Tag: përdorë

  • Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.
    Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
    Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
    Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.

    Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.
    Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime./REL

  • Skadon afati për refuzim, Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Skadon afati për refuzim, Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së

    Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.

    Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
    Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
    Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.
    Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.
    Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime. /REL

    Top Channel

  • Inteligjencës Artificiale ‘nuk i shpëton’ as Wikipedia!

    Inteligjencës Artificiale ‘nuk i shpëton’ as Wikipedia!

    Wikipedia ka prezantuar një stretegji të re me në qendër Inteligjencën Artificiale për 3 vitet në vijim, por teknologjia nuk do të zëvendësojë redaktorët dhe vullnetarët e komunitetit virtual.
    Wikimedia Foundation thotë se do të përdorë IA për të ndërtuar opsione që “heqin barrierat teknike” duke lejuar që redaktorët të kryejnë atë që duhet të bëjnë pa u shqetësuar si ta “realizojnë teknikisht”.
    Wikipedia thotë se synon ta përdorë IA si mjet për të lehtësuar punën, por jo për të zëvendësuar njerëzit. Organizata synon të përdorë IA gjenerative në hapësira të caktuara që do të shkëlqejë.
    Inteligjenca Artificiale do të automatizojë detyrat e vështira. Ajo do të përdoret për të përmirësuar zbulimin e informacionit në Wikipedia duke u dhënë redaktorëve më shumë kohë për diskutimin që nevojitet për të arritur dakordësinë për krijimin, ndryshimet dhe përditësimet.
    IA do të ndihmojë redaktorët duke automatizuar përkthimin dhe do të ndihmojë në procesin përzgjedhës të vullnetarëve.
    Në postimin e përfaqësuesve, thuhet se do të ketë një “qasje të fokusuar te njeriu”, do të përdoret “Inteligjenca Artificiale me burime të hapura, do t’i jepet prioritet transparencës” dhe gjuhëve.
    Organizata thekson se ruajtja e bazës së njohurive të Wikipedia është një mision me rëndësi të shtuar që pas fuqizimit të IA gjenerative, e cila sot njihet për gabimet që bën dhe përgjigjet e paqarta.

  • Zyrtari i lartë europian: BE, e përgatitur të përdorë çdo mjet për të mbrojtur tregun e saj të vetëm

    Zyrtari i lartë europian: BE, e përgatitur të përdorë çdo mjet për të mbrojtur tregun e saj të vetëm

    Bashkimi Evropian po përballet me një tarifë më të lartë prej 20% pasi është quajtur si një nga “shkelësit më të këqij” nga Donald Trump.

    Sot, Komisioneri Evropian për Tregtinë dhe Sigurinë Ekonomike, Maros Sefcovic thotë se BE-ja është “e përgatitur të përdorë çdo mjet në arsenalin tonë të mbrojtjes tregtare për të mbrojtur tregun e vetëm të BE-së”.
    Ministri irlandez i Tregtisë, Simon Harris e ka quajtur takimin e sotëm “me të vërtetë të dobishëm” pasi nënvizon se uniteti brenda grupit është “jashtëzakonisht i fortë”.
    Kujtojmë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se BE është “gjithmonë gati për një marrëveshje të mirë”.
    Duke marrë parasysh mallrat, shërbimet dhe investimet, BE dhe SHBA janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit deri më tani.

    Top Channel

  • “Integrimi nuk është kartë elektorale”,  Zekthi kritikon politikanët: Qeveria të flasë për bilancin, jo të përdorë…

    “Integrimi nuk është kartë elektorale”, Zekthi kritikon politikanët: Qeveria të flasë për bilancin, jo të përdorë…

    Analisti Fitim Zekthi thotë se një politikan nuk duhet ta përdorë integrimin për fushatë elektorale.
    Në një emision televiziv, Zelthi u shpreh se qeveria duhet të tregojë bilancin e saj.
    “Një politikan duhet të matet me atë që ka bërë. Duhet parë integrimi, si një sfidë. Asnjë vend i Ballkanit nuk i ka plotësuar kriteret. Ka dy arsye se pse nuk duhet një politikan ta përdorë integrimin në fushatë. Qeveritë shkojnë në zgjedhje për të dhënë llogari. Ai duhet të flasë për çmimet, shëndetësinë, për gjithë ato gjëra, një bilanc. Por nuk e bën këtë. Nga pikëpamja e gjetjes elektorale, është një gjetje shumë e mirë, aq më tepër ka edhe kontrast me Berishën. Politika ka nevojë për kontrast. Do kesh një kontrast me kundërshtarin. Ti do shkosh të përgjigjesh për atë se si jetojnë njerëzit.”, theksoi ia.