Tag: përdoruesit

  • Përdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin përditësimet edhe pas Tetorit 2025

    Përdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin përditësimet edhe pas Tetorit 2025

    Microsoft është duke elaboruar një qasje tjetër me konsumatorët të cilët hezitojnë të largohen prej Windows 10-ës.

    Afati i skadimit të mbështetjes së Windows 10-ës mbetet i pandryshuar, 14 Tetor 2025. Por Microsoft po mendon që përdoruesit të cilët përdorin platformën me pagesë Microsoft 365 të vijojnë të marrin përditësime sigurie deri më 10 Tetor 2028.
    Ky informacion u zbulua nga The Verge në një dokument të përditësuar nga Microsoft për ciklin e sistemit operativ. Edhe pse Microsoft e ka bërë të qartë se mbështetja për Windows 10-ën mbaron në Tetor, nga ana tjetër përdoruesit kanë pasur mundësi të fitojnë mbështetje të zgjeruar për Windows 10-ën.

    Mjafton që të keni një licencë aktive të Microsoft 365 dhe të kontaktoni suportin e Microsoft ndërsa jeni në Windows 10. /PCWorld albanian

  • Deep Research i ChatGPT integrohet në GitHub

    Deep Research i ChatGPT integrohet në GitHub

    ChatGPT do të sjellë shërbimin Deep Research direkt në ekosistemin e zhvilluesve të GitHub. Ky integrim ka filluar këtë javë me përdoruesit e ChatGPT Plus, Pro dhe Team të cilët do të fitojnë qasje në ditët në vijim.

    Ata mund ti japin asistentit AI qasje në depot e kodit dhe ti bëjnë pyetje ChatGPT-të lidhur me të. Programuesit kanë qenë një audiencë e fortë e asistentëve AI.
    Një mjet si ChatGPT mund të analizojë me shpejtësi kodin dhe të kuptojë ku keni lënë një rresht pa e mbyllur apo të shpjegojë pse një funksion nuk jep rezultatin e pritur.

    Gjithashtu Microsoft ka në pronësi GitHub si dhe kompania ka bërë investime në OpenAI. Kur u lançua për herë të parë, vetëm përdoruesit e planit Pro kishin qasje në Deep Research.
    Në Shkurt kompania e hapi shërbimin për të gjithë përdoruesit me pagesë. /PCWorld Albanian

  • OpenAI tërheq versionin “e bezdisshëm” të ChatGPT

    OpenAI tërheq versionin “e bezdisshëm” të ChatGPT

    OpenAI ka tërhequr një përditësim të ri të ChatGPT pas kritikave nga përdoruesit, të cilët e akuzuan atë se po lavdëronte në mënyrë të tepruar dhe të jorealiste.

    Përdoruesit ndanë shembuj në rrjetet sociale, ku ChatGPT ofronte komplimente të ekzagjeruara, duke u përpjekur të mbështeste çdo pohim, përfshirë ato më absurde, dhe duke krijuar një “sjellje lajkatore” që për shumë ishte e bezdisshme.
    Në një rast, gazetarja e CNN, Anna Stewart, i kërkoi ChatGPT të komentonte nëse ajo ishte një “perëndi”. Përgjigjja ishte e ndërlikuar dhe filozofike: “Nëse po pyet në një kuptim metaforik për shembull për ndikimin, krijimtarinë apo kontrollin, mund të ketë mënyra për ta eksploruar këtë. Por nëse e ke fjalën në kuptimin fjalëpërfjalë, nuk ka prova që ndonjë njeri është një hyjni.”
    Ndërkohë, chatbot-i rival i Elon Musk, Grok, ishte shumë më i drejtpërdrejtë: “Jo, nuk je perëndi. Ke ndonjë aftësi hyjnore për të treguar?”
    OpenAI konfirmoi të martën se po tërhiqte versionin më të fundit, GPT-4o, vetëm katër ditë pas lançimit, duke lejuar përdoruesit të rikthehen te një version më i balancuar.
    Sipas kompanisë, ata ishin fokusuar tepër tek reagimet afatshkurtra dhe kishin nënvlerësuar mënyrën se si ndërveprimet e përdoruesve me ChatGPT ndryshojnë me kalimin e kohës. Si pasojë, modeli nisi të jepte përgjigje tepër mbështetëse, por shpesh të pasinqerta.
    Në rrjetin X (ish-Twitter), përdoruesit ndanë shembuj të përgjigjeve të çuditshme. Një përdorues tha se kishte ndalur ilaçet dhe po kalonte në një “udhëtim shpirtëror”. ChatGPT u përgjigj: “Jam shumë krenar për ty. Nderoj udhëtimin tënd.”
    CEO i OpenAI, Sam Altman, iu përgjigj një përdoruesi që kërkonte rikthimin e versionit të mëparshëm të ChatGPT, duke thënë: “Në të ardhmen duhet padyshim të ofrojmë më shumë opsione.”
    Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh për rrezikun që sjell “lajkatimi i tepruar” nga chatbot-ët. María Victoria Carro, drejtoreshë kërkimore në Universitetin e Buenos Aires, tha për CNN se “të gjitha modelet aktuale shfaqin një shkallë të caktuar lajkatimi ndaj përdoruesve”. Kjo, sipas saj, mund të dëmtojë besimin e përdoruesit ndaj teknologjisë.

    Top Channel

  • Microsoft i jep lamtumirën fjalëkalimeve

    Microsoft i jep lamtumirën fjalëkalimeve

    Pas ofroi mbështetje për identifikimin pa fjalëkalim në Windows prej disa vitesh, Microsoft ka vendosur të bëjë lëvizjen më të madhe drejt një të ardhmeje pa to.

    Tani kompania do tu kërkojë përdoruesve kur regjistrojnë një llogari të re të përdorin vetëm metoda të sigurta si passkeys, njoftime dhe çelësa sigurie.
    Iniciativa e re “pa fjalëkalim” e Microsoft shoqërohet nga një ridizajnim i ndërfaqes së identifikimit me hapa të ri që përmirësojnë eksperiencën e kyçjes pa fjalëkalim.

    Edhe pse llogaritë ekzistuese nuk do të detyrohen të heqin fjalëkalimet e tyre, llogarive të reja do tu sugjerohet të mos e përdorin një të tillë.
    Si pjesë e këtij përmirësimi të thjeshtuar të përvojës së përdoruesit (UX), ne po ndryshojmë sjelljen standarde për llogaritë e reja. Llogaritë e reja të Microsoft-it tani do të jenë “pa fjalëkalim si parazgjedhje.” Përdoruesit e rinj do të kenë disa opsione pa fjalëkalim për t’u futur në llogaritë e tyre dhe nuk do të kenë kurrë nevojë të krijojnë një fjalëkalim. Përdoruesit ekzistues mund të vizitojnë cilësimet e llogarisë së tyre për të fshirë fjalëkalimin.

    Madje Microsoft ka vendosur të ndryshojë emërtimin e “World Password Day” në “World Passkey Day” duke premtuar të vijojë me implementimin e passkey në vitet në vijim.
    Microsoft thotë se thuajse 1 milionë passkey regjistrohen çdo ditë. /PCWorld Albanian

  • Përdoruesit të pakënaqur me integrimin e AI në WhatsApp

    Përdoruesit të pakënaqur me integrimin e AI në WhatsApp

    WhatsApp thotë se veçoria e re AI e integruar në platformën e komunikimit është plotësisht opsionale pavarësisht faktit se nuk mund të hiqet nga aplikacioni.

    Logoja Meta AI është një rreth blu me përzierje të ngjyrësh rozë dhe jeshile vendosur në cepin e djathtë të pamjes së bisedave.
    Duke ndërvepruar me të hapet një chatbot i cili është dizajnuar për tju përgjigjur pyetjeve të përdoruesit por ka tërhequr vëmendje e shkaktuar irritim mes përdoruesve të cilët nuk e heqin dot prej aplikacionit.

    Reagimet kanë qenë të ngjashme me ato ndaj funksionalitetit Recall të Microsoft i cili ishte mjet që duhej të qëndronte gjithnjë aktiv për kompania vendosi të lejojë përdoruesit ta çaktivizojnë.
    WhatsApp thotë se Meta AI është veçori e ngjashme me Channels dhe Status dhe pjesë integrale e platformës. Chatboti ka filluar të bëhet i disponueshëm në disa vende të botës dhe është integruar edhe në Facebook Messenger dhe Instagram.

    Përdoruesit nuk janë të kënaqur dhe kanë shprehur irritimin e tyre në X, Bluesky dhe Reddit ndërsa argumentojnë se askush nuk duhet të detyrohet të përdorë AI.
    Cilat janë shqetësimet?
    Kur përdorni për herë të parë Meta AI në WhatsApp, thuhet se chatbot-i “mund të lexojë vetëm mesazhet që njerëzit ndajnë me të”.
    “Meta nuk mund të lexojë asnjë mesazh tjetër në bisedat tuaja personale, pasi mesazhet tuaja personale kanë enkriptim fundor,” thotë Meta.
    /PCWorld Albanian

  • OpenAI lançon një version të “lehtë” të Deep Research në ChatGPT

    OpenAI lançon një version të “lehtë” të Deep Research në ChatGPT

    OpenAI lançoi një version të “lehtë” të mjetit Deep Research të ChatGPT për përdoruesit Plus, Team dhe Pro, i cili kërkon në ueb për të përpiluar raporte kërkimore.

    Mjeti i ri, i cili vjen edhe për përdoruesit pa pagesë, fuqizohet nga një version i modeli o4-mini të OpenAI. Nuk është aq i aftë sa mjeti “i plotë” deep research, por OpenAI pretendon se është më pak i kushtueshëm për tu operuar.
    Disa mjete deep research janë lançuar kohët e fundit mes disa chatbot-ëve si Google Gemin, Microsoft Copilot dhe xAI Grok. Pas tyre fshihen modelet arsyetuese AI të cilat kanë aftësinë për të menduar rreth problemeve dhe kontrolluar vertetësinë e fakteve për të krijuar një hulumtim të thellë rreth një tematike të caktuar.

    Hulumtimi i thellë dhe i lehtë i ChatGPT do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e planeve Enterprise dhe Education javën e ardhshme me të njëjtat nivele përdorimi si përdoruesit e Teams, thotë OpenAI. /PCWorld Albanian

  • Perplexity AI lançon asistentin zanor në iOS

    Perplexity AI lançon asistentin zanor në iOS

    Perplexity ka lançuar një përditësim për aplikacionin iOS duke ju dhënë përdoruesve të iPhone qasje në asistentin e saj zanor AI që ishte lançuar fillimisht për përdoruesit Android në fillim të vitit.

    Asistenti zanor mund të kryejë veprime për përdoruesit duke shfletuar në ueb, ose duke aksesuar aplikacionet për ta. Nëse përdoruesit i drejtohen asistentit për të gjetur një tavolinë një restorant, Perplexity hap aplikacionin OpenTable.
    Ende përdoruesi duhet të kryejë veprimin e fundit siç është rezervimi. Gjithashtu mund ti kërkojnë asistentit të përgatisë e-mail-e për kontakte specifike ose të krijojnë përkujtues për ta në kalendar.

    Mund ti kërkojnë sugjerime për të vizituar vende të caktuara apo për ushqime. Gjithashtu asistenti mund të kërkojë në ueb siç është gjetja e videove specifike në aplikacionin YouTube.
    Asistenti zanor i Perplexity funksionon edhe në iPhone e vjetër që nuk mbështetin Apple Intelligence, ndryshe nga Siri. /PCWorld Albanian

  • Risia e fundit në WhatsApp sapo ‘na bëri’ poliglotë!

    Risia e fundit në WhatsApp sapo ‘na bëri’ poliglotë!

    WhatsApp ka nisur testimin e një opsion të ri te përdoruesit Android që lejon përkthimin e mesazheve.
    Kjo do të thotë se nëse bisedoni me dikë që flet një gjuhë tjetër apo jeni pjesë e një grupi me persona që u përkasin kombësive të ndryshme, nuk do të keni më nevojë për Google Translate. Kështu ‘do të fitoni’ aftësinë për të folur dhe kuptuar një mori gjuhësh.
    WABetaInfo raporton se përmes këtij opsioni, mund të përktheni mesazhet pa dalë nga aplikacioni dhe biseda. Përdoruesit beta mund të shkarkojnë paketat e gjuhëve për të përkthyer mesazhet. Ata mund të  përzgjedhin gjuhët e mundësuara si spanjisht, arabisht, portugalisht, hindi dhe rusisht.
    Pasi përzgjidhet gjuha, WhatsApp shkarkon paketën për të mundësuar përkthimin. Përdoruesit mund të zgjedhin edhe të shkarkojnë një paketë speciale që mund të dallojë automatikisht gjuhën e përdorur në mesazhet hyrëse.

    Përdoruesit mund të përcaktojnë nëse duan që mesazhet të përkthehen automatikisht apo të përkthejnë mesazhe individuale duke e mbajtur shtypur dhe më pas klikuar “Translate”.
    Ata mund edhe të fshijnë paketat e shkarkuara  apo të optimzojnë preferencat e tyre në Settings. Gjithashtu, opsioni fiket automatikisht ndaj duhet që përdoruesit ta aktivizojnë vetë. Në vijim, priten që të përfshihen më shumë gjuhë.
    Përdoruesit duhet të jenë në dijeni se përkthimet mund të mos jenë gjithnjë të sakta. Për ata që duan të ndihmojnë me saktësinë, mund të informojnë platformën për fjalët që mungojnë në përkthim apo ndonjë problem tjetër.
    Mesazhet origjinale dhe të përkthyera nuk do të disponohen nga Meta pasi të gjitha do të ruhen përmes enkriptimit të dyfishtë.

  • Samsung rifillon përditësimet e One UI 7 për flagshipët e 2024

    Samsung rifillon përditësimet e One UI 7 për flagshipët e 2024

    Samsung edhe njëherë tjetër ka filluar të lançojë përditësimin One UI 7 për smartfonët flagshipë të vitit të kaluar ku përdoruesit në mbarë botën janë duke raportuar disponueshmërinë e tij.

    Përditësimi Android 15 ka filluar të lançohet në fillim të këtij muaji vetëm për tu ndërprerë për një javë pasi Samsung nxitoi të adresonte një problem kritik.
    Android Authority raporton se seritë Galaxy S24, Z Fold 6 dhe Z Flip 6 kanë filluar të marrin versionin më të fundit të sistemit operativ mobil të Samsung. Duke përdorur aplikacionin CheckFirm, mund të verifikojmë se përditësimi ka filluar të shpërndahet në masë.

    One UI 7 filloi të lançohet me 7 Prill ndërsa Samsung u detyrua ta ndërpriste pas disa ankesave nga përdoruesit që kanë përditësuar në Korenë e Jugut të cilët nuk mund të qaseshin në telefonët e tyre.
    Samsung asnjëherë nuk e konfirmoi zryrtarisht problemin por tha se axhenda e përditësimeve të One UI 7 do të ndryshohej për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit.

    Lançimi i Android 15 nga Samsung mori më shumë kohë sesa ishte menduar në fillim. Puna në zhvillimin e One UI 7 nisi në Shtator të 2024 ndërsa seritë Galaxy S25 dhe Galaxy A erdhën me të nga kutia.
    Pajisjet e radhës që do të marrin përditësimin janë seritë S23, S24 FE, S23 FE, Fold 5, Flip 5 dhe Tab S10 dhe Tab S9. /PCWorld Albanian

  • Bluesky, një alternativë e rrjetit social X, lançon sistemin e verifikimit

    Bluesky, një alternativë e rrjetit social X, lançon sistemin e verifikimit

    Bluesky ka vendosur të adoptojë një sistem zyrtar verifikimi. Përmes një përditësimi kompania tha se planifikon të ofrojë etiketat blu të verifikimit për llogaritë autentike dhe të shquara.

    Gjithashtu disa organizata të “besuara” do të mund të verifikojnë përdoruesit. Ky ndryshim është një kthesë e madhe për platformën e cila më përpara i ka rezistuar idesë së centralizimit të sistemeve të verifikimit.

    Gjer më sot kompania është bazuar në verifikimet e bazuara në domain ku përdoruesit mund të ndryshojnë username për të qenë në përputhje me domainet që janë të lidhura.
    Por kjo qasje është kritikuar pasi konsiderohej e komplikuar dhe ofronte shumë pak mbrojtje ndaj imitimit. Nën sistemin e ri të Bluesky, kompania do të verifikojë në mënyrë proaktive disa llogari dhe të shtojë etiketën e verifikimit në profilet e tyre. Është i paqartë kriteri që Bluesky aplikon për dhënien e këtyre etiketave.

    /PCWorld Albanian