Tag: përdor

  • Berisha-Ramës: Shqipëria të ka braktisur, të gjithë e panë sheshin bosh. Mos e përdor pasaportën kallp evropiane për të mbuluar vjedhjet e tua

    Berisha-Ramës: Shqipëria të ka braktisur, të gjithë e panë sheshin bosh. Mos e përdor pasaportën kallp evropiane për të mbuluar vjedhjet e tua

    Gjatë prezantimit të programit të PD-së në Pallatin e Kongreseve, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Edi Ramës të ndalojë përdorimin e emrave të shenjta kombëtarë për të fshehur korrupsionin dhe vjedhjet e qeverisë së tij. Ai theksoi se Edi Rama ka përfituar dhe ka mbuluar vjedhjet e shumë anëtarëve të qeverisë, duke kërkuar llogari për paratë që janë shpërdoruar në projekte të dështuar si inceneratorët dhe Air Albania.

    Berisha akuzoi Ramën për manipulimin e aspiratës evropiane të shqiptarëve për të mbuluar veprimet e tij të korruptuara. Ai e kritikoi qeverinë për mungesën e mundësive për qytetarët e ndershëm, rinjtë dhe profesionistët, duke thënë se Shqipëria është bërë vend i pamundur për ata që kërkojnë një të ardhme të sigurt. Berisha gjithashtu paralajmëroi se katër vjet të tjera të qeverisjes së Ramës do të çonin në forcimin e pushtetit të tij dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ai përmendi vargjet e poetit Ali Asllani për të theksuar se Shqipëria është atdheu i shqiptarëve dhe se PD do të punojë për ta bërë atë madhështor.

    FJALA E PLOTË:

    Por para se të ndalem, unë kam një kërkesë, kam një thirrje për Edi Ramën.
    Edi Rama, mos përdor emrin e Zotit.
    Mos përdor emrin e Skënderbeut.
    Mos përdor emrin e Ismail Qemalit.
    Mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Ballukut, vjedhjet e Edi Ramës, vjedhjet e Erion Veliajt, vjedhjet e Gjiknurit, e Beqës, Kokës.
    Vjedhjet pra të ekipit që hajnave që i solle Shqipërisë dhe e rope këtë vend 12 vite me radhë.
    Mos i përdor këta emra, se me asgjë nuk mbulon dot vjedhjet e tyre.
    Edi Rama, populli të ka braktisur.
    Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh.
    Shqipëria dhe bota i pa përsëri ministret e tua me lukse dhe superluks, me aksesorë dhjetëra mijëra euroshe teksa gëzonin luksin e tyre.
    Kurse ti nuk the asnjë fjalë për qytetarin, për të rinjtë, për pensionistët, për të sëmurët, për shqiptarët.
    U përpoqe të joshësh shqiptarët me mirëqenien e Europës.
    Në fakt edhe me pasaportën evropiane, nuk kërkon gjë tjetër veçse të mbulosh plaçkitjen që u ke bërë shqiptarëve.
    Ai foli sot për paratë që do marrë nga BE, por nuk tha se ku janë paratë që ai ka marrë nga ju, që i ka vjedhur nga ju.
    Ku shkuan? 
    Ku janë 140 milionë euro të inceneratorit të Tiranës që nuk u ndërtua kurrë?
    Ku janë 110 milionë euro që i fale Beketit me arrogancën tënde?
    Ku janë 100 milioë euro që ke shpërdoruar tek Air Albania?
    Ku janë 60 milionë euro të tunelit të Llogarasë?
    Ku janë 68 milionë euro, anijet fantazmë, Tigrat e Ballukut?
    Ku janë qindra milionë euro që paguan ti për rrugët e florinjta?
    Duke luajtur me aspiratën evropiane të shqiptarëve, ti Edi Rama kërkon të mbulosh vjedhjet me pasaportën kallp evropiane në duart e tua.
    A jetohet ndershëm në Shqipërinë e qeverisur nga Edi Rama, është pyetja që çdo qytetar duhet të shtrojë sot për fëmijët e tij?
    A mund të ketë siguri për të ardhmen e fëmijëve në këtë vend me Edi Ramën?
    A ka mundësi për të punuar dhe jetuar me dinjitet për mjekun, arkitektin, inxhinierin në Shqipëri?
    Përgjigja është jo dhe vetëm jo.
    Në Shqipërinë e Edi Ramës, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, nuk ka vend për njerëzit e ndershëm.
    Në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk ka vend për të rinjtë.
    Edi Rama nuk ka qeverisur për të mirën e njerëzve të thjeshtë.
    Pas 12 vitesh, edhe 4 vite të Edi Ramës vetëm do përforcojnë të keqen e madhe.
    4 vjet të tjera të Edi Ramës do kenë vetëm një rezultat, kapjen totale të shtetit nga Edi Rama, organizata e tij kriminale, oligarkët e tij, kurse shqiptarët do ikin nga Shqipëria. 
    Ndaj dhe sot tingëllojnë më aktuale se kurrë vargjet e poetit Ali Asllani, koha është e maskarenjve, por atdheu është i shqiptarëve.
    Atdheu është dashuri madhështore.
    Është dashuria më sublime.
    Dhe ne do punojmë që atdheu ynë, Shqipëria të bëhet madhështore.

  • ‘Rama përdor emrin e Skënderbeut për të mbuluar vjedhjet e Ballukut’, Berisha: Populli e ka braktisur

    ‘Rama përdor emrin e Skënderbeut për të mbuluar vjedhjet e Ballukut’, Berisha: Populli e ka braktisur

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të fortë për kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të programit elektoral të PD-së në Pallatin e Kongreseve. Berisha ka kërkuar që Rama të ndalojë përdorimin e emrit të Zotit, të Skënderbeut, të Ismail Qemalit, si dhe flamurit dhe himnit kombëtar për të mbuluar vjedhjet dhe keqadministrimin që karakterizojnë qeverisjen e tij.
    Në fjalën e tij, Berisha theksoi se populli ka braktisur Ramën, duke u referuar pamjeve të sheshit bosh që ishte mbushur me protestues dhe kundërshtarë të qeverisë. Ai ka shprehur indinjatën për ministrat e Ramës që vazhdojnë të jetojnë në superlukse dhe të shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për aksesorë, ndërkohë që qytetarët e Shqipërisë janë lënë pas.
    Kreu i PD-së ka ngritur disa pyetje për shpenzimet dhe shkeljet e ligjit nga qeveria Rama, duke përmendur shifra të mëdha që janë shpërdoruar dhe vjedhur:

    140 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, që nuk u ndërtua kurrë
    110 milionë euro të dhëna Bechettit
    60 milionë euro të Llogarasë
    100 milionë euro të “tigrave” të Belinda Ballukut

    Berisha ka kërkuar transparencë dhe ka kritikuar Ramën për përpjekjen për të fshehur vjedhjet dhe korrupsionin me premtimet e tij për pasaportën evropiane dhe fondet që Shqipëria mund të marrë nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se këto janë thjesht mjegulla për të mbuluar realitetin e vjedhjes dhe keqqeverisjes.
    Berisha: Ne me politikën tone kemi realizuar të pamundurën. Ndaj edhe ne këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj pyetëm veten si do ta bëjmë realitet? Duke nxjerrë programin e realizimit patëm një staf dhe fondacionet konservatore dhanë kontributin dhe ekspertizën e tyre për këtë program.
    Me ndihëm e tyre ne kthyem projektin plotësisht të realizueshëm në 4 vite. Për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.
    Kam një thirrje për Edi Ramën, Edi Rama mos përdor emrin e zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Balluku, Edi Ramës, Erion Veliajt, Gjinkurit, Kokës, të hajnave. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Populli të ka braktisur.  Shqipëria e pa sheshin bosh, i pa ministret e tua me lukse e super luks, me aksesore dhjetëra mijëra euro, teksa po gëzonin luksin e tyre dhe ti nuk the një fjalë të vetme për qytetarët.

  • “E rrope këtë vend 12 vite me radhë”/ Berisha: Edi Rama populli të ka braktisur, e pa sheshin bosh

    “E rrope këtë vend 12 vite me radhë”/ Berisha: Edi Rama populli të ka braktisur, e pa sheshin bosh

    “Ne kemi realizuar të pamundurën, këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, e nisëm me një ëndërr, dhe kjo ëndërr quhet Shqipëria Madhështore, prandaj dhe ne pyetëm veten si do ta bëjmë këtë ëndërr realitet. Patëm një staf të jashtëzakonshëm që punuan për realizmin. E vërteta është jo vetëm kaq, por edhe me ekspertë ndërkombëtarë. Kthyem projektin në një plan konkret të realizueshëm në katër vite.
    Do të njoh shqiptarët me projektet e Shqipërisë Madhështore, do të jetë ëndërr e bërë realitet. Para se të ndalem, unë kam një kërkesë thirrje për Edi Ramën: Edi Rama mos përdor emrin e Zotit, mos përdor mos përdor emrin e Skënderbeut, mos përdor emrin e Ismail Qemalit, mos përdor flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet. Vjedhjet e ekipit të hajnave, e rrope këtë vend 12 vite me radhë. Asgjë nuk mbulon vjedhjet e tyre. Edi Rama populli të ka braktisur, Shqipëria dhe bota e pa sheshin bosh. Nuk the një fjalë të vetme për shqiptarët.
    U përpoqe të joshësh shqiptarët me mirëqenien e Europës, me pasaportën europiane kërkon të mbulosh plaçkitjet që ju kë bërë shqiptarëve. Nuk tha ku janë paratë që ka marrë nga ju.
    Koha është e maskarenjve por atdheu i shqiptarëve. Atdheu është dashuri madhështore. Do të punojmë që Shqipëria të bëhet madhështore. Miqtë e mi themelet e Shqipërisë madhështore qëndrojnë para së gjithash”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha pret delegacionin e OSBE-së: Bandat kriminale u fuqizuan nga qeveria, Rama po përdor…

    Berisha pret delegacionin e OSBE-së: Bandat kriminale u fuqizuan nga qeveria, Rama po përdor…

    Lideri i demokrat, Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të OSBE-së, të cilëve u ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni endemik e kapilar dhe bandat kriminale, të fuqizuara nga një bashkëpunim simbiotik me Edi Ramën dhe qeverinë, kanë dëmtuar shpresën e shqiptarëve. Ai theksoi se gjendja e krijuar këto vite po i detyron qytetarët të largohen nga vendi, duke krijuar një krizë sociale, më e madhja e periudhës pas komunizmit.
    Në takimin me Znj. Farah Karimi, Special Coordinator of the International STOs EOM, ambasadoren Andreas Nothele- Ambassador, OSCE PA dhe Sherif Abdili- Programme Officer OSCE PA, kreu i PD-së, Sali  Berisha denconcoi ‘se si sistemi i drejtësisë po përdoret politikisht nga qeveria, duke përfshirë rastet e arrestimit dhe ndjekjes penale të tre drejtuesve kryesorë të saj, si dhe situatat kur deputetë, kryebashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike janë ndjekur penalisht pa prova dhe fakte ligjore”
    Përfaqësuesit e OSBE-së shprehën interes për të kuptuar nëse këto akuzat ishin të dokumentuara publikisht. U sqarua se të gjitha informacionet janë të aksesueshme, përfshirë transkriptimet e Sky/EncroChat nga autoritetet ligjzbatuese belge dhe franceze.

    “Ata gjithashtu kërkuan të dinin nëse qeveria po përdor burimet administrative për fushatë. Berisha paraqiti shembuj se si administrata dhe fondet publike po perdoren për interesa elektorale, në kundërshtim me këto rekomandimet e ODhIR duke numëruar së paku 80 raste të dokumentuara, raste që rriten çdo ditë’ informon zyra e shtypit e PD-së.

    Përfaqësuesja e OSBE-së kërkoi të kuptonte perceptimin dhe pritshmëritë e opozitës përsa i përket votimit të lirë nga ana e qytetarëve. Berisha e informoi atë mbi kushtet e vështira me të cilat përballet opozita si dhe me ofertën nga ana e saj dhe koalicionit ASHM të një alternative reale, duke prezantuar një program politik ekonomik që adreson problemet e shqiptarëve.
    Në takim morën pjesë kryetari i PR, Deputetët  Fatmir Mediu dhe Helidon Bushati, anëtarë të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE dhe Enri Çeno Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PD.

  • “Na vodhi databazën dhe e përdor për të joshur demokratët”, Shehaj për akuzat e Berishës: Kur doktori mbeti pa parti e vulë…

    “Na vodhi databazën dhe e përdor për të joshur demokratët”, Shehaj për akuzat e Berishës: Kur doktori mbeti pa parti e vulë…

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur akuzës së Sali Berishës se ka vjedhur databazën e PD-së, duke deklaruar se databazën që PD përdor sot ia ka dhënë ai.
    Sipas Shehajt, në çarjen e Partisë Demokratike, kur Lulzim Basha mori vulën e partisë dhe bazën e të dhënave, ishte vetë ai që i dha një databazë Rithemelimit.
    Kreu i Mundësia shton se me databazën që i ka dhënë, Rithemelimi e ka përdorur për të organizuar Kuvendin e 11 dhjetorit në stadium dhe vazhdon ta përdorë edhe sot.
    Shehaj shprehet se ai ka ndërtuar kompani nga zero në Shqipëri dhe jashtë pikërisht duke krijuar databaza, platforma dhe duke investuar në teknologji.
    Reagimin e mbyll duke thënë se: “Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar”.
    Postimi:
    “Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk vjedh. Kam krijuar nga hiçi kompani në Shqipëri dhe jasht Shqipërisë, pa tendera, pa lidhje politike, pa ndihmën e shtetit. Kam krijuar databaza, platforma. Kam investuar në teknologji dhe kështu i kam rritur bizneset e mia. Por ndoshta doktor Berisha nuk e mban mend, por kur mbeti pa parti, pa vulë, pa asnjë lloj informacioni, isha unë që i dhashë databazën. Dhe me atë databazë kanë bërë Kuvendin e famshëm të stadiumit. Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar.” – u shpreh Shehaj në video-reagimin e tij në rrjete sociale.

  • “Më morën mësysh”, Alba rrëzohet dhe lëndon këmbën, fermerët: Llastohet, do ta përdor

    “Më morën mësysh”, Alba rrëzohet dhe lëndon këmbën, fermerët: Llastohet, do ta përdor

    Alba është përballur sot me një incident në Ferma VIP. Ajo është rrëzuar duke lënduar këmbën.
    Ka qenë Nur e cila i ka ardhur në ndihmë fermeres që është shprehur se është vrarë dhe ndjen dhimbje.
    Por fermerët e tjerë e kanë parë skenën nga larg të pashqetësuar madje nuk kanë munguar komentet se është e llastuar dhe mund të jetë një situatë që mund ta përdor.

    “Edhe këtë mund ta përdor”, është shprehur Big Mama.

    Ndërkohë Nur e ka quajtur të llastuar, duke ja thënë vetë Albës dhe gjithashtu e ka përdorur këtë epitet edhe me fermerët e tjerë.
    “Më morën mësysh, kush më ka marrë mësysh. Puna është më morën të gjithë mësysh apo vetëm disa”, ka thënë Alba teksa ndodhej vetëm pas kësaj situate./vizionplus.tv

  • Xheneta për Eglin: Përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë

    Xheneta për Eglin: Përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë

    Showbiz E Hënë, 31 Mars 2025 15:13
    Xheneta Fetahu ka kritikuar rikthimin e Egli Takos, duke e cilësuar atë si një dështim për të. Ajo akuzoi Eglin se e imiton vazhdimisht, duke përdorur fjalët dhe situatat që ajo ka krijuar gjatë kohës që ka qenë në lojë. Xheneta është shprehur duke thënë:
    ”Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Ajo humb identitetin e saj sepse përdor fjalët dhe situatat që kam pasur unë. Ajo po më imiton tërë kohën. Nuk është vetëm kjo situatë, ka shumë të tjera.

    Çdo ditë marr video në Instagram dhe shoh se ajo ka mundësinë të krijojë një identitet të vetin, ka shumë argumente, është një vajzë e bukur dhe e zgjuar. Nuk e kuptoj pse është e nevojshme të më kopjojë mua”,-tha Xheneta në ”E Diell”.
     

  • Qeveria po “përgjon” telefonat e shqiptarëve për të kuptuar kush po përdor ende “TikTok”?

    Qeveria po “përgjon” telefonat e shqiptarëve për të kuptuar kush po përdor ende “TikTok”?

    Sëfundmi, është përfolur se qeveria shqiptare ka përdorur një pajisje të quajtur “Deep Packet Inspection” (DPI) për të kontrolluar dhe ndaluar qasjen në TikTok. Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.
    Në “Shqipëria Live”, Besmir Semanaj, Inxhinier i sistemeve të Sigurisë, ka deklaruar se deri më tani dihet që kjo teknologji është instaluar në Shqipëri, por nuk dihet nëse ka nisur të përdoret.
    DPI është një teknologji e avancuar që lejon monitorimin dhe filtrimin e trafikut të internetit në mënyrë të detajuar. Nëse kjo teknologji aplikohet, mund të kenë akses në të dhënat e qytetarëve, pra se çfarë kërkohet në google, çfarë platformash sociale përdor.
    Ne dimë deri më tani që këto pajisje janë instaluar në Shqipëri. Nuk e dimë nëse kanë nisur të përdoren. Ka shumë shtete që i përdorin, si Turqia, Irani, Afganistani dhe Arabia Saudite që i përdorin për censurë, apo për kontroll. Kemi dhe Italinë që e ka të rregulluar me ligj përdorimin e DPI-së.”– tha Semanaj.