Tirana u shndërrua sot në qendrën e zhvillimeve europiane, teksa mirëpriti Samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale, vlerësoi rolin e këtij mekanizmi financiar si një instrument kyç që shpejton procesin e afrimit të rajonit me standardet dhe tregun europian.
Spiropali theksoi se, Plani i Rritjes është mekanizmi financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE.
“Tirana u bë sërish qendra e Europës, si mikpritëse e Samitit të sotëm për Planin e Rritjes, mekanizmit financiar që e afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE, ndërkohë që qytetarët do të vijojnë të përfitojnë nga kostot më të ulura të komunikimeve me roaming, udhëtimet më të shpejta përmes ndërlidhjes më të mirë infrastrukturore, kufijtë më të shpejtë për shkëmbimet ekonomiko-tregtare apo shërbimet e digjitalizuara”, theksoi Spiropali.
Tag: perëndimor
-

“Tirana u bë sërish qendra e Europës”, Spiropali: Plani i Rritjes afron më shpejt Ballkanin Perëndimor me BE
-

Hapi tjetër drejt Europës: Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së përfundojnë në 2026
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:55
Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, vlerësoi se Ballkani Perëndimor po ecën përpara së bashku me Planin e Rritjes të BE-së, duke e konsideruar atë si udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian, të cilit i përkasin qytetarët e rajonit.
“Ky nuk është thjesht një udhërrëfyes drejt Brukselit, por drejt mundësive reale për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por duke vepruar,” tha Rama.Ai shtoi se qytetarët nuk ndiejnë integrimin përmes deklaratave politike, por përmes përfitimeve konkrete në jetën e përditshme, si ulja e kostove, udhëtimet më të lehta, mundësi më të mira pune dhe liria e lëvizjes.
Rama theksoi marrëveshjen për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së:
“Tarifat roaming do të përfundojnë në vitin 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë direkt në xhepat e tyre vitin e ardhshëm. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat. Me finalizimin e bazës ligjore me Komisionin Europian, do të funksionojë programi mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.”
Kryeministri bëri të ditur se Shqipëria do të nisë bisedimet në fillim të vitit 2026, dhe pas përfundimit të harmonizimit të plotë të ligjeve dhe rregulloreve, programi do të jetë i gatshëm në prill 2026.
“Ky është një tjetër sukses pas SEPA-s, që ka lehtësuar lëvizjen e parave dhe tani roaming-u nuk ka të bëjë thjesht me faturat telefonike, por me heqjen e një kufiri artificial midis qytetarëve tanë dhe Europës,” përfundoi Rama. -

“Plani i rritjes, rruga jonë në BE”, Samiti mbledh në Tiranë liderët e rajonit dhe komisioneren e zgjerimit Marta Kos
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.”
Krerët e shteteve, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u pritën në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, i cili i uroi mirëseardhjen po ashtu edhe komisioneres së BE, Marta Kos, si edhe ambasadorit të delegacionit të BE, Silvio Gonzato.
Në hapje të samitit, Rama tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë detyrat dhe e meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.“Do të vazhdojmë përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribues për ekonominë, të ardhmen dhe sigurisë së tij. Për sigurinë tuaj, zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Zgjidhni ballkananit, ne mund të jemi truprojat e Evropës dhe më pas do të ndihet më e qetë”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos tha se Ballkani Perëndimor i përket BE, por shtoi se ka ende punë për të bërë.
“Ju jeni pjesë e Europës. Sot kemi ardhur këtu për të bërë vlerësim të ecurisë, për të parë se çfarë ka ecur mirë me Planin e Rritjes, kemi mbushur 2 vjet që nga fillimi i zbatimit të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Është momenti për të bashkëbiseduar, kemi mjaft për të festuar”, tha Kos.
Samiti është konceptuar në dy panele diskutimesh: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”. Palët do të diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e turizmit, për përparimin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal./vizionplus.tv -

Rama: Kufijtë hapen ndryshe, marrëveshje për 16 pika të reja që shpejtojnë ekonominë e rajonit
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 11:53
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është arritur dakordësia me Bashkimin Europian për ngritjen e 11 pikëkalimeve të reja kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe 5 pikëkalimesh të tjera në kuadër të CEFTA-s.
Gjatë punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, Rama tha se kjo marrëveshje synon të ulë kostot, të rrisë lëvizjen e mallrave dhe konkurrueshmërinë ekonomike.“Kufijtë ballkanikë herë lëvizin, herë flenë, herë meditojnë, por këto ditë duhet të marrin fund. Me marrëveshjen e nënshkruar midis Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, hapet rruga për financim dhe ekspertizë,” u shpreh Rama.
Sipas tij, kjo nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë që qarkullojnë më shpejt, kosto më të ulëta logistike dhe rritje të efikasitetit të ekonomisë.
“Një kamion i vonuar është PBB e vonuar. Një kamion që lëviz shpejt është ekonomi që lëviz shpejt – shumë e thjeshtë,” shtoi ai.
Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, projekt i realizuar.
Rama theksoi edhe zbatimin e projektit “Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor”, duke e cilësuar një shembull të prekshëm të integrimit.
Sa i përket reformave, Rama deklaroi se janë ndërmarrë 618 hapa drejt standardeve europiane, përfshirë: Financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, energjinë, transformimin digjital dhe klimën e biznesit
“614 milionë euro janë tashmë të lëvruara, 251 reforma janë në proces, dhe 88% e hapave janë zbatuar aktivisht. Janë reforma të lodhshme e të mërzitshme në letër, por transformuese në realitet,” nënvizoi kryeministri. -

“Shtëpia juaj po ju pret”/ Kos: Europa s’mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, kemi gabuar në të shkuarën
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot fjalimin e saj në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.
Kos u shpreh se publikimi i paketës së re të zgjerimit të BE-së ka sjellë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit, duke hapur një fazë të re bashkëpunimi dhe angazhimi të ndërsjellë.
“Është kënaqësi të jem këtu pak pas publikimit të paketës së zgjerimit, e cila ka sjellë një ritëm të ri në proces. Kjo është një çështje me të cilën po punojmë fort dhe rezultatet e saj po duken,” tha ajo.
Ajo nënvizoi se stabiliteti i Evropës është i lidhur ngushtë me integrimin e Ballkanit Perëndimor: “Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor. Ky ka qenë një gabim i së kaluarës dhe tani duhet ta rregullojmë,” deklaroi Kos.
Komisionerja theksoi gjithashtu se vendet e rajonit janë pjesë e natyrshme e kontinentit evropian, jo vetëm gjeografikisht dhe historikisht, por edhe në aspektin politik:“Shtëpia juaj po ju pret. Ju jeni pjesë e Evropës dhe tani duhet ta bëjmë këtë edhe në formën institucionale,” u shpreh ajo. -

“Ballkani Perëndimor nuk po lutet të hyjë në Bashkimin Evropian”, Rama: Kemi treguar vlera! Jemi gati për BE
Kreu i qeverisë, Edi Rama, mikpriti sot në Tiranë liderët e Ballkanit Perëndimor, komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian, si dhe drejtues nga organizata rajonale, në kuadër të Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes.
Rama: Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes. Dikush mund të thotë ‘më mirë vonë se kurrë’, sidomos pas atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit rajonal nisnin udhën dhe ne mbeteshim në platformë, të zënë me mosmarrëveshjet e vjetra, duke mos marrë një biletë për të ardhmen. Europa nuk është ndërtuar duke pritur, por duke vepruar. Ne nuk jemi këtu për të shtyrë kohën apo për të pritur një moment tjetër, por për të ndërtuar atë që na takon sot. Në vitin 2027 do të jemi gati për të pritur BE-në.Kryeministri theksoi se rajoni nuk ka ndërmarrë më parë reforma në një shkallë kaq të gjerë, duke nënvizuar se 618 reforma janë miratuar në kuadër të Planit të Rritjes, të cilat prekin financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, klimën e biznesit e fusha të tjera.
Sipas tij, “reformat janë të mërzitshme në letër dhe të lodhshme në praktikë, por ato janë transformuese”.
Rama shtoi se, ndërsa Europa po rivendos zinxhirët e furnizimit, Ballkani Perëndimor nuk duhet të qëndrojë si spektator, duke theksuar ndryshimin e perceptimit të investitorëve për rajonin, të cilin e cilësoi si një treg me forcë pune, pozicion gjeografik dhe harmonizim politik me BE-në.
Rama: Kur Evropa rivendos zinxhirët e furnzimit nuk duhet të jetë një spektator. Rajoni është trajtuar në rastin më të keq si nëj luftë për tu marrë, ose një problem për tu menaxhur, investuesit tani shohin diçka ndryshe, një treg, një forcë pune gjeografi dhe harmonizim politik me Bashkimin Evropian.
Rama nënvizoi se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon favore, por po afrohet me dinjitet dhe vlera.
Rama: Nuk po lutemi të hyjmë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po tregojmë çdo ditë e më shumë se jemi gati. -

“Nuk po kërkojmë lëmoshë, po tregojmë që jemi gati”/ Rama: Europa të zgjedhë Ballkanin, do jemi truproja juaj
Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë gati që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si një “truprojë” të Europës.
“Reforma të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por të rëndësishme në realitet.
Ndërtime të arterieve të Europës në Ballkanin Perëndimor, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, që është kthyer dhe një korridor të NATO-së. Nuk është thjesht një vijë në hartë, është një kabllo që lidhet me Europën. Kur Europa vendos zinxhirët, Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një spektator.
Rajoni është trajtuar si një luftë për t’u marrë, ndërsa investuesit shohin një gjë ndryshe. Një treg që lidhet me BE-në. Investimet e fundit tregojnë çdo gjë. Çdo shifër ka pasur një vend pune, një pagë, një familje, një shpresë. Kur ekonomitë rriten, kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur kufijtë të zhdukjen, Europa do të kthehet në një vend partneriteti.
Po vërtetojmë që investimet në Ballkanin Perëndimor janë pika e fortë e Europës. Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe në përmjet ekonomisë. Europa nuk është diçka që po e presim, është diçka që po e ndërtojmë. Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo po dëgjohet. Askush nuk po kërkon nder. Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Çdo kush vjen për të ofruar vlera dhe mund e djersë, falë zotit nuk duhet gjak.
Nuk po lutemi të bashkohemi me BE-në, nuk po kërkojmë lëmoshë. Nuk po flasim, por po japim rezultate. Sa i përket pjesës së konvergjencës. Në konvergjencën e Ballkanit Perëndimor, BE-ja bëhet më e fortë.
Nuk po ecim drejt Europës me duar bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë, po ecim me rezultate të arritura, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap.
Të gjithë e dinë, Marta e di më mirë që për sigurinë tuaj zgjidhni i një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë. Edhe për sigurinë e Europës, zgjidhni ballkanasit, ne do të jemi truproja e Europës”, tha ndër të tjera Rama.Top Channel
-

LIVE- Nis Samiti në Tiranë, të pranishëm komisionerja Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor
Tiranë, Pallati i Brigadave – Tryeza e përbashkët e diskutimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Përbashkët Europian.
-

Samiti ‘Plani i Rritjes, rruga jonë në BE’ në Tiranë, Rama: Tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Marta Kos
Këtë të premte, Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Kryeministri Edi Rama mikpret samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në kryeqytet, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”.Top Channel
-

Shqipëria mikret Samitin e liderëve të rajonit Growth Plan – “Rruga jonë drejt BE”
Shqipëria mikpret një tjetër ngjarje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, Samitin për Planin e Rritjes, “Rruga jonë drejt BE”, që do të bëjë bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë nga Komisioni Europian, si dhe nga organizatat rajonale, – në një diskutim për Planin e Rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian, i cili promovon një mjedis të favorshëm për inovacionin, sipërmarrjen dhe progresin teknologjik dhe krijon mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe konkurrueshmëri, si një gur themeli për rritjen afatgjatë dhe konvergjencën e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Rama do të mikpresë liderët e rajonit; të Kosovës, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe Komisioneren për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, ndërsa Samiti do të zhvillojë punimet i konceptuar në dy panele diskutimesh: “Formimi i nismave të reja, me përfitime për qytetarët dhe biznesin” dhe “Përmbushja e angazhimeve të përbashkëta – Rezultatet dhe përshpejtimi”, ku do të lançohet Udhërrëfyesi për Ballkanin Perëndimor e do të flitet mbi pozicionimin e rajonit në ekosistemin AI të BE, korsitë e gjelbra, bashkëpunimin në fushën e turizmit, mbi progresin dhe hapat e ardhshëm drejt tregut të përbashkët rajonal etj.
Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, do të adresohen me një fjalë në nisje të punimeve të Samitit, ndërsa pas zhvillimit të tij, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Ballkani Perëndimor përfaqëson një rajon me vlera të mëdha kulturore, një pozicion gjeostrategjik qendror dhe potencial të rëndësishëm ekonomik e njerëzor. Procesi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian vijon të jetë orientimi kryesor politik dhe zhvillimor i vendeve të rajonit. Forcimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së mbart një ndikim thellësisht transformues. Ky treg i përbashkët nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe avancimin teknologjik, duke krijuar perspektiva të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje konkurruese. Si i tillë, ai përbën një shtyllë kyçe për rritjen afatgjatë dhe afrimin gradual të rajonit me standardet dhe dinamizmin ekonomik të Bashkimit Evropian.