Tag: përdoret

  • Mandarinat me helm, AKU hesht/ Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte kancerogjene

    Mandarinat me helm, AKU hesht/ Analizat konfirmojnë se sasia e shitur në Tiranë ishte kancerogjene

    Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, që ndryshe njihet me emrin tregtar akticllic.

    Nëse lexojmë etiketën ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret të për të spërkatur në fushat e bujqësisë, ai përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor dhe bishtajore , e pavarësisht kësaj në Shqipëri u shitën mandarina të spërkatura me këtë ilaç.
    AKU tregoi paaftësinë të ndalonte tregtimin e tij produktit, nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 5 ditë AKU dhe MB ende nuk zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky ishte një produkt shqiptar apo importi, dhe se sa është sasia e mandarinave me periphos methyl që ka shkuar të tryezat e qytetarëve të Tiranës, dhe jo vetëm ,
    “Pimiphos methyl është një insekticid i grupeve fosofrogranik i cili vite më parë përdoren për të luftuar insektet në kushtet e vetecionit, por tashmë nuk përdoret më dhe ai aplikohet vetëm për produktet në ruajtje“, u shpreh pedagogu i UBT, Shpend Shahini.
    Qenë analizat laboratorike të ISUV  ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç. Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse  komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë. Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit.
    Perimiphos methyl
    Mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes
    Mund të shkaktojë përgjumje
    Dyshohet se shkakton kancer
    Shkakton dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror
    Ky ilaç nuk duhet të ishte tek mandarina dhe fajin për këtë nuk e ka vetëm fermeri, por edhe specialist i drejtorisë së bujqësisë i cili duhet të jetë në terren për të informuar bujkun.
    “Bazuar në analizën që ju thoni atëherë mendojmë që fermerët e kanë përdorur në kushtet e vegjatacionit atëherë këtu hyn roli i famacistëve dhe ekspertëve bujqësor që duhet të jenë afër fermerëve për t’i rekomanduar“, tha Shahini.
    Deri më tani AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë bërë asnjë reagim për skandalin e mandarinave të rrezikshme, Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimore dhe  vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

    Top Channel

  • Alarm në Tiranë/ Analizat konfirmojnë se mandarinat e shitur  ishte kancerogjene

    Alarm në Tiranë/ Analizat konfirmojnë se mandarinat e shitur ishte kancerogjene

    Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin periphos methyl, që ndryshe njihet me emrin tregtar akticllic.Nëse lexojmë etiketën ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret të për të spërkatur në fushat e bujqësisë, ai përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor dhe bishtajore , e pavarësisht kësaj në Shqipëri u shitën mandarina të spërkatura me këtë ilaç.
    AKU tregoi paaftësinë të ndalonte tregtimin e tij produktit, nga ana tjetër edhe pse kanë kaluar 5 ditë AKU dhe MB ende nuk zbuluar gjurmueshmërinë nëse ky ishte një produkt shqiptar apo importi, dhe se sa është sasia e mandarinave me periphos methyl që ka shkuar të tryezat e qytetarëve të Tiranës, dhe jo vetëm ,
    “Pimiphos methyl është një insekticid i grupeve fosofrogranik i cili vite më parë përdoren për të luftuar insektet në kushtet e vetecionit, por tashmë nuk përdoret më dhe ai aplikohet vetëm për produktet në ruajtje“, u shpreh pedagogu i UBT, Shpend Shahini.
    Qenë analizat laboratorike të ISUV ato që dhanë alertin se mandarinat janë spërkatur me këtë ilaç. Nëse lexojmë etiketën e produktit kuptojmë edhe arsyen se përse komuniteti europian e ka hequr nga lista e preparateve bujqësore që lufton insektet në pemë. Rreziqet që vijnë nga ky helm janë shumta, saktësisht në shishet e ilaçit.
    Perimiphos methyl
    Mund të shkaktojë acarim të rrugëve të frymëmarrjes
    Mund të shkaktojë përgjumje
    Dyshohet se shkakton kancer
    Shkakton dëmtime të organeve të sistemit nervor qendror
    Ky ilaç nuk duhet të ishte tek mandarina dhe fajin për këtë nuk e ka vetëm fermeri, por edhe specialist i drejtorisë së bujqësisë i cili duhet të jetë në terren për të informuar bujkun.
    “Bazuar në analizën që ju thoni atëherë mendojmë që fermerët e kanë përdorur në kushtet e vegjatacionit atëherë këtu hyn roli i famacistëve dhe ekspertëve bujqësor që duhet të jenë afër fermerëve për t’i rekomanduar“, tha Shahini.
    Deri më tani AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë bërë asnjë reagim për skandalin e mandarinave të rrezikshme, Ky rast ngre shqetësime serioze mbi kontrollin e zinxhirit ushqimore dhe vë në pikëpyetje sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

  • Nëse nuk e keni ditur: Ja si shkruhen shkurt disa nga fjalët në fjalor!

    Nëse nuk e keni ditur: Ja si shkruhen shkurt disa nga fjalët në fjalor!

    Tabela e shkurtimeve është listë në një fletë të fjalorëve që jep shpjegime për shkurtimet e fjalëve dhe shenjave të përdorura në atë fjalorë.

    Zakonisht e gjeni në faqet e para apo të fundit të librit.

    Për fjalorët shqip-shqip zakonisht përdoret lista e shkurtimeve e paraqitur më poshtë. Po ashtu edhe për fjalorët tjerë d.m.th të kodeve në gjuhët tjera në shpjegimet në gjuhën shqipe përdoret një listë e tillë.

    ana. – term nga anatomia.antrop. – term nga antropologjia.arb. – fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë.arkeol. – termë nga arkeologjia.arkit. – term nga arkitektura.art. – term nga arti ose artikullas. – emër i gjinisë asnjanëse; në gjininë asnjanëse.astr. – term nga astronomia.astronaut. – term nga astronautika.av. – term nga aviacioni.bakt. – term nga bakteriologjia.bashkërend. – lidhëz bashkërenditëse.betim. – fjalë a shprehje, që përdoret si betim.biol. – term nga biologjia.biokim. – term nga biokimia.bised. – fjalë a shprehje e ligjërimit.blet. – term nga bletaria.bot. – term nga botanika.bujq. – term nga bujqësia.det. – term nga detaria.dëf. – përemër dëftorë.dipl. – term nga diplomacia.drejt. – term nga drejtësia.dhan. – rasa dhanore.ek. – term nga ekonomia.elektr. – term nga elektroteknika.em. – emër.etnogr. – term nga etnografia.euf. – euforizëm.f. – emër i gjinisë femërore; në gjinin femërore.farm. – term nga farmaceutika.fet. – term fetar.fëm. – term nga fjalë ose shprehje e të folurit të fëmijëve.fig. – kuptimi i figurshëm.filoz. – term nga filozofia.fin. – term nga financat.fiz. – term nga fizika.fiziol. – term nga fiziologjia.fjalëform. – element fjalëformuese.fj.ndërm. – fjalë e ndërmjetshme.fj.u. – fjalë e urtë.folk. – term nga folkloristika.fol. – folje.foto. – term nga fotografia.gjah. – term nga gjuetia.gjell. – term nga gjellëtarja.gjeod. – term nga gjeodezia.gjeofiz. – term nga gjeofizika.gjeogr. – term nga gjeografia.gjeol. – term nga gjeologjia.gjeom. – term nga gjeometria.gjëzë. – gjëgjëzë.gjin. – rasa gjinore.gjuh. – term nga gjuhësia.hek. – term nga hekurudha.hidrol. – term nga hidrologjia.hidrotek. – term nga hidroteknika.hist. – term nga historia, historizmi.iron. – me ironi, për shpoti.jokal. – folje jokalimtare.kal. – folje kalimtare.kallëz. – rasa kallëzore.kallëzuese. – si kallëzues.keq. – me kuptim keqsues.kim. – term nga kimia.kinem. – term nga kinematografia.kirur. – term nga kirurgjia.kish. – term kishtar.kopsht. – term nga kopshtaria.krah. – krahasues.krahin. – term nga krahinorizmi, fjalë ose shprehje krahinore.kr.pop. – fjalë ose shprehje e krijimtarisë gojore popullore.kr.thj. – koha e kryer e thjeshtë.kryes. – kryesisht.kund. – fjalë me kuptim të kundërt, antonim; e kundërta.kundërsht. – lidhës kundërshtore.lart. – fjalë a shprehje e stilit të lartë.lej. – lidhës lejore.let. – term nga letërsia.libr. – fjalë ose shprehje e ligjërimit libror.lidh. – lidhëz.lidhor. – përemër lidhor.logj. – term nga logjika.m. – emër i gjinisë mashkullore; në gjinin mashkullore.malk. – malkim.mat. – term nga matematika.mb. – mbiemër.meteor. – term nga meteorologjia.min. – term nga mineralogjia dhe në miniera.mit. – term nga mitologjia.mjek. – term nga mjekësia.moh. – pjesëz mohuese; mouese.mospërf. – fjalë ose shprehje me ngjyrim mospërfilës.muz. – term nga muzika.ndajf. – ndajfolje.ndërt. – term nga ndërtimtaria.num.përmb. – numëror përmbledhës.num.rresht. – numëror rreshtorë.num.them. – numëror themelor.mxit. – pjesë nxitëse.nj. – numri njëjës.opt. – optika.pakr. – koha e pakryer.pakuf. – përemër i pakufishëm.palak. – fjalë e palakueshme.paleont. – term nga paleontologjia.pandr. – fjalë e pandryshueshme.parafj. – parafjalë.pasth. – pasthirrmë.pavet. – folje pavetore.peshk. – term nga peshkataria.përb. – fjalë apo term me ngjyrim përbuzës.përçm. – fjalë apo term me ngjyrim përçmues.përd. – përdoret si … .përem. – përemër.përf. – me përdorim përforcues.përk. – fjalë apo shprehje përkëdhelëse.përmb.përmbledhës. – përmbledhës.P.e.s. – Para erë sonë.pës. – folje e diatezës pësore; me kuptimin pësor.pj. – pjesëz.pjes. – pjesore.poet. – fjalë a shrehje poetike.poh. – pjesëz pohuese; pohuese.pr. – përemër pronor.pr. – term nga proverba.psikol. – term nga psikologjia.pyet. – përemër pyetës.pyllt. – term nga pylltaria.r. – rasë.radio. – term nga radioteknika.rrallë. – fjalë a shprehje e përdorur rrallë.rrjedh. – rasa rrjedhore.spec. – term special ose term që përdoret në disa fusha.sport. – term nga sporti, fizkultura.sh. – numri shumës.shah. – term nga shahu.shak. – fjalë a shpehje që përdoret me shaka.shar. – fjalë a shpehje sharëse.shkurt. – shkurtim.shtypshkr. – term nga shtypshkronja.tall. – fjalë a shpehje tallëse.teatër. – term nga teatri.tek. – term nga teknika.tekst. – term nga tekstili, industrinë e tekstile.tr. – trajtë.treg. – term nga tregtia.thjeshtligj. – fjalë a shprehje e thjesht ligjërimi.ur. – urim.urdh. – mënyra urdhërore.usht. – term nga ushtria.vet. – vetëm.veter. -term nga veterinaria.vetor. – përemër vetor.vetv. – folje a diatezë vetvetore ; me kuptimin vetëvetor.vjet. – fjalë a shprehje e vjetruar.zakon. – zakonisht.zool. – term nga zoologjia; emërtim për kafshë.zvog. – me kuptimin zvogëluese.zyrt. – fjalë ose shprehje e punëve zyrtare.

    Burimi i të dhënaveFjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe – Tiranë, 1980

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DREJTSHKRIMI I GEGNISHTES OSE GEGNISHTJA E STANDARDIZUEME

  • “Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive”/ Personat e veshur me pushtet, flet Zhupa: Janë premtuar…

    “Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive”/ Personat e veshur me pushtet, flet Zhupa: Janë premtuar…

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Takimin e njëzetë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian deklaroi se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive.
    Zhupa tha se investitorët strategjikë gjatë fushatës elektorale kishin objektiv votat në zonat e tyre, ku kanë premtuar investime në shkëmbim të votave. Më tej, deputetja u shpreh se çdo ditë merren 80 mijë euro nga taksat e qytetarëve në lidhje me aferën e inceneratorëve.
    Fjalimi i plotë:
    Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive dhe preferenciale të “investimeve strategjike”. Këta të fundit kanë përfituar këtë status jo rrallëherë në mungesë të theksuar të procedurave konkurruese dhe të transparencës publike. Mbi të gjitha, bëhet fjalë për persona të veshur me pushtet politik, si në rastin e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, znj. Xhaçka, apo për pastrimin e parave nga krimi i organizuar nëpërmjet individëve “prestanome”, pa historik të kapitalit financiar të justifikueshëm.
    Gjatë fushatës elektorale, investitorët strategjikë kishin si objektiv votat në zonat e tyre. Në zonën time elektorale janë premtuar investime të reja strategjike në Lekurës e në Ksamil.
    Mega-afera e koncesionit të aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë i korruptuar edhe publikisht dhe në shkelje të MSA-së, për mungesë konkurrimi në tenderim, mbetet një rrezik për biodiversitetin, florën dhe faunën e lagunës së Nartës.
    Nga ana tjetër, prej muajsh mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune, duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut është tërhequr nga supervizimi, për shkak të presionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikut mjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht, edhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë dhe mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur.
    Projektet infrastrukturore mbeten projekte korruptive, që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik. Ato janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.
    Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura” ishte hartuar në frymën e legjislacionit dhe të parimeve evropiane, me asistencën e ekspertëve. Deri në këtë moment nuk është paraqitur asnjë raport apo analizë studimore që të dëshmonte vështirësitë e zbatimit të ligjit apo probleme të mundshme në terren.
    Pra, dukshëm nuk kishte asnjë arsye apo shqetësim real për të propozuar ndryshime drastike në këtë kuadër ligjor. E aq më pak, nuk ishte e nevojshme që këto ndryshime të bëheshin pa konsultime me ekspertë dhe institucionet përgjegjëse vendase apo të huaja.
    Në lidhje me mjedisin, kujtojmë se në vitin elektoral janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë më parë në histori. Dhe të gjitha këto, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me “certifikatë shteti”. Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.
    Në Shqipëri janë harxhuar miliona euro, dhe vazhdojnë të harxhohen, për futjen e metodës së incenerimit. Tashmë, pa pranuar dështimin, ne vijojmë të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt, asnjë incenerator nuk funksionon: as ai i Elbasanit, as i Fierit, ndërsa ai i Tiranës as që ekziston, por merr 80 mijë euro çdo ditë nga taksat e qytetarëve. Një aferë prej 430 milionë eurosh, ndërkohë që problemi i mbetjeve është kthyer jo vetëm në problem mjedisor, por edhe në problem të thellë korrupsioni. Shumë kanë përfunduar në burg, dhe të tjerë do të shkojnë.
    Bashkimi Evropian nuk mbështet afera korruptive që fshihen pas pretendimit të zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe procesit të integrimit.

  • Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

    Për ata që gabojnë/ Kur përdoret pika (.) e kur jo?

    Përdorimi i pikës

    Shkruan: Eroll Sejdiu

    Vihet pikë në datat e plota, pas numrave që shënojnë ditën dhe muajin, por nuk vihet pikë pas numrit që shënon vitin:09.04.201709.IV.2017Mirëpo, kur muaji shënohet me fjalë, nuk ndahet nga dita dhe nga viti me asnjë shenjë pikësimi:21 mars 201714 tetor 2017Pika në shkurtimet përdoret:a) pas shkronjës a shkronjave të para të fjalëve që shënojnë titull, gradë, mjeshtëri:dr. (doktor), prof. (profesor), inxh. (inxhinier) etj.;b) pas shkronjës a shkronjave të para të termave të ndryshëm, sidomos termave shkencorë të përdorur në disa fjalorë etj.:p.sh. (për shembull ), etj. (e të tjera), khs. (krahaso), fr. (frëngjisht), ang. (anglisht ), kap. (kapitull ), mjek. (mjekësi), let. (letërsi).c) pas shkronjës a shkronjave të para të emrave të njerëzve:F. S. Noli, H. I. Pedersen, P. I. Çajkovski etj.Nuk përdoret pika:a) te shkurtimet e emërtimeve të njësive të matjeve dhe masave:cm (centimetër), km (kilometër), a (amper), kg (kilogram), t (ton), v (volt) etj.;b) te simbolet e elementeve kimike:H (hidrogjen), Mg (magnez), Cl (klor) etj.;c) te shkronjat që shënojnë pikat e horizontit:L (lindje), P (perëndim), VP (veriperëndim)d) tek akronimet:RK (Republika e Kosovës), RSh (Republika e Shqipërisë), OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), EKG (elektrokardiogram), FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), INSTAT (Instituti i Statistikave) etj.;e) te numrat, për të ndarë mijëshet:433 777 000 dhe jo 433.777.000

    ObserverKult

    —————————-

    Lexo edhe:

    KRYENEQËSI APO KRYENEÇËSI? SI DUHET TË SHKRUHET…

  • “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte akses më lehtë në hakërimin e tij, është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan. 
    Ka qenë fillimisht demokrati Saimir Korreshi, i cili u shpreh se është përdorur pajisja “DPI” për përgjimin e shqiptarëve, përfshirë dhe të prokurorëve. 
    Fillimisht, Tomi Kallanxhi, u shpreh se pajisja është e instaluar në pesë kompani kryesore të internetit që shpërndan shërbim në kompani të tjera, duke e cilësuar atë si një “filtër” të çdo përdoruesi. 
     “Është e instaluar në 5 kompani që ofrojnë gjithë internetin në kompani të tjera. AJo është si tip  filtri, që çdo thirrje që kalon nga çdo përdorues, nga çdo klient, në një farë mënyre lexohet, dekriptohet dhe analizohet në metadata. Këto metadata.. pastaj nuk dihet nëse softueri i përdor, ku i ruan…”, tha ai. 
    Por kush e përdor këtë pajisje? Kallanxhi shprehet se kjo është një enigmë, teksa shtoi se “e gjitha është underground”. 
    Kërkuesi kibernetik, Trim Radoja, u shpreh se përmes kësaj pajisje, është praktikisht e pamundur përgjimi i mesazheve apo thirrjeve të përdoruesve, pasi ajo thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. 
    “Ti thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. Nëse ti do të shohësh që filan person po përdor një lloj inkricioni të veçantë, ti thjesht shikon trafikun dhe formën që merr trafiku. Nuk hap dot paketat aty brenda, që të lexosh mesazhet apo videocall. Me DPI është praktikisht e pamundur. Madje, nëse do doje të kompromentoje të hakoje diçka, do ishte më e tjesht të kompromentoje device se sa të merreshe me kapje paketash në ajër”, sqaroi Radoja. 
    Nga ana tjetër, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, duket se bie dakord me kërkuesin kibernetik, lidhur mbi sqarimin se nuk mund të përgjohen mesazhet, por bëhet monitorimi i trafikut të internetit. 
    “Kjo pajisje nuk po përdoret në mënyrën tradicionale të përgjimit, pra të jemi të qartë që të mos përhapim panik. Nuk mund të hapë të shikojë mesazhet e Whatsapp-it, nuk mund të shikojë e-mail-in që ju po dërgoni, sepse po flasim për trafik të inkriptuar. Problemi është profilizimi i qytetarëve. Këtë e garantoj me teknologjinë aktuale që përdor Shqipëria, por dhe vendet e tjera që përdorin DPI-në, nuk kemi të bëjmë me lexim të mesazheve të inkriptuara”, tha ai. 
    Më tej, Semanaj sqaron se ekziston mundësia e hakërimit të shqiptarëve, pasi për shkak të analizës së trafikut, sigurohet profili i detajuar i çdo përdoruesi, duke nisur nga bindja politike, fetare, si dhe seksuale. 
    “Për mua problemi është më i madh se përgjimi i disa mesazheve. Kemi të bëjmë me mungesë transparence, kemi të bëjmë me një deklaratë që na u tha se pajisjet kanë ardhur falas. nuk e dimë nga çfarë kompanie në Izrael dhe nuk e kuptoj si mund të instalohen në zemrën e network-ut, pajisje që do kthehen pas një viti. Nuk e dimë se kush ka akses. Bazuar në deklaratën zyrtare të AKSK-së janë marrë hua për një vit. Për mua kjo është skandali më i madh. Imagjinoni të shihet trafiku i çdo qytetari shqiptar për një vit, ku mund të bëhet profilizimi i detajuar duke u bazuar në procedurat e IA. Mund të kemi një profilizim të detajuar që nga bindja politike, fetare, seksuale, etj. Pra, do kemi një popullatë të tërë në dorën e një institucioni, qoftë kombëtare ose ndërkombëtare. 
    Pra, a përdoret DPI për hakërim? Po përdoret. Por, përdoret në mënyrë të tërthortë”, tha ai. 
     
     
     

  • Binaj, kandidati i pavarur ‘blu’/ Analisti: Përdoret nga demokratët si i dyfishtë

    Binaj, kandidati i pavarur ‘blu’/ Analisti: Përdoret nga demokratët si i dyfishtë

    Analisti Frrok Çupi komentoi  kandidaturën e Florjan Binajt. Sipas tij, Binaj po përdoret nga demokratët si i dyfishtë. Më tej, Çupi tha se duan ta mbajnë jashtë partisë sepse mund të krijojë kredite për të zëvendësuar kryetarin e partisë.
    “Është një e vërtetë që është gjetur një njeri për tu përdorur si i pavarur dhe përdoret si i dyfishtë. Partia e di që do humbasë dhe e përdorin si apendiks. E dyta duan ta mbajnë jashtë partisë sepse mund të krijojë kredite për të zëvendësuar kryetarin e partisë. Çlirohet dhe makthi i kryetarit të partisë. “
    Për kandidaturën e Manastirliut dhe disa votues që preferojnë Veliajn në vend të saj, Çupi u përgjigj se jemi nëse do të kishte një shifër të konsiderueshme që mbështesnin Veliajn, do të vihej në pikëpyetje kualiteti i votuesve.
    “Njerëzit kanë një vetëdije qytetare të formuara nga faktet dhe provat që shohin. Jemi në një situatë ku vëzhgues të tillë dëshmojnë se janë njerëz që ndryshojnë sipas rrethanave. Nëse do kishim një shifër që do mbështeste ish kryetarin e bashkisë do vinin në pikëpyetje kualitetin e votuesve. Është një realitet ku është thënë se veprimet antiligjore paguhen nga personi dhe jo mazhoranca.
    Kur vdes ndryshimi, partia mbet si ajo demokratikja.”

  • Jennifer Aniston kundër keqpërdorimit të AI: Imazhi im po përdoret për mashtrime

    Jennifer Aniston kundër keqpërdorimit të AI: Imazhi im po përdoret për mashtrime

    Aktorja e njohur hollywoodiane Jennifer Aniston ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të keqpërdorimit të teknologjisë, veçanërisht inteligjencës artificiale (AI) dhe videove ‘deepfake’. Në një intervistë për Harper’s Bazaar UK, Aniston u shpreh e tronditur nga mënyra se si imazhi i saj po përdoret në mënyrë të rreme për të promovuar produkte, duke përfshirë suplemente për humbje peshe dhe kolagjen.
    “Është një tren që ka dalë nga kontrolli. Miqtë më njoftojnë për video të rreme, të cilat ndonjëherë duken aq reale, saqë më duhet t’ia dërgoj avokatëve të mi”, tha Aniston.
    Problemi nuk prek vetëm figurat publike, por edhe njerëz të zakonshëm që bien pre e mashtrimeve. Një burrë britanik, Paul Davis, u mashtrua duke menduar se po komunikonte me Aniston dhe humbi 266 dollarë në kartela dhuratë. Madje mashtruesi përdori edhe një patentë shoferi të falsifikuar me emrin e aktores.
    Edhe aktori Brad Pitt ka qenë objekt i skemave të ngjashme. Një grua franceze humbi më shumë se 900,000 dollarë duke besuar se kishte një lidhje me të. Ajo përfundoi në spital nga stresi emocional, por vendosi ta ndajë historinë për të ndihmuar të tjerët.
    Aniston apelon për rregullim të përdorimit të AI: “Ishte krijuar për të ndihmuar, por tani po dëmton shumë njerëz. Duhet të vendosen kufij të qartë”.

  • “Binaj po përdoret nga Berisha”/ Analisti: Saliu i “shtrydh” individët që deklarohen të papërlyer

    “Binaj po përdoret nga Berisha”/ Analisti: Saliu i “shtrydh” individët që deklarohen të papërlyer

    Analisti politik Indrit Vokshi foli për zgjedhjet e 9 nëntorit, dhe garën për Tiranën. Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Vokshi komentoi edhe kandidaturat e opozitës për zgjedhjet. 
    Gjatë kësaj intervistë, foli edhe për kandidaturën e Florian Binajt, tha se ky i fundit po përdoret nga Berisha. Më tej shtoi se kreu i PD Sali Berisha gjithmonë ka arritur që të përdorë, apo “shtrydhë” individë që deklarohen të papërlyer. 
    “Mendohet se liderët e vjetër politik të Shqipërisë janë të konsumuar dhe çdo asocim mendojnë se u bëjnë dëm. Me Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut kanë pasur lëvizje. Vetëm në Shqipëri jemi po me këto fytyra. Liderët e vjetër sa më shumë kalojnë kohë në pushtet, aq më shumë kërkojnë besnikëri dhe rehati personale. Mosdalja e Binajt në fushatë me Berishën, mund të ndikojë edhe për mirë në votë. Nëse Binaj do të arrijë të marrë respektin e strukturës militantëve dhe në të njëjtën kohë të shmangë Berishën do të ishte një sjellje e duhur politikani, por nuk e dimë nëse do ta bëjë këtë”, nënvizoi ai. 
    Ndërkohë, Përveç Florian Binajt në Tiranë, në Vlorë selia blu ka vendosur të mbështesë Dionis Sotën, i vetëshpallur si i pavarur, ndonëse më herët ka marrë edhe mbështetjen e Adriatik Lapajt. 
    Në Berat do të kandidojë Pavllo Shkarpa, aktualisht kryetar i shoqatës Anthipatrea. 
    Kurse për Tepelenën u vendos të mbështetet një djalë i ri, Gabriel Guma me profesion arkitekt. Në Mat e Cërrik, kandidojnë avokati Eduart Brahilika dhe mjeku Amarildo Hoxha. 
     
     
     
     

  • Shkurti: Florian Binaj po përdoret nga opozita! Rumano: PD, pasiguri në zgjedhje

    Shkurti: Florian Binaj po përdoret nga opozita! Rumano: PD, pasiguri në zgjedhje

    Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se kandidati opozitar për garën në Tiranë, Florian Binaj, po përdoret nga Partia Demokratike.
    “Florian Binaj ka respektin tim si aktor dhe aktivist i shoqërisë civile, por në rastin konkret është duke u përdorur”, tha Shkurti.
    Ndërkohë, avokati Gentian Rumano u shpreh se Partia Demokratike ka treguar pasiguri për zgjedhjet, pasi sipas tij, mos përfshirja e Jorida Tabakut dhe doktor Alimehmetit në garë tregon se opozita nuk e sheh fitoren si të mundshme.

    “Flori, edhe nga ana ime, ka respekt. Por kemi Jorida Tabakun, e cila deklaron se nuk do të përfshihet në garën për Tiranën, dhe doktorin Alimehmeti, që menjëherë u tërhoq. Nëse flasim për figura që janë potenciale, janë këto, por nuk dëshirojnë të futen në garë. Kjo tregon një lloj pasigurie”, u shpreh Rumano.
    /vizionplus.tv