Tag: përçart

  • “Do të shndërrohet 100% Partizani”, Rama ironizon Berishën: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxori nga këneta

    “Do të shndërrohet 100% Partizani”, Rama ironizon Berishën: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxori nga këneta

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi në rrjete sociale. Në video dëgjohet një pjesë e fjalës së Berishës, i cili flet për familjen e kryeministrit, ndërsa shkruan me ironi se edhe pse flet përçart, 6 milionë dollarë për të lobuar në SHBA i nxorri nga këneta.
    “Xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vunoi dhe ai ka qenë xhins i varfër. Sipas dokumenteve stërgjyshi i tij Thomai ka patur si gjë të gjallë tre katër dhi dhe një apo dy derra.”, dëgjohet në video Berisha.
    Më pas, Rama publikon edhe një deklaratë të bërë në Prill 2001, ku thuhej se si do të transformohej klubi Partizani. Këtë deklaratë e ironizon me disa pamje ku janë ndërtuar pallate, të shoqëruar edhe me një buf dhe me ‘hijen’ e Jamarbër Malltezit, i akuzuar së bashku me Berishën për këtë aferë korruptive.
    “Që të gjitha këto punime që do të ndërrojnë pamjen 100% klubit të Partizanit, parashikohet që sipas drejtuesve të përfundojnë në shtator, muaj ky që përkon edhe me fillimin e sezonit të ri sportiv.”, thuhet në deklaratë, ndjekur më pas edhe me akuzën e një qytetari që mban fanellën e Partizanit.
    “Ky shtet barbar prishi këtë logon. PD e prishi dhe shkatërroi”, dëgjohet të thotë qytetari në video.Krahas videos, Rama ka shkruar: “Hë hë hë… përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta ama..”

  • Rama ironizon Berishën: Përçart, përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxori nga këneta

    Rama ironizon Berishën: Përçart, përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxori nga këneta

    Politikë E Martë, 29 Prill 2025 11:37

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemorkatin Sali Berisha me një video.
    “Përçart, përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxori nga këneta ama”, shkruan Rama krahas videos.

  • Video/ “Pamja e Partizanit do shndërrohet 100%…”, Rama ironizon sërish Berishën: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxorri nga këneta ama

    Video/ “Pamja e Partizanit do shndërrohet 100%…”, Rama ironizon sërish Berishën: Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxorri nga këneta ama

    “Xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vunoi dhe ai ka qenë xhins i varfër. Sipas dokumenteve stërgjyshi i tij Thomai ka patur si gjë të gjallë tre katër dhi dhe një apo dy derra.”, dëgjohet në video Berisha.
    Më pas, Rama publikon edhe një deklaratë të bërë në Prill 2001, ku thuhej se si do të transformohej klubi Partizani. Këtë deklaratë e ironizon me disa pamje ku janë ndërtuar pallate, të shoqëruar edhe me një buf dhe me ‘hijen’ e Jamarbër Malltezit, i akuzuar së bashku me Berishën për këtë aferë korruptive.
    “Që të gjitha këto punime që do të ndërrojnë pamjen  100% klubit të Partizanit, parashikohet që sipas drejtuesve të përfundojnë në shtator, muaj ky që përkon edhe me fillimin e sezonit të ri sportiv.”, thuhet në deklaratë, ndjekur më pas edhe me akuzën e një qytetari që mban fanellën e Partizanit.
    “Ky shtet barbar prishi këtë logon. PD e prishi dhe shkatërroi”, dëgjohet të thotë qytetari në video.
    Krahas videos, Rama ka shkruar: “Hë hë hë… përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta ama..”

  • “Përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i gjeti ama”, Rama ironizon Berishën

    “Përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i gjeti ama”, Rama ironizon Berishën

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemorkatin Sali Berisha me një video.

    Në videon e publikuar nga kryeministri shfaqet një buf që lahet në një legen me ujë, ku sipas Ramës është “bufi që lahet në legenin e Latifit”, duke nënkuptuar Chris Lacivita.
    “Përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i gjeti ama…”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Rama në Vlorë: Një 80-vjeçar vjen vërdallë, flet përçart dhe kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë!

    Rama në Vlorë: Një 80-vjeçar vjen vërdallë, flet përçart dhe kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë!

    Kryeministri dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet këtë të diel në qytetin e Vlorës, duke zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në kuadër të fushatës elektorale.
    Rama kërkoi votën e tyre, duke nënvizuar se më 11 maj të zgjedhin interesin kombëtar
    Gjithashtu kryeministri nuk kurseu as kritikat kundrejt partisë kundërshtare, PD-së. Ai shtoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka vetëm hallin e tij personal, jo të qytetarëve.

    Rama: 11 Maji është një zgjedhje e të mirës së përbashkët pa dallim. Bëhet fjalë për mundësinë e madhe që na është dhënë ne. Fati na e ka sjellë që me një votë të bëjmë jo vetëm një zgjedhje, por një investim historik. Në krahasim me interesin e në grushti të vogël njerëzish. Një 80 vjeçar vjen vërdalle flet përçart dhe kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë. Në Shumë gjëra që thuhen, ajo çfarë shikoni këtu në këtë sallë, nuk janë gra dhe vajza vetëm për të duartrokitur, por trupa që udhëheq betejën tonë. Kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë, por ky është prioriteti ynë. Vetëm me gratë e pararojës mbushim një sallë si kjo. Bëjnë sondazhe dhe në të gjitha sondazhet del që ne jemi në krye dhe shumica del që do të na votojnë.
    /vizionplus.tv