Tag: përdor

  • Boçi: Rama përdor teknologjinë për të mbuluar korrupsionin dhe shkatërrimin e territorit

    Boçi: Rama përdor teknologjinë për të mbuluar korrupsionin dhe shkatërrimin e territorit

    Në një postim të fundit në Facebook, demokrati Luçiano Boçi kritikon ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e përshkruar si një “delenxhi” që përdor teknologjinë për të maskuar dështimet e mëdha në politikë dhe ekonominë e vendit.

    Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, të dërguar në hapësirë në janar 2023 me një kontratë prej rreth 6 milionë dollarësh, nuk kanë arritur të monitorojnë as ndërtimet pa leje, as kultivimet e paligjshme të hashashit, as zjarret që shkatërrojnë pyjet e vendit. Përkundrazi, qeveria premtoi edhe 8 satelitë të tjerë falas për të “rritur transparencën”, por realiteti është se asnjë prej tyre nuk ka dhënë rezultate.

    Nga dronët që supozohej të luftonin kanabisin deri te ministri-robot i premtuar nga Rama si zgjidhja për nepotizmin, Boçi thekson se teknologjia sterile nuk mjafton kur pas tenderave dhe vendimeve mbeten të njëjtat duar klienteliste.

    Sipas tij, Edi Rama është “delenxhi i territorit”, ai që shet pronat publike, bregdetin, pyjet dhe lumenjtë e Shqipërisë, ndërkohë që premtimet për monitorimin dhe kontrollin e territorit mbeten vetëm spektakël propagande.

    Postimi i plotë:

    SATELITXHIU alias DELENXHIU dhe ROBOTI ministër
    Satelitët e Ramës s’na shohin nga lart, sepse e dinë që poshtë tyre ka vetëm beton, klientelë dhe hajni. Ata ndoshta fluturojnë… por populli është ai që përplaset për tokë.
    1. Rrëfimi orbital
    Në janar 2023 qeveria hodhi në hapësirë “Albania 1” dhe “Albania 2” – një kontratë tre­-vjeçare me Satellogic, afro 6 milion USD.
    Pas gjashtë muajsh, Rama njoftoi “bonusin” e edhe 8 satelitëve falas, sepse me dy të parët “reja s’lejonin transparencë” .
    Teorikisht, konstelacioni do të shihte hashashin, betonin pa leje e sharrat ilegale.
    Praktikisht, nuk pa as vilat buzë detit që u rritën përditë para kamerave tona, as katet e betonizuara të Tiranës, as hashashin e veriut e as zjarret stinës.
    2. Nga droni te… “ministri-robot”
    Më 18 korrik 2025 kryeministri shtoi kapitullin tjetër të sci-fi-së mazhoritare:
    “Shumë shpejt mund të kemi një ministër AI – as kushërinj s’ka për të futur në punë…”
    Pasi dronët “s’çuan në gjykatë” hashashin dhe satelitët “s’panë” katet shtesë, Rama premton algoritmin që nuk korruptohet – një hologram pa xhaxha e teze.
    Problemi?
    Softueri mund të jetë steril, por firmën mbi tender e mban po e njëjta dorë.
    3. Pajisja, Premtimi dhe Realiteti
    Mashtrimi i Ramës për kontroll territori e qeverisje ka kaluar në këto tre faza me premtime e realitete krejt të ndryshme.
    Dronë
    “Do çrrënjosim kanabisin”-tha.
    Bimët kaluan fluturimin; dosjet, jo.
    Satelitë
    “Do mbikëqyrim çdo metër katror”- ngerfosej.
    Betoni pa leje u bë mal nën hundën e orbitës.
    Ministër AI
    “Zero nepotizëm”- bërtet sot.
    Por mjafton një klik për t’i futur “kushërinjtë” në kod.
    4. Përtej spektaklit – Delenxhiu
    Ajo që mbetet e shkëlqen në të gjithë këtë spektakël propagande mashtrimi, përzier me korrupsion ekonomik e moral është figura e delenxhiut- kryeministër.
    Ështe ai që vjen vërdallë nëpër Shqipëri, për të shpikur veten dhe për t’u paraqitur si i ri para atyre që u ka grabitur fatet, jetën, votën e të ardhmen.
    Por mbetet një delenxhi territori.
    Jo në kuptimin baritor të fjalës, por si njeri që shet tokën, bregdetin, pyjet, lumenjtë, qytetet, dhe vetë sovranitetin, sikur të ishte bagëti pa pronar.
    Ai që premtoi të monitorojë Shqipërinë nga qielli, e ka zhdukur që nga toka:
    Ka dhënë bregdetin me PPP për klientelën.
    Ka lejuar ndërtime pa leje që s’ka satelit në botë t’i kapë si Edeni i tij në kryeministri.
    Ka kthyer pronën publike në pronë private të pushtetit të tij.
    Dronët, ratelitët, roboti i vogël ishin e janë mashtrimi i rradhës për të fituar kohë e propagandë.
    Në thelb, Rama përdor qiellin për të fshehur grabitjen në tokë.
    Sepse kur një qeveri e ka shitur tokën, është normale të kërkojë strehë në atmosferë.
    Por kur edhe aty s’ka më oksigjen politik, nuk mbetet tjetër veçse rënia e lirë.
    Delenxhiljtë pamjen e kanë të rëndë por peshën të lehtë.

  • Inteligjenca holandeze dhe gjermane: Rusia po përdor armë kimike kundër Ukrainës

    Inteligjenca holandeze dhe gjermane: Rusia po përdor armë kimike kundër Ukrainës

    Autoritetet holandeze kanë deklaruar se kanë prova se Rusia ka sulmuar Ukrainën me armë kimike që mund të ndërpresin frymëmarrjen, madje edhe të vrasin.
    Inteligjenca Ushtarake dhe Shërbimi i Sigurisë së Holandës, së bashku me Shërbimin Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, raportuan se ushtria ruse po vendos kloropikën kimike në fushën e betejës.
    Gazi helmues mund të shkaktojë periudha të forta kollitje, të vjella dhe mbytje. Arma u përdor për herë të parë nga Gjermania në Luftën e Parë Botërore.
    Rusia ka drone që hedhin armë kimike mbi llogore të Ukrainës, duke detyruar trupat të ekspozohen dhe të hapin zjarr ndaj tyre.
    Autoritetet holandeze thanë se përdorimi i pretenduar i kloropicrin nga Rusia shkel Konventën e Armëve Kimike.
    “Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike. Po ndodh në mënyrë sistematike dhe në një shkallë të konsiderueshme. Ministri Holandez i Mbrojtjes Ruben Brekelmans tha në një deklaratë se kjo është plotësisht e papranueshme dhe tregon edhe një herë se me çfarë agresori brutal po përballet Ukraina”
    Vlerësimi i përbashkët i inteligjencës holandeze dhe gjermane ndjek atë të ShBA-së kur Departamenti Amerikan i Shtetit vitin e kaluar akuzoi gjithashtu Rusinë për hedhjen e kloropikës së agjentit të mbytjes.
    Brekelmans tha se të paktën tre vdekje në Ukrainë kanë qenë të lidhura me armët kimike. Më tej, më shumë se 2.500 ushtarë kanë raportuar simptoma tek zyrtarët mjekësorë.
    Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se ka regjistruar më shumë se 9,000 raste të përdorimit të armëve kimike nga Rusi në luftën që filloi në shkurt 2022.
    “Ky është pjesë i një programi në shkallë të gjerë. Dhe kjo është, natyrisht, gjithashtu shqetësuese sepse nëse ne nuk sqarojmë dhe publikojmë atë që Rusia po bën, ka shumë të ngjarë që këto tendenca të vazhdojnë ”, tha zëvendës Admirali Peter Reesink, drejtor i degës së sigurisë ushtarake holandeze.
    Nga ana e tij, Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë ndërsa nga ana tjetër zyrtarët rusë e kanë kontestuar një gjë të tillë duke thënë se e gjetën kloropikun në stoqe eksplozive në lindje të Ukrainës.

  • Disa këshilla se si ta përballosh vapën e tmerrshme kur ke ekzemë

    Disa këshilla se si ta përballosh vapën e tmerrshme kur ke ekzemë

    Ekzema është një inflamacion kronik i lëkurës që shkakton skuqje, kruarje, tharje dhe shpesh, edhe çarje të lëkurës. Ajo shfaqet zakonisht në pjesën e gishtave dhe gjatë verës, mund të jetë agresive.

    Shkaqet e ekzemës janë të ndryshme dhe përfshijnë:

    Faktorë gjenetikë
    Reagime alergjike ndaj substancave të ndryshme, si sapunë, detergjentë etj
    Faktoret mjedisorë
    Stresi emocional
    Irritues të tjerë – rrezet UV, djersa etj

    Simptomat kryesore janë:

    Lëkurë e thatë që skuqet
    Kruarje
    Çarje e lëkurës ose puçrra
    Në raste të rënda mund të shkaktojë edhe infeksione
     
    Disa këshilla se si mund të kujdesesh për ekzemën në verë
     
    Hidrato lëkurën
     
    Përdor kremra hidratues të lehtë, pa aromë, sidomos pas dushit për të ruajtur lagështinë në lëkurë.
     
    Shmang ekspozimin e gjatë në diell

    Rrezet UV mund të irritojnë ekzemën. Nëse del nga shtëpia, përdor krem dielli të përshtatshëm për lëkurë me ekzemë (hipoalergjenik dhe pa kimikate të forta).
     
    Vish rroba të lehta që lejojnë lëkurën të marrë frymë

    Përdor materiale pambuku dhe lino, të cilat nuk e irritojnë lëkurën.
     
    Shmang djersitjen e tepërt

    Djersa irriton lëkurën me ekzemë, ndaj një dush i mirë dhe hidratimi do të të ndihmojnë.
     
    Përkujdesje ndaj alergjenëve

    Gjatë verës, alergjenët (si poleni) mund të shkaktojnë acarim. Laj duart dhe fytyrën shpesh dhe shmang kontaktin me objekte të dyshimta.
     
    Përdor produkte miqësore për lëkurën

    Shmang sapunët me përbërës të fortë që shkaktojnë irritim dhe përdor detergjentë dhe shampo specifike.
     
    Konsultohu me mjekun nëse simptomet përkeqësohen

    Jo gjithnjë ChatGPT dhe mendja jote janë mjeku, ndaj konsultohu me ekspertët.

  • “Kjo nuk është votë, është estradë”, Shkullaku për 11 majin: Shqipëria u kthye në 2001, zgjedhjet u kthyen në teatër

    “Kjo nuk është votë, është estradë”, Shkullaku për 11 majin: Shqipëria u kthye në 2001, zgjedhjet u kthyen në teatër

    Duke komentuar zgjedhjet e 11 majit, gazetari Armand Shkullaku u shpreh në  një studio televzive, se Shqipëria është kthyer 24 vite pas.
    Votimet e shumëfishta të komisionerëve, futja e duarve në kuti, votime familjare sipas Shkullakut nuk shiheshin që prej zgjedhjeve të viti 2001 dhe sipas tij, prandaj shohim raporte kaq të këqija në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
    ‘Mbas 24 vitesh, Shqipëria rikthehet atje ku ishte.
    Pse rikthehet atje ku ishte? Sepse kemi një situatë ku një regres i jashtëzakonshëm në liritë e të drejtat e njeriut, ku përfshihet dhe e drejta për të zgjedhur.
    Pushteti nuk përdor vetëm avantazhin që ka, administrata, burimet shtetërore, një lloj presioni indirekt, etj., këto janë të kuptueshme.
    Jo, këtu pushteti përdor 1) paratë e krimit, 2) sistemin e drejtësisë, 3) përdor pushtetin e katërt që janë mediat, 4) ka zhdukur dhe atë që prodhon një lloj lirie që është konkurrenca midis edhe oligarkëve, ose midis kapitalit.
    Këtu çfarë ndodh? Këtu edhe punën, biznesin e ndan kryeministri. Ky do marrë Llogaranë, tjetri Thumanën, tjetri do marrë unazën e vogël, tjetra koncesionin e sterilizimit. Këtu dhe punën e ndan një njeri i vetëm dhe në këto kushte, zgjedhjet nuk mund të jenë të lira.
    Kur shkon një parti me të gjithë arsenalin, dhe po flasim për një kontroll total, duke filluar nga bashkitë, pushteti qendror, parlamenti, gjykatat, prokuroria, mediat dhe deri tek biznesi.
    Prandaj them unë që ky raport paraprak është në këto nivele. Ne i kishim harruar këto gjë. Kishim të paktën 24 vjet që nuk dëgjonim raporte të tilla për Shqipërinë.
    Këto skena i mbaj mend në 2001, që ishte vjedhje për ditën me diell.
    Me një të huaj po diskutoja  dhe i them shiko këto video; ku në një dyqan, një njeri merr fletën e votimit, vulat dhe i vulos e merr fletën e votimit dhe ikën jashtë. Një tjetër vjen e merr 4 fletë votimi dhe i fut brenda. Pastaj shikon fletët nëse ke votuar siç duhet dhe i fut në kuti. Shkon atje dhe i plotëson dhe dikush që e sheh këtë gjë, thotë se këtu nuk mund të jenë zgjedhje, por estradë.
    Këtu komisioneri voton 4 herë, dikush merr fletën e votimit dhe del jashtë. Vetëm kaq mjafton për ti quajtur zgjedhjet anormale’, tha Armand Shkullaku.
     
     
     

  • “Pushteti përdor justifikime”, Burimi sfidon qeverinë: Europa s’është e zënë, zgjedhjet po monitorohen seriozisht

    “Pushteti përdor justifikime”, Burimi sfidon qeverinë: Europa s’është e zënë, zgjedhjet po monitorohen seriozisht

    Gazetari Genc Burimi ka komentuar mbi situatën zgjedhore në Shqipëri dhe raportin e KiE, duke theksuar se pushteti po përdor arsyetimin se perëndimorët janë të zënë për të shmangur përgjegjësinë për problematikat zgjedhore.

    Ai ka kundërshtuar këtë mendim dhe ka sjellë shembuj nga rajoni për të mbështetur pozitat e tij.

    “Ajo që thotë pushteti që perëndimorët janë të zënë dhe nuk e kanë kaq mendjen. Nuk jam dakord, sepse Rama po të ishte kaq indiferent, nuk do të vinte mediat e tij dhe të mundohej të reaktivizonte artikullin që bëri shumë bujë mbi Rama Duron, firmosur nga Nesho. Në Shqipëri mund të gjesh në internet artikuj pro-qeveritar që thonë se është një artikull kopje. Nëse Rama është kaq indiferent, nuk do kishte pse të shqetësohej. Evropa mund të ketë luftë, por në Evropë ke funksionarë që merren me arsimin, me shëndetësinë, që merren me rrugët. Monitorimi i zgjedhjeve nuk ka të bëjë me luftën që ka Evropa. Në Serbi pati zgjedhje me alternativa politike, por në Serbi pati një përdorim të jashtëzakonshëm të burimeve shtetërore nga partia në fuqi. Në Serbi presidenti Vuçiç nuk ishte i lidhur në fushatë, ndërsa në Shqipëri hyri në fushatë. Në Serbi u ngritën në prostestë për manipulimin e votave. Po, nuk pati një jehonë brenda vendit tonë, nuk kanë provokacion të thonë që nuk i njohin zgjedhjet.” – tha Burimi.
     
     
     

  • U përdor për herë të parë në luftën e Kosovës, çfarë fshihet pas bombarduesit B2 që sulmoi Iranin?

    U përdor për herë të parë në luftën e Kosovës, çfarë fshihet pas bombarduesit B2 që sulmoi Iranin?

    Bota E Diel, 22 Qershor 2025 09:04
    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
    B-2 Spirit është bombarduesi më modern i Forcave Ajrore të SHBA-ve.

    B-2 është i pajisur me katër motorë, mund të armatoset me armë bërthamore ose konvencionale, manovrohet nga një ekuipazh prej dy personash, ka një kapacitet ngarkese prej 18000 kilogramësh dhe një rreze veprimi të pakufizuar përmes furnizimit me karburant në ajër.
    Ky bombardues flutuoi për herë të parë në vitin 1989 dhe u përdor për herë të parë në luftime dhjetë vite më vonë gjatë Operacionit Allied Force, ndërhyrjes së NATO-s në krizën humanitare në Kosovë, duke fluturuar pa ndalesë nga baza e tij në Missouri për të goditur objektivat serbe, sipas Forcave Ajrore.
    Më vonë, ai kreu edhe misione më të gjata për të goditur objektiva në Afganistan në tetor 2001, gjatë fazës së hershme të Operacionit Enduring Freedom.
    Së fundmi, B-2 është përdorur nga baza e përbashkët amerikano-britanike në Diego Garcia në Oqeanin Indian për të goditur objektiva të Houthive në Jemen.

  • Në foto me Mediun, Kokalari i dërgon mesazh Prokurorit të SHBA: Ju përdor sa herë që ka gjyq për Gërdecin

    Në foto me Mediun, Kokalari i dërgon mesazh Prokurorit të SHBA: Ju përdor sa herë që ka gjyq për Gërdecin

    Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale. Ndryshe nga herët e saj të fundit që ka qenë e përqëndruar në kritikat ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, Kokalari ka vendosur në shënjestër të vëmendjes, Fatmir Mediun aleatin e palëkundur të demokratëve.
    Aktivistja e nis statusin e saj duke thënë se ka biseduar me Prokurorin e Përgjithshëm Aaron Reitz, të cilit i ka thënë se, Mediu i përdor për foto në SHBA, që t’i shmanget gjyqit që ka në Shqipëri.
    Kokalari thotë më tej se ka dhe një thirrje për komunitetin e shqiptarëve në Texas që sipas saj po i japin një vëmendje të gabuar Mediut dhe Bershës duke i bërë dëm të madh demokracisë në Shqipëri.
    Statusi i Kokalarit
    Këtë të djelë që shkoi Fatmir Mediu, rastësisht po flisja pikërisht me asistent prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z. Aaron Reitz, që është mik i mirë prej kohësh, dhe më përmëndi që ishte takuar me ty.
    I bëra një shpjegim të detajuar për procesin e hapur që ke me SPAK në Shqipëri dhe çështjen e 26 të vrarëve në Gërdec. Tashti do ti dërgoi postimin tënd që ta kuptojë se si i përdor ti këta sa herë duhet të jesh në gjykatë.
    “Nuk e dija” – më tha.
    Sigurisht që nuk e dinte, as Keith Self dhe të tjerët që ti takon këtu nuk e dinë dhe besojnë pallavrat që i shet ti.
    Por tashti që Sali Berisha është i mbaruar, me ty do merrem. Një hap prapa do të më kesh, duke ju shpjeguar faktet atyre që ti i mashtron.
    Ti duhet të rrish në Shqipëri dhe të investigohesh nga SPAK, sepse ky nuk është persekutim politik për ty. Je peshë e lehtë dhe nuk i intereson njeriut të merret me ty politikisht.
    Dhe dy fjalë për komunitetin tonë në Texas e dini vetë kush jeni se më ndiqni në Facebook dhe ja u kam thënë më parë, boll mbështetet Mediun dhe Berishën, sepse po i bëni shumë dëm demokracisë në Shqipëri, që këta e kanë marrë peng. E kuptoj naivitetin tuaj ndaj Mediut, sepse dhe unë me naivitet i besova Berishës.
    Fakti është që ne jemi mësuar ndryshe në Amerikë, politikanët këtu nëse janë në Kongres, kanë një farë kredibiliteti si njerëz të mirë.
    E pra, ashtu e konsiderova unë të djathtën Shqiptare derisa kuptova që këta janë arsyeja kryesore pse Shqipëria nuk ecën përpara.
    Të dashur bashkëatdhetarë të Texasit, po ja u them shumë hapur, nëse nuk hiqni dorë nga kjo përkrahje që i jepni Fatmir Mediut dhe nuk lini drejtësinë në Shqipëri të bëj punën e vet, target im kryesore do jeni pikërisht ju, sepse jeni ju që po bëheni pengesë për të djathtën në Shqipëri të marrë jetë.
    Nëse keni nevojë për sqarime të më tejshme, telefonin tim e keni!

  • New York Times e akuzoi se drogohej, Elon Musk mohon aludimet: NYT gënjen!

    New York Times e akuzoi se drogohej, Elon Musk mohon aludimet: NYT gënjen!

    Elon Musk

    SHBA- Manjati Elon Musk mohoi aludimet se kishte marrë ketaminë, pas aludimeve që u shpërndanë në rrjetet sociale dhe jo vetëm. E gjitha nisi pas një videoje, të filmuar në mars, ku 53-vjeçari shfaqej duke luajtur me lugët në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida. Elon Musk shkroi në X se nuk përdor drogë, një ditë pasi New York Times raportoi se miliarderi mori sasi të konsiderueshme ketamine, ekstazi dhe kërpudha halucinogjene gjatë fushatës zgjedhore të Donald Trump.
    “Unë nuk jam duke përdorur ketaminë,”- u përgjigj Musk. Ndërsa shtoi: Për të qenë më i qartë! Unë nuk marr drogë! New York Times gënjen. Kam përdorur ketaminë me recetë disa vite më parë dhe postova në lidhje me të në X, kështu që kjo nuk është asgjë e re. Nuk e kam bërë më që atëherë.
    CEO i X, Tesla dhe SpaceX, ka deklaruar më parë publikisht se përdor doza të vogla ketamine për të luftuar tendencat depresive, ndërsa zbuloi se përdorimi i drogërave po e ndihmonte që të punonte në mënyrë më efikase për kompanitë e tij. Por, NYT e bazoi artikullin e saj në mesazhe private dhe intervista me më shumë se 10 njerëz që e njohin Musk ose kishin punuar me të. Megjithatë, Musk ka folur publikisht dhe thotë se përgjigjia është “jo”./ZËRI

  • A po e përdor PD-në si mburojë ndaj drejtësisë? Ja si përgjigjet Berisha

    A po e përdor PD-në si mburojë ndaj drejtësisë? Ja si përgjigjet Berisha

    Sali Berisha, i pyetur në një konferencë për mediat nëse po përdor PD-në si mburojë për çështjet me drejtësinë, është shprehur se po mbron votën e lirë të shqiptarëve.
    “Po mbroj votën e humbur, çfarë po përdor unë këtu?”, u shpreh Berisha.
    Pyetje: A po e përdorni PD për tu mbrojtur në raport me çështjet tuaja për drejtësinë?
    Sali Berisha: Po mbroj votën, ky është një mision për mua. Është më i rëndësishëm se ai në ‘91. Po mbroj votën e humbur, ç’po përdor unë këtu.
    Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi, nga një parti krimi e bërë 1 me shtetin, nga një propagandë antidemokratike.