Tag: përditësimi

  • iOS 18.4 rikthen aplikacione të fshira nga përdoruesit

    iOS 18.4 rikthen aplikacione të fshira nga përdoruesit

    Përditësimi më i fundit iOS 18.4 i Apple ka bërë që aplikacione të fshira të rikthehen për disa përdorues sipas raportimeve të bëra në forumet online dhe median sociale.

    Disa postime në Reddit dhe në Community Support të Apple në 24 orët e fundit, tregojnë sesi aplikacione të palëve të treta ose lojëra janë rikthyer në telefonët e përdoruesve pas instalimit të iOS 18.4.
    Sipas tyre, iOS 18.4 ka risjellë një problem i cili bën që aplikacione të shfaqen përsëri pasi janë fshirë nga përdoruesit disa muaj e madje vite më parë. Përditësimi 18.4 u lançua nga Apple ditën e Hënë.

    Problemi prek përdoruesit me pajisje të cilët nuk kanë bërë asnjëherë jailbreak e as përdorur një dyqan alternativ aplikacionesh.
    Nuk është ende e qartë çfarë e ka shkaktuar por disa raportimeve sugjerojnë e ka të bëjë me vendndodhjen dhe modelin e pajisjes. Aktualisht nuk ka një zgjidhje për problemin me përjashtim të fshirjes përsëri të aplikacioneve të rishfaqura.

    /PCWorld Albanian

  • Përditësimi i Microsoft në Windows 11 fshin gabimisht aplikacionin Copilot

    Përditësimi i Microsoft në Windows 11 fshin gabimisht aplikacionin Copilot

    Aplikacioni Copilot për Windows i Microsoft është ç’instaluar në mënyrë të paqëllimshme në disa pajisje Windows 11 nga përditësimi më i fundit mujor i Windows.

    Përditësimi i së Martes filloi të dërgohet më 11 Mars dhe bëri që Copilot të hiqej jo vetëm nga taskbar por plotësisht nga kompjuteri. Microsoft tha se ishte në dijeni të problemit me Copilot dhe po punonte për të gjetur një zgjidhje për përdoruesit e prekur.
    Ndërkohë tha se përdoruesit në fjalë mund ta ri-instalojnë Copilot nga Microsoft Store dhe manualisht ta rivendosin në taskbar.

    Edhe pse shihet si një keqfunksionim i përditësimit, disa përdorues të Windows 11-ës të cilët nuk kanë qenë të interesuar për Copilot padyshim që do ta shohin si pozitive.
    Microsoft është në mesin e një lançimi të një versionit të Copilot për Windows 11 një vit pasi e shndërroi atë në një aplikacion bazik uebi. Aplikacioni i ri Copilot ka një ndërfaqe të përmirësuar përdoruesit.

    Më 4 Prill, në evenimentin e 50-vjetorit të kompanisë, CEO i AI Mustafa Suleyman do të zbulojë funksionalitetet e reja të Copilot. /PCWorld Albanian

  • Aplikacioni Find My Device në Android tregon vendndodhjen e kontakteve

    Aplikacioni Find My Device në Android tregon vendndodhjen e kontakteve

    Përditësimi i fundit i aplikacionit Find My Device, i cili shton një tab të ri “People” ku mund të shikoni vendndodhjen e tyre nëse e kanë ndarë atë, tashmë është i disponueshëm për përdoruesit Android.

    Kompania prezantoi veçorinë në fillim të muajit me March Pixel Drop dhe filloi ta ofronte kësaj jave. Falë këtij përditësimi tashmë ju mund të shikoni vendndodhjen në kohë reale në hartë të kontakteve që kanë vendosur ta ndajnë këtë informacion me ju.
    Përdoruesit mund të shohin pozicionin ekzistues të kontakeve, distancën prej tyre dhe kohën kur informacioni i vendndodhjes është rifreskuar për herë të fundit.

    Edhe pse Google Maps lejon përdoruesit të menaxhojnë ndarjen e vendndodhjes me kontaktet e besuara, përditësimi Find My Device e bën më të lehtë gjetjen e këtij informacioni.
    Në tabin People, mund të zgjidhni të shihni kontaktet që kanë ndarë vendndodhjen e tyre me ju dhe ata me të cilët keni ndarë vendndodhjen tuaj. Përditësimi vjen thuajse një vit që kur Google lançoi Find My Device duke sjellë shërbimin në një linjë me Find My të Apple.

    /PCWorld Albanian