Tag: përdoruesit

  • Modeli AI më i fundit i Google, Gemini 2.5 Pro, mbërrin edhe për përdoruesit pa pagesë

    Modeli AI më i fundit i Google, Gemini 2.5 Pro, mbërrin edhe për përdoruesit pa pagesë

    Përdoruesit pa pagesë të Gemini tashmë mund të luajnë me modelin më të ri të Google, versionin eksperimental Gemini 2.5 Pro.

    Kompania tha në fundjavë se Gemini 2.5 Pro është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit edhe pse ka disa limite përdorimi. Gemini 2.5 Pro u lançua javën e kaluar ndërsa Google thoshte se është modeli AI më inteligjent i lançuar gjer më sot.
    Fillimisht u bë i disponueshëm për përdoruesit e Gemini Advanced ndërsa tani mund të aksesohet në Google AI Studio dhe aplikacionin Gemini.

    Përdoruesit pa pagesë mund ta provojnë ndërsa 2.5 Pro është modeli i parë Gemini që “mendon” duke ofruar rezultate më të sakta.
    Në një postim në blog, kompania shpjegoi se kjo “i referohet aftësisë së saj për të analizuar informacionin, për të nxjerrë përfundime logjike, për të përfshirë kontekstin dhe nuancat dhe për të marrë vendime të informuara”. /PCWorld Albanian

  • Gjenerimi i imazheve në ChatGPT i disponueshëm edhe për përdoruesit pa pagesë

    Gjenerimi i imazheve në ChatGPT i disponueshëm edhe për përdoruesit pa pagesë

    Funksionaliteti i gjenerimit të imazheve të ChatGPT tashmë është i disponueshëm për të gjithë. CEO i OpenAI Sam Altman tha javën e kaluar se kompania ka vendosur të shtyjë debutimin për përdoruesit pa pagesë sepse mjeti kishte rezultuar më popullor sesa pritej.

    Por kompania tani e ka bërë veçorinë të disponueshme për të gjithë përdoruesit pa pagesë gjatë fundjavës. Kështu të gjithë mund të gjenerojnë imazhe nga ChatGPT pa pasur nevojë të kalojnë në gjeneruesin DALL-E të OpenAI.
    Më përpara ky mjet ishte i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë në planet Plus, Pro dhe Team. Altman tha se përdoruesit pa pagesë mund të gjenerojnë tre imazhe në ditë.

    Shumë përdorues e shfrytëzuan veçorinë për të gjeneruar imazhe të stilit Ghibili nga foto reale. Përdoruesit mjafton të ngarkojnë një imazh dhe ti kërkojnë që të aplikojë stilin Ghibili.
    /PCWorld Albanian

  • Përdoruesit e Instagram mund të shohin Reels me shpejtësi 2x

    Përdoruesit e Instagram mund të shohin Reels me shpejtësi 2x

    Instagram lançoi një përditësim ditën e sotme për Reels ku përdoruesit mund ti shohin më shpejtë ato. Konkretisht aplikacioni lejon përdoruesit të luajnë Reels me shpejtësi 2x duke mbajtur të shtypur në të djathtë ose majtë të ekranit.

    Disa përdorues kanë pasur qasje në këtë funksionalitet prej kohësh si pjesë e fazës së testimit. Tani ky funksionalitet po bëhen i disponueshëm për të gjithë.
    Sipas kompanisë është një prej funksionaliteteve të shumëkërkuara nga përdoruesit duke qenë se pjesa më e madhe e Reels janë më të gjata se 15 sekonda. Reels tashmë mund të jenë deri në 3 minuta të gjata ndërsa ka pasur sinjale se kompania mund të lejojë deri në 10 minuta.

    Instagram dhe TikTok kanë pasur histori të adoptimit të veçorive të reja të zbuluara më parë nga tjetri, dhe TikTok lejon që videot e regjistruara brenda aplikacionit të tij të jenë 10 minuta. /PCWorld Albanian

  • Përdoruesit e WhatApp mund të shtojnë muzikë në statuset e tyre

    Përdoruesit e WhatApp mund të shtojnë muzikë në statuset e tyre

    WhatsApp ka ringjallur nostalgjikët e muzikës me një funksionalitet të ri ku përdoruesit mund të shtojnë klipe muzikore në përditësimet e tyre të profilit.

    Pjesëza nga këngët shumë popullore mund të vendosen në statuset e WhatsApp ndërsa funksionaliteti do të bëhet gjerësisht i disponueshëm në mbarë botën në javët në vijim.
    Statuset e WhatsApp janë të lokalizuara në tabin “Updates” dhe mund të përdoren për të ndarë tekst, foto dhe video mesazhe të cilat fshihen pas 24 orësh, ngjashëm me Stories në Facebook dhe Instagram.

    Kur përdoruesit shtypin butonin “Add Status” një ikonë e një note muzikore shfaqet në krye të ekranit që lejon shtimin e muzikës deri në 15 sekonda kur shoqërohet me një foto dhe 60 sekonda kur shoqërohet me video.
    WhatsApp thotë se libraria e saj ka miliona këngë ku përdoruesit mund të shkëpusin fragmentin e dëshiruar prej tyre. Njësoj si bisedat, statuset janë me enkriptim fundor. /PCWorld Albanian

  • OpenAI shtyn debutimin e gjenerimit të imazheve në ChatGPT për përdoruesit pa pagesë

    OpenAI shtyn debutimin e gjenerimit të imazheve në ChatGPT për përdoruesit pa pagesë

    Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT duhet të presin pak më gjatë për të përdorur mjetin e integruar të gjenerimit të imazheve.

    OpenAI lançoi një funksionalitet ku përdoruesit mund të gjenerojë imazhe direkt në ChatGPT dhe supozohej se do të lançohej për të gjithë përdoruesit me dhe pa pagesë.
    Por sipas CEOs të kompanisë Sam Altman, mjeti ka provuar shumë më popullor sesa pritej dhe për këtë arsye do të shtyhet debutimi i tij për përdoruesit pa pagesë.

    Njerëzit filluan të postonin imazhet e gjeneruara nga ChatGPT në rrjet sociale. Një stil i quajtur Ghibli u popullarizua, ku edhe Altman vetë postoi një foto të tillë në profilin e tij në X.
    Altman nuk dha detaje se kur funksionaliteti do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit pa pagesë. Aktualisht ata që dëshirojnë të përdorin gjeneruesin e imazheve duhet të kyçen në llogaritë e tyre Plus, Pro ose Teams dhe të zgjedhin GPT-4o si modelin e tyre AI. /PCWorld Albanian

  • Vivaldi integron Proton VPN në shfletuesin desktop

    Vivaldi integron Proton VPN në shfletuesin desktop

    Vivaldi dhe Proton kanë bashkëpunuar për ta bërë më të lehtë për përdoruesit e shfletuesit të navigojnë në internet në mënyrë private pa pasur nevojë të shkarkojnë dhe instalojnë një VPN.

    Prej ditës së sotme, versioni pa pagesë i Proton VPN është integruar direkt në shfletuesin Vivaldi dhe mund të aksesohet duke u kyçur në një llogari Vivaldi.
    Aktualisht funksionaliteti është i disponueshëm vetëm në versionin desktop të Vivaldi. Versioni pa pagesë i Proton VPN lejon përdoruesit të lidhen me serverët në pesë shtete të ndryshme dhe ofron shpejtësi mesatare VPN-je.

    Përdoruesit e Vivaldi mund të kalojnë në versionin me pagesë të Proton VPN për 10 dollarë në muaj. Në këmbim ata marrin shpejtësi më të lartë interneti dhe mundësinë për të zgjedhur serverë në 110 shtete të ndryshme.

    Nuk është diçka unike për një shfletues të integrojë veçoritë e një VPN-je. Microsoft bën të njëjtën gjë me shfletuesin Edge me Edge Secure Network VPN.
    Nga ana tjetër Proton VPN mund të integrohet në shfletuesit e tjerë të uebit si Chrome dhe Firefox përmes shtojcave. /PCWorld Albanian

  • Përdoruesit mund të gjenerojë imazhe direkt në ChatGPT dhe Sora

    Përdoruesit mund të gjenerojë imazhe direkt në ChatGPT dhe Sora

    OpenAI tha se të gjithë përdoruesit së shpejti do të mund të gjenerojnë imazhe direkt në ChatGPT. Kompania ka filluar lançimin e mjetit për abonentët e ChatGPT Plus, Pro, Team dhe më e rëndësishmja edhe ato pa pagesë.

    Ky do të jetë mjet parësori në GPT-4o dhe si rezultat nuk lind nevoja për hapjen e Dall-E kurdo që dëshironi të gjeneroni një foto. Funksionaliteti po vjen edhe në Sora.
    Kompania thotë se platforma do të gjenerojë imazhe të cilësisë së lartë bazuar në kërkesat e përdoruesve, kontekstin e bisedës dhe të dhënat e ngarkuara prej tyre.

    OpenAI gjithashtu solli përmirësime të ndjeshme në pasqyrimin e tekstit dhe kuptimin kontekstual.
    Duke qenë një mjet i gjeneratës moderne, ai gjithashtu mund të trajtojë pamjet vizuale të nivelit të lartë. Kompania thotë se ofron një “aftësi të fortë për fotorealizëm, duke përfshirë saktësinë e dritës, hijes dhe strukturës”. /PCWorld Albanian

  • E konfirmuar! Qeveria mbyll aplikacionin TikTok në Shqipëri, përdoruesit pa akses në platformë

    E konfirmuar! Qeveria mbyll aplikacionin TikTok në Shqipëri, përdoruesit pa akses në platformë

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se procedura e mbylljes së TikTok në Shqipëri ka përfunduar, dhe përdoruesit nuk kanë më akses në aplikacion. Kur ata tentojnë të hyjnë në llogaritë e tyre, nuk u shfaqet asgjë.
    Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN për të anashkaluar bllokimin e platformës, duke theksuar se kjo rrezikon të dhënat personale. Ai kërkoi që autoritetet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hequr aplikacionin nga dyqanet digjitale si Apple App Store dhe Google Play Store.
    Çfarë është VPN dhe pse është i rrezikshëm?
    VPN (Virtual Private Network) është një shërbim që fsheh adresën IP të përdoruesit, duke i lejuar ata të duket sikur po përdorin internetin nga një vend tjetër. Përdoruesit po e përdorin atë për të aksesuar TikTok, por ekspertët paralajmërojnë për rreziqe të mëdha, si:
     
    Grabitja e të dhënave personale nga hakerat
    Shitja e informacionit te palë të treta
    Keqpërdorimi i të dhënave nga shërbimet VPN të dyshimta
    Kur do të rihapet TikTok?
    Qeveria shqiptare vendosi të mbyllë TikTok pas konsultimeve me 65 mijë prindër dhe mësues, për të mbrojtur të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme. Ky vendim erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale.
    TikTok do të rihapet vetëm nëse kompania vendos filtra për mbrojtjen e të rinjve nga videot me dhunë.
    Në anën tjetër, më 15 mars, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë kundër këtij vendimi, të cilin e cilëson si censurë ndaj fjalës së lirë.

  • Tim Cook ngacmon përdoruesit me lançimin e një pajisje të re “Air”

    Tim Cook ngacmon përdoruesit me lançimin e një pajisje të re “Air”

    CEO i Apple Tim Cook ngacmoi përdoruesit ditën e Hënë me lançimin e një pajisje të re në linjën Air kësaj jave. Përmes një postimi në rrjetin social X, Cook postoi një video të shkurtë me një tekst që shkruante: “Ekziston diçka në ajër” duke shtuar “Këtë javë.”

    Edhe pse Cook nuk specifikoi cilën pajisje Apple do të lançojë, me shumë gjasa është një MacBook Air. Gazetari i mirënjohur i Bloomberg, Mark Gurman, raportoi se kompania po përgatitet për lançimin e modeleve 13-inç dhe 15-inç të MacBook Air me çipin M4.
    Vitin e kaluar rreth së njëjtës periudhë Apple prezantoi variantin M3 të laptopëve. Por ekzistojnë edhe produkte të tjera me brendin Air me të cilat Apple po punon sipas spekulimeve.

    Gurman kishte raportuar se Apple planifikonte lançimin e modeleve iPad Air dhe tastierave të reja afër debutimit të iPhone 16E. Madje ka spekulime edhe për një model të ri iPhone “Air.”
    /PCWorld Albanian

  • Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

    Apple lançon modelet e reja Mac Studio me çipet M3 Ultra dhe M4 Max

    Apple lançoi një Mac Studio të ri, kompjuterin desktop për profesionistët që kërkojnë performancën më të lartë të mundshme. Kompania po provon diçka të re me Mac Studio ndërsa përdoruesit mund të zgjedhin mes çipeve M4 Max dhe M3 Ultra.

    Mac Studio fillon prej 1,999 dollarë dhe porositë mund të bëhen prej ditës së sotme. Kompjuteri do të jetë në dyqane prej datës 12 Mars.
    Pavarësisht numrit të versionit, M3 Ultra është procesori më i ri i linjës M-Series. Versioni “Ultra” nënkupton një version më të fuqishëm procesori sesa “Max” i cili në vetvete është më i fuqishëm sesa “Pro.”

    Siç sugjeron edhe vetë emri, M3 Ultra është i bazuar në arkitekturën M3. Apple ka bashkuar dy procesorë M3 Max për të krijuar një procesor të vetëm M3 Ultra duke përdorur arkitekturën UtraFusion.

    Krahasuar me M2 Ultra, kompania thotë se përdoruesit e M3 Ultra duhet të presin dyfishin e performancës. Apple thotë se është çipi më i fuqishëm që ka prodhuar ndonjëherë.
    Në aspektin teknik ka 32 bërthama procesorike ku 24 janë performance dhe 8 efikasiteti. Gjithashtu ka çipin grafik më të madh në një çip Apple me 80 bërthama grafike. Në tërësi 184 miliardë tranzistorë janë vendosur në M3 Ultra.
    Nga ana tjetër M4 Max ka 14 bërthama procesorike ku 10 janë performance dhe 4 efikasiteti shoqëruar nga një çip grafik me 32 bërthama. Pavarësisht se ka arkitekturën më të fundit, M3 Ultra performon më lart sesa M4 Max.
    Për 1999 dollarë përdoruesit do të kenë një çip M4 Max me 36GB RAM dhe 512GB hapësirë. Ndërkaq varianti M3 Ultra fillon prej 3,999 dollarë me 96GB RAM dhe 1TB hapësirë. /PCWorld Albanian