Tag: përdor

  • Thirrja në Luginën e Preshevës: Asnjë polic shqiptar nuk u pranua. Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu

    Thirrja në Luginën e Preshevës: Asnjë polic shqiptar nuk u pranua. Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu

    Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shqiptarët nuk po pranohen as në institucione tjera. Zyrtarë lokalë ngrenë zërin përballë asaj që duket të jetë një përpjekje për t’i dëbuar shqiptarët nga toka e tyre.
    ”T’i bëjë shqiptarët e pasigurt në autoktoninë e tyre, që t’i dëbojë. Njëlloj është programi dhe elaborati edhe sot aktiv që ka qenë aktiv gjatë viteve të 90-ta. Absolutisht në theks të veçantë ka bërë gjithmonë për 100 vite të tëra presione dhe padrejtësi ndaj shqiptarëve edhe në Kosovë edhe në Maqedoni edhe në Luginë të Preshevës.

    Tani ka ndërruar metoda, nuk përdoret tyta automatikësh, nuk përdor autoblinda, nuk përdor tanke, po përdor mekanizma juridik absolutisht të pambështetur edhe vet me kushtetutën e tyre. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në këtë sens ata i përdorin pamëshirshëm në mënyrë që të dëbojë shqiptarët nga këtu. Dhe këto toka të mbesin të boshatisura”, tha Ragmi Mustafa, nënkryetari i Preshevës.

  • Qeveria mund t’i ikë nga duart, Orban nën akuzë: Po përdor skandalin e spiunazhit në Ukrainë në luftën për mbijetesë politike

    Qeveria mund t’i ikë nga duart, Orban nën akuzë: Po përdor skandalin e spiunazhit në Ukrainë në luftën për mbijetesë politike

    Një krizë e re diplomatike midis Hungarisë dhe Ukrainës ka ndezur tensione në rajon, teksa kryeministri hungarez Viktor Orban po akuzohet se po e përdor skandalin e fundit të spiunazhit për të forcuar pozitën e tij politike përballë opozitës.

    Ukraina ka njoftuar për arrestimin e dy qytetarëve të saj të dyshuar për spiunazh në favor të inteligjencës ushtarake hungareze.
    Në përgjigje, Hungaria dëboi dy diplomatë ukrainas dhe më pas u përball me masa të ngjashme nga Kievi. Ky zinxhir ngjarjesh ka përkeqësuar më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes dy vendeve.
    Në Hungari, opozita e re e udhëhequr nga Peter Magyar, lider i partisë Tisza, po fiton terren në sondazhe përpara zgjedhjeve të vitit 2026.
    Analistët mendojnë se qeveria Fidesz po përdor skandalin si mjet për të diskredituar kundërshtarët e saj dhe për të mobilizuar elektoratin përmes frikës dhe nacionalizmit.
    Një figurë kyçe në këtë konflikt është Roland Tseber, një politikan hungarez nga Transkarpatia në Ukrainë, i cili akuzohet nga qeveria hungareze për lidhje me inteligjencën ukrainase, por që ai i ka mohuar vazhdimisht.
    “Unë jam një politikan që punon për komunitetin dhe për interesat hungareze. Akuzat janë absurde”, tha Tseber në një intervistë.

    Top Channel

  • Çfarë është “treni bullgar” që opozita thotë se u përdor nga PS në zgjedhje

    Çfarë është “treni bullgar” që opozita thotë se u përdor nga PS në zgjedhje

    “Treni bullgar” është termi që po përmendet shpesh ditët e hedhur nga kreu i PD-së Sali Berisha dhe përfaqësuesit e opozitës se u përdor si pjesë e manipulimeve në zgjedhjet e 11 majit. Fillimisht ishte një numëruese e Partisë Demokratike në njësinë 9 në Tiranë.
    Ajo ngriti dyshimin se përse një tufë fletësh votimi ishin palosur në të njëjtën mënyrë dhe kishin votuar të gjitha për Partinë Socialiste. Më pas përfaqësuesit e opozitës e përdorën këtë term edhe pasi në qendrën e numërimit te “Sami Frashëri” u gjetën disa fletë të cilat kishin ngjyrë pak më të zbehtë se e verdha e fletëve të tjera.
    “Treni bullgar” është një skemë e përdorur për herë të parë në Bullgari në vitin 2009, ku qytetarët që shisnin votën, merrnin në hyrje të qendrave të votimit një fletë të plotësuar dhe pasi hynin brenda votonin me fletën e plotësuar dhe dilnin nga qendra me fletë boshe. Fleta boshe plotësohej dhe i jepej një tjetër zgjedhësi.
    Me këtë skemë rezultoi në atë kohë se ishin blerë rreth 300 mijë vota, kryesisht nga komuniteti i varfër i romëve të Bullgarisë.
    “Treni bullgar”, deri tani, nga opozita është pretenduar se është aplikuar në Tiranë dhe në Elbasan.

  • Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

    Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

    Berisha: Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet

    Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë deklaratës së tij, komentoi edhe një exit-poll të shpërndarë rrufe pas orës 19:00 me mbylljen e qendrave të votimit.

    ‘Baton Stanishiqi nuk ka bërë asnjë exit-poll, Rama po e përdor si gënjeshtar të gatshëm sepse këto janë orët e tij të fundit në pushtet’, nënvizoi kryetari i PD-së, gjatë komentit të tij.Pjese nga fjala

    Së dyti, lidhur me një exit- poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm.

    Baton Stanishiqi është gënjeshtari i gatshëm, që nuk bëri asgjë tjetër, veçse pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll, memorandumin e Kuçit.

    I them Edi Ramës, se me pilula të tilla, do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë.

    Janë realisht orët e fundit e tij në pushtet.

    Prandaj mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj, të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë përkundrejt pagesave.

    Këto kisha unë, ndërkohë procesi po monitorohet plotësisht.

    Ju e patë, po zbulohen zyrat ilegale të PS. Çerdhe të krimit elektoral.

    Krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit.

    Ka një qëndrim të vendosur të të gjitha strukturave tona për të denoncuar, për të të zbuluar të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të.

  • Iu arrestua bashkëshorti, reagon Elda Hoti: Çdo vegël politike që përdor policinë e shtetit, do të…

    Iu arrestua bashkëshorti, reagon Elda Hoti: Çdo vegël politike që përdor policinë e shtetit, do të…

    Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti, Ladi Ndoja është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen.

    Kandidatja e PD-së ka reaguar sa i përket kësaj ngjarje me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruajtur se çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm.
    “Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit.
    Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.
    Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.
    Ata që blenë vota dhe shantazhuan votuesit, janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim.
    Njëshat nuk ka regjim që i ndal!
    Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite”, shkruan Hoti.

    Top Channel

  • PD e cilëson kënetë dhe Berishën buf, Rama: Unë nuk bullizoj

    PD e cilëson kënetë dhe Berishën buf, Rama: Unë nuk bullizoj

    Kryesocialisti Edi Rama është takuar sot me qytetarët në Lezhë.
    Ndonëse, në fjalën e tij përdor epitete për eksponentë të PD si buf, kenëtë, hardhuca e zvarranikë, shprehet se nuk është person që përdor një gjuhë bullizuese.
    Më tej, socialisti nuk ka kursyer as ironinë me Berishën dhe mbështetësit e tij.
    “Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb. E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu edhe ata.” – tha Rama.

  • PD e cilëson kënet dhe Berishën buf, Rama: Unë nuk bullizoj

    PD e cilëson kënet dhe Berishën buf, Rama: Unë nuk bullizoj

    Kryesocialisti Edi Rama është takuar sot me qytetarët në Lezhë.
    Ndonëse, në fjalën e tij përdor epitete për eksponentë të PD si buf, kenëtë, hardhuca e zvarranikë, shprehet se nuk është person që përdor një gjuhë bullizuese.
    Më tej, socialisti nuk ka kursyer as ironinë me Berishën dhe mbështetësit e tij.
    “Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb. E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu edhe ata.” – tha Rama

  • Identifikohet autori që lëshoi breshëri plumbash dhe plagosi 5 persona në Laç/ EMRI

    Identifikohet autori që lëshoi breshëri plumbash dhe plagosi 5 persona në Laç/ EMRI

    Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona. Burime mediatike bëjnë me dije se autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi K. Kamberi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit.
    Mësohet se konflikti mes të përfshirëve ka nisur një natë më parë. Në momentin që të rinjtë kanë qenë duke zbritur nga Kisha e Laçit ka pasur një përplasje të vogël mes automjetesh dhe më pas ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Debat që ka agravuar në bredshëri të shtënash në mes të rrugës.
    Pak metra larg vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma që dyshohet se u përdor nga autori, e cila ishte hedhur në një pellg me ujë, në një pallat në ndërtim. Kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë që kanë ndihmuar policinë të lokalizojë armën që dyshohet se u përdor në ngjarje.

  • U përdor për të kontrabanduar 20 emigrantë shqiptarë drejt Britanisë, publikohet fotoja e jahtit luksoz

    U përdor për të kontrabanduar 20 emigrantë shqiptarë drejt Britanisë, publikohet fotoja e jahtit luksoz

    Ky është jahti luksoz që u përdor nga kontrabandistët e dyshuar shqiptarë për të fshehur emigrantët që ishin nisur për në Britani.
    Anija prej 23 pasagjerësh besohet të ketë lundruar nga Brest, Francë dhe u kap në Kanalin Anglez gjatë rrugës për në Newquay në Bregun Jugor. Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, gjetën 20 pasagjerë të fshehur poshtë kuvertës.
    Të gjithë mendohet se janë shtetas shqiptarë. 19 burrat dhe një grua janë arrestuar në pritje të largimit nga Britania e Madhe, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme, raportojnë mediat britanike.
    Në lidhje me ngjarjen, shtetasja shqiptare Bleda Bega, 44 vjeçe, është akuzuar për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Shqiptarët Florjand Lika, 30 vjeç dhe Romeo Zani, 32 vjeç, akuzohen për shkelje të urdhrave të dëbimit.
    Të dy u deklaruan fajtorë në Gjykatën e Magjistraturës Bodmin më 15 prill. Ata u dërguan në paraburgim për t’u paraqitur në Truro Croën Court për dënimin muajin e ardhshëm.

  • Paloka: Qesharake! Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet, opozita akuzohet për blerje votash

    Paloka: Qesharake! Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet, opozita akuzohet për blerje votash

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka hedhur akuza për krime elektorale dhe manipulimin e procesit zgjedhor nga Partia Socialiste.
    Paloka ka theksuar se ai ka dëgjuar shpifje dhe dezinformata që, sipas tij, janë përdorur për të sulmuar opozitën dhe për të nxjerrë PD-në si përgjegjëse për krime elektoralë, ndërkohë që ai e konsideron këtë një tentativë të qeverisë për të mbuluar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë gjatë periudhës që PS është në pushtet.
    Ai ka theksuar se këto akuzat dhe denoncimet për blerjen e votave me shifra si 500 euro janë një vazhdimësi e një skeme të njohur që qeveria e Edi Ramës përdor për të kontrolluar procesin zgjedhor, duke e pasur këtë si një praktikë të zakonshme të fushatave elektorale të PS.
    “Atë të ‘Piranjave’ e dëgjova, është demaskim i qartë i njërit prej qindra shkeljeve ligjore dhe krimeve elektorale që PS i ka si normalitet, ajo janë fushata reale e Partisë Socialiste.
    Nuk e dija që janë shoqëruar persona, shohim rezultatin se unë deri tani kam dëgjuar se krimin elektoral e paska bërë PD, dhe i arrestuari i vetëm që njoh unë është një anëtar i PD, sipas deklaratave të Veliut dhe asaj dashnorese të këtij Gysit të fortë.
    Më qesharak se aq nuk ka, nuk vënë as ndonjë shifër që njerëzit ta besojnë se unë bëra dhe një status për këtë, pra 12 vitesh që ne jemi në opozitë, dhe pas 12 vitesh që kjo qeveri vetëm vjedh e manipulon, pra votat i blen PD dhe me 500 euro dhe jo 50 klasike.
    Pra ne që kemi 12 vite në opozitë të blejmë vota nga 500 euro, dhe ne blejmë votat e në pushtet vazhdon Rama dhe kjo skemë dihet që do luhej sepse edhe me Belerin u luajt kjo skemë.
    Kur ke të tilla monstra në vend, si ato që unë përmenda pak më parë, normal që Rama do i përdorë për të sajuar çdo gjë, ndërsa krimet elektorale të denoncuara dhe ato publike, sepse një pjesë me qindra e qindra krime elektorale ne i kemi denoncuar dhe janë publike, duke nisur që të asfalti elektoral natën deri te kjo që ka transmetuar Piranjat, që marin njerëz e i joshin me vende pune apo me zgjidhjen e problemeve të tyre“, tha Paloka