Tag: përdor

  • “Kush s’përdor buxhetin, të ikë”/ Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…

    “Kush s’përdor buxhetin, të ikë”/ Braçe i ashpër me ministrat: Duhet të largohen nga detyra ata që…

    “Zbatimi i buxhetit. Kemi 2 vite që kemi lënë para pa përdorur. Vitin që shkoi lamë 450 mln euro pa përdorur. Janë mbi 1 mld euro që duhet përdorur për 2 muaj.
    Mendoj nënat që kanë fëmijët me spektrin autorik, u duhen mbuluar minimalisht sigurimet. Unë jam mu në mes të Tiranës dhe kam nevojë për infrastrukturë në spitale, kopshte dhe çerdhe. Shqetësimi që kam unë për buxhetin, duhet të shpenzohen paratë publike.
    Ai ministër, ai zv.ministër apo zbatues buxheti që nuk përdor paratë nuk mund të rrijë në atë vend. Arsyeja e parë faqe që duhet larguare një mënistër, ore nuk përdor paratë”-u shpreh Braçe.

  • Gazetari sqaron detaje: Rama po e përdor Ballukun për të parë deri në çfarë faze janë hetimet

    Gazetari sqaron detaje: Rama po e përdor Ballukun për të parë deri në çfarë faze janë hetimet

    I ftuar ne nje studio televizive, ishte gazetari Anri Bala, cili në lidhje me temën e emisionit “Bela-ja e Ramës”, theksoi: “Me CV-në që ka Rama, nuk e shoh Belindën si hall për Ramën.
    Ai e ka CV-në më të pasur. Nuk është zëvendëskryeministjra e parë zonja (që ka probleme me ligjin). Nëse do të kishte hall, s’do ta kishte marrë mandatin e katërt.
    Me CV-në që ka Rama, personalisht mendoj se po e përdor Ballukun për të parë se deri në çfarë faze janë hetimet, por jo për dosjen e saj. Pra, deri sa larg mund të shkojë me hetimet Prokuroria e Posaçme.
    Vullneti për të arrestuar një kryeministër në detyrë është faktor destabiliteti. Jo më larg se dje, edhe amerikanët u shprehën se Shqipëria ose Ballkani Perëndimor është i rrezikuar nga destabiliteti. Problemi është se kush rrezikon më shumë për amerikanët.
    Një vend pa kryeministër është i destabilizuar. Vetëm Berisha mund ta bëjë rotacionin që të bëhet kryeministër. Unë votoj SPAK-un që ta kapë Ramën nëse na ka vjedhur. Ky është mekanizmi”.

  • ‘Foltorja’ para Kryeministrisë! Berisha: Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët

    ‘Foltorja’ para Kryeministrisë! Berisha: Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledhur tek Kryeministria. Berisha nga ‘Foltorja’ akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe për ekonominë e vendit, duke rreshtuar problematikat në shëndetësi, papunësinë, zhvlerësimin e euros, emigrimin dhe krimin. Kreu i PD u zotua se tubimet në shesh do të vazhdojnë derin në largimin e qeverisë nga pushteti.
    Sali Berisha: Të dashur miq, këto ditë ka sjellë në parlament buxhetin e shëndetësisë. E rrita, thotë. E vërteta është se krahasuar me vitin 2013, buxheti i shëndetësisë është ulur të paktën me 500 milionë euro. A ka sot hall më të madh për shqiptarin se sa të sëmurët? Erdhi koha të themi Zoti e shpëtoftë nga spitalet, sepse shkon në spital, duhet të blejë çdo ilaç, duhet të paguajë çdo shërbim. Ka shkatërruar një sistem të tërë dhe për vete vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Po arsimi? Po shkollimi? Një shkatërrim me dokumente, me vlerësime zyrtare, si në asnjë vend tjetër. Të dashur miq, Edi Rama ka dy armë për të shkatërruar këtë komb, ai nuk përdor kampet e përqendrimit, nuk përdor burgjet e mëdha politike, ndonëse burgos politikisht. përdor vjedhjen. Vjedh me bandën e tij 90 përqind të të gjitha fondeve për punët publike. A mund të imagjinoni ju, një magazinier i Salillarit është fitues tenderi 60 milionë euro për portin e Vlorës? A ka akt më flagrant vjedhjesh se sa ky? A mund të imagjinoni shqiptarë që rruga të ndërtohet me çmim 10 herë më të lartë se në Europë. Lexoni, në qoftë se gjeni kund në botë një rrugë gjithsej 19 kilometra, që ishin pa ndërtuar nga Unaza, dhe të ndahet ajo në 17 lote. Po nuk mund të ndahet kurrë, kurrë. Maksimumi në dy lote, tre. Se si t’u vjedhë 17 herë ju. Si të vjedhë 17 herë shqiptarët. Se si të rrisë çmimin 5 herë në vjedhje. A do vazhdojmë ne? Jo, ne nuk e lëshojmë këtë shesh. Ky është sheshi ynë. Ne dalim nga ky shesh vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët. Vetëm kur të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë.

    Miq, arma e dytë e tmerrshme e kësaj bande është droga. Çfarë ndodh me drogën? Euro përtokë sepse vijnë eurot e drogës me kontejnerë. Me qindra ndërmarrje të eksportit falimentojnë. Me mijëra punëtorë dalin pa punë dhe marrin rrugët e dheut. Kjo është mënyra. Ikin se shkatërrohen vendet e punës. Çfarë ndodh? 35 përqind zhvlerësohet euro.Ata pensionistë që jetojnë me ndihmën e familjarëve të tyre, marrrin 35 përqind më pak, bëhen 35 përqind më të varfër. Çfarë ndodh? Çmime stratosferike në ndërtime se baronët e drogës nuk i kanë gjë paratë. Çfarë ndodh? Ligjin e bën droga. Droga vret në aeroport, droga vret në Elbasan, vret kudo, vret dhe vret cilindo. Dhe Edi Rama qeveris së bashku me ta. Do e pranojmë ne këtë? Jo, kurrë. Ky e ka shndërruar parlamentin në institucionin më qesharak, më të turpshëm të vendit Po parlamenti është përfaqësuesi juaj, është vota juaj, është vullneti juaj. A do e lejojmë ne ta përdorë parlamentin në mënyrën siç po e përdor ky? Jo, kurrë. Ndaj dhe koha është e jona. Këtyre u ka ikur koha. Koha e tyre është një kohë e zezë dhe këta duhet të shkojnë për veprat e tyre të zeza që u kanë bërë shqiptarëve.

  • Labi ngriti dilema për orientimin seksual të Klodit, ja reagimi i tij

    Labi ngriti dilema për orientimin seksual të Klodit, ja reagimi i tij

    Showbiz E Premte, 28 Nëntor 2025 21:46
    Një debat i ndezur u zhvillua në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi Labi ngriti dilema rreth orientimit seksual të Klodit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të këtij të fundit. Klodit nuk i pëlqeu aspak mënyra se si u përdor kjo temë gjatë diskutimit, duke e cilësuar të papërshtatshme.
    “Çështjen me sulmu shkurtë m’duket jashtë”,- tha ai në fillim. ”Sa i përket mua, ky mund të bëj aludime sa të dojë. Publiku jashtë e di. Banorët këtu brenda kurrgjë hala nuk dinë”.
    Klodi theksoi se nuk e shqetëson diskutimi në vetvete, por mënyra se si orientimi seksual u përdor në debat: “Nuk është që m’intereson, thjesht më bezdis fakti që ti hyn dhe përdor orientimin seksual…”

  • PD: Burracaku Rama po përdor drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun! Ai është kreu i sistemit narkos, pa rënien e tij…

    PD: Burracaku Rama po përdor drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun! Ai është kreu i sistemit narkos, pa rënien e tij…

    Në një deklaratë për mediat, deputeti Klevis Balliu u shpreh se vendimi i fundit ndaj Belinda Ballukut ka ekspozuar edhe njëherë, sipas tij, mënyrën se si Edi Rama përdor drejtësinë për të mbrojtur pushtetin e vet.

    Balliu tha se kryeministri, në vend që të merrte përgjegjësi politike dhe të kërkonte dorëheqjen e zëvendëskryeministres, zgjodhi ta trajtojë atë si “dëm kolateral”, duke u fshehur pas institucioneve për të shpëtuar veten.

    Deklaratë e Partisë Demokratike

    Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit.

    Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet.

    Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes.

    Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.

    Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine.

    Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten- por sistemi i së keqes qëndron.

    Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë.

    Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës.

    Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare.

  • ‘Të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ishin shumë’, Berisha për deklaratën e Ramës: Paratë i përdor për avion taksi

    ‘Të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ishin shumë’, Berisha për deklaratën e Ramës: Paratë i përdor për avion taksi

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në protestën e thirrur para kryeministrisë, e ka cilësuar krun e qeverisë Edi Rama si një njeri pamëshirë, pasi sipas tij ka lënë pa ilaçe të sëmurët me kancer. Sipas tij, Rama dy ditë më vonë deklaroi se pacientët me kancer mbetën pa trajtim për shkak se ishin shumë dhe buxheti nuk kishte fonde të mjaftueshme. Berisha akuzon Ramën se paratë i përdor për të udhëtuar, për të blerë makina superluksoze dhe shishe vere.
    Sali Berisha: Dhe dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem që do ta kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A ka krim më të shëmtuar se të pohosh këtë? Sigurisht që para kishte dhe jo aq sa kërkonin ata, por u garantoj ju edhe 10 herë më shumë. Asnjë vështirësi. Dhe nuk ka vend në Europë as Afrikë ku ato të mungojnë. Dhe se mungesa e atyre ilaçeve përbën krim të vërtetë. Por paratë i përdor Edi Rama për t’i depozituar në bankat offshore. Paratë i rrëmben për t’i transportuar me aeroplanin e tij në dispozicion. Paratë i përdor për të udhëtuar me avion taksi 22 milionë euro.Për të ndërtuar këtu pas kryeministrisë Kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij dhe për të vjedhur bashkë me autorin e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura superluksoze dhe super të kushtueshme. Shishe vere 34 mijë euro. Paratë i transporton ai me avionin e tij. Natyrisht për të sëmurët nuk mbeten para. Për të sëmurët mbetet dënimi i asaj sëmundje.Dhe siç e dëgjuat, duke iu drejtuar këtyre të sëmurëve, u thotë se unë kam edhe eksperiencë të hidhur personaleTani do i them këtu, nuk ka pafytyrësi më të madhe se kjo që bëre ti. Se ajo eksperienca personale që ke ti, dhe unë uroj ta kalojë me sukses të plotë, ka marrë çdo mjekim që ekziston mbi botë. Kurse ata ishin të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe. Dhe ka pafytyrësi të thuash se ke eksperiencë personale. Ke pafytyrësi personale, pamëshirësi të plotë.

  • “Berisha përdor PD-në si gardh mbrojtës nga gjykata”, Mërtiri zbërthen krizën e brendshme të opozitës:Të gjithë do të..

    “Berisha përdor PD-në si gardh mbrojtës nga gjykata”, Mërtiri zbërthen krizën e brendshme të opozitës:Të gjithë do të..

    Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar situatën aktuale politike në vend, duke vlerësuar se tensionet politike janë të përqendruara brenda Partisë Demokratike dhe jo jashtë saj.
    Sipas Mërtirit, opozita ka humbur orientimin politik dhe është kthyer në një forcë që i shërben më shumë liderit se sa publikut.
    Ai theksoi se Sali Berisha po e përdor PD-në si një mjet mbrojtjeje ndaj drejtësisë dhe se brenda partisë nuk ekziston më asnjë zë kundërshtie.
    Mërtiri shtoi gjithashtu se “21 Janari” mbetet një çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në fatin politik të Berishës, ndërsa akuzoi këtë të fundit se ka zhytur opozitën në krizë për të ruajtur interesat e veta personale.
    “Jashtë PD nuk ka asnjë tensioni. Kemi dy forca që njëra nuk bie dot nga pushteti dhe një tjetër nuk vjen dot në pushtet. Protestat, janë shenja për të mbuluar kriza të brendshme. Opozita është forcë që e ka humbur rrugën. Në PD unë nuk pres që të ketë ndryshim, pasi të gjithë njerëzit në atë parti rreshtohen në krah të Berishës, pafytyrësisht.
    Të gjitha kanë hall se si duken në sytë e Berisha, se sa si duken në sytë e publikut. Më shumë se sa duhet t’i shërbejnë publikut, i shërbejnë liderit. “21 Janari”, lidhet me fatin politik të Berishës. “21 Janari” do të ketë ndikim nëse ai shpallet fajtor. Berisha është i fuqishëm për të shantazhuar dhe për të kërcënuar drejtësinë. Ai është i shqetësuar për “21 Janarin”, “Partizanin” dhe çdo dosje që është hapur kundër tij. Unë mendoj se vetë Berisha pasi u shpall “non grata”, ai u rikthye dhe bëri çmos që ta marrë partinë vetëm që të mbrohej nga gjykata.
    Nuk kishte se ta bënte gjithë këtë, e ka zhytur opozitën, e ka përdorur si një instrument për t’u mbrojtur nga drejtësia. Berisha nuk po bën asgjë për ta shëndoshur PD-në, por përkundrazi po e kthen atë parti në një minorancë. Po e përdor partinë si gardh mbrojtës nga gjykata. Berisha pengon çdo zë kundërshtar në PD, nuk lë as mizën të pipëtijë dhe udhëheq drejt asgjëje. Kjo parti po shkon drejt absurdit dhe po normalizon.

  • Justin përdor produktet e Hailey-t! Çifti i famshëm ndan detaje të reja nga jeta e tyre

    Justin përdor produktet e Hailey-t! Çifti i famshëm ndan detaje të reja nga jeta e tyre

    Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber, 28 vjeçe, ka folur hapur për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, po përballojnë rolin e ri si prindër, ndërkohë që vazhdojnë karrierat e tyre të ngarkuara. Në një intervistë për revistën GQ, Hailey u shpreh: “Ne po e marrim çdo ditë si të vijë. Të dy ndiejmë shumë mbrojtje për djalin tonë dhe besoj se kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo situatë kur të vijë momenti.”
    Themeluesja e markës së bukurisë Rhode tha se ajo dhe Justin kanë gjetur një ekuilibër të shëndetshëm mes gjërave që ndajnë me publikun dhe atyre që mbajnë private. Hailey dhe Justin kanë një djalë Jack Blues, 15 muajsh. “Asgjë nuk të përgatit për të qenë prind derisa ta përjetosh vetë,” shtoi ajo.
    Modelja vlerësoi edhe mbështetjen e Justin në biznesin e saj, duke zbuluar se këngëtari përdor produktet e Rhode që prej fillimit. Ajo gjithashtu u shpreh se nuk ndien aspak turp që ka ndihmë në kujdesin ndaj djalit. “Kam ndihmë me kohë të plotë dhe jam mirënjohëse për këtë, sepse pa të nuk do të mund të menaxhoja karrierën dhe familjen,” tha Hailey.
    Sipas saj, Jack është gjithmonë pranë familjes, “nëse nuk është me mua, është me babain ose kumbarët e tij,” përfundoi ajo.

  • U përdor nga autorët për të eliminuar krahun e djathtë të Shullazit, fotoja e makinës së djegur në Krujë

    U përdor nga autorët për të eliminuar krahun e djathtë të Shullazit, fotoja e makinës së djegur në Krujë

    Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foton e makinës tip “Toyota” që u dogj në Krujë, pasi u përdor në atentatin e sotëm në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Muçi Shaljani.
    Në automjetin e djegur janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.

    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./vizionplus.tv
     

  • “S’ka garë të ndershme me këtë sistem”, Alibeaj ‘shpërthen’ ashpër: Pushteti fiton përmes abuzimit me shtetin

    “S’ka garë të ndershme me këtë sistem”, Alibeaj ‘shpërthen’ ashpër: Pushteti fiton përmes abuzimit me shtetin

    Enkelejd Alibeaj në një intervistë televizive u shpreh se sistemi zgjedhor duhet të ndryshohet që vota e shqiptarëve të peshojë njësoj.
    Alibeaj: Së pari për procesin zgjedhor, avantazhi që ka pushteti është i dukshëm.
    Përdor pushtetin, përdor administratën, përdor buxhetin e shtetit dhe i përdor këto pa asnjë lloj limiti dhe pa asnjë lloj skrupulli.
    Dhe përfiton avantazh ndaj do duhet bërë ndryshime ligjore si ato që janë propozuar nga unë kohë më parë.
    Që ndalimet që qeveria, pushteti duhet të ketë të fillojnë që nga data kur caktohet dita e zgjedhjeve.
    Dhe ky është elementi i parë por jo më i rëndësishmi.
    Në substancë, në materie do duhet ndryshuar sistemi zgjedhor.
    Pushteti sot që flasim nga zgjedhjet e 11 majit ka marrë jo më pak se 8 apo 9 mandate të pamerituara në parlament.
    Dhe këtë ia jep thjesht dhe vetëm deformimi i sistemi zgjedhor që PD dhe PS miratuan në 2024.
    Ndaj duhet ndryshuar, duhet ndryshuar që vota e shqiptarëve të peshojë njësoj.