Tag: përfaqësim

  • ‘Komuniteti rom pa përfaqësim politik real, Çuno: Pse 45 mijë vota nuk kthehen në mandat?!

    ‘Komuniteti rom pa përfaqësim politik real, Çuno: Pse 45 mijë vota nuk kthehen në mandat?!

    Mungesa e përfaqësimit real politik dhe një realitet i hidhur shoqëror vazhdojnë të jenë plagë të thella për komunitetin rom dhe egjiptian në Shqipëri. Zëra nga komuniteti denoncojnë se emërimet e fundit në qeveri janë thjesht një “fasadë” për sytë e ndërkombëtarëve, ndërkohë që anëtarët e tyre përballen me një kod zgjedhor penalizues dhe abuzim sistematik nga autoritetet.

    Një nga pengesat kryesore është Kodi Zgjedhor aktual.

    I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, Rivelino Çuno, kryetar i PEISH (Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë) tha se sistemi proporcional rajonal favorizon partitë e mëdha, duke e bërë të pamundur për komunitete si ai rom dhe egjiptian të përkthejnë votat e tyre në një mandat parlamentar.

    Me mbi 45,000 vota të shpërndara nga Vermoshi në Konispol, fuqia e tyre elektorale humbet, duke i lënë pa përfaqësim për 35 vite, një situatë krejt ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit ku ata mbajnë poste ministrore.

     Ai u shpreh se pozita e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri është paradoksale: megjithëse numër i tyre është i konsiderueshëm dhe i shpërndarë në çdo qark të vendit, ndikimi i tyre politik mbetet i padukshëm për shkak të një formule zgjedhore që nuk i jep mundësi reale përfaqësimi.

    Sipas Çunos, kjo mospërputhje mes potencialit elektoral dhe rezultatit praktik tregon se politikat ndaj këtyre komuniteteve kanë qenë më shumë fasadë sesa përpjekje e mirëfilltë për integrim dhe përfaqësim dinjitoz.

    Deklarata e plotë:

    Unë mendoj që çdo subjekt politik ka një forcë specifike të veten. Dhe natyrisht kur ata nuk bëhen të përfshirë ose ta ndjejnë veten në mundësinë e asaj që duhet të bëjnë, pa diskutim ky kod i zgjedhor i penalizon. Për profesional rajonal është një kod shumë i vështirë.

    Është një kod i cili i shërben për dy subjektet e mëdhaja dhe jo subjektet e vogla.  

    Sidomos, tek vijmë te subjekti që natyrisht unë jam përfaqësues i tyre, komuniteti egjiptian dhe ai rom, i cili përbën një numër goxha të madh në nivel kombëtar, nga Vermoshi në Konispol.

    Po t’i mbledhin janë, të garantoj që janë mbi 40-45.000vota. Domethënë, votues. Dhe natyrisht që ne nuk i mbledhim dot në një vend ata për të votuar.

    Dhe kalkulimi i tyre nuk kthehen në mandat, për shkak sepse nuk i kalkulon dot në numër, në një qark të caktuar që na vendosin. Dhe kjo natyrisht na ngel për të dëshiruar sepse përfaqësimi i tyre nuk merret asnjëherë. Në 35 vite ky komunitet nuk ka pasur përfaqësim kurrë në Shqipëri, sepse nëse është në Këshillin e Ballkanit, janë në nivel ministra.

    Edhe kjo më bën çudi për shkak sepse unë drejtoj sot, në katër vitet e ardhshme mandatin për të përfaqësuar në nivel Ballkani Unionin Politik. Dhe homologët e mi sot janë ministra, deputetë, dhe unë e ndjej gjithmonë mungesë këtë përfaqësimin e komunitetit në Shqipëri.

    Edhe pse një numër goxha i madh i komunitetit si, jo si Kosova, jo si Maqedonia, jo si Mali i Zi, jo si Serbia, jo si Bosnja e të tjerë. Por e shoh këtu për shkak sepse këtu politikat përdoren vetëm për fasada.Nuk kam gjë personalisht me Ina Mjakon. Ajo është një aset komunitar, fiks, por jo një strategjiti mirëfilltë për shërbimin e komunitetit. Proklamim ndaj qeverisë për çeljen e Bashkimit Europian edhe si prioritet i pestë i komunitetit rom dhe egjiptian.

    Unë mendoj që të punësosh një njeri nuk do të thotë të përfaqësosh një komunitet. Dhe unë e shoh më shumë si një punësim sesa një përfaqësim dinjitoz ndaj komunitetit.

    Përfaqësimi dinjitoz i komunitetit vjen kur ti hasesh me problemet e tyre, ke një kohë të gjatë me ta, njeh problemet, përballesh, ke beteja  të jashtëzakonshme për t’u përballur edhe më në fund pastaj ti shpërblehesh për të qenë në koherencë me ta dhe në shërbim të drejtpërdrejtë me ta sepse i njeh.

    Papritmas kjo gocë është një gocë e mirë. Unë kam një konsideratë të veçantë për të, padyshim, por nuk është në një moment të duhur për t’i dhënë një shërbim efikas dhe shumë dinjitoz ndaj komunitetit.

    Sepse sot Rama po përpiqet që të bëjë gjithçka për të proklamuar ndaj çdo qytetari që ne kemi përfaqësim nga komuniteti, ja ku e keni, ose ndërkombëtarëve ja ku e keni dhe kjo do të jetë nesër aty ku do flasi realitetin e këtij komuniteti.

    Po është komplet ndryshe Flavio. Sepse po të shikosh gjendjen e tyre është një gjendje e cila nuk ka përmirësim ndër vite, po ka përkeqësim ndaj tyre. Dhe sinqerisht unë sfidoj çdokënd.

    Mund të dalim nga ky emision dhe të shkojmë dhe t’i shohim me sy të lirë se si jetojnë.

  • VIDEO/ “Të penduar që votuan partitë e vjetra”, Arlind Qori: Pas 11 majit, qytetarët u ndjenë pa përfaqësim real

    VIDEO/ “Të penduar që votuan partitë e vjetra”, Arlind Qori: Pas 11 majit, qytetarët u ndjenë pa përfaqësim real

    Ndoshta Enver Hoxha do të kishte mbetur një mësues i thjeshtë gjimnazi, nëse disa ngjarje do të kishin marrë një rrjedhë tjetër, thotë Arlind Qori. Historia e së majtës në Shqipëri është e ndërthurur me kontradikta, ideale dhe dështime. Arlind Qori analizon shkurtimisht figurat e së majtës në një shekull. Nis me Fan Nolin – klerikun, intelektualin dhe politikanin që tentoi të sillte një frymë europiane në një vend me probleme madhore si ato të Shqipërisë së viteve ’20. Vazhdon me periudhën e errët të diktaturës, me diktatorin Enver Hoxha që la pas mijëra viktima, shqiptarë të pafajshëm që u vranë e u burgosën padrejtësisht. Çfarë pasoi atë epokë, sipas Qorit, është një histori me dritëhije: një tranzicion i stërzgjatur ku liria u përdor si fasadë dhe korrupsioni u trashëgua si sistem. 
    I etiketuar shpesh si i majtë, madje edhe “komunist”, Arlind Qori sjell një tjetër dimension të raportit mes së majtës dhe shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Ai rrëfen historinë e një familjari të tij, dramën që përjetoi gjatë diktaturës dhe sjelljen përçmuese të sistemit postkomunist ndaj kësaj shtrese, që u përdor për retorikë, por rrallë u trajtua me drejtësi. 
    Në intervistën për TemA, Qori flet për takimet me qytetarët pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Lëvizja Bashkë arriti të fitojë përfaqësim në Kuvend. “Janë me qindra qytetarë që më ndalojnë në rrugë dhe më thonë: ‘Jam penduar që nuk të votova më 11 maj’. Janë njerëz që kanë votuar mazhorancën, opozitën apo parti të tjera brenda tyre, por që pas zgjedhjeve u gjendën në një situatë qesharake e pa përfaqësim real. Unë besoj te qytetarët dhe jam optimist,” shprehet ai. 
    Qori flet për marrëdhëniet me partitë e opozitës dhe pamundësinë për t’u bashkuar në një betejë kundër Edi Ramës, fillimisht në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë. Ai është kritik ndaj mënyrës se si funksionon politika e sotme, që sipas tij është e kapur nga interesat e ngushta, lidhjet me krimin dhe oligarkët, duke e kthyer shtetin në një pronë të përbashkët të pakicës. 
    Kundër sistemit të kalbur politik dhe lidhjeve të tij me krimin dhe oligarkët… me qytetarët dhe nga qytetarët vjen fuqia e mendimit se së shpejti Tirana do të jetë tjetër, dhe më pas Shqipëria do të ketë një udhëheqje tjetër. Është Arlind Qori, kandidati i Lëvizjes Bashkë për kryetar të Bashkisë së Tiranës. 
    Në një intervistë për TemA, ai flet për takimet me qytetarët pas 11 majit, ku partia që drejton mori një deputet. 
     

  • Tirana mister/ Bashkitë pa kryetarë, ja kur pritet që qeveria t’i njoftojë presidentit vakancat në Berat,Tepelenë e Mat

    Tirana mister/ Bashkitë pa kryetarë, ja kur pritet që qeveria t’i njoftojë presidentit vakancat në Berat,Tepelenë e Mat

    Prej muajit maj, tri bashki të vendit, Tepelena, Berati dhe Mati kanë mbetur pa kryetarë, pasi drejtuesit e tyre të zgjedhur lanë postin për të hyrë në Parlament si deputetë të Partisë Socialiste.
    Ervin Demo, Tërmet Peçi dhe Agron Malaj lanë postet për të hyrë në Kuvend, duke lënë pas një boshllëk institucional, që po zgjatet më shumë se sa lejojnë afatet kushtetuese. Kjo situatë ka krijuar një vakum institucional në nivel lokal, ndërkohë që drejtimi është marrë përkohësisht nga nënkryetarët e komanduar.
    Deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga qeveria, ndërkohë që kanë kaluar mbi 5 muaj nga dorëheqjet. Kjo situatë i ka lënë qytetarët pa përfaqësim të zgjedhur, ndërsa drejtimi është marrë përkohësisht nga nënkryetarët e komanduar. Ligji për vetëqeverisjen vendore dhe Kodi Zgjedhor parashikon që pas dorëheqjes së kryebashkiakëve, prefekti duhet të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili më pas informon Presidentin e Republikës për të shpallur datën e zgjedhjeve të pjesshme.
    Megjithatë, ligji nuk përcakton një afat të saktë për këtë njoftim, çka ka sjellë zvarritje të procesit dhe ka lënë qytetarët pa përfaqësim të plotë. Burime pranë Partisë Socialiste konfirmojnë se përgatitjet për zgjedhjet në këto tri bashki kanë nisur. Strukturat lokale janë mobilizuar për përzgjedhjen e kandidatëve, ndërsa synimi është që zgjedhjet të zhvillohen brenda muajit tetor.
    Qeveria pritet të njoftojë zyrtarisht presidentin për vakancat brenda shtatorit dhe sipas ligjit, zgjedhjet duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.
    BASHKIA E TIRANËS
    Situata mbetet e paqartë edhe për Bashkinë e Tiranës, ku prej muajit shkurt kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg. Megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mungesa e tij në detyrë, Këshilli Bashkiak nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të propozuar shkarkimin, siç parashikon ligji.
    Kjo zvarritje e afateve kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore nuk është rast i izoluar. Ajo përbën një traditë të përsëritur në politikën shqiptare, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi nevojën për përfaqësim demokratik dhe funksionim institucional. Nëse Tirana përfshihet në zgjedhjet e pjesshme, kjo do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm politik, duke e kthyer kryeqytetin në një betejë të madhe elektorale. Ndërkohë, socialistët duket se po e shohin këtë si një mundësi për të konsoliduar pushtetin lokal në bastionet e tyre tradicionale.
    Me fushatën që pritet të nisë së shpejti, mbetet për t’u parë nëse zgjedhjet do të shërbejnë si një test për mbështetjen popullore, apo si një formalitet i kontrolluar nga strukturat partiake. Në çdo rast, qytetarët e Tepelenës, Beratit, Matit dhe ndoshta edhe Tiranës meritojnë një përfaqësim të zgjedhur me votë, jo një drejtim të komanduar ndërkohë që demokracia lokale nuk mund të mbetet peng i kalendarit politik. Zvarritja e afateve kushtetuese për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme nuk është rast i izoluar. Ajo përbën një model të përsëritur të neglizhencës institucionale, ku interesat politike shpesh mbizotërojnë mbi nevojën për përfaqësim demokratik.

  • ‘Vdekje shqiptarëve’/ Qoku: Sulmet raciste ndaj shqiptarëve, fenomen historik që do të ndëshkohet me ligje të reja për përfaqësim të drejtë

    ‘Vdekje shqiptarëve’/ Qoku: Sulmet raciste ndaj shqiptarëve, fenomen historik që do të ndëshkohet me ligje të reja për përfaqësim të drejtë

    Bekim Qoku, i ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, theksoi se sulmet raciste ndaj shqiptarëve nuk janë fenomene lokale, por kanë ndodhur historikisht dhe në fusha të ndryshme të jetës publike.

    Ai u shpreh se “këto sulme kanë qenë të shpeshta në futboll, në mbledhje apo tubime të mëdha, ku shqiptarët gjithmonë kanë qenë target i sulmeve me parrulla raciste dhe antishqiptare për të denigruar dhe etiketuar bashkëqytetarët e tyre.”

    Qoku theksoi se “fatkeqësisht ky fenomen është i përsëritur, sepse gjithmonë është diskutuar dhe janë thënë fjalë, por pa marrë masa konkrete.” Ai shtoi se “kjo dukuri është e trashëguar që prej fillimit të shtetit dhe asnjëherë nuk janë marrë masa ndëshkuese kundrejt autorëve të thirrjeve të tilla raciste, që godasin një të tretën e qytetarëve shqiptarë.”

    Duke folur për ngjarjet e fundit në Kumanovë, Bekim Qoku tha se “këtë herë u bë bujë dhe u ngrit pluhur më shumë, sepse u mediatizua dhe u bë presion ndaj institucioneve.” Ai vlerësoi se “për herë të parë kemi një kryeministër që denoncon brohoritjet raciste, Federata e Basketbollit i dënon, presidentja i dënon diçka që deri më sot ishte e paimagjinueshme.”

    Gjithashtu, Qoku vuri në dukje se “u aktivizua Prokuroria Publike dhe për herë të parë u bë arrestimi i njërit prej tifozëve që brohoriti në Kumanovë, duke treguar se po ndërmerren hapa për të ndalur këtë fenomen.”

    Ai u shpreh edhe për problemet ligjore të trashëguara: “Partia BDI, me zotin Ali Ahmeti në krye, shpesh ka bërë shkelje në zgjidhjet ligjore. Ligji i gjuhës shqipe nuk ekziston në Kushtetutën e Maqedonisë, por vetëm si ligj i gjuhëve të qytetarëve. Është një ligj skandaloz, më i dobët dhe me fuqi më të vogël se dispozitat kushtetuese.”

    Qoku theksoi se “ky ligj në vetvete dobëson nenin kushtetues që jep më shumë të drejta dhe liri në përdorimin e gjuhëve mbi 20%, dhe kemi të bëjmë me dispozita ligjore të dobëta për përfaqësim adekuat, që gjithashtu janë dispozita kushtetuese.”

    Ai nënvizoi se “të gjitha këto janë bërë pa mekanizma të forta dhe ligje të qarta, dhe kur kontestohen defektet e këtyre arritjeve, ata që kanë qenë në pushtet për 23 vite revoltohen ndaj problematikave që vetë i kanë krijuar në legjislacion.”

    Bekim Qoku përfundoi duke thënë se “me largimin e tyre nga pushteti dolën dobësitë që kanë lënë pas, dhe ne po përpiqemi t’i rregullojmë këto defekte, duke sjellë edhe ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.”

  • Ilir Meta: Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz i Kombëtares tonë!

    Ilir Meta: Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz i Kombëtares tonë!

    Nga Ilir Meta-
    Përfaqësim i shkëlqyer dhe dinjitoz!

    Kuqezinjtë treguan karakter dhe luftuan me shpirt deri në sekondën e fundit përballë një kundërshtari të vështirë.
    Ishim shumë pranë fitores dhe e meritonim atë.
    Por më shumë se rezultati, dëshmuam se jemi të gjithë të bashkuar rreth Flamurit Kombëtar.
    Gjithmonë krenarë për djemtë tanë të mrekullueshëm kuqezi!
     

  • Iu mori dy personave shuma parash me anë të mashtrimit për përfaqësim ligjor, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

    Iu mori dy personave shuma parash me anë të mashtrimit për përfaqësim ligjor, shpallet në kërkim avokatja në Lushnjë

    Një avokate 59-vjeçare nga Lushnja është shpallur në kërkim nga Policia, pas kallëzimit të dy qytetarëve, të cilët pretendojnë se janë mashtruar prej saj.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja K. K. dyshohet se iu ka marrë shuma të ndryshme parash, duke u premtuar përfaqësim ligjor që nuk e ka realizuar. Materialet janë referuar në Prokurori dhe vijojnë hetimet për kapjen e saj.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Njoftimi i policisë:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor. Punohet për kapjen e shtetases K. K. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Dëshiroj përfaqësim sa më dinjitoz në Europë”, Duka uron Egnatian për titullin: Një sezon fantastik i mbyllur me emocione në “Arenën Kombëtare”

    “Abissnet Superiore” ka ulur siparin mbrëmjen e sotme. Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit kanë mposhtur Vllazninë me shifrat 0-4 në finalen e “final four”-it, duke arritur kështu një tjetër sukses madhor. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar klubin Egnatia për titullin kampion përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Duka gjithashtu ka shprehur dëshiën e tij për një përfaqësim sa më dinjitoz nga ekipet shqiptare më Europë.
    “Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Abissnet Superiore! Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale me emocione në “Arenën Kombëtare”. Përgëzime për fituesit dhe për të gjitha ekipet garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Abissnet Superiore për të arritur objektivat e veta.
    Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe. Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në kupat e Europës në vazhdim, që do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/

  • Blendi Gonxhja: Bashkë, për një votëbesim e përfaqësim më të fortë dhe më të zëshëm

    Blendi Gonxhja: Bashkë, për një votëbesim e përfaqësim më të fortë dhe më të zëshëm

    Ministri, Blendi Gonxhja, sot me komunitetin dibran, në takime intensive në rang bashkie Tiranë, për të diskutuar sfidat, mundësitë dhe hapat e ardhshëm për punët dhe zgjidhjet që kryeqytetasit presin. Bashkë, për një votëbesim e përfaqësim më të fortë dhe më të zëshëm.