Tag: përdor

  • Kim Kardashian përdor ChatGPT për studime, por e fajëson për dështimet në testet ligjore

    Kim Kardashian përdor ChatGPT për studime, por e fajëson për dështimet në testet ligjore

    Ylli amerikan i televizionit dhe sipërmarrësja Kim Kardashian, 45 vjeçe, ka zbuluar se ka përdorur ChatGPT gjatë përgatitjes për provimet e saj të jurisprudencës, por sipas saj, inteligjenca artificiale e ka penguar më shumë sesa e ka ndihmuar.
    Në një intervistë për serinë “Lie Detector Test” të revistës Vanity Fair, ku aktorja Teyana Taylor i drejtoi disa pyetje për jetën personale dhe profesionale, Kim foli hapur për përvojën e saj me inteligjencën artificiale. Fillimisht ajo mohoi ta përdorte për këshilla jetësore apo dashurie, por më pas pranoi se e përdor për këshilla ligjore gjatë studimeve.
    “Sa herë që më duhet një përgjigje për një pyetje ligjore, bëj një foto të detyrës dhe e ngarkoj në ChatGPT. Por ai shpesh më çon te përgjigjja e gabuar, kështu që vazhdoj të dështoj në teste për shkak të kësaj. Pastaj mërzitem dhe filloj t’i bërtas,” u shpreh me humor Kardashian.
    Taylor, duke bërë shaka, e pyeti nëse kjo do të thoshte se ajo dhe ChatGPT ishin njëkohësisht miq dhe rivalë. Kim pranoi duke thënë: “Po, pikërisht! Kjo thjesht të mëson t’u besosh instinkteve të tua – e dija përgjigjen gjatë gjithë kohës.”
    Sipas Vanity Fair, operatori i poligrafit konfirmoi se Kardashian nuk po gënjente për përdorimin e ChatGPT gjatë intervistës.

  • “Unë nuk përdor hierarki”, trajneri shpjegon pse la në stol Asllanin: Luan ai që më duket më mirë

    “Unë nuk përdor hierarki”, trajneri shpjegon pse la në stol Asllanin: Luan ai që më duket më mirë

    Kristjan Asllani është ulur në stol në dy ndeshjet e fundit të Torinos. Trajneri ka preferuar Iliçin nga minuta e parë. Kjo zgjedhje ka ngjallur kureshtje te gazetarët, të cilët kanë kërkuar nga Baroni arsyen që fshihet pas këtij mendimi. Trajneri i Torinos ka thënë për mediat pas ndeshjes së djeshme se me të luan ai lojtar që shfaqet më mirë në stërvitje dhe në fushën e lojës. Në fund ka theksuar se sezoni kërkon një numër të zgjeruar futbollistësh, jo vetëm një formacion fiks.
    “Unë nuk përdor sistemin e hierarkisë. Është një formë respekti kundrejt të gjithë lojtarëve. Cilido që e shoh më mirë, luan. Iliçi luajti dy ndeshje të mira, ashtu si Asllani, i cili është i fortë dhe ne e donim. Ai erdhi pas 3 viteve ku nuk kishte luajtur radhazi. Tani ai ka luajtur 10 ndeshje në më pak se 2 muaj. Për mua duhet të jenë të gjithë titullarë. Nuk mund të shkosh deri në fund të sezonit me 12 lojtarë”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Mërtiri: Gjykata nuk do t’i pengojë zgjedhjet, ja skenari që po ndjekë Veliaj

    Mërtiri: Gjykata nuk do t’i pengojë zgjedhjet, ja skenari që po ndjekë Veliaj

    Analisti Ergys Mërtiri tha se paraqitja e Lulzim Bashës në SPAK pasditen e sotme tregon se, për herë të parë, kemi vendosjen në vend të drejtësisë, ku fajtorët e vërtetë shkojnë përpara drejtësisë.
    Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, Mërtiri tha se gjykata nuk do t’i pengojë zgjedhjet në Tiranë.
    Ai shtoi se Veliaj po e përdor këtë çështje thjesht për t’u mbrojtur nga hetimi.
    Sa i përket opozitës, analisti deklaroi se opozita ka bërë mosbindje civile në Parlament, por tashmë as këtë nuk e bën dot, sepse, sipas Mërtirit, s’ka më fuqi ta bëjë.
    INTERVISTA E PLOTË:
    Besoni se paraqitja e z.Bashës në SPAK tregon që drejtësia më së fundi po lëviz për një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, pikërisht vrasjen e protestuesve në 11 janar 2011?

    Mërtiri: Sigurisht, kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Është një çështje jo thjesht e bujshme, por është një çështje e cila vërtetë është, të themi, tregues shumë i keq i gjendjes së pandëshkueshmërisë në këtë vend. Përderisa nuk kemi të bëjmë me krime të kryera në fshehtësi, por janë krime të kryera në bulevard, në sytë e të gjithëve, përpara kamerave, në sytë e të gjithë shqiptarëve. Është një krim shtetëror i pahetuar, dhe rikthimi i kësaj çështjeje, fillimi i hetimeve dhe fakti që po shkohet deri te dëshmitarët e një niveli të lartë, pra po shkohet deri tek Basha, i cili deri tani nuk ishte thirrur më parë në pyetje, tregon që këtu hetimi duket se është futur në hulli serioze. Për herë të parë kemi vendosjen në vend të drejtësisë, ku fajtorët e vërtetë të shkojnë përpara drejtësisë. Kjo ndryshon nga ajo siç është bërë deri tani, ku të dyja palët kanë luajtur me të vrarët dhe familjarët e të vrarëve. Njëra palë i ka vrarë, kurse pala tjetër i përdor politikisht; madje, vrasësit i strehon në administratë, u jep poste. Tani, kjo mendoj do jetë një hap, një stad i ri i ndëshkueshmërisë në këtë vend, duke shkuar deri në nivele të larta për të gjykuar një krim politik.
    Nesër në mëngjes, zoti Veliaj do të jetë në Gjykatën Kushtetuese për të marrë pjesë në seancën ndaj tij, pra për kërkesën e tij për të quajtur të paligjshme shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Si mendoni si do të ndikojë ky proces, ose në çfarëdolloj rasti vendimi i Kushtetueses, në fushatën për Tiranën, në garën për Tiranën, në sjelljen politike të mazhorancës?
    Mërtiri: Unë mendoj që gjykata do të tregohet e arsyeshme dhe nuk do të pengojë procesin e zgjedhjeve. Procesi ka nisur, e para, dhe e dyta, procesi duhet të shkojë deri në fund. Kapja pas çështjeve teknike, gjithë ky debat, gjithë kjo stuhi në gotë, është për asgjë. Pra, bëhet fjalë: A duhet apo s’duhet të ishte Erion Veliaj në mbledhje në ditën e shkarkimit të tij? Ndërkohë që Erion Veliaj ka më shumë se gjashtë muaj që nuk shkon në bashki dhe me sa duket ai nuk do të jetë në bashki. Atëherë, pse duhet të qëndrojë bashkia për dy vjet pa kryetar, dhe pse duhet të qëndrojë me nënkryetar, pra të mos ketë një kryetar real? Të gjitha këto janë lojëra, dhe duket qartë që Veliaj po e përdor këtë çështje thjesht për t’u mbrojtur nga hetimi. Po e përdor këtë si shantazh ndaj hetimit, ndaj SPAK-ut. Po e përdor këtë si një mburojë. Unë nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do t’i bëhet mburojë Erion Veliajt për ta përdorur pozicionin, të cilin nuk e ushtron, thjesht si mburojë nga një hetim për krime të cilat realisht i ka bërë.
    Në kampin tjetër politik, tek opozita, edhe sot ajo dështoi, le të themi, të arrinte qëllimin e saj për shkarkimin e zotit Peleshi, kryetarit të Kuvendit. Në fakt, kjo ishte dje, sepse votat nuk i kishte. Po, përse sipas jush, opozita futet në këto aksione të tilla kur dihet fundi?
    Mërtiri: Sepse, siç e kam thënë gjithmonë, opozita është në krizë. Duke qenë në krizë, ajo ka nevojë për aksion. Duke qenë se ajo nuk prodhon dot aksion sepse njerëzit nuk i shkojnë pas, ajo nuk mbush dot sheshe. Deri tani ajo ka bërë atë që e quan mosbindje civile në Parlament, por dukshëm tashmë as këtë nuk e bën dot, sepse s’ka më fuqi ta bëjë, dhe sepse tashmë duket që pushteti nuk po ia jep këtë “kockë” që ia dha para zgjedhjeve. Ajo hyn në sherr, hyn në konflikt me gjëra pa vlerë. Siç është, në fillim e nisi konfliktin me Diellën, pastaj konflikt me Niko Peleshin, pastaj konflikt me Presidentin e Republikës për çështje dekreti pa vlerë. Dhe vetëm betejën e saj serioze me Edi Ramën dhe betejën e saj për kredibilitet politik në sytë e shqiptarëve, për të fituar besueshmërinë e shqiptarëve, vetëm këtë nuk e bën. Sepse, që ta bëjë këtë, ajo duhet të pastrojë vetveten, duhet të reformohet, duhet të largojë figurat e kalbura të cilat vazhdon i ka prej 35 vitesh aty. Por, në mungesë të vullnetit për ta bërë këtë, atëherë prodhon tym kot dhe zhurmë kot, e cila në fakt vetëm nder i bën qeverisë, vetëm ia përmirëson imazhin qeverisë, sepse përkeqëson imazhin e vetë opozitës.
    /vizionplus.tv

  • Propozimi i analistit: Duhet bërë një ligj Islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Propozimi i analistit: Duhet bërë një ligj Islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Gazetari dhe analisti Genc Burimi ka bërë një propozim të guximshëm, për ndaljen e krimeve zgjedhore në Shqipëri.
    Burimi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore penale.
    Burimi gjithashtu propozoi një ligj Islamik për zgjedhjet, që sipas tij do i priste dorën (politikisht) çdokujt që përdorte shtetin për pushtetin.
    Sipas Burimit, një ligj i tillë do të parashikonte që partisë në pushtet që keqpërdorte burimet shtetërore për zgjedhjet, t’i hiqeshin pikë nga KQZ.
    “Këtu duhet të bëhet reformë zgjedhore penale, që ai që është në pushtet të mos e mendoi më të vjedhë vota. Duhet një system zgjedhor dekurajues për çdo shtetar që përdor financat publike. Përshembull t’i heqë 20 pikë në zgjedhje atij që vjedh vota, njësoj si Juventusit në kampionat”, tha Burimi për Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se:
    “Qëllimi sot është që Shqipëria të bëjë zgjedhje të pakontestueshme. Kjo presupozon dy gjëra, e para një kod zgjedhor penalizues, sepse sot nuk është penalizues. Kodi zgjedhor shqiptar parashikon vetëm 5 milionë lekë gjobë. Kjo është radikale.
    Duhet bërë një ligj Islamik i zgjedhjeve. T’i prihet dora (politikisht) atij që përdor shtetin për pushtetin. Pra kjo duhet bërë që t’i heqin pikë në zgjedhje. Pra Ramës t’i hiqen 20 pikë nëse vërtetohet se mbushi sheshin me punonjësit e bashkisë”, tha mes të tjerash Burimi.

  • Habit analisti: Duhet bërë një ligj islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Habit analisti: Duhet bërë një ligj islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

    Gazetari dhe analisti Genc Burimi ka bërë një propozim të guximshëm, për ndaljen e krimeve zgjedhore në Shqipëri. 
    Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Burimi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore penale. 
    Burimi gjithashtu propozoi një ligj Islamik për zgjedhjet, që sipas tij do i priste dorën (politikisht) çdokujt që përdorte shtetin për pushtetin. 
    Sipas Burimit, një ligj i tillë do të parashikonte që partisë në pushtet që keqpërdorte burimet shtetërore për zgjedhjet, t’i hiqeshin pikë nga KQZ. 
    “Këtu duhet të bëhet reformë zgjedhore penale, që ai që është në pushtet të mos e mendoi më të vjedhë vota. Duhet një system zgjedhor dekurajues për çdo shtetar që përdor financat publike. Përshembull t’i heqë 20 pikë në zgjedhje atij që vjedh vota, njësoj si Juventusit në kampionat”, tha Burimi për Off The Record me Andrea Dangllin duke shtuar se: 
    “Qëllimi sot është që Shqipëria të bëjë zgjedhje të pakontestueshme. Kjo presupozon dy gjëra, e para një kod zgjedhor penalizues, sepse sot nuk është penalizues. Kodi zgjedhor shqiptar parashikon vetëm 5 milionë lekë gjobë. Kjo është radikale. 
    Duhet bërë një ligj Islamik i zgjedhjeve. T’i prihet dora (politikisht) atij që përdor shtetin për pushtetin. Pra kjo duhet bërë që t’i heqin pikë në zgjedhje. Pra Ramës t’i hiqen 20 pikë nëse vërtetohet se mbushi sheshin me punonjësit e bashkisë”, tha mes të tjerash Burimi. 

  • “Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?!”/ Rama: Ishte shaka miqësore, u mërzita që u përdor për të sulmuar presidentin në SHBA

    “Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?!”/ Rama: Ishte shaka miqësore, u mërzita që u përdor për të sulmuar presidentin në SHBA

    Gjatë dialogut me moderatorin Ali Asllan nga Berlini, kryeministri Edi Rama komentoi shakanë e bërë për “marrëveshjen e paqes midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”.

    Kreu i qeverise deklaroi se shakaja ishte miqësore, ndërsa shtoi se u mërzit që u përdor në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar presidentin Donald Trump.
    “Ishte një shaka miqësore. Duke qenë një shaka shumë miqësore, ishte vërtetë shumë mirë që shiheshim pas kaq mundjeje dhe përpjekjesh për të vrarë njëri tjetrin. Kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese, fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Trump ishte diçka që më mërziti shumë. Kjo për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton”, u shpreh ai.
     

    Top Channel

  • “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte akses më lehtë në hakërimin e tij, është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan. 
    Ka qenë fillimisht demokrati Saimir Korreshi, i cili u shpreh se është përdorur pajisja “DPI” për përgjimin e shqiptarëve, përfshirë dhe të prokurorëve. 
    Fillimisht, Tomi Kallanxhi, u shpreh se pajisja është e instaluar në pesë kompani kryesore të internetit që shpërndan shërbim në kompani të tjera, duke e cilësuar atë si një “filtër” të çdo përdoruesi. 
     “Është e instaluar në 5 kompani që ofrojnë gjithë internetin në kompani të tjera. AJo është si tip  filtri, që çdo thirrje që kalon nga çdo përdorues, nga çdo klient, në një farë mënyre lexohet, dekriptohet dhe analizohet në metadata. Këto metadata.. pastaj nuk dihet nëse softueri i përdor, ku i ruan…”, tha ai. 
    Por kush e përdor këtë pajisje? Kallanxhi shprehet se kjo është një enigmë, teksa shtoi se “e gjitha është underground”. 
    Kërkuesi kibernetik, Trim Radoja, u shpreh se përmes kësaj pajisje, është praktikisht e pamundur përgjimi i mesazheve apo thirrjeve të përdoruesve, pasi ajo thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. 
    “Ti thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. Nëse ti do të shohësh që filan person po përdor një lloj inkricioni të veçantë, ti thjesht shikon trafikun dhe formën që merr trafiku. Nuk hap dot paketat aty brenda, që të lexosh mesazhet apo videocall. Me DPI është praktikisht e pamundur. Madje, nëse do doje të kompromentoje të hakoje diçka, do ishte më e tjesht të kompromentoje device se sa të merreshe me kapje paketash në ajër”, sqaroi Radoja. 
    Nga ana tjetër, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, duket se bie dakord me kërkuesin kibernetik, lidhur mbi sqarimin se nuk mund të përgjohen mesazhet, por bëhet monitorimi i trafikut të internetit. 
    “Kjo pajisje nuk po përdoret në mënyrën tradicionale të përgjimit, pra të jemi të qartë që të mos përhapim panik. Nuk mund të hapë të shikojë mesazhet e Whatsapp-it, nuk mund të shikojë e-mail-in që ju po dërgoni, sepse po flasim për trafik të inkriptuar. Problemi është profilizimi i qytetarëve. Këtë e garantoj me teknologjinë aktuale që përdor Shqipëria, por dhe vendet e tjera që përdorin DPI-në, nuk kemi të bëjmë me lexim të mesazheve të inkriptuara”, tha ai. 
    Më tej, Semanaj sqaron se ekziston mundësia e hakërimit të shqiptarëve, pasi për shkak të analizës së trafikut, sigurohet profili i detajuar i çdo përdoruesi, duke nisur nga bindja politike, fetare, si dhe seksuale. 
    “Për mua problemi është më i madh se përgjimi i disa mesazheve. Kemi të bëjmë me mungesë transparence, kemi të bëjmë me një deklaratë që na u tha se pajisjet kanë ardhur falas. nuk e dimë nga çfarë kompanie në Izrael dhe nuk e kuptoj si mund të instalohen në zemrën e network-ut, pajisje që do kthehen pas një viti. Nuk e dimë se kush ka akses. Bazuar në deklaratën zyrtare të AKSK-së janë marrë hua për një vit. Për mua kjo është skandali më i madh. Imagjinoni të shihet trafiku i çdo qytetari shqiptar për një vit, ku mund të bëhet profilizimi i detajuar duke u bazuar në procedurat e IA. Mund të kemi një profilizim të detajuar që nga bindja politike, fetare, seksuale, etj. Pra, do kemi një popullatë të tërë në dorën e një institucioni, qoftë kombëtare ose ndërkombëtare. 
    Pra, a përdoret DPI për hakërim? Po përdoret. Por, përdoret në mënyrë të tërthortë”, tha ai. 
     
     
     

  • Lubonja pas raportit të OSBE/ODIHR: Shqipëria, nën kontrollin e partisë-shtet

    Lubonja pas raportit të OSBE/ODIHR: Shqipëria, nën kontrollin e partisë-shtet

    Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar se dokumenti i publikuar sot nxjerr në pah dominimin e një “partie-shtet” që kontrollon institucionet dhe përdor pushtetin për avantazh elektoral.
    Sipas Lubonjës, raporti i ODIHR pasqyron qartë problematikat thelbësore që e deformojnë garën zgjedhore në Shqipëri:
    “Përdorimi i administratës, presioni mbi punonjësit publikë, përdorimi i parave të buxhetit, faljet e gjobave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar – të gjitha këto e prishin barazinë e garës.”
    Ai theksoi se problemi nuk qëndron te Kodi Zgjedhor, por te mënyra se si pushteti politik e përdor sistemin në interes të vet.
    “Nuk është më çështje kodi. Edhe me këtë kod, Rama pati avantazh, pasi hoqi koalicionet. Por thelbi është se pushteti e përdor çdo mekanizëm për të ruajtur kontrollin.”
    Lubonja shtoi se deformimi i zgjedhjeve nuk ndodh në mënyrë të barabartë midis forcave politike:
    “Kemi një parti që është shndërruar në shtet. Kjo parti kontrollon gjithçka dhe ka arritur të marrë 83 deputetë në mandatin e katërt, këtu është problemi.”
    Sipas tij, Partia Socialiste mban përgjegjësinë kryesore për gjendjen aktuale, ndërsa raporti i OSBE/ODIHR, ndonëse e përmend këtë dominim, “nuk e pasqyron në shkallën reale të problemit”.
    Analisti përfundoi se demokracia shqiptare po zbehet për shkak të mungesës së konkurrencës së ndershme dhe të barabartë, duke theksuar se “kur një parti kontrollon shtetin, zgjedhjet humbasin kuptimin e tyre.”

  • Si e ruan bukurinë Angelina Jolie në moshën 50-vjeçare?

    Si e ruan bukurinë Angelina Jolie në moshën 50-vjeçare?

    Edhe pse ka kaluar dekada në qendër të vëmendjes, Angelina Jolie vijon të admirohet për pamjen e saj natyrale dhe elegancën që e karakterizon. Në moshën 50-vjeçare, aktorja ikonike vazhdon të shkëlqejë, dhe sipas ekspertëve, kjo nuk është thjesht çështje gjenetikë.
    Jolie i ka kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë kujdesit për lëkurën, duke ndjekur një rutinë të thjeshtë, por efektive. Që në fillesat e karrierës, ajo ka bashkëpunuar me dermatologen Rhonda Rand për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm e të natyrshëm.
    Rregulli i parë? Mbrojtja nga dielli. Aktorja nuk e anashkalon kurrë përdorimin e kremit me SPF, një zakon që e ndihmon të parandalojë dëmtimet e hershme të lëkurës. Gjithashtu, përdor vetëm produkte të buta për pastrim, antioksidantë natyralë, si dhe herë pas here acid glikolik apo acide alfa-hidroksi.
    Ndryshe nga shumë personazhe të famshëm, Jolie shmang ndërhyrjet agresive dhe nuk përdor skrabe të forta apo produkte me kimikate të shumta. Grimin e përdor kryesisht për nevoja profesionale dhe kujdeset që pas çdo dite xhirimi, lëkura e saj të pastrohet plotësisht.
    Për të ruajtur shkëlqimin, ajo hidraton rregullisht lëkurën dhe ndonjëherë aplikon trajtime të lehta me lazer. Pa ndërhyrje drastike dhe me shumë kujdes, Jolie duket se po sfidon moshën në mënyrën më të natyrshme të mundshme.

  • Teknologjia e ndjekjes së syve, mund të zbulojë tendencën për Alzheimer

    Teknologjia e ndjekjes së syve, mund të zbulojë tendencën për Alzheimer

    Teknologjia e ndjekjes së syve mund të ofrojë një alternativë më të lirë për diagnostikimin e një tendence gjenetike ndaj sëmundjes së Alzheimerit sesa procedurat mjekësore “të shtrenjta dhe invazive”, ka zbuluar një studim në Skoci.

    Një hulumtim që përfshinte Universitetin e Strathclyde në Glasgow, shqyrtoi efektivitetin e teknologjisë në identifikimin e njerëzve që kanë një prirje gjenetike ndaj sëmundjes, vite para se të shfaqeshin ndonjë simptomë.

    Një sistem i quajtur ViewMind Atlas, i cili përdor gjurmimin e syve dhe softuer për të ofruar analiza funksionale të shëndetit të trurit, u shqyrtua nga studimi.

    Sistemi u përdor për të zbuluar bartësit e mutacionit dhe ishte 100% i saktë për ata që tashmë shfaqnin simptoma, me saktësi 96% për ata që ishin asimptomatikë.

    Pjesëmarrësit në hulumtim u zgjodhën nga familje të zgjeruara në Kolumbi.

    Një model i inteligjencës artificiale që gjurmonte sytë, u përdor për të ndihmuar në dallimin midis grupeve të njerëzve sipas pranisë ose mundësisë së sëmundjes së Alzheimerit.

    Studimi zbuloi se testet janë më të sakta se testet tradicionale njohëse, të cilat shpesh nuk e zbulojnë Alzheimerin derisa simptomat e tij të bëhen më të dukshme.

    Autori kryesor, Profesor Mario Parra Rodriguez, tha: “Shumica e qasjeve diagnostikuese të përdorura në demencë janë të shtrenjta dhe invazive, sepse kërkojnë injeksion të radiogjurmuesve kimikë ose nxjerrjen e lëngjeve nga trupi që normalisht kërkojnë ambiente spitalore.”

    “Atlasi ViewMind po na ndihmon të parashikojmë demencën e Alzheimerit tek njerëzit, vite përpara se ajo të bëhet simptomatike.”

    “Mjekët do të pranojnë njerëz që ndoshta nuk janë ende në fazën e demencës, por po vënë re se diçka po ndodh dhe mund të kenë një histori familjare.

    “Një nga enigmat më të mëdha me të cilat përballen ofruesit e shërbimeve është të vendosin se cili mund të jetë problemi i mundshëm; a është harresa e lidhur me moshën dhe jo domosdoshmërisht demenca?”

    “Apo këto probleme njohëse tregojnë një rrezik për demencë në të ardhmen, në mënyrë që ata të mund të veprojnë menjëherë në vend që të presin derisa personi të jetë simptomatik?”

    Organizata bamirëse Alzheimer Scotland tha se zbulimi i hershëm i sëmundjes është thelbësor.

    Alison McKean, drejtoreshë e politikave dhe kërkimit, tha: “Alzheimer Scotland mirëpret rezultatet e këtij hulumtimi dhe perspektivën e të paturit të një mjeti të besueshëm dhe jo-invaziv për të identifikuar njerëzit me një formë të trashëguar të sëmundjes së Alzheimerit.”

    “Ngadalësimi i përparimit të sëmundjes së Alzheimerit me zbulim dhe trajtim të hershëm dhe të saktë do të thotë që njerëzit mund të jetojnë të pavarur për më gjatë, duke zvogëluar kërkesën për sistemet tona shëndetësore dhe të kujdesit social.”

    “Gjithashtu mund t’u japë atyre që janë prekur kohë për t’u përgatitur dhe planifikuar për të ardhmen.

    “Por, më e rëndësishmja, kjo do të thotë që njerëzit do të jenë më të shëndetshëm për më gjatë – ata do të kenë më shumë kohë për të bërë gjërat që kanë rëndësi për ta në jetën e tyre.”/ DPA News.