Tag: përfaqësues

  • Foto/ Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, vihet re mungesa e përfaqësuesve gjermanë

    Foto/ Mbledhja në KLP për zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, vihet re mungesa e përfaqësuesve gjermanë

    Teksa mbledhja në KLP ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfaqësues të ambasadës gjermane nuk kanë mbërritur ende, duke lënë vendet bosh.

    Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha që pritet të jenë prezentë vetëm gjatë votimit.
    Ndërkohë pjesë në mbledhje po marrin përfaqësues të SHBA, BE, Holandës dhe Britanisë së Madhe.
     

    Top Channel

  • Bardhi takime me përfaqësues republikanë e demokratë: Shqipëria, krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA

    Bardhi takime me përfaqësues republikanë e demokratë: Shqipëria, krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA

    Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka ndarë në rrjetin social facebook një mesazh nga takimet me përfaqësues republikanë dhe demokratë në Capitol Hill, në Washington.
    “Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat.
    SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë. Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA”, shkruan Bardhi.

  • Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 5 masa arresti ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

    Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 5 masa arresti ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës

    Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

    Hetimet nisën nga denoncimi i një qytetari për shembjen e pallatit të tij nga IMT pa vendim zyrtar. Sipas Prokurorisë, në janar 2021 u shembën gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa në mars Këshilli Bashkiak miratoi fond për demolimin e 15 pallateve, disa prej të cilëve ishin prishur më parë.
    Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë. Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese.
    Prokuroria vendosi “arrest në shtëpi” për Aurel Çukon, Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile,“Arrest në shtëpi” për Aurel Boriçin, Drejtori i Emergjencave Civile,
    “Detyrim paraqitje” për Eleana Guçe, Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë natyrore,
    “Detyrim paraqitje” për Rexhina Rakipi, Specialiste e IMT, “Arrest në shtëpi” për Sokol Qehajaj. Specialist i IMT, bashkia Tiranë,
    “Detyrim paraqitje” për Aleksandra Mahmutllari, mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e kompanisë BOE “Maging shpk & Imes-D shpk”,
    ‘Detyrim paraqitje’ për Shyqyri Maloku., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion”,
    ‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Fatmir Firi, përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk.

    Top Channel

  • KLP voton kandidatin e SPAK si drejtor të BKH-së, Joni Keta/ Të pranishëm, përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE

    KLP voton kandidatin e SPAK si drejtor të BKH-së, Joni Keta/ Të pranishëm, përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të votuar Joni Ketën në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mbledhja nisi në orën 11:00 dhe të pranishëm në sallë për procesin e votimit të kandidatit të SPAK janë edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe BE.
    Aktualisht Joni Keta mban postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj, raporton gazetarja Klodiana Lala. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, por edhe prokurorë.
    Në mandatin e parë 5 vjeçar struktura e pagëzuar si “FBI-ja shqiptare” u drejtua nga Aida Hajnaj. Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK, për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat 5 vjeçar. Joni Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

  • Hiqej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie për të vjedhur para, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Hiqej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie për të vjedhur para, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, i dyshuar për mashtrim.

    Sipas njoftimit të Policisë, i riu dyshohet se është prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari, duke e mashtruar se paratë do të shërbenin për një ndërhyrje kirurgjikale të një shtetasi të mitur.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • “Shqipëria në periudhën bizantine” mbledh përfaqësues nga bota akademike për një ndër periudhat më të rëndësishme…

    “Shqipëria në periudhën bizantine” mbledh përfaqësues nga bota akademike për një ndër periudhat më të rëndësishme…

    Nga Julia Vrapi
    “Shqipëria në periudhën bizantine”  mblodhi në Tiranë përfaqësues nga bota akademike, një konferencë shkencore, që u zhvillua përgjatë dy ditëve me synimin për të hedhur dritë mbi një ndër periudhat më të rëndësishme, por më pak të studiuara të historisë sonë. Konferenca mblodhi bashkë në Tiranë mbi 40 përfaqësues nga bota akademike brenda dhe jashtë vendit, historianë dhe profesorë të njohur me kumtesat e tyre hodhën dritë mbi këtë periudhë, ndër më pak të studiuarat dhe theksuan rolin e trojeve shqiptare si një urë lidhëse mes Lindjes e Perëndimit, por gjatë saj u prezantuan dhe kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore. Ceremonia e hapjes u moderua nga prof. dr. Paskal Milo, i cili në fjalën e tij ndër të tjera u shpreh se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një qendër e kulturës identitare kombëtare, rajonale dhe europiane.  Ndërsa akad. Skënder Gjinushi kryetar i ASH, i cili e vlerësoi konferencën  ndër të tjera tha se trashëgimia bizantine në Shqipëri nga monumentet, ikonat, kodikët, deri te tradita muzikore  dëshmon një vazhdimësi të fortë qytetërimi.
    “Kjo konferencë për nga natyra është një qasje shumëdimensionale shkencore ku ndërthuren disiplina të ndryshme si: historia, arkeologjia, arti, arkitektura, paleografia dhe epigrafia, kultura shpirtërore dhe jurisprudenca bizantine. Në këtë mjedis shkencor multidisiplinar studiues nga më të mirët, vendës dhe të huaj, do të bëjnë përpjekje që të rindërtojnë tablonë e përgjithshme të botës shqiptare në universin bizantin përmes analizave, prurjeve e përfundimeve origjinale dhe qasjeve të reja metodologjike”, u shpreh ai. Konferenca u përshëndet edhe nga Imzot Joani, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe dr. Antonio Riggio, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine.
    Konferenca mblodhi përfaqësues nga bota akademike për një ndër periudhat më të rëndësishme, ku punimet shkencore të prezantuara trajtuan tema që nga roli strategjik i Durrësit, përhapja e hershme e Krishtërimit, zhvillimi i peshkopatave,  tradita e pasur e shkrimit të kodikëve në Berat, etj. Sipas ASH, seanca e parë, “Shqipëria ndërmjet Bizantit dhe Perëndimit”, u drejtua nga dr. Peter Schreiner (Universiteti i Këlnit, Gjermani) dhe akad. Pëllumb Xhufi (ASH). Në kumtesën e tij historiani Pëllumb Xhufi foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë bizantine në shekujt VI-XI. Në këtë seancë të parë vijon njoftimi nga ASH folën dhe prof. emeritus Taxiarchis Kolias, prof. dr. Ardian Muhaj, prof. dr. Ermal Baze, prof. dr. Ilira Caushi, dr. Peter Schreiner, etj. Veprimtaria shkencore më 5 dhe 6 dhjetor u organizua nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës; Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine.
    Ekspozita “Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë të Shqipërisë”
    Konferenca e parë ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine” solli dhe ekspozitën “Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë të Shqipërisë” në Arkivin Qendror Shtetëror. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi ekspozitën e veçantë, duke shpalosur dorëshkrime të çmuara të trashëgimisë sonë dokumentare. Kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore; Dorëshkrime unike që dëshmojnë tradita liturgjike, artistike dhe intelektuale ndër shekuj; Miniatura, shkrime të lashta dhe teknika ikonografike, që pasqyrojnë mjeshtërinë e skriptoriumeve të hershme ishin pjesë e kësaj ekspozite.  Të pranishëm në hapje të ekspozitës ishin dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Arkivave Endrit Musaj, zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Arkivave Marinela Ndria, studiuesi Agamemnonas Tselikas, njohësi i gjuhëve të rralla, moderuesi dhe kuratori i ekspozitës Sokol Çunga, si edhe bizantinologë dhe studentë.

  • Maqedonia e Veriut pa trajner, ikën Milevski

    Maqedonia e Veriut pa trajner, ikën Milevski

    Maqedonia e Veriut ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Blagoja Milevski. Në një postim në rrjetet sociale, Federata ka falenderuar teknikun për kontributin e dhënë  gjatë kësaj periudhe.
    “Federata e Futbollit e Maqedonisë shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për seleksionuesin Blagoja Milevski dhe stafin e tij, për punën e tyre të përkushtuar, bashkëpunimin profesional dhe rezultatet e arritura. I urojmë shumë suksese në karrierën e tij të ardhshme stërvitore”.

    “Ne besojmë se me një ekip të ri profesional, do të sillet një “erë e re” në punën e ekipit, e cila do të mundësojë konkurrencë dhe ambicie edhe më të madhe në garat e Maqedonisë.”
    “FFM mbetet plotësisht e përkushtuar për të krijuar kushtet më të mira të mundshme të punës, si dhe për të ofruar mbështetje maksimale për ekipin përfaqësues. Bashkëpunimi i deritanishëm me stafin e trajnerëve të udhëhequr nga Milevski ka qenë në një nivel shumë profesional dhe ne e vlerësojmë përkushtimin dhe qëndrimin e tyre ndaj ekipit përfaqësues. Mbetemi të gatshëm, me të njëjtin përkushtim, të mbështesim planet dhe sfidat e ardhshme të ekipit përfaqësues të Maqedonisë.” – shkruan nga FFM.

  • PD drejt Uashingtonit/ Kuçana konfirmon një takim të rëndësishëm politik në SHBA, ja çfarë pritet të ndodhë

    PD drejt Uashingtonit/ Kuçana konfirmon një takim të rëndësishëm politik në SHBA, ja çfarë pritet të ndodhë

    Ilirjana Kuçana, ish-kandidate e PD-së në Durrës, ka folur këtë të diel në një emision televiziv mbi zhvillimet në opozitë. Ajo tha se të hënën përfaqësues të rëndësishëm nga PD do të jenë në Washington.
    “Ditën e hënë do të kemi zhvillime të forta. Përfaqësues të rëndësishëm të Partisë Demokratike do të kenë takime në nivelet më të larta në SHBA, në kuadër të NATO-s dhe në Departamentin e Shtetit. Për t’ju treguar se pas rezolutës nga Brazili, për herë të parë ka një zv/President, një përfaqësues. Unë ju them se shumë shpejt do të shikoni që të hënën në SHBA do të ketë vizita shumë të rëndësishme nga PD,” – tha Kuçana.

  • Beteja e minatorëve të Spaçit/ Kontrata të paligjshme, pabarazi dhe shantazhe! Çfarë po fsheh ‘Tete Albania’ me ndihmën e shtetit

    Beteja e minatorëve të Spaçit/ Kontrata të paligjshme, pabarazi dhe shantazhe! Çfarë po fsheh ‘Tete Albania’ me ndihmën e shtetit

    PAMJE NGA PROTESTA

    SPAÇ- Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanisë turke “Tete Albania Tunnel and Mining”, për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara, ku përfshiheshin kontrata kolektive dhe rritja e pagave. Ndërkohë, në muajin gusht ata ishin anëtarësuar pranë Konfederatës së Sindikalistëve Shqiptarë, duke formuar kështu Sindikatën e Minatorëve. Mirëpo, kompania turke jo vetëm që nuk e njeh sindikatën e krijuar, por as nuk pranon kërkesat e minatorëve.
    Si ndërmjetës në këtë proces janë përfshirë edhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Punës, por deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Më datë 7 nëntor, “Piranjat“ ishin në minierën e Spaçit ku kërkuan një takim me përfaqësues të kompanisë lidhur me problematikën e krijuar, por ky takim nuk u bë i mundur. Përpjekjet për t’u takuar me përfaqësues turq u përsëritën edhe në zyrat qendrore të kompanisë, por sërish pa sukses.
    Për këtë arsye, grupi i xhirimit u rikthye në Spaç. Minatorët vijojnë grevën, në temperatura shumë të ulëta, në pritje të shtrirjes së dorës së dialogut nga kompania dhe shteti shqiptar.
    “Asnjë strukturë nuk ka ardhur këtu,” thotë Albert Bushpreni, ish-përgjegjës turni për pjesën e nëntokës.
    “Çfarë presim ne prej kompanisë turke, në një kohë kur nuk kemi përfaqësi nga shteti?”, shprehet Lekë Gjergji, zjarrmëtar.
    “Ne po bëjmë 46 ditë që jemi në grevë dhe nuk kemi folur me asnjë përfaqësues të kompanisë që nga data 8 që kemi dalë këtu,” shton Kastriot Prenga, fadromist.
    Ai tregon se nga 60 grevistë, sot kanë mbetur rreth 55, pasi pjesa tjetër është larguar duke rinisur punën për shkak të pamundësisë ekonomike. Mirëpo, dokumentet që ata kanë firmosur janë tërësisht në kundërshtim me Kodin e Punës dhe jashtë çdo norme morale të një punonjësi profesionist.
    Bëhet fjalë për dy fletë, të cilat, edhe pse të formësuara në vetën e parë, janë përpiluar nga juristët e firmës “Tete Albania“. Njëra është një kërkesë, e cila, nëse firmoset, i detyron punonjësit e rikthyer të pranojnë se nuk janë paraqitur në punë për shkak të grevës, dhe se ata vetë kanë pasur dëshirë të paraqiteshin, me pretendimin se janë të kënaqur me kushtet e punës, por e kanë patur të pamundur për shkak të trysnisë dhe paragjykimit nga kolegët. Madje, ata duhet të pranojnë se greva ishte e paligjshme.
    Për ligjshmërinë e grevës, ne e kemi bërë të qartë me dokumente. Sa i përket trysnisë, minatorët do të ishin ende në protestë edhe sot, po të ishin detyruar. Ndërsa për kushtet e punës në “Tete Albania“ dhe mënyrën si i trajton kompania, flasin vetë punonjësit.
    “Vjen drejtori, tani 2 muaj, s’të ndalet 5 minuta me punëtorin. Thua se ne jemi skllevërit e atij. Nuk na trajtojnë mirë. Ai punëtori turk trajtohet 3-fish më mirë se punëtori shqiptar. Ne jemi në të njëjtin vend, e njëjta punë, ai merr shumë shpërblime. Ka shumë pabarazi me turkun,” thotë Tonin Përkeqi, sondist.
    Ata thonë se diferencat e pagave mes tyre dhe punonjësve turq, për të njëjtat pozicione pune, janë të mëdha.
    “Një xhumbist shqiptar, për 26 ditë punë, merr 1.670.000, ndërsa një xhumbist turk 3.150.000, pra dyfishin,” deklaron zjarrmëtar Lekë Gjergji.
    “Një fadromist turk merr 3.750.000, ndërsa unë rreth 1.2 milionë lekë,” shton fadromisti Gjovalin Nikolli.
    Minatorët tregojnë se edhe në raste aksidentesh në punë, nuk kanë gjetur mbështetjen e kompanisë.
    “Unë para 4 muajsh pësova aksident në minierë. Nuk më mbajti spitali i Rrëshenit dhe më nisën për Tiranë. Edhe doktori i kompanisë më la aty dhe iku. U interesova pas pak kohësh për raportet, shkova te sigurimet, pyes aty për emrin dhe më thanë nuk figuroj. ‘Po pse nuk figuroj?’ Më tha: ‘Nuk është regjistruar si aksident në punë’. I marr ata të kompanisë në telefon, më thanë ‘Do ta bisedojmë këtë punë gradualisht, por mos fol për këtë gjë’,” tregon Gjon Simoni.
    Krahas dokumentit të quajtur “kërkesë”, kompania ka përpiluar edhe një “Deklaratë Personale”, ku minatorët detyrohen të lidhin një kontratë të re pune. Me anë të nënshkrimit, ata duhet të pranojnë se heqin dorë në mënyrë të pakushtëzuar, në të tashmen dhe në të ardhmen, nga ndjekja e çdo procedure administrative apo ligjore lidhur me ndërprerjen e punës nga kompania.
    Por nuk mbaron me kaq. Me pikën 4 të kësaj deklarate, punonjësi detyrohet të pranojë se nuk do të ngrejë asnjë padi dhe nuk do të kërkojë dëmshpërblim për ditët e grevës para ripunësimit.
    “Na takon të fillojmë nga e para. Duhet të mbledhim letra në Prokurori, letra në Spital, të gjitha, të fillojmë edhe njëherë nga e para. Shkojmë te siguria, të na marrin në testim ata. Duke patur kontratën, këta thonë ‘Jo, kjo e para të ikë’. Si ta firmos atë letër unë?”, thotë Erjon Tusha, fadromist.
    Minatorët shprehen të vendosur të vijojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë, “Piranjat“ kërkuan sërish takim me përfaqësues të kompanisë, por ata u shmangën me pretekstin se përkthyesit nuk ndodheshin në zyrë dhe se administratori me origjinë turke nuk mund të komunikonte anglisht./Piranjat.news

  • Gara për kreun e ri të SPAK, pas zyrtarit të lartë të DASH edhe përfaqësuesit e BE “zbarkojnë” në Prokurorinë e…

    Gara për kreun e ri të SPAK, pas zyrtarit të lartë të DASH edhe përfaqësuesit e BE “zbarkojnë” në Prokurorinë e…

    Ndërkombëtarët po mbikëqyrin çdo sekondë që ikën dhe çdo lëvizje për procesin nga gara për kreun e ri të SPAK. Përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë kanë zhvilluar takime informale me kandidatët për drejtues të Prokurorisë së Posaçme. Dy përfaqësues të BE-së takuan secilin nga kandidatët veçmas në ambientet e SPAK, duke i pyetur ata për platformën dhe nëse kanë rezerva për procesin. Bisedat janë kryer në zyrat e prokurorëve kandidatë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu. Ky takim informal vjen pas disa takimeve të ndërkombëtarëve pranë KLP, të cilët janë pyetur nëse ka probleme procesi i garës për në SPAK dhe nëse kanë pasur influencë apo “kërcënime”. Anëtarët e KLP kanë mbajtur tre mbledhje për të caktuar datën se kur do të thirren për intervistë katër kandidatët dhe megjithëse ka tre data në diskutim që janë brenda javës së parë të dhjetorit, jo zyrtarisht shikohet si datë e mundshme data 4 dhjetor por asnjë nga kandidatët nuk është njoftuar ende.
    SHBA “sy e veshë” te SPAK
    Në të njëjtën linjë me Brukselin, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar vizita pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe në zyrat e SPAK që prej muajit shtator, kur u hap gara për drejtimin e institucionit. Megjithëse zyrtarisht vizitat janë prezantuar si takime kortezie, mesazhi i tyre është i qartë: kërkohet transparencë maksimale, integritet dhe distancë nga çdo ndikim politik në përzgjedhjen e drejtuesit të ri. Një prej përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ishte pak ditw mw parë në Tiranë duke tërhur vëmendjen e opinionit politik dhe diplomatik. Në qendër të agjendës të Zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Mark Fleming ishte një takim special me kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe me prokurorin e posaçëm Klodian Braho.
    Ai nuk pranoi të takohej me kryeministrin Edi Rama apo me kryetarin e opozitës, ish-kryeministrin Sali Berisha.  Kujtojmë se Dumani rrëfeu së fundmi kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të SPAK, përfshirë edhe drejtuesit e institucionit: “Kërcënimet janë të shpeshta, përfshirë kërcënime ndaj familjarëve, telefonata kërcënuese dhe deri tek plane për atentate. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar.” Ai theksoi se edhe politika ka shfaqur forma presioni përmes retorikës publike dhe sulmeve ndaj emrave të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, por shtoi se stafi i SPAK është i përgatitur për t’i përballuar këto sfida. “Pavarësisht kërcënimeve dhe sulmeve, prokurorët e SPAK kanë pjekurinë dhe maturinë e duhur për t’i përballuar. Por ky është një realitet i vështirë që nuk mund të anashkalohet,” shtoi Dumani.
    Detajet
    4 kandidatët për Kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij, etj. Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i ri zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.