Tag: përçmim

  • Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta këtu! Më rrëmbyen nga zyra, jam kryetar i bashkisë së Tiranës

    Veliaj në Gjykatën Kushtetuese: Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta këtu! Më rrëmbyen nga zyra, jam kryetar i bashkisë së Tiranës

    Erion Veliaj po flet në seancnë publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese
    “Kam pritur 9 muaj për 9 minuta, beteja vjen pas një sage të gjatë zhgënjyese për të dëgjuar se çfarë kam bërë se jam rrëmbyer nga zyra, me një regjim burgosjeje më të rëndë…Kam sot më shumë policë në GJK sesa avokatë. Kam përjetuar periudhë të gjatë të mbushur me shkelje të të drejtave themelore, dhe denigrimi. Është një përcmim, neveri ndaj votës, përcmim ndaj saj është përcmim ndaj forcës që kanë qytetarët që populli i jep republikës për të drejtuar në emër të tij. Në finale edhe ky hark anon nga e drejta. Jam këtu para jush si kryetar i bashkisë së Tiranës, me të drejtën që më kanë dhënë 116 mijë vota. Në fund të këtyre 9 muajve në kërkim të kësaj të drejte. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten se nuk kam kryer ansjë sheklje. Por a mund ta mbrojmë së bashku demokracinë”, tha Veliaj.

  • “Del kryeministri dhe flet me përçmim”/ Salianji shigjeton Ramën: Në Shqipëri ka menaxhim katastrofë

    “Del kryeministri dhe flet me përçmim”/ Salianji shigjeton Ramën: Në Shqipëri ka menaxhim katastrofë

    Deputeti Ervin Salianji i ftuar në një studio televizive nuk kurseu akuzat ndaj Kryeministrit Rama, dhe menaxhimin e tij ndaj situatave kritike që kaloi vendi.
    “Në Shqipëri ka menaxhim katastrofë të zjarreve. Do të jemi brenda mekanizmit të mbrojtjes civile të be ka thënë, ca sollën, e di farë ndodhi, në Gramsh dy zyrtarë që dilnin me foto me zjarrin, disa hallexhinj të tjerë po kishin degë për të shuar zjarret. Kjo është situata, doni të marrim tjetër gjë çfarë prodhoi vera e qeverisë.
    Uzurpimi i pushtetit tjetër, ku keni parë ju në vend tjetër të botës, përveç Kim Yong Un pushtete të ndara. Vesh një palë tuta dhe del zhup zhup zhuip nëpër vende…, ku ndodhin këto në ende të tjera të botës. Për çfarë e kemi votuar.
    Si mo del kryeministri dhe flet me përçmim se na vinë shqipet në Shqipëri ne dhe na e mbushin Shqipërinë me plehra. Po të mos jenë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, këtu turizmi ynë mbytet”, tha Salianji.