Tag: përdoruesit

  • Claude sjell kërkimin në ueb për përdoruesit pa pagesë

    Claude sjell kërkimin në ueb për përdoruesit pa pagesë

    Anthropic vijon ofrimin e veçorive të planeve premium të Claude edhe tek përdoruesit pa pagesë. Më e fundit është integrimi i kërkimit në ueb të cilin kompani e lançoi në chatbotin AI Claude në Mars.

    Sipas Anthropic lidhja e Claude me uebin bën të mundur ofrimin e përgjigjeve më të sakta bazuar në informacionet e fundit të disponueshme online. Kjo veçori është e disponueshme për të gjithë përdoruesit Claude prej ditës së sotme.
    Për më tepër Anthropic ka filluar testimet beta për modalitetin zanor në aplikacionet mobile. Me këtë veçori përdoruesit mund të ndërveprojnë me Claude me biseda natyrale.

    Do të jenë pesë opsione zanor që mund ti caktohen Claude dhe asistentin AI mund të ofrojë transkriptet e plota dhe përmbledhje të komunikimit pas një bisede.
    Muaji i maj ka qenë përplot risi për Anthropic ku jo më larg se javën e kaluar lançoi dy modele të reja. Opus 4 është një sistem i fuqishëm në kodim ndërsa Sonnet 4 është një model hibrid arsyetues i cili mund të elaborojë pyetje të thjesht deri tek ato komplekse.

    /PCWorld Albanian

  • Pas 16 vitesh pritje Apple lançon një version të WhatsApp për iPad

    Pas 16 vitesh pritje Apple lançon një version të WhatsApp për iPad

    Pritja ka marrë fund ndërsa një version zyrtar i dedikuar i aplikacionit WhatsApp për iPad ka mbërritur. U deshën vetëm 16 vite ndërsa WhatsApp ka qenë në mesin tonë prej 2009.

    Madje platforma është më e vjetër sesa vetë iPad lançuar në 2010-ën. Tabletët e Apple kanë më shumë hapësirë ekrani sesa një smartfon dhe Meta ka arritur ta gjejë një mënyrë për ta shfrytëzuar në aplikacionin e ri.
    WhatsApp në iPad tashmë përfiton nga funksionalitetet e punës me disa aplikacione si Split View dhe Slide Over kështu që përdoruesit mund të shohin në ekran dy apo më shumë aplikacione në të njëjtën kohë.

    Kështu një përdoruesit mund të vijojë shfletimin në ueb ndërsa bashkëbisedon me një mik. Versioni i iPad funksionon me Apple Pencil dhe Magic Keyboard duke lehtësuar bisedat. Gjithashtu mundëson bisedat audio dhe video me deri në 32 prsona dhe integrohet me të dy kamerat.
    Njëlloj si versionet e tjera në WhatsApp, bisedat sinkronizohen mes pajisjeve. Aplikacioni mund të shkarkohet menjëherë në App Store.

    Me WhatsApp për iPad që tashmë ka mbërritur, përdoruesit po presin një version të aplikacionit Instagram për pajisjet me ekrane të mëdha. Madje ka rapotime se kompania po punon në të. /PCWorld Albanian

  • Meta do t’i përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së, skadon afati për refuzim

    Meta do t’i përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së, skadon afati për refuzim

    Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.

    Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
    Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

    Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.
    Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.

    Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime.

  • Skadon afati për refuzim, kompania Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Skadon afati për refuzim, kompania Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.

    Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
    Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
    Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.
    Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.
    Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime. /REL

    Top Channel

  • Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.
    Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
    Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
    Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.

    Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.
    Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime./REL

  • Skadon afati për refuzim, Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Skadon afati për refuzim, Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.

    Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
    Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
    Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.
    Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.
    Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime. /REL

    Top Channel

  • Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

    Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

    Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën.
    Përdoruesit në Shtetet e Bashkuara filluan të raportojnë probleme në DownDetector rreth orës 8 të mëngjesit të shtunën.
    Deri në orën 8:26 të mëngjesit ET, më shumë se 25,000 përdorues amerikanë raportuan probleme me platformën X në aplikacionin celular dhe faqen e internetit. Përdoruesit raportuan gjithashtu probleme me lidhjen e serverit.
    Më shumë se 11,000 përdorues në Mbretërinë e Bashkuar dhe qindra në vende të tjera kanë raportuar gjithashtu probleme.
    DownDetector gjurmon problemet e raportuara nga përdoruesit, kështu që numrat mund të mos pasqyrojnë shkallën e plotë të ndërprerjes së X.
    Sipas platformës së zhvilluesve X, ka pasur një ndërprerje në të gjithë sitin nga e enjtja deri të premten që është “zgjidhur”.
    “Ekipi ynë po punon 24/7 për ta zgjidhur këtë. Faleminderit për durimin tuaj,” shkroi X në postim.
    Kujtojmë se në fund të marsit, X përjetoi një ndërprerje të gjerë që ishte për shkak të një “sulmi masiv kibernetik”, sipas Musk.
    X tha në 2024 se siti ka mesatarisht rreth 250 milionë përdorues aktivë ditorë.

  • ‘X’ në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

    ‘X’ në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

    Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën.

    Sipas të dhënave nga Downdetector, problemi ka arritur kulmin pak para orës 15:00, me mijëra raporte për ndërprerje të shërbimit në vende të ndryshme.

    Në disa rajone, përdoruesit kanë pasur vështirësi për t’u kyçur në llogaritë e tyre, për të ngarkuar postime ose për të dërguar mesazhe.

    Kompania nuk ka ofruar ende një deklaratë zyrtare për shkakun e këtij problemi. Një ndërprerje e ngjashme ndodhi më 10 mars 2025, kur Musk e cilësoi si një “sulm masiv kibernetik” të realizuar nga një grup i koordinuar ose një shtet.

    Për momentin, disa përdorues kanë raportuar përmirësime të shërbimit, por ende ka pasiguri nëse problemi është zgjidhur plotësisht. Për ata që kanë vështirësi të qasen në platformë, përdorimi i një VPN mund të jetë një zgjidhje e përkohshme.

  • X jashtë funksionit/ Përdoruesit raportojnë probleme për platformën sociale

    X jashtë funksionit/ Përdoruesit raportojnë probleme për platformën sociale

    Platforma e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, ka pasur probleme për mijëra përdorues amerikanë herët të shtunën, sipas Downdetector.com, e cila gjurmon ndërprerjet e internetit.
    Përdoruesit në Shtetet e Bashkuara filluan të raportonin probleme në DownDetector rreth orës 8 të mëngjesit të shtunën. Deri në orën 8:26 të mëngjesit, më shumë se 25,000 përdorues amerikanë raportuan probleme me platformën X në aplikacionin celular dhe faqen e internetit. Përdoruesit raportuan gjithashtu probleme me lidhjen e serverit.
    Më shumë se 11,000 përdorues në Mbretërinë e Bashkuar dhe qindra në vende të tjera kanë raportuar gjithashtu probleme.
    DownDetector gjurmon problemet e raportuara nga përdoruesit, kështu që numrat mund të mos pasqyrojnë shkallën e plotë të ndërprerjes së X.
    X nuk iu përgjigj kërkesës së CNN për koment.
    Përdoruesit e X raportuan gjithashtu se kishin pasur probleme të enjten, sipas DownDetector.

  • Paralajmërim urgjent për 1.8 miliardë përdorues të Gmail-it për një mashtrim të sofistikuar

    Paralajmërim urgjent për 1.8 miliardë përdorues të Gmail-it për një mashtrim të sofistikuar

    Google ka konfirmuar se ka pasur një sulm të sofistikuar ndaj të dhënave të 1.8 miliardë përdoruesve të Gmail, duke e shtyrë gjigantin e teknologjisë të lëshojë një paralajmërim urgjent.
    Përdoruesit e Gmail janë paralajmëruar për një email mashtrues shumë bindës që duket se vjen nga vetë Google.
    Email-i duket se vjen nga no-reply@accounts.google.com, që është adresa nga e cila vijnë përditësimet e vërteta të sigurisë.
    Sulmet e phishing-ut si ky synojnë të mashtrojnë përdoruesit që të ndajnë informacionin e tyre personal me hakerët, të cilët më pas mund ta përdorin atë për të vjedhur identitete ose para.
    Qëllimi është që mesazhi të duket sa më legjitim që të jetë e mundur për të mashtruar përdoruesit që të besojnë se po i japin informacion një kompanie të besuar.
    Kjo është arsyeja pse hakerët përdorën Google Sites-in në këtë sulm të Gmail, sepse ata e dinë që njerëzit do të shohin domenin google.com dhe do të mendojnë se gjithçka është në rregull.
    Ai lidhet me një faqe interneti të hostuar nga Google, gjë që është një tjetër shenjë bindëse.
    Por faqja e internetit nuk është krijuar prej tyre; është krijuar nga mashtrues që përpiqen t’ju mashtrojnë.
    Email-i pretendon se “i është dorëzuar si një thirrje gjyqësore Google LLC që na kërkon të paraqesim një kopje të përmbajtjes së Llogarisë suaj Google”.
    Ai lidhet me një domen sites.google.com të projektuar të duket si faqja e vërtetë e mbështetjes së Google.
    Megjithatë, faqja e vërtetë e mbështetjes është në accounts.google.com, ndërsa domeni ‘sites’ është një domen ku kushdo mund të ndërtojë një faqe interneti falas.
    Megjithatë, përdoruesit e zakonshëm nuk ka gjasa ta dinë ose ta vënë re këtë dhe mund t’u japin pa dashje mashtruesve leje që mund t’u lejojnë atyre qasje, ose t’ju shënjestrojnë me programe keqdashëse.
    Firma e softuerëve të sigurisë Kaspersky tha se ka edhe të dhëna të tjera.
    Nëse i shikoni më nga afër detajet e email-it, fushat “to” dhe “mailed-by” përmbajnë një grumbull letrash ose email-esh që nuk kanë të bëjnë fare me Google-in, duke më treguar [@]googl-mail-smtp-out-198-142-125-38-prod[.]net dhe  fwd-04-1.fwd.privateemail[.]com.

    Mashtrimi u zbulua për herë të parë nga zhvilluesi i teknologjisë Nick Johnson.
    Mashtruesit përdorën teknologjinë Google OAuth, e cila është ajo që shihni kur përdorni të dhënat tuaja të Google për t’u identifikuar në një aplikacion tjetër.
    Ata që ranë viktima të mashtrimit miratuan lejet duke menduar se po i jepnin vetë Google-it leje.
    Nuk është e qartë saktësisht se çfarë shpresonin të arrinin mashtruesit me këtë, por mund të përfshijë vjedhjen e të dhënave ose infektimin e viktimës me programe keqdashëse.
    Kapersky tha se kur regjistrohet një aplikacion OAuth, ‘administratori i aplikacionit web mund të fusë manualisht një tekst krejtësisht arbitrar në
    Mekanizmi që sulmuesit përdorën për ta bërë këtë tani është mbyllur, gjë që do ta parandalojë funksionimin e kësaj metode sulmi në të ardhmen.
    Një zëdhënës i Google tha: “Ne jemi në dijeni të kësaj klase sulmesh të synuara nga ky aktor kërcënimi dhe kemi krijuar mbrojtje për të mbyllur këtë rrugë për abuzim.”
    “Ndërkohë, ne i inkurajojmë përdoruesit të përdorin autentifikimin me dy faktorë dhe çelësat e kalimit, të cilët ofrojnë mbrojtje të fortë kundër këtyre llojeve të fushatave të phishing-ut.”

    Kohët e fundit ata lëshuan udhëzime për zbulimin e mashtrimeve , duke thënë se nuk do të kërkojnë asnjë nga kredencialet e llogarisë suaj, duke përfshirë fjalëkalimin tuaj, fjalëkalimet njëpërdorimëshe, nuk do të konfirmojnë njoftimet push dhe nuk do t’ju telefonojnë.