Lëvizja e Ervin Salianjit, nuk është përçarje në PD. Kështu ka deklaruar drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë PD, Tedi Kopliku.
I ftuar në një emision televiziv, ai tha se në takimin me Salianjin ishte pasi kishte marrë ftesë nga Ilir Alimehmeti.
‘Nuk ka një lëvizje brenda PD, ka foltore në qytete nga PD, njëra përballë Kryeministrisë dhe tjetra që lëviz nëpër qytete. Unë isha në kafen e Salianjit sepse se dija që ishte ai, por isha i ftuar nga Alimehmeti. Isha e ftuar në kafe me kandidatët, mjaftonte ftesa e Alimehmetit për të qenë në atë kafe. Po të jesh në një kafe s’do të thotë asgjë. Kafja mbaroi dhe më pas unë kam një pozicion që është në departamentin Brain Gain brenda PD.
S’ka pse të jetë përçarje ajo lëvizje. Unë kam parë një takim me demokratët në Durrës, nuk e di unë se kujt i shërben kjo, as nuk është fraksion dhe as lëvizje. Sapo dolëm nga aty, kishte lajme dhe pyetje apo lëviz diçka në PD apo është lëvizje e re brenda PD. Ishte një diskutim se si mund të bëhet PD më mirë’, tha ai.
Kopliku tha se PD do të shkojë drejt një lëvizje më të madhe nuk do të qëndrojë vetëm tek protesta para Kryeministrisë.
‘Do shkojmë drejt një lëvizje më të madhe kjo do ta rigjenizojnë Partinë Demokratike. Po PD e ka treguar që në 12 vite po bënë përpjekje për të fituar përballë një regjimi autoritar. Sot ne jemi në regjim dhe kjo është vërtetuar gjithmonë edhe më shumë’, tha ai.
Tag: përçarje
-

Lëvizja e Salianjit? Kopliku shuan zërat: S’është përçarje, PD po përgatitet për një lëvizje të…
-

“Albin Kurti, mi i vogël që po bën përçarje”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Rama ka bërë shumë për Kosovën (VIDEO)
Ish-luftëtari i UÇK-së Nasim Haradinaj, në prag të protestës së organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftëtarëve të UÇK-së në Tiranë pasditen e sotme, ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Gjatë një prononcimi për ‘Sot live në Shqipëri’ të moderuar nga Nertil Agalliu, Haradinaj tha se Albin Kurti po krijon përçarje mes shqiptarëve.
Më tej ai tha se Kurti diçka të tillë e bën për karrierë dhe për tituj, pasi sipas tij nuk është koha dhe momenti i duhur për të bërë përçarje. Ndërsa vlerësoi edhe kontributin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën, teksa tha se ka bërë shumë për kosovarët.
“E kam me debatin me atë njeri që vuan për karrierë dhe për tituj, që në fakt është një egoist në vetvete, sepse nuk ishte as momenti dhe as koha e duhur që ai njeri të krijojë përçarje. Edi Rama ka treguar se ka bërë 100 herë më shumë se ka bërë kosovarët. Edi Rama e ka në Kushtetutë që të mbrojë shqiptarët. Ndërsa Albin Kurti, ai mi i vogël, as detyrimin si qytetar nuk e kryen sot në ditën e protestave, karshi mundit dhe vuajteve që kanë bërë qytetarët për të mbërrijë ai në frontin që gëzon sot”, tha Haradinaj.
Ndërsa po ashtu ai i bëri thirrje protestuesve në Tiranë që të jenë unik. Sipas tij, shqiptarët vetëm të bashkuar mund t’ia dalin në botë.
“Qytetarët të jenë sa më unik dhe mos bien pre e atyre që kërkojnë vetëm përçarje! Qytetaret duhet të kenë vetëm një moto “Liria ka emër”, e cila është moto dhe synimi që i bën krenarë të gjithë shqiptarët. Se kemi njerëz që rrinë padrejtësisht në Hagë që po iu shkelen të drejtat e njeriut. Mbështesim çdo protestë dhe të jemi bashkë, se duke qenë bashkë, shqiptarët mund të ia dalin anë e mbanë botës”
Po ashtu në fund tha se shqiptarët janë bërë më unik.
“Shqiptarët dita-ditës janë më unikë, dhe po i kuptojnë politikat e mbrapshta që duan të na prishin me faktorin ndërkombëtar”, tha ai. -

Mos bini në kurthin e Putinit, thotë von der Leyen ndërsa përballet me dy mocione mosbesimi
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kundërshtoi të hënën dy mocione të njëkohshme mosbesimi duke i cilësuar si përpjekje për të “mbjellë përçarje” dhe duke bërë thirrje për unitet politik në Parlamentin Europian.
“Ky është një kurth. Dhe ne thjesht nuk mund të biem pre e tij,” tha von der Leyen gjatë debatit, duke i akuzuar autorët e mocioneve — dhe, siç theksoi, aktorë të huaj që i nxjerrin përfitimet nga ndasitë — për përhapje dezinformatash dhe përpjekje për të shtyrë evropianët kundër njëri‑tjetrit.
Mocionet, paraqitur këtë javë nga grupet e ekstremit të djathtë (Patriotët për Evropën) dhe të ekstremit të majtë (E Majta), vijnë vetëm tre muaj pas një votimi të ngjashëm që von der Leyen i shpëtoi lehtësisht. Asnjëra prej iniciativave nuk pritet të marrë shumicën e nevojshme për ta rrëzuar atë.
Von der Leyen pranoi se debatet dhe tensionet janë pjesë e natyrshme e procesit politik, por theksoi se prioriteti duhet të jetë “të ofrojmë rezultate për evropianët”. Ajo përmendi si pjesë të strategjisë së kundërshtimit inkursionet e fundit të dronëve rusë dhe fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin, duke vënë në dukje se përpjekjet për përçarje të brendshme shpesh nxitën nga interesa të huaja.
Nga ana e tyre, udhëheqësi i Patriotëve, Jordan Bardella, kritikoi Komisionin për trajtimin e migracionit dhe për “burokracinë” që, sipas tij, e kap Komisionin. Manon Aubry, bashkëkryetare e grupit të së Majtës, akuzoi von der Leyen për mosveprim ndaj krizës në Rripin e Gazës dhe kërkoi largimin e saj: “Si mund ta shohësh një popull të tërë duke u shfarosur?” — deklaroi Aubry.
Ndryshe nga debati në korrik, von der Leyen nuk iu përgjigj detaj për detaj kritikave, por pranoi se disa shqetësime të ngritura nga kundërshtarët ndahen edhe nga anëtarët e koalicionit qendror që mbështetën rizgjedhjen e saj, dhe ftoi për bashkëpunim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Mocionet do të votohen veçmas të enjten në orën 12:00 CET. Partitë kryesore qendrore — Partia Popullore Evropiane (EPP), Socialistët dhe Demokratët (S&D), Renew Europe dhe shumica e grupimeve të të Gjelbërve — pritet të votojnë kundër mocioneve, duke e bërë të pamundur një rrëzim të von der Leyen.
-

Von der Leyen: Evropa s’do lejojë Rusinë të mbjellë përçarje dhe ankth
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të “mbjellë përçarje dhe ankth”.
Duke folur për gazetarët para bisedimeve të liderëve të BE-së që po zhvillohen në Danimarkë, Von der Leyen ka theksuar një “model” sjelljeje pas një vale dronësh në të gjithë Danimarkën.
“Është një model dhe ky model po vjen nga Rusia”, ka thënë von der Leyen teksa po fillonin bisedimet e mbrojtjes në Kopenhagen.“Rusia përpiqet të na testojë, por Rusia gjithashtu përpiqet të mbjellë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shtuar ajo.
-

Ursula von der Leyen: Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të ‘mbjellë’ përçarje dhe ankth
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Evropa nuk do ta lejojë Rusinë të “mbjellë përçarje dhe ankth”.
Duke folur për gazetarët para bisedimeve të liderëve të BE-së që po zhvillohen në Danimarkë, Von der Leyen ka theksuar një “model” sjelljeje pas një vale dronësh në të gjithë Danimarkën.
“Është një model dhe ky model po vjen nga Rusia”, ka thënë von der Leyen teksa po fillonin bisedimet e mbrojtjes në Kopenhagë.
“Rusia përpiqet të na testojë, por Rusia gjithashtu përpiqet të mbjellë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shtuar ajo.