Tag: përdoruesit

  • Në iOS 18.4 përdoruesit Europian mund të zgjedhin aplikacionin e preferuar të navigimit

    Në iOS 18.4 përdoruesit Europian mund të zgjedhin aplikacionin e preferuar të navigimit

    Kur të jetë live, iOS 18.4 do të lejojë disa përdorues të vendosin si zgjedhje kryesore aplikacionin e preferuar të navigimit përtej Apple Maps. Zgjedhja e softuerit mund të bëhet nga aplikacioni Settings duke shkuar në Apps dhe më pas Default Apps dhe në fund Navigation.

    Këtë mënyrë përdoruesit mund të zgjedhin Google Maps ose Waze për tu hapur automatikisht kur janë duke kërkuar për drejtime në hartë.
    Është një opsion mjaft i dobishëm ku shumë përdorues të iPhone do ta vlerësojnë por shumë pak prej tyre do të mund ta përdorin. Kjo sepse do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit në BE.

    Ndryshimi erdhi në përgjigje të Aktit të Tregjeve Dixhitale. Ka disa preferenca që përdoruesit e iPhone në vende të tjera jashtë BE-së mund të vendosin për programet e paracaktuara.
    Aktualisht marrin opsione për vendosjen e aplikacioneve për të shkuar për email, mesazhe, telefonata, filtrim telefonatash, shfletues, fjalëkalime dhe kode, pagesa contactless dhe tastierë.

    /PCWorld Albanian

  • Snapchat lançon lentet e gjeneruara nga AI

    Snapchat lançon lentet e gjeneruara nga AI

    Abonentët e Snapchat Platinium do të kenë kenë qasje në lentet video të cilat kanë kafshë dhe lule të gjeneruara nga AI tha Snap.

    Fillimisht do të ofrohen tre lente që Snap i quan “AI Video Lenses.” Lentja e dhelprës shfaq një dhelpër në supin e përdoruesit ndërsa ajo e rakunit paraqet përdoruesin të rrethuar prej tyre. Ndërsa ajo e luleve shfaq një buqetë përpara përdoruesit.
    Snap tha se do të shtojë lente të tjera AI çdo javë.

    “Këto lente, të mundësuara nga modeli ynë gjenerues i videove të ndërtuara në shtëpi, sjellin disa nga mjetet më të avancuara të inteligjencës artificiale të disponueshme sot për Snapchatters përmes një formati të njohur të Lenteve,” thotë Snap në postimin e tij në blog.
    Vitin e kaluar Snap tregoi një model AI në pajisje e cila transformonte sfondin e përdoruesit dhe veshjet e tij në kohë reale. /PCWorld Albanian

  • Përditësimi i Microsoft në Windows 11 fshin gabimisht aplikacionin Copilot

    Përditësimi i Microsoft në Windows 11 fshin gabimisht aplikacionin Copilot

    Aplikacioni Copilot për Windows i Microsoft është ç’instaluar në mënyrë të paqëllimshme në disa pajisje Windows 11 nga përditësimi më i fundit mujor i Windows.

    Përditësimi i së Martes filloi të dërgohet më 11 Mars dhe bëri që Copilot të hiqej jo vetëm nga taskbar por plotësisht nga kompjuteri. Microsoft tha se ishte në dijeni të problemit me Copilot dhe po punonte për të gjetur një zgjidhje për përdoruesit e prekur.
    Ndërkohë tha se përdoruesit në fjalë mund ta ri-instalojnë Copilot nga Microsoft Store dhe manualisht ta rivendosin në taskbar.

    Edhe pse shihet si një keqfunksionim i përditësimit, disa përdorues të Windows 11-ës të cilët nuk kanë qenë të interesuar për Copilot padyshim që do ta shohin si pozitive.
    Microsoft është në mesin e një lançimi të një versionit të Copilot për Windows 11 një vit pasi e shndërroi atë në një aplikacion bazik uebi. Aplikacioni i ri Copilot ka një ndërfaqe të përmirësuar përdoruesit.

    Më 4 Prill, në evenimentin e 50-vjetorit të kompanisë, CEO i AI Mustafa Suleyman do të zbulojë funksionalitetet e reja të Copilot. /PCWorld Albanian

  • Samsung njofton lançimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

    Samsung njofton lançimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

    Samsung Electronics njoftoi se lançimi zyrtar i One UI 7 do të fillojë më datën 7 prill[1], duke sjellë një dizajn të guximshëm për personalizim dhe kontroll më të madh të përvojës së përdoruesit. One UI 7 prezanton një ndërfaqe të re të ndërtuar për AI, duke e bërë ndërveprimin me pajisjet Galaxy më natyral se kurrë më parë. Përditësimi do të jetë fillimisht i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, duke u zgjeruar gradualisht në më shumë smartphone dhe tabletë Galaxy.

    Dizajn i guximshëm për personalizim më të madh
    One UI 7 vjen me një dizajn të thjeshtë, mbresëlënës dhe emocional, duke ofruar një përvojë të unifikuar dhe të përmirësuar për përdoruesit e Galaxy. Ekrani kryesor i thjeshtuar, widget-et e ridizenjuara të One UI dhe ekrani kryesor u mundësojnë përdoruesve të personalizojnë pajisjet e tyre në mënyrë intuitive dhe pa ndërprerje.

    Për më shumë lehtësi, Now Bar [2] ofron përditësime në kohë reale direkt në ekranin e kryesor. Kështu, gjatë një vrapimi në mëngjes, përdoruesit mund të kontrollojnë progresin e tyre dhe të shohin se cila këngë po luhet në Galaxy Buds – gjithçka me një lëvizje të thjeshtë, pa pasur nevojë të zhbllokojnë telefonin.
    Funksione më inteligjente të AI për një eksperiencë më intuitive

    One UI 7 prezanton përvoja të avancuara të bazuara në AI, duke ndihmuar përdoruesit të qëndrojnë produktivë dhe të eksplorojnë krijimtarinë e tyre.
    Falë Galaxy AI, përdoruesit mund të kryejnë detyra të përditshme më lehtë, duke minimizuar nevojën për të kaluar mes aplikacioneve. AI Select[3] rekomandon intuitivisht bazuar në kontekstin e përdoruesit. Për shembull, një përdorues mund të rrëshqasë Edge Panel dhe të klikojë ikonën ‘AI Select’ ndërsa shikon një video për ta ruajtur atë si një skedar GIF. Writing Assist[4] u mundëson përdoruesve të përmbledhin ose të formatizojnë automatikisht përmbajtjen me tekst të përzgjedhur.

    One UI 7 gjithashtu sjell mundësi të thjeshta editimi për më shumë kontroll dhe liri krijuese. Drawing Assist[5] ndihmon në realizimin e ideve duke kombinuar inpute të ndryshme, si tekst, imazhe ose skica. Audio Eraser[6] e bën editimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë, duke identifikuar dhe hequr zhurmat e padëshiruara nga videot.
    Falë integrimit më të avancuar të Google Gemini[7], kontrollimi i pajisjes bëhet po aq i lehtë sa biseda me një mik. Duke mbajtur shtypur butonin anësor dhe duke thënë, “Gjej restorante italiane, miqësore për kafshët, me ambient të hapur afër meje,” Gemini sjell menjëherë rekomandime në një ndërveprim të thjeshtë dhe të pandërprerë.
    Natural language search[8] tani shtrihet edhe në Settings, duke e bërë më të lehtë rregullimin e preferencave. Përdoruesit mund të hapin cilësimet dhe të thonë, “Sytë e mi po lodhen,” dhe menjëherë do të shfaqen opsione të rekomanduara, si rregullimi i ndriçimit ose aktivizimi i Eye Comfort Shield.
    Disponueshmëria
    One UI 7 do të fillojë të shpërndahet më datën 7 prill, duke u zgjeruar në më shumë smartphone,  tabletë Galaxy në javët në vazhdim[9] dhe duke përfshirë serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5, serinë Galaxy Tab S10 dhe serinë Galaxy Tab S9.
    Për më shumë detaje, vizitoni: Samsung Newsroom, Samsungmobilepress.com dhe Samsung.com.
    [1] Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas tregut.
    [2] Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas vendit. Disa widget-e funksionale mund të kërkojnë një lidhje rrjeti dhe/o një hyrje në llogarinë Samsung.
    [3] Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Saktësia e rezultateve nuk garantohet. Kërkon lidhje interneti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës ose modelit të pajisjes. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës.
    [4] Writing Assist është i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5, serinë Galaxy Tab S10 dhe serinë Galaxy Tab S9.
    [5] Drawing Assist është i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5, serinë Galaxy Tab S10 dhe serinë Galaxy Tab S9. Kërkon lidhje rrjeti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Një shenjë e dukshme do të vendoset mbi rezultatin e imazhit gjatë ruajtjes për të treguar se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të krijuar nuk janë të garantuara.
    [6] Audio Eraser është i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, dhe serinë Galaxy Tab S10. Rezultatet mund të ndryshojnë për secilën video, në varësi të mënyrës se si janë prezantuar tingujt në video. Kërkohet hyrje në llogarinë Samsung. Lloje të caktuara tingujsh mund të detektohen, siç janë zërat, muzika, era, natyra, turma dhe zhurmat. Detektimi i tingujve mund të ndryshojë në varësi të burimit audio dhe kushteve të videos. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    [7] Kërkohet lidhje interneti dhe sistem operativ i pajtueshëm. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të pajisjes, vendit dhe gjuhës.
    [8] Gjuhtët që mbështeten aktualisht përfshijnë koreane, anglishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, spanjishten, gjuhën kineze, japonezen dhe portugezen. I disponueshëm në serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, dhe serinë Galaxy Tab S10. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
    [9] Disponueshmëria dhe koha mund të ndryshojnë sipas tregut.

  • Aplikacioni Find My Device në Android tregon vendndodhjen e kontakteve

    Aplikacioni Find My Device në Android tregon vendndodhjen e kontakteve

    Përditësimi i fundit i aplikacionit Find My Device, i cili shton një tab të ri “People” ku mund të shikoni vendndodhjen e tyre nëse e kanë ndarë atë, tashmë është i disponueshëm për përdoruesit Android.

    Kompania prezantoi veçorinë në fillim të muajit me March Pixel Drop dhe filloi ta ofronte kësaj jave. Falë këtij përditësimi tashmë ju mund të shikoni vendndodhjen në kohë reale në hartë të kontakteve që kanë vendosur ta ndajnë këtë informacion me ju.
    Përdoruesit mund të shohin pozicionin ekzistues të kontakeve, distancën prej tyre dhe kohën kur informacioni i vendndodhjes është rifreskuar për herë të fundit.

    Edhe pse Google Maps lejon përdoruesit të menaxhojnë ndarjen e vendndodhjes me kontaktet e besuara, përditësimi Find My Device e bën më të lehtë gjetjen e këtij informacioni.
    Në tabin People, mund të zgjidhni të shihni kontaktet që kanë ndarë vendndodhjen e tyre me ju dhe ata me të cilët keni ndarë vendndodhjen tuaj. Përditësimi vjen thuajse një vit që kur Google lançoi Find My Device duke sjellë shërbimin në një linjë me Find My të Apple.

    /PCWorld Albanian

  • Apple sjell “Tap to Pay” në më shumë vende Europiane

    Apple sjell “Tap to Pay” në më shumë vende Europiane

    Apple solli teknologjinë e saj Tap to Pay për iPhone në disa vende Europiane ku përfshihen Finlanda, Hungaria, Polonia, Portugalia dhe Zvicra. Falë saj përdoruesit tashmë mund të bëjnë pagesa contactless.

    Funksionon me kartat e kreditit dhe debitit, Apple Pay dhe disa platforma pagesash të palëve të treta. Kjo e fundit ka qenë një problem me Apple sepse kompania lejoi zhvilluesit të aksesonin teknologjinë NFC, që fuqizon Tap to Pay, vetëm pas presionit rregullator të Bashkimit Europian.
    Madje Apple ka pranuar që përdoruesit të përdorin aplikacione të palëve të treta për pagesat përveç Apple Pay. Kështu përdoruesit Europianë do të mund të përdorin platforma të tjera si Stripe.

    Falë rregulloreve të ashpra të BE-së dhe Aktit të Tregjeve Dixhitale të rajonit (DMA), Amerika gjithashtu ka hyrë në akt.
    Kohët e fundit, kompania hapi teknologjinë e saj NFC për zhvilluesit e palëve të treta në SHBA dhe Kanada. Ky funksionalitet erdhi në një përditësim të softuerit si pjesë e iOS 18.1. /PCWorld Albanian

  • Përdoruesit e aplikacionit Threads mund të zgjedhin kohështrirjen e preferuar

    Përdoruesit e aplikacionit Threads mund të zgjedhin kohështrirjen e preferuar

    Aplikacioni Threads i Meta ka vendosur që më në fund të lejojë përdoruesit të ndryshojnë kohështrirjen e preferuar në aplikacion, një lëvizje e cila adreson atë çfarë është parë si një prej aspekteve më irrituese të shërbimit.

    Me këtë përditësim, përdoruesit mund të zgjedhin që kohështrirja “following” ose një kohështrirje e personalizuar të shfaqet e para kur hapin aplikacionin dhe jo kohështrirja kaotike “for you.”
    Mark Zuckerberg tha se Meta do ta testonte veçorinë në Nëntor por kompania ka bërë shumë pak në këtë drejtim. Tani është zyrtarizuar duke adresuar kritikat se Threads nuk është aq i volitshëm për ndjekjen e zhvillimeve të fundit në kohë reale për shkak të kohështrirjes algoritmike “for you.”

    Ndryshimi mund të ndihmojë Meta të afrojë më shumë përdorues nga X dhe BlueSky. Aktualisht ka 320 milionë përdorues aktivë në muaj ndërsa BlueSky ka 33 milionë.

    Së bashku me këtë veçori, përdoruesit tashmë mund të kufizojnë replikat dhe citimet vetëm nga ndjekësit. Gjithashtu aplikacioni do të shfaqë tematikat në më shumë hapësira për të orientuar përdoruesit drejt postimeve që ju interesojnë.
    /PCWorld Albanian

  • Chatboti AI Claude tashmë mund të kërkojë në ueb

    Chatboti AI Claude tashmë mund të kërkojë në ueb

    Në fund të muajit Shkurt, Anthropic lançoi Claude 3.7 Sonnet. Si modeli i parë hibrid arsyetues, ishte një arritje e madhe për kompaninë.

    Për të mos detyruar përdoruesit të zgjedhë mes versioneve të Claude për të marrë përgjigje të menjëhershme ose për të zgjidhur një problem me hapa, Claude ka një buton të thjeshtë për të ndryshuar modalitetet.
    Me 3.7 Sonnet, Claude tashmë mund të kërkojë në ueb. Aktualisht funksionaliteti është i disponueshëm vetëm në SHBA dhe për përdoruesit me pagesë. Anthropic tha se do ta ofrojë veçorinë edhe për përdoruesit pa pagesë dhe në më shumë vende të botës.

    Lançimi i ditës së sotme e afron Anthropic një hap më pranë liderit të industrisë OpenAI. Ky i fundit lançoi ChatGPT Search në Vjeshtën e 2024 dhe sot mund të përdoret edhe nga përdoruesit pa pagesë. /PCWorld Albanian

  • OpenAI thotë se asistenti zanor tashmë më mirë në bashkëbisedim

    OpenAI thotë se asistenti zanor tashmë më mirë në bashkëbisedim

    OpenAI lançoi ditën e Hënë përditësime të reja për Advanced Voice Mode, funsksionalitetin zanor AI që mundëson bashkëbisedim në kohë reale me ChatGPT duke e bërë asistentin më personal.

    Ky përditësim vjen për të adresuar një problem të zakonshëm me asistentët zanorë AI të cilët ndërpresin fjalën e përdoruesit kur këta të fundit pushojnë për të menduar apo bëjnë një frymëmarrje.
    Përdoruesit pa pagesë të ChatGPT tashmë do të kenë qasje në një version të ri të Advanced Voice Mode ku përdoruesit mund të bëjnë ndërprerje pa ndërhyrë asistenti AI.

    Ndërkaq përdoruesit me pagesë përfshirë planet Plus, Teams, Edu, Bussines dhe Pro do të kenë më pak ndërprerje dhe një personalitet të përmirësuar.
    Përmirësimet në modalitetin e avancuar të zërit vijnë mes presionit intensiv nga konkurrentët në këtë hapësirë. /PCWorld Albanian

  • Bie WhatsApp! Përdoruesit e aplikacionit raportojnë probleme me dërgimin e mesazheve

    Bie WhatsApp! Përdoruesit e aplikacionit raportojnë probleme me dërgimin e mesazheve

    Aplikacioni popullor i mesazheve WhatsApp u ndërpre për disa përdorues anembanë globit sot.
    Përdoruesit që përpiqeshin të identifikoheshin në aplikacionin ose në ueb WhatsApp, u përballën pamundësi për të dërguar SMS pasi shërbimi aktualisht nuk është i disponueshëm.
    WhatsApp aktualisht nuk funksionon për të paktën 62,000 përdorues, me shumicën që raportohen në Londër, shkruan The Mirror.
    Website Downdetector, i cili monitoron problemet me faqet e internetit dhe aplikacionet, tregoi rritje të mëdha në raportimet për probleme me mesazhet e WhatApp.