Ish-ushtaraku Altin Celami, është arrestuar sërish nga policia për furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri.
Policia thotë se nga operacioni “Gun Expert”, u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Celami, 46-vjeç ish ushtarak, i cili përdorte taksinë e tij për të shpëtuar nga kontrollet policore, ndërsa iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, drogë kokainë dhe pjesë armësh.
Altin Celami u arrestua edhe më 4 tetor të vitit 2022 së bashku me 14 persona të tjerë, të cilët operonin si një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë.
“Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.
Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve“, njofton policia.
Tag: përdorte
-

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë
-

Emri/ Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë
Ish-ushtaraku Altin Celami, është arrestuar sërish nga policia për furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri.
Policia thotë se nga operacioni “Gun Expert”, u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Celami, 46-vjeç ish ushtarak, i cili përdorte taksinë e tij për të shpëtuar nga kontrollet policore, ndërsa iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, drogë kokainë dhe pjesë armësh.
Altin Celami u arrestua edhe më 4 tetor të vitit 2022 së bashku me 14 persona të tjerë, të cilët operonin si një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë.
“Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.
Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.
Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve“-njofton policia.Top Channel
-

Emri /Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari në Tiranë
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë goditjet ndaj armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive kriminale.
Në një operacion të koduar “Gun Expert”, finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Celami, 46-vjeç që përdorte taksinë e tij për të shpëtuar nga kontrollet policore, ndërsa iu sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, drogë kokainë dhe pjesë armësh. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Njoftimi i Policise
Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi.
Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.
Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.
46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal.
Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda speciale, finalizoi operacionin policor të koduar “Gun Expert”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe Shitja e Narkotikeve”.Top Channel
-

Mamaja ime ishte mësuese, s’përdorte laps të kuq…
Mamaja ime ishte mësuese. E kujtoj kur mbrëmjeve mbas bukës vendoste në të njëjtën tavolinë ku pak më parë ishin shtruar pjatat detyrat e nxënësve që do korrigjonte.
Nuk përdorte stilolaps të kuq për të vënë në dukje gabimet, por i nënvizonte me një jeshile të butë, si gjethet e para të pranverës.
Një nga këto mbrëmje, kur nuk kisha gjumë dhe po i rrija në krah e po lexoja librin Topolino, e pyeta pse përdorte atë ngjyrë dhe jo të kuqen që përdornin të gjithë mësuesit e tjerë.
M’u përgjigj pa ngritur kokën nga letrat që po lexonte:
– Në gjërat e të tjerëve duhet të hysh në majë të gishtave, sidomos kur ke detyrë t’i korrigjosh gabimet, e kuqja është një ulërimë, është diçka që nuk mund ta debatosh. Sikur të thotë: “Ti ke gabuar!” duke të tundur gishtin para syve.
Jeshilja është dashamirëse si një bimë që rritet dhe per t’ia arritur kësaj ka nevojë për mbështetje; jeshilja nuk shkatërron.. ajo mbështet.
Nga Martina Maggio
Përgatiti: Brizida Gjikondi
ObserverKult
_____________________
Lexo edhe:
DASHURIA…KUR PLAGËT E RIKTHEJNË TRISHTIMIN!
Ka momente në jetë kur ndihesh i vetmuar, i braktisur, i trishtuar… ah dashuria…
Gjen veten duke parë mavijosjet në zemër dhe plagët e shpirtit: ato plagë janë aty dhe nuk do të ikin më.Janë ravijëzuar në trup, si harta dhimbjesh. Nuk i shlyen dot. Të zënë sytë, s’i largon. S’i harron asesi… Nis e mendon ku gabove. Kur ndodhi që humbe vëmendjen në dashuri?Pse vendosëm të japësh, pa marrë asgjë në këmbim?E di se dashuria në të gjitha format e saj është shkëmbim dhe reciprocitet…Ti si e harrove këtë?E kujtove ndonjëherë. Përse nuk të shkoi asnjëherë mendja?Ku të iku truri? Ai tru i shkretë…
Kur shtiresh se gjithçka është në rregull
Por ja që i mbylle sytë duke përplasur çdo…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult
-
Bashibozukët i përdorte sulltani kundër shqiptarëve që nuk e donin sundimin turk
NGA: GJON KEKA
Bashibozukët arnaut(shqiptar) ishin masha e Sulltanit dhe politikës së tij të dhunës, kudo ku kishte kryengritje çlirimitare ai i dërgonte bashibozukët e të gjitha llojeve.
Në Shqipëri e Kosovë ai i kishte bashibozukët që i shërbenin atij ,që i përdorte ata kundër shqiptarëve katolik dhe kryengritjeve që bëheshin nga shqiptarët të cilët nuk donin ta pranonin sundimin turk.
Kishte shpesh raste të persekutimeve ndaj shqiptarëve katolik në Prizren ,Gjakovë dhe pjesë tjera të hapësirës arbërore.
Këtu në imazh (I.z.1862)shihen bashibozukët shqiptar që ishin masha e sulltanit dhe politikës së tij tiranike.
Sikur që dihet „bashibozukët ishin ushtri e parregullt turke të cilët shërbenin për shtypjen e lëvizjeve çlirimtare.“[Gjon Keka]
-

Spahiu: Dikur njoha një ministër që nuk përdorte kompjuterin, internetin dhe s‘kishte e-mail
‘Unë dikur njoha një ministër që nuk as përdorte kompjuterin, as internetin dhe s‘kishte as email. Pra janë disa element të rëndësishëm që edhe pse personi ka master dhe eksperience punë mund të jetë i sëmurë psiqik. Unë kam pasur eksperiencë që ka pasur gjyqtarë që kanë qenë nga ana studimore më të përgatitur, por kanë shfaqur probleme psiqike. Ashtu si kontrolli fizik duhet edhe ai psiqik. Janë pozicione delikate këto sepse profili i BKH do përballet me presione të mëdha dhe mund të jenë deri në kanosje me jetë dhe është punë me stres që shpesh herë nuk mund të përballohet nga shëndeti mendor. Ata thonë kontroll shëndetësor pse nuk fusin edhe analizën e drogës sepse është përhapur shumë, dhe mendoj se janë disa profesione që duhet të bëjnë testin e drogës’, tha ai.
-

Përdorimi i ChatGTP mund të ulë aftësitë e të nxënit
Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e përdorimit të ChatGPT në aftësitë njohëse dhe procesin e të nxënit. Hulumtimi, i kryer nga MIT Media Lab, tregon se përdorimi ekskluziv i mjetit gjenerues të tekstit mund të shkaktojë rënie të angazhimit mendor, përvetësim të ideve sipërfaqësore dhe një lidhje më të dobët me përmbajtjen e prodhuar.
Studiuesit ndanë pjesëmarrësit në tre grupe: një që përdorte vetëm ChatGPT, një tjetër që përdorte një motor kërkimi dhe një grup kontrolli që nuk përdorte asnjë mjet ndihmës. Përmes monitorimeve me elektroencefalogram (EEG) gjatë procesit të shkrimit, u zbulua se grupi që mbështetej vetëm te ChatGPT shfaqi aktivitetin më të ulët nervor dhe kishte vështirësi të kujtonte apo të njihte shkrimet e veta.
Në një test të dytë, të njëjtit pjesëmarrës iu kërkua të shkruanin pa ndihmën e teknologjisë. Ata që më parë kishin përdorur ChatGPT prodhuan tekste më të dobëta, me ide të njëanshme dhe sipërfaqësore. Ndërkohë, pjesëmarrësit që kishin punuar pa teknologji treguan angazhim më të lartë, si në aspektin kognitiv ashtu edhe në ruajtjen e njohurive.Studimi paralajmëron për një “borxh njohës” që mund të rezultojë nga përdorimi i vazhdueshëm i modeleve të mëdha gjuhësore (LLM), i cili ndikon negativisht në të menduarit kritik, kreativitetin dhe autonominë mendore. Sipas studiuesve, përdorimi i pandërgjegjshëm i këtyre mjeteve mund të çojë në humbjen e pronësisë intelektuale mbi idetë dhe në adoptimin pasiv të pikëpamjeve të gatshme.
Autorët e studimit theksojnë nevojën për më shumë kërkime mbi efektet neurologjike dhe kognitive të inteligjencës artificiale përpara se përdorimi i saj të konsiderohet në mënyrë të përgjithësuar si pozitiv për zhvillimin njerëzor. -

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka çmontuar një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës, që përdorte varkash të shpejta për të transportuar drogë nga Amerika e Jugut në Ishujt Kanarie. Policia spanjolle njoftoi se janë sekuestruar gati katër tonë kokainë dhe janë arrestuar 48 persona në Fuerteventura, Gran Canaria dhe Lanzarote.
Operacioni, i quajtur “Black Shadow”, u zhvillua me bashkëpunim ndërkombëtar midis agjencive të zbatimit të ligjit nga Europa, Amerika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas Europol-it, grupi kriminal përdorte anije kryesore të ngarkuara me kokainë nga Brazili dhe Kolumbia, ndërsa varkat e shpejta, të ashtuquajturat “narco-boats”, e merrnin drogën dhe e sillnin në Ishujt Kanarie. Banda gjithashtu përdorte një anije të braktisur në det të hapur si platformë furnizimi me karburant, duke rritur më tej kompleksitetin e operacionit.
Hetimet zbuluan përdorimin e sistemeve të koduara të komunikimit, përfshirë terminale satelitore, telefona të vështirë për t’u gjurmuar dhe gjuhë të koduar, për të shmangur zbulimin nga autoritetet.
Gjatë operacionit janë bastisur 29 prona, janë sekuestruar 69 mjete – përfshirë anije dhe jet ski – si dhe sasi të konsiderueshme parash dhe armë. Policia spanjolle tha se rrjeti ishte përgjegjës edhe për shpërndarjen lokale të drogës në Kanarie. -

Musk komenton hetimin e New York Times për përdorimin e drogës, miliarderi: E njëjta gazetë që gënjeu për Russiangate? Pyetja tjetër
Elon Musk komentoi në Zyrën Ovale sot në lidhje me një raportim të New York Times që pretendonte se miliarderi i teknologjisë përdorte drogë më gjerësisht sesa dihej më parë.
Musk e ndërpreu gazetarin dhe vuri në dyshim besueshmërinë e New York Times përpara se të thoshte “le të ecim përpara”.
“The New York Times? A është i njëjti botim që mori një Çmimin Pulitzer për raportim të rremë mbi Russiagate? A është e njëjta organizatë? Mendoj se është. Pra gjykatësi sapo vendosi kundër New York Times për gënjeshtrat e tyre në lidhje me mashtrimin e Russiagate, dhe se ata mund të duhet të kthejnë Çmimin e tyre Pulitzer. Për këtë New York Times po flisni? Le të ecim përpara”, tha Musk.
New York Times raportoi se Musk, i cili ka qenë i pranishëm e kudo në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një përpjekje të gjerë për të shkurtuar fondet federale nën Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë po “përdorte drogë shumë më intensivisht sesa dihej më parë”, ndërsa ai mori famë në rrethin e ngushtë të Trump në 2024, duke cituar njerëz të njohur me rutinën e tij.
Gazeta vuri në dukje se nuk ishte e qartë nëse përdorimi i drogës zgjati edhe gjatë kohës që ai qëndroi pranë Trump në Shtëpinë e Bardhë këtë vit.
Në një intervistë të vitit 2024 me Don Lemon, Musk pranoi se kishte marrë “një sasi të vogël” ketamine për të trajtuar humorin negativ, me recetë, por se një ngarkesë e madhe pune e pengonte të përdorte shumë. Por Times raporton se Musk “po përdorte ketaminë shpesh, ndonjëherë çdo ditë, dhe po e përziente atë me ilaçe të tjera”, sipas njerëzve të njohur.Top Channel
-

Itali/ Arrestohet 19-vjeçari shqiptar për trafik kokaine, përdorte pajisje antipërgjimi
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 19-vjeçar shqiptar në qytetin Fano, pasi u kap duke trafikuar kokainë dhe duke përdorur pajisje antipërgjimi. Sipas policisë, i riu ishte duke lëvizur me një “Ford Fiesta”, kur u sinjalizua si i dyshimtë dhe më pas u ndoq nga karabinierët.
Gjatë ndjekjes, ai hodhi nga dritarja dy paketa me rreth 40 gramë kokainë, të fshehura në një kuti cigaresh. Pas ndalimit, në automjet u gjet një pajisje teknologjike për shmangien e përgjimeve, ndërsa shqiptarit iu sekuestruan edhe 400 euro në para të gatshme.
Makina që ai përdorte rezultoi në pronësi të një italiani nën arrest shtëpiak për vepra të mëparshme në fushën e drogës. I riu kishte hyrë së fundmi në Itali si turist dhe qëndronte në zonën e Torrette, ku dyshohet se kishte lidhje me rrjete lokale të shpërndarjes së drogës.
Pas arrestimit, 19-vjeçari u mbrojt nga avokatja Maria Elena Cortiglioni dhe shfrytëzoi të drejtën për të heshtur. Gjykata vendosi ta lirojë nga burgu dhe urdhëroi dëbimin e tij nga rajoni Emilia Romagna, pas përfundimit të hetimeve dhe procesit gjyqësor.