Tag: përdor

  • 4 mënyra se si po e përdor gabim qesen plastike të ushqimeve

    4 mënyra se si po e përdor gabim qesen plastike të ushqimeve

    Qeset plastike për mbështjellje janë të dobishme në kuzhinë, por disa gabime të zakonshme, si ngrohja e ushqimeve të gabuara apo mungesa e një mbylljeje hermetike, mund të çojnë në shkrirje, prishje ushqimi dhe rreziqe për shëndetin.

    Ja 4 gabime në përdorimin e qeses plastike për mbështjellje në kuzhinë që ndoshta nuk e dije që po i bëje:

    1. Po mbështjell një ushqim të sapodalë nga temperatura të larta

    Qeset plastike të zakonshme (si ato për mbështjellje ushqimi) nuk duhen përdorur kurrë menjëherë pasi keni nxjerrë diçka nga furra, soba, skara apo pajisje të tjera me nxehtësi të lartë, pasi qeset përbëhen nga polietileni, një material shumë i hollë që shkrihet lehtë.

    “Mos përdorni qese plastike pasi keni nxjerrë një ushqim direkt nga furra tradicionale, mikrovala, skara, tenxheret elektrike, fritezat e ajri apo ngrohësit me presion,” shpjegon eksperti Charry Edwards Brown.

    “Temperatura maksimale e sigurt për këto qese është 100 gradë Celcius, gjithçka mbi këtë temperaturë përbën rrezik.”

    2. Po mbështjell ushqime të ngrohta me përmbajtje të lartë yndyre ose sheqeri

    Yndyrnat (veçanërisht ato bimore si vaji i lulediellit) dhe sheqernat, nëse janë ngrohur paraprakisht, shkaktojnë shkrirje të qeses plastike apo edhe çlirimin e substancave kimike në ushqim.

    Sheqeri, për shembull, arrin temperaturat e karamelizimit shumë shpejt dhe fillon të krijojë flluska, gjë që nuk është aspak e sigurt kur përdor qese plastike.

    3. S’po lë hapësirën e nevojshme midis ushqimit dhe qeses plastike

    Në mikrovalë, qesja plastike duhet gjithmonë të përcjellë avullin, ndryshe, presioni mund të grumbullohet dhe të shkaktojë shkrirje, shpërthim të qeses mbështjellëse ose djegie të ushqimit.

    “Lër hapur një qoshe të qeses ose bëj një prerje rreth 2–3 centimetra që avulli të dalë. Gjithashtu, lër një hapësirë prej rreth 2.5 centimetra midis ushqimit dhe qeses për të shmangur shkrirjen e saj mbi ushqim,” këshillon Brown.

    Ngrohja duhet të bëhet me intervale 3-minutëshe për të ruajtur cilësinë dhe sigurinë.

    4. Mungon një mbyllje hermetike kur ruan ushqimin

    Kur përdor qese plastike për ruajtjen e ushqimit, të duhet një mbyllje sa më hermetike.

    Kjo ndalon tharjen, oksidimin dhe përhapjen e aromave nga/tek ushqimet e tjera. Në ngrirje, një mbyllje e mirë mund të zgjasë jetëgjatësinë e ushqimeve.

    Rekomandohet dyfishimi i shtresës së letrës mbështjellëse plastike, sidomos për ngrirje; kombinimi me letër alumini ose letër për ngrirje ndihmon në shmangien e dëmtimit nga ngrirja.

    Këshillë praktike: Mbështille akulloren me qese plastike përpara se të mbyllësh kapakun, ndihmon në shmangien e kristaleve të akullit.

  • Netflix përdor për herë të parë Inteligjencën Artificiale në një serial: “10 herë më shpejt dhe më lirë”

    Netflix përdor për herë të parë Inteligjencën Artificiale në një serial: “10 herë më shpejt dhe më lirë”

    Netflix ka bërë një hap historik në industrinë e argëtimit, duke përdorur për herë të parë efekte vizuale të krijuara nga Inteligjenca Artificiale gjenerative (AI) në një nga prodhimet e tij origjinale.

    Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ted Sarandos, bëri të ditur se teknologjia u aplikua për një skenë rrëzimi ndërtesash në serialin fantastiko-shkencor argjentinas The Eternauts. Sipas tij, përdorimi i AI-së uli ndjeshëm kohën dhe shpenzimet e prodhimit:skena u realizua 10 herë më shpejt dhe me kosto shumë më të ulët krahasuar me metodat tradicionale.

    “Kostoja për atë skenë do të kishte qenë e papërballueshme për një serial me atë buxhet. Kjo është pamja e parë përfundimtare me AI gjenerative që shfaqet ndonjëherë në një prodhim origjinal të Netflix,” – deklaroi Sarandos, duke shtuar se ekipi i krijuesve ishte i kënaqur me rezultatin.

    Ndërkohë, kompania raportoi një rritje prej 16% të të ardhurave në tremujorin e dytë, duke arritur në 11 miliardë dollarë, ndërsa fitimet u rritën nga 2.1 në 3.1 miliardë dollarë. Një pjesë e kësaj performance lidhet me suksesin e sezonit të tretë dhe të fundit të trillerit jugkorean Squid Game, i cili ka grumbulluar mbi 122 milionë shikime.

    Megjithatë, përdorimi i AI-së vazhdon të ngjallë debate në industrinë kinematografike. Kritikët paralajmërojnë se kjo teknologji shpesh përdor punën e artistëve pa leje dhe mund të rrezikojë mijëra vende pune në sektorin kreativ./BBC/KultPlus.com

  • Rama u përgjigjet komentuesve: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

    Rama u përgjigjet komentuesve: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

    Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i janë drejtuar se ai fluturon me avion privat.
    Ai theksoi se Rama ai e përdor avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune, dhe se kur bëhet fjalë për fluturime që bën për arsye private gjithmonë përdor klasin ekonomik.
    “Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, pra qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete!
    Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme.”, deklaroi kryeministri, duke iu përgjigjur komenteve që ka marrë në profilin e tij në Facebook.

  • Kryeministri i Suedisë përdor ChatGPT. Si tjetër po i përdorin qeveritë chatbot-et?

    Kryeministri i Suedisë përdor ChatGPT. Si tjetër po i përdorin qeveritë chatbot-et?

    Deklarata e Kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, se ai përdor ChatGPT për të marrë “një mendim të dytë” mbi drejtimin e vendit, ka ndezur reagime të ashpra në vendin nordik.

    Në një intervistë për gazetën Dagens Industri, ai pranoi se përdor rregullisht si ChatGPT, ashtu edhe shërbimin francez LeChat për të gjeneruar ide dhe reflektuar mbi qasjet politike.

    Komentet e tij shkaktuan valë kritikash, ku shumë e panë këtë si një rrezik për demokracinë, duke theksuar se qytetarët kishin zgjedhur një udhëheqës njerëzor, jo një mjet të inteligjencës artificiale. Ekspertë të teknologjisë ngritën alarmin për besueshmërinë e chatbot-ëve dhe ndikimin e mundshëm të “halucinacioneve” që mund të prodhojnë vendime të rrezikshme.

    Ekipi i Kristersson u përpoq të qetësonte opinionin publik duke theksuar se nuk përdoren informacione të ndjeshme për sigurinë kombëtare dhe se IA përdoret vetëm si mjet reflektimi.

    Ky nuk është rasti i parë në Suedi apo në Europë. Deputeti suedez Olle Thorell u kritikua më parë për përdorimin e ChatGPT për të hartuar qindra pyetje parlamentare. Ndërkohë në Britani, një ministër përdori IA për të vendosur në cilat podkaste duhet të shfaqej.

    Në të njëjtën javë kur shpërtheu debati në Suedi, OpenAI njoftoi një partneritet me qeverinë amerikane për të shpërndarë ChatGPT Enterprise për të gjithë nëpunësit publikë federalë, për vetëm 1 dollar në vit. Iniciativa synon të rrisë efikasitetin e administratës publike dhe bazohet në suksesin e një projekti pilot në Pensilvani, ku nëpunësit raportuan se kursenin mesatarisht 95 minuta pune në ditë.

    Debati mbetet i hapur: A po kthehen chatbot-et në këshilltarë politikë të padeklaruar? Dhe a mund të jetë kjo një ndihmë apo një kërcënim për demokracinë moderne?

  • Sekretet e fshehura të Versajës

    Sekretet e fshehura të Versajës

    Pallati i Versajës është një nga ndërtesat më madhështore dhe më të rëndësishme historike në botë. Ky pallat mbresëlënës ishte dikur rezidenca e mbretërve dhe mbretëreshave franceze dhe ka një histori të pasur dhe magjepsëse, e cila i ka mahnitur vizitorët për shekuj me radhë. Por e dini se ai bart ende shumë sekrete dhe thesare të fshehura, të cilat nuk janë të hapura për publikun? Ja cilat janë disa prej tyre:

    Një kalim sekret

    I njohur si “Kalimi i Fshehtë” ose “Shkallët e Fshehta”, kalimi ndodhet në apartamentet e mëdha të Pallatit dhe është përdorur nga mbreti dhe zonjat e tij për t’u arratisur nga pallati pa u vënë re. Ai u ndërtua gjatë mbretërimit të Luigjit XIV dhe u përdor për të shmangur oborrtarët dhe rojet e pallatit.

    Ai ishte shumë i vlefshëm gjatë Revolucionit Francez dhe u përdor për të larguar njerëzit në fshehtësi nga pallati. Vendkalimi është i fshehur pas një dere të maskuar si një raft librash. Kjo derë të çon në një shkallë të ngushtë, e cila të udhëheq në një dalje të fshehtë në kopshtet e pallatit. Kalimi është shumë i ngushtë dhe mund të përdoret vetëm nga një grup i vogël e njerëzve në të njëjtën kohë. Sot qasja tek ky vendkalim është e kufizuar, dhe vizitorët duhet të bëjnë një rezervim paraprak.

    Dhoma Sekrete

    Mbreti Luigji XV ndërtoi enkas një dhomë sekrete në Pallatin e Versajës, të cilën e përdorte për të organizuar takime dhe diskutime “të fshehta”. E njohur si Secret du Roi, dhoma ndodhet në krahun verior të pallatit, pranë Apartamenteve Private të Mbretit. Mbreti e përdorte si zyrën e tij private dhe si një dhomë takimesh me këshilltarët e tij më të afërt.

    Dizajni i dhomës është i veçantë. Për shkak të natyrës së saj sekrete, dhoma ishte projektuar për të qenë plotësisht e papërshkueshme nga zëri. Tek ajo arrihet përmes një dere të maskuar si një raft librash. Dera e saj mund të hapej vetëm nga një mekanizëm sekret i njohur vetëm për mbretin dhe një grup të vogël njerëzisht të besuar. Secret du Roi u përdor për një sërë takimesh konfidenciale, si për shembull diskutimet e çështjeve shtetërore dhe negociatat diplomatike sekrete.

    Maria Antoneta dhe “Petit Trianon”

    Në vitin 1774, mbretëreshës Maria Antoneta iu dhurua “Petit Trianon”, një pallat më i vogël i vendosur brenda kompleksit më të madh të pallateve nga Luigji XVI si një vendstrehim privat. Antonetës i pëlqente privatësia e saj, ndaj “Petit Trianon” ishte projektuar për të qenë hapësira e saj private, ku mbretëresha mund të shpëtonte nga vështirësitë e jetës së oborrit dhe të shijonte pak pushim me miqtë e saj të ngushtë (dhe nëse duhen besuar thashethemet, edhe të dashurit e saj).

    Thuhet se edhe “Petit Trianon” kishte vendkalimin e tij sekret, që supozohet se e bashkon atë me  pallatin kryesor dhe i jepte mundësinë Antonetës të shkonte dhe vinte pa u vënë re. Vendndodhja e saktë e vendkalimit është sot një mister dhe nuk dihet nëse ekziston ende.

    Luigji XIV dhe Kabineti i Kurioziteteve

    Një nga gjërat më të mira të të qënit mbret, është padyshim të pasurit para por edhe fuqi për të kënaqur vërtet pasione dhe interesat e tua. Në rastin e Luigjit XIV, kjo çoi në krijimin e Kabinetit të Kurioziteteve. Ai përmbante një koleksion të madh ekzemplarësh natyrorë, instrumentesh shkencorë, vepra arti dhe gjëra të tjera të çuditshme dhe të rralla, të cilat mbreti i kishte mbledhur gjatë viteve.

    Fillimisht u vendos në një dhomë të vogël, ngjitur me apartamentet private të mbretit dhe mbikëqyrej nga Zhan-Baptist Kolber, një mbrojtës i arteve dhe shkencave dhe Ministri i Financave. Edhe pse nuk ishte një sekret shtetëror, vetëm disa njerëz të përzgjedhur, lejoheshin që të hynin brenda për ta parë. Disa nga objektet përfshinin një bri rinoceronti, një guaskë të madhe deti, një krokodil të balsamosur dhe një pjesë të Kryqit të Vërtetë.

    Kabineti u rrit në përmasa dhe kompleksitet, duke u bërë një nga koleksionet më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse të ekzemplarëve të historisë natyrore në botë. Fatkeqësisht, ai u shkatërrua në vitin 1753 dhe u zëvendësua nga Salloni i Lojërave shumë më pak spektakolar.

    Maria Antoneta kishte teatrin e saj privat

    Mbretëresha e përdori atë për të vënë në skenë drama, komedi dhe shfaqje muzikore për miqtë dhe familjen e saj më të ngushtë. Teatri, i njohur si Théâtre de la Reine, ose Teatri i Mbretëreshës, ndodhej brenda “Petit Trianon”. Ai është projektuar në stilin neoklasik me një skenë të vogël dhe ndenjëse për rreth 200 persona. Ishte zbukuruar me afreske të përpunuara, mbulesa të praruara dhe perde me shumë qëndisma. Zakonisht shfaqjet muzikore zgjidheshin nga vetë Antoneta dhe prireshin të ishin komedi dhe opereta të lehta. Thuhej se ajo ishte një muzikante dhe aktore e talentuar dhe shpesh merrte pjesë vetë në shfaqje.

    Salla e Pasqyrave

    Është një nga dhomat më ikonike në Pallatin e Versajës. Fillimisht u projektua për të nderuar  fitoret ushtarake të Luigjit XIV, por përdorimi i saj ndryshoi me kalimin e kohës. Ndodhet në katin e parë të pallatit dhe shtrihet në të gjithë gjatësinë e ndërtesës, duke ofruar një panoramë mahnitëse të kopshteve të pallatit.

    Salla u projektua nga arkitekti Zhyl Harduin-Mansar dhe u përfundua në vitin 1684. E ka marrë këtë emër nga 357 pasqyrat që veshin të gjitha muret e dhomës. Këto pasqyra janë edhe sot mbresëlënëse. Prodhimi i tyre me cilësi të lartë ishte një sekret.

    Kur u ndërtua kjo sallë, Venecia kishte monopolin e prodhimit të pasqyrave më të bukura në botë, dhe thuhej se Franca duhej të rrëmbente prodhuesit venecianë të pasqyrave për të përfunduar sallën. Sipas legjendës, qeveria veneciane ishte aq e vendosur që të ruante  monopolin e saj, saqë i ndaloi krijuesit e pasqyrave të saj të largoheshin nga qyteti. Kush e bënte këtë dënohej me vdekje. Kjo do të thotë se ndërtimi i sallës do të ishte tepër i shtrenjtë dhe po ashtu një proces shumë i fshehtë.

    Ka një kishë të vogël sekrete

    E vendosur në katin e parë të pallatit, tek ajo mund të hyhet vetëm përmes një dere tjetër të fshehur në Dhomën e Mbretit. Kisha e vogël u përdor nga familja mbretërore për ceremoni fetare më private dhe intime. Ajo u ndërtua në fillim të shekullit XVIII-të gjatë mbretërimit të Luigjit XV dhe ishte projektuar për të qenë një vend ku mund ta faleshin të qetë familja mbretërore dhe miqtë dhe këshilltarët e tyre më të ngushtë.

    Ka një tunel sekret që e lidh me pjesën e jashtme

    Ai u ndërtua në shekullin XVII-të gjatë mbretërimit të Luigjit XIV dhe u përdor për të transportuar në fshehtësi ushqime dhe njerëz midis pallatit dhe qytetit. Tuneli ishte rreth 1 km i gjatë dhe u gërmua thellë nën tokë për të shmangur zbulimin.

    Ishte mjaftueshëm i gjerë për të lëvizur edhe me karroca dhe kuaj dhe ishte i veshur me mure tullash dhe tavane të harkuar. Ai u përdor kryesisht për praktikat e përditshme. Pati një rol edhe më të rëndësishëm gjatë Revolucionit Francez, gjatë të cilit u përdor për të nxjerrë jashtë anëtarët e familjes mbretërore dhe mbështetësit e tyre. / Ancient Origins – Bota.al

  • Kryeministri thotë se konsultohet me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

    Kryeministri thotë se konsultohet me ChatGPT: I kërkoj një mendim të dytë

    Bota E Martë, 5 Gusht 2025 21:07
    Deklarata e kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson se shpesh përdor ChatGPT dhe modele të tjera të inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë, ka ngjallur reagime të shumta në mediat vendase dhe ndërkombëtare.
    ”E përdor shumë shpesh, qoftë edhe vetëm për një mendim alternativ. Çfarë kanë bërë të tjerët? A duhet të mendojmë të kundërtën? të këtij lloji janë pyetjet që bëj”,-tha Kristersson.

    Ai shtoi se edhe kolegët e tij në qeveri përdorin teknologjitë e inteligjencës artificiale në mënyrë të ngjashme. Një hulumtuese e cila foli për të njëjtën gazetë, paralajmëroi se përdorimi i platformave si ChatGPT për çështje të ndjeshme mund të jetë i rrezikshëm, dhe kërkoi kujdes në mënyrën e përdorimit të këtyre mjeteve nga figurat publike.

  • “Nuk kemi votuar për ChatGPT”, kryeministri suedez kritikohet pse përdor AI-n në punë

    “Nuk kemi votuar për ChatGPT”, kryeministri suedez kritikohet pse përdor AI-n në punë

    Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, është kritikuar ashpër pasi pranoi se përdor rregullisht mjetet e inteligjencës artificiale për të marrë një mendim të dytë në lidhje me drejtimin e vendit.
    Kristersson, i cili drejton qeverinë e koalicionit të qendrës së djathtë, tha se përdor ChatGPT dhe shërbimin francez LeChat. Ai shtoi se edhe kolegët e tij përdorin AI-n në punën e përditshme.
    Në një intervistë për gazetën suedeze Dagens Industri, Kristersson tha: “E përdor vetë mjaft shpesh. Nëse jo për asgjë tjetër, atëherë thjesht për një mendim të dytë. Çfarë kanë bërë të tjerët? Dhe a duhet të mendojmë krejt ndryshe? Pyetje të tilla.”
    Megjithatë, ekspertët e teknologjisë kanë shprehur shqetësime për përdorimin e AI-t nga politikanët në këtë mënyrë, dhe gazeta Aftonbladet akuzoi Kristersson-in në një editorial se “ka rënë pre e psikozës oligarkike të inteligjencës artificiale”.
    “Duhet të jesh shumë i kujdesshëm,” tha Simone Fischer-Hübner, kërkuese në shkencën kompjuterike në Universitetin Karlstad, duke paralajmëruar për përdorimin e ChatGPT-së për informacione të ndjeshme.
    Zëdhënësi i Kristersson-it, Tom Samuelsson, tha më vonë se kryeministri nuk merr rreziqe në përdorimin e AI-t.
    “Natyrisht, nuk është informacion i ndjeshëm ndaj sigurisë ai që përfundon atje. Përdoret më shumë si një platformë”, tha ai, citon The Guardian.
    Por Virginia Dignum, profesoreshë e inteligjencës artificiale të përgjegjshme në Universitetin Umea, tha se AI nuk është në gjendje të japë një opinion të kuptueshëm mbi idetë politike dhe thjesht pasqyron mendimet e atyre që e kanë ndërtuar.
    “Sa më shumë të mbështetet tek AI për gjëra të thjeshta, aq më i madh është rreziku i besimit të tepruar në sistem. Është një shpat i rrëshqitshëm,” tha ajo për gazetën Dagens Nyheter. “Duhet të kërkojmë që të garantohet besueshmëria. Ne nuk kemi votuar për ChatGPT.”

  • Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

    Receta që shëron tiroidet, çfarë ju duhet dhe si ta përgatisni

    LËNGU I SELINOSË

    1 racionLëngu i selinosë shqeto dhe i freskët është një nga lëngjet më të fuqishme shëruese që mund të ekzistojnë. Kjo pije e pastër e gjelbër është mënyra më e mirë për të filluar ditën. Bëje pjesë të rutinës së përditshme dhe shumë shpejt nuk do të të rrihet qoftë edhe një ditë të vetme pa të.
    1 tufë me selinoShpëlaje selinonë dhe shtrydhe. Pije lëngun menjëherë. Nëse përdor mikser, copëtoje selinonë dhe grije me shpejtësi të lartë,derisa të bëhet pure. Kulloje dhe pije menjëherë.

    KËSHILLA• Përdor selino organike, nëse është e mundur. Nëse përdor selino tregu, laje mirë, sidomos përpara se ta shtrydhësh.• Nëse shija e selinosë shqeto të duket e fortë, shto një kastravec dhe / ose një kokërr molle. Është një alternativë shumë e mirë derisa të mësohesh me shijen e selinosë, megjithatë lëngu i selinosë ka më shumë vlerë nësepihet më vete.• Nëse 500 mililitrat e kësaj recete janë shumë për ty si fillim, nise medisa gllënjka dhe shtoje dozën me kalimin e kohës.

  • Berisha: Kur tjetrit i premtohet, ai jep votën. Policia terroriste politike e Ramës, përdor miklimin dhe kërcënimin

    Berisha: Kur tjetrit i premtohet, ai jep votën. Policia terroriste politike e Ramës, përdor miklimin dhe kërcënimin

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për përdorimin e mekanizmave të papranueshëm për të siguruar vota gjatë zgjedhjeve.

    Ai ka theksuar se përmes premtimeve dhe mashtimeve, qytetarët janë detyruar të japin votën e tyre, ndërsa ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e metodave të terrorit politik, duke përfshirë kërcënimin dhe miklimin e votuesve.

    Berisha theksoi se kjo ka ndodhur edhe në rastin e aplikimeve për grantet, ku fermerët janë mbajtur në një situatë pasigurie për t’i detyruar të votojnë për qeverinë.

    Gjithashtu, ai ka përmendur dhe “laptopin e Lubisë” si një simbol të materialeve që, sipas tij, dëshmojnë për përfshirjen e strukturave shtetërore dhe private në manipulimin e zgjedhjeve.

    Pjesë nga deklarata:

    Problemi është këtu, kur tjetrit i premtohet, ai pastaj jep votën. E mashtrojnë apo se mashtrojnë ai … Për ne shumë keq, por fakti është se këta duke regjistruar nevojën dhe premtimin, ashtu i marrin votën atij. I premton punësimin atij, kërkon kaq, duhet të punësojë. 
    Çfarë bënë këta me grantin? 44 mln euro granti këtë vit. Shpallën aplikimet. Aplikuan 76 mijë fermerë dhe këta filluan shqyrtimin e aplikimeve, që do shqyrtonin 76 mijë dhe arritën deri tek 19 mijë, dhe atyre të tjerëve u thanë i keni në shqyrtim. 
    Pra i mbajtën var në mënyrë që të marrin votën. 
    Kjo tregon se policia terroriste politike, përdor miklimin, përdor dhe kërcënimin.
    Se këtyre u thuhet, këto nuk i kemi ne. U thuhet se, ti ke motrën në filan pozicion, në filan qendër pune. Dhe ajo po nuk dhe votën ikën nga ajo detyrë. Këta shkojnë gjer aty, në mënyrë absolute sa, përdorin dhe kompanitë private për të kërcënuar votuesit…
    …Ai laptop është. Për këto duhet të jetë laptopi i Lubisë. Por të dhëna të tjera kanë dhe laptopë të tjerë. Qytetarët besojnë dhe qytetarët na çojnë ne të shumta. Kanë një besim tek denoncimi.