të jëtë me 16 anëtarë por me ndarje ndryshe.
    Partia Socialiste do të përbëhet nga 8 deputetë dhe 6 përfaqësues do të ketë Partia Demokratike.
    Ndryshe nga zgjedhorja 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.
    Dhe drejtimi do të jetë ndryshe, ku Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.
    Projektvendimet pritet të miratohen javën e ardhshme, ndërsa diskutimet pritet të zgjasin 9 muaj.

  • ‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

    ‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

    Kuvendi ka bërë zyrtare, projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

    16 anëtarë do të ketë në përbërje Komisioni i Posaçëm, ku PS ka 8 anëtarë, ndërsa 6 do të jenë nga PD-ja, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.

    Për çështje të veçanta për të cilat nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe mund të kërkohet ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

    PR/VENDIMI
    REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI PROJEKTVENDIM PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
    Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një grupi deputetësh,
    KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI:
    Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë.
    II. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:
    a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore;
    b) analizimin dhe propozimin e opsioneve për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;
    c) analizimin e sistemit aktual të financave vendore dhe rekomandimin e masave për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar;
    ç) shqyrtimin e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve publike vendore;
    d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe politikat e kohezionit rajonal;
    dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirë dhe transparent me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
    e) paraqitjen përpara Kuvendit të dokumentit analitik me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe projektpropozime ligjore.
    III. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 16 anëtarë, nga të cilët 8 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të Komisionit do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.
    IV. Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.
    2 V. Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 9-mujor nga data e miratimit të këtij vendimi. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit.
    VI. Pranë Komisionit të Posaçëm ngrihet dhe funksionon grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore, shoqatat e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medies, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj., që do të mbështeten nga Sekretariati Teknik. Numri, afatet e punës dhe detyrat specifike të grupit të ekspertëve përcaktohen me vendim të Komisionit. VII. Komisioni i Posaçëm në veprimtarinë e tij do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, ministrin e Financave, ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe ministrin e Shtetit Kryenegociator, si dhe me përfaqësues të qeverisjes vendore dhe të shoqatave të zgjedhura vendore.
    VIII. Çdo parti tjetër parlamentare, e cila nuk është e përfshirë në këtë komision, ka të drejtë të bëjë propozime.
    IX. Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar në pikën II të këtij vendimi, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:
    • Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:
    i) institucionet e qeverisjes qendrore dhe vetëqeverisjes vendore sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë; ii)institucionet e sistemit të drejtësisë;
    iii) institucionet kushtetuese të pavarura dhe institucionet publike të krijuara nga Kuvendi.
    iv) agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre çështje që prekin interesat e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin përkatës;
    v) ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse;
    vi) përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit;
    vii) pedagogë e studentë;
    viii) përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit, etj.;
    • Mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme nga struktura të ndryshme shtetërore në funksion të përmbushjes së objektit të tij;
    • Përfshirjen në këtë proces të opinionit publik dhe veçanërisht të pakicave kombëtare dhe përfaqësuesve të tyre.
    X. Prezenca e Bashkimit Europian, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, me përvojë në çështjet e qeverisjes vendore, ftohen të ndjekin, të japin asistencë dhe ekspertizë teknike në punimet e Komisionit dhe grupit të ekspertëve të ngritur pranë tij.
    XI. Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme kur në to marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Komisioni synon që vendimmarrja të arrihet me konsensus për të gjitha çështjet që shqyrton. Për çështje të veçanta për të cilat nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe mund të kërkohet ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
    3 XII. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për krijimin e kushteve të punës, mbështetjen financiare e logjistike të veprimtarisë së këtij Komisioni të Posaçëm, grupit të ekspertëve dhe sekretariatit teknik.
    XIII. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    KRYETARI Niko Peleshi

    PR.VENDIMI ‘TERRITORIALJA’

  • “Pse nuk dilni në panele me opinionistë?” Deputeti i PD: Çfarë do diskutojmë? Kemi vendosur që…

    “Pse nuk dilni në panele me opinionistë?” Deputeti i PD: Çfarë do diskutojmë? Kemi vendosur që…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, në një lidhje direkte me studion e “Top Story” u shpreh se raporti final i OSBE/ODIHR nxori në pak atë që opozita ka deklaruar, se nuk ka pasur zgjedhje të lira.
    “Raporti vuri gishtin mbi plagë dhe çmontoi atë që ne e kemi quajtur farsa e 11 majit. Ne kemi më shumë se katër vite që dalim dhe argumentojmë çështjet tona vetëm me opinisonistë”, tha ai.
    I pyetur nga drejtuesja e emisionit Grida Duma se përse është marrë një vendim nga PD për të mos dalë në studio me opinionistë, Kaso tha se nuk dalin nëse nuk do të ketë përballje me përfaqësues të Partisë Socialiste.
    Ai tha se nuk kanë pasur asnjë përballje në asnjë studio me përfaqësues të PS, gjë që iu hodh poshtë nga Duma kur i kujtoi që në “Top Story” në panel kanë qenë përfaqësues të PD dhe PS, përballë në debat.
    “Ndoshta studio juaj ka qenë nga të paktat që mazhoranca ka pranuar për një përballje”, u shpreh Kaso.
    Duma: Me opinionistët pse nuk dilni?
    Kaso: Çfarë do diskutojmë me opinionistët?
    Duma: Nuk do i flini publikut as nga Parlamenti, as nga TikTok as nga studio?
    Kaso: Do përpiqemi t’i flasim nga çdo platformë, por pas katër vitesh kemi vendosur që t’u japim shqiptarëve debatin cilësor.