Tag: përdori

  • ‘Përdori administratën për zgjedhje’, Kurti mohon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

    ‘Përdori administratën për zgjedhje’, Kurti mohon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

    Albin Kurti reagoi me një mesazh në rrjetet sociale pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin e tyre.

    “Ju faleminderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja”, ishte komenti i tij, qe vjen në sfondin e një pjesëmarrjeje të ulët, e cila në fakt nga analistët u interpretua si shenjë pakënaqësie e votuesve me kastën politike.
    Pretendimeve se përdori aparatin shtetëror për zgjedhje, kryeministri në detyrë i Kosovës zgjodhi t`i kthente një përgjigje jo të drejtpërdrejtë.
    “Tani do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore,” ka shkruar ai.
    Zgjedhjet lokale u zhvilluan në një kohë të paqartësive politike në nivel qendror, teksa mbetet e hapur çështja nëse Kosova do të ketë një qeveri të re apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo pritet të qartësohet deri më 19 nëntor, kur përfundon afati për të mandatuarin e LVV-së, Glauk Konjufca, që të formojë dhe të prezantojë qeverinë në Kuvend.

  • “Rama përdori Belindën e vet për…”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro

    “Rama përdori Belindën e vet për…”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro

    Deputeti Klevis Balliu ishte një nga deputetët e opozitës që kërkoi interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku në lidhje me atë që ka ndodhur me tunelin e Llogarasë, ndërkohë që ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës sot nuk ishte as në seancën plenare.
    Në fjalën e tij në Kuvend, Balliu u shpreh se Balluku dhe kryeministri Edi Rama bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro nga shqiptarët,duke kujtuar edhe skemën se si kjo u bë e mundur.
    Klevis Balliu:
    “Sa më shumë të fliste Belinda aq më shumë kuptohet që shefi për Tunelin e Llogarasë është Rama. Tenderi i fituar nga Gjoka u anulua nga Balluku me urdhër nga lart. Tenderin e fitoi kompania turke, e cila kishte ofertën më të lartë, 12 mln euro më shumë se oferta e dytë. Kjo ndodhte për të vjedhur më shumë para që Berberi e Balluku të marrë pjesën e vet dhe Rama të marrë sa më shumë.
    Shtesat 50 mln euro nuk vijnë kurrë nga një ministre pa urdhrin e Ramës. Rama përdori Belindën e vet për të kryer procedurat”, tha ai.

  • Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

    Përdori avionin e qeverisë për të ikur në koncertin e të dashurës së tij, shkarkohet zyrtari i lartë i FBI-së

    Një zyrtar i lartë i FBI-së është shkarkuar nga detyra, pasi përdori një avion qeveritar për të ikur në koncertin e të dashurës së tij.

    Sipas mediave, Steven Palmer, përdori avionin për udhëtime personale për të parë të dashurën e tij, këngëtaren e muzikës country Alexis Wilkins. Ajo do të këndonte himnin kombëtar gjatë një ndeshjeje boksi.
    Në një deklaratë në “X”, Palmer mohoi akuzat duke i quajtur ato thashetheme të pabaza dhe zhurma nga anarkistët e internetit.
    Ai e mbrojti jetën e tij private duke e quajtur Wilkins një patriote të vërtetë dhe partneren e tij të jetës.
    Steven Palmer, drejtonte Grupin e Reagimit ndaj Incidenteve Kritike të FBI-së, që merret me kërcënime madhore të sigurisë dhe mbikëqyr ajrore të agjencisë.

    Top Channel

  • Alimehmeti: Edi Rama tërhoqi dhe përdori këshilltarët bashkiakë, çlirimi i Tiranës do të ndodhë kur ta largojmë

    Alimehmeti: Edi Rama tërhoqi dhe përdori këshilltarët bashkiakë, çlirimi i Tiranës do të ndodhë kur ta largojmë

    Në një intervistë për SYRI TV, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, komentoi vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv, por duke paralajmëruar se sfidat mbeten.

    “Ky është një zhvillim i mirë, një zhvillim pozitiv, por kjo u bë me dorën e kryearkitektit të të gjithë kapjes, abuzimit dhe uzurpimit të Tiranës, që është Edi Rama. Mastermindi është akoma aty, dhe çlirimi do ndodhë kur të largojmë Edi Ramën,” deklaroi Alimehmeti.

    Ai shtoi se largimi i Veliajt është i domosdoshëm, pasi pasardhësit e tij në Këshill Bashkiak dhe drejtori të ndryshëm janë ende të lidhur me njerëzit e ngushtë të kryebashkiakut, por tani janë më të tërhequr. “Kush i përdori ata? I përdori Edi Rama, i cili u soll si diktator dhe autokrat,” tha Alimehmeti, duke kritikuar mënyrën se si është menaxhuar Këshilli Bashkiak gjatë këtyre muajve.

    Ai theksoi gjithashtu se disa procedura nuk janë ndjekur si duhet, duke nënkuptuar se kjo mund të ketë ndodhur qëllimisht për t’i lënë hapësirë Veliajt.

    Për më tej, për rikujtesë  Alimehmeti në fjalën e tij në Këshillin Bashkiak shpreh: “Veliaj është aty ku është për shkak të dëmeve që i ka bërë, veçanërisht në fushën financiare. Ju që ishit pjesë e Këshillit Bashkiak, keni miratuar gjithçka, nga buxhetet te inceneratori dhe vjedhjet. Ai është kapitull i mbyllur, por ju jeni kapitull i hapur. Ju ftoj të reflektoni dhe të ktheheni në legjitimitet, sepse ishit kontrolorët e tij dhe nuk bëtë detyrën.”

    Alimehmeti po ashtu kritikoi mënyrën se si anëtarët e Këshillit bënë betimin e tyre dhe protestuan para SPAK, duke theksuar se veprimet e tilla nuk i shërbejnë respektimit të përgjegjësive institucionale.

    Alimehmeti:

    Padyshim që ky është një zhvillim i mirë, një zhvillim pozitiv, por kujtojmë që kjo u bë me dorën e kryearkitektit të të gjithë këtyre, kapjes, abuzimit, uzurpimit të Tiranës, që është Edi Rama, të jemi shumë të qartë, pra mastermindi është akoma aty, dhe do ndodhi çlirimi kur ne të largojmë Edi Ramën.

    Patjetër që është një hap pozitiv largimi i Erion Veliajt, pasi kushdo që vjen më pas, ata atyjane akoma, Këshilli Bashkiak, drejtorët e me radhë, por të gjithë janë më të tërhequr, se ishin po të njëjtën të mbështesnin Erion Veliajn, njerëz të ngushtë të tij, njerëz që kanë votuar çfarëdolloj gjëje që ai ka thënë, që janë pjesë më të në abuzimin që u është bërë Tiranës, ata vazhdojnë të jenë aty në detyrë, por janë më të tërhequr.

    Por kush i tërhoqi dhe kush i përdori ata, i përdori Edi Rama, pra Edi Rama u soll si ai që është, një diktator, një autokrat, i cili e mblodhi Këshillin Bashkiak, pas 7 muajsh e kusur dhe tani u kujtua ai që Erion Veliaj është arrestuar prej datës 10 shkurt, dhe janë bërë këto 3 muaj për mosparaqitjen e tij.

    Në fakt, këtë kërkesë e ka çuar PD qysh në datën 9 maj, pra rreth 3 muaj pas paraqitjes së tij, dhe kjo nuk u mor parasysh; tashmë u kujtua Edi Rama, në shtator, dhe i dha lojën Këshillit Bashkiak, leje urdhër, dhe i dha një javë kohë.

    Mendoj se disa hapa të riocedurës s’nuk janë ndjekur si duhet, dhe shpresoj që kjo mos bëhet qëllimisht për t’i lënë hapësirë Erion Veliajt që të ketë një mundësi sesi t’i futet procedurës.

  • Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

    Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja McGonigal “vazhdon të përbëjë lajm botëror”.
    Në konferencën për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në korrupsionin ndaj , Charles McGonigal, të cilin sipas tij e përdori kundër opozitës.
    Sipas kryedemorkatit, kryeministri Rama nuk hetohet në Shqipëri për shkak se mbrohet nga SPAK.
    “Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal. Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka. Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës. Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës. Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën. Edi Rama, siç e dini ju, nga dokumentet e tjerë, është personi që me kërkesën e McGonigal, i hoqi licencën një kompanie ruse dhe ia dha një kompanie tjetër ruse dhe kjo është e faktuar plotësisht. Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime, siç kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, por edhe dokumentet amerikane, e pagoi me 225 mijë dollarë. Edi Rama e përdori kundër opozitës”,-tha Berisha.

  • E harroi ndezur pas krimit, pamjet e motorit që përdori autori i masakrës së Shkodrës

    E harroi ndezur pas krimit, pamjet e motorit që përdori autori i masakrës së Shkodrës

    Ky është motomjeti që përdori autori i masakrës së Shkodrës pasi vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në një lokal në qendër të Shkodrës.

    Ai e harroi ndezur motorin dhe më pas mori automjetin tip “BMW” për tu arratisur.
    Ai u arrestua me skafandër në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
    Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
    Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit ai u dorëzua.

    Top Channel

  • Zhulali: Rama përdori forumin e Bledit për të bërë teatër sepse nuk ka çfarë t’i japë Europës

    Zhulali: Rama përdori forumin e Bledit për të bërë teatër sepse nuk ka çfarë t’i japë Europës

    Ekspertja e integrimit dhe drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali ishte në studion e Syri Tv për të komentuar prezencën e kryeministrit Edi Rama sot në forumin e Bledit në Slloveni.

    Zhulali tha se Rama e përdori forumin për të bërë teatër pasi nuk di çfarë të japë, sepse nuk di të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme ndërsa ka çuar ekonominë në drejtim të paditur

    “Një kryeministër serioz i një vendi që aspiron të bëhet vend anëtar i BE-së duhej të ishte me një bilanc pune, por Rama nuk mund ta bënte, përsa kohë shkon atje si kryeministër që nuk di të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme

    Ai e përdori dhe një herë këtë forum për të bërë teatër me batutat e tij. Sepse nuk ka çfarë të japë Europës leksione gjeostrategjike një kryeministër që ka çuar ekonominë në drejtim të paditur, aq sa BE kërkon me këmbëngulje të ndryshojë modelin ekonomik. Me fonde të BE-së të abuzuara për shkak të një pusete të madhe korrupsioni e krimi që ka ngritur në Shqipëri. Ai i paraqiti shqiptarët si një popull që është gati ti nënshtrohet cilësdo perandori”, tha Zhulali në një intervistë për Syri Tv në studio me gazetaren Armela Ferko. 

    Ndërkohë nga forumi strategjik i Bledit në Slloveni, Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, i ngriu buzëqeshjen kryeministrit Edi Rama teksa deklaroi se nuk do të ketë rrugë të shkurtra për në Bashkimin Europian dhe udhëheqësit duhet të vendosin reformat mbi punët e perditshme.

  • I pari që përdori algoritmin ishte një dijetar musliman, kush ishte ai?

    I pari që përdori algoritmin ishte një dijetar musliman, kush ishte ai?

    Termi algoritëm konsiderohet të ketë ardhur nga emri i dijetarit islam, matematikanit arab Abu Jafar al-Khwarizmi, i cili jetoi në vitet 780-850 në Bagdad. Ai ishte një matematikan që shkroi për numrat indo-arab dhe nga punimi i tij shkencor”Hisab al-jabr wal-muriabala”, ka prejardhjen termi algjebër.Al-Khwarizmi, përkthyer në latinisht si -Algoritmi” ose -Algaurizin”, ishte matematikan, astronom dhe gjeograf. Ai jetoi gjatë perandorisë Abaside (Kalifati Abasid, ishte kalifati i tretë islam që pasoi Profetin Muhamed) dhe ishte dijetar, studiues dhe shkencëtar në “Shtëpinë e diturisë/, (Dar al-Hikma), në Bagdad. Në shekullin XII, përkthimet e punës së tij në latinishte për numrat indian prezantuan sistemin numerik pozicional decimal në botën perëndimore. Libri i tij ‘Përmbledhje e llogarive me kompletim dhe balansim” prezantoi zgjidhjen e parë sistematike të ekuacioneve lineare dhe kuadratike. Ai konsiderohej si zbuluesi origjinal i algjebrës, edhe pse tani dihet se puna e tij bazohej në burime më të vjetra indiane dhe të Greqisë antike.

    Edhe fjalët e mbetura prej punimeve të tij flasin për kontributin e tij në matematikë. Fjala algjebër, që rrjedh prej fjalës “al-jabr”, ishte njëri prej dy operacioneve që ai përdori për të zgjidhur ekuacionet kuadratike. Po ashtu, termi “Algorism” dhe -Algorithm”, buron prej formës latine të emrit të tij. Punimi i tij në latinisht ishte quajtur ‘Algoritmi de numero indorum”.Në hyrje të librit tij, ai kishte shkruar “Dashuria për shkencë… dashamirësia dhe përfillja të cilën Zoti e tregon për të diturit, ajo përpikmëri me të cilën ai i mbron dhe përkrah ata në sqarimin e paqartësive dhe eleminimin e vështirësive, më ka inkurajuar që të përpiloj një punim të shkurtër për llogaritjen me “al-jabr” dhe “al-muqabala”, duke u kufizuar në atë që është më e lehta dhe më e dobishmja në aritmetikë.”

    (al-jabr do të thotë “kthim, restaurim”, duke iu referuar procesit të largimit të pjesës së zbritur në anën tjetër të ekuacionit. Al-muqabala është “krahasimi” dhe i referohet zbritjes/thjeshtimit të vlerave të njëjta në të dy anët e ekuacionit).Kur programojmë në kompjuter, ne në përgjithësi implementojmë metodën që është zbuluar më parë, nga një dijetar musliman.

  • Përdori numrat e ashensorit, si një burrë fitoi 300 mijë dollarë në lotari

    Përdori numrat e ashensorit, si një burrë fitoi 300 mijë dollarë në lotari

    Një banor i Weymouth-it në Massachusetts ka fituar 300 mijë dollarë në lotari, pasi përdori një grup numrash të frymëzuar nga… ashensori i ish-vendit të punës.

    Sylvester Semedo zgjodhi numrat 2, 6, 10, 14 dhe 18, të cilët përfaqësojnë katet ku ndalonte ashensori në ndërtesën ku kishte punuar më parë. Ai i luajti këta numra tre herë në një biletë të vetme të lojës “Mass Cash”, për shortin e datës 26 qershor, sipas Lotarisë Shtetërore të Massachusetts-it.

    Fati ishte në anën e tij – çdo kombinim i saktë fitoi nga 100 mijë dollarë, duke e çuar çmimin e përgjithshëm në 300 mijë dollarë (rreth 278 mijë euro).

    Semedo deklaroi se do të përdorë një pjesë të shumës së fituar për të ndjekur një ndeshje të Boston Red Sox jashtë fushës së tyre, duke shijuar kështu një ëndërr të kahershme, falë katit të dytë… dhe të 18-të.

  • Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

    Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

    Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së tij.
    Kështu u shpreh Shemsi Prençi nga studioja e emisionit “360 Gradë” në ABC News.
    Ai theksoi se Berisha nuk mund t’i bëjë moral demokratëve, pasi aktet e tij treguan se nuk janë në një rreze veprime me të demokratëve.
    Ai theksoi e Berisha e ka mbyllur tashmë ciklin e tij politik.
    “Rikthimi “i fuqishëm” i Berishës, e them në në thonjëza, që ishte trumbetuar me të madhe me sloganin me të cilin erdhi në krye të PD ishte një rikthim për të mbrojtur kokën e tij dhe të familjes, por jo për të forcuar pozitat e PD, sepse diferenca prej 300 mijë votash nga rezultati i 2021 në 2025, është minus 300 mijë vota.
    Kjo tregon se nuk mund të ketë një rikthim të suksesshëm të një lidershipi që ka humbur të drejtën për t’i dhënë moral PD, pasi ai vetë e keqpërdori PD për interesat personale dhe të familjes. Cikli politik i Berishës ka përfunduar”, tha ai në “360 gradë“.