Tag: përcaktuar

  • Play Off, Kupa e Botës 2026/ Shqipëria luan në mbrëmje, stadiumi ende për t’u përcaktuar

    Play Off, Kupa e Botës 2026/ Shqipëria luan në mbrëmje, stadiumi ende për t’u përcaktuar

    Pas shortit të orës 13:00 UEFA ka përcaktuar oraret e ndeshjeve të Play Off-it. Shqipëria dhe Kosova luajnë me 26 mars 2026 në të njëjtën orë 20:45 në transfertat respektive, polake dhe sllovake.

    Axhenda e plotë e 16 skuadrave në Play Off:

    Turqi-Rumani, ora 18:00

    Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

    Uells-Bosnjë &Hercegovinë, ora 20:45

    Ukrainë-Suedi, ora 20:45

    Poloni-Shqipëri, ora 20:45

    Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

    Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

    Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

    Ndeshjet finale për katër biletat europiane janë planifikuar për më 31 mars 2026 në orën 20:45.

    Vazhdo leximin

  • Prokuroria greke i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e Denis Ruçit

    Prokuroria greke i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e Denis Ruçit

    Zyra e Prokurorit të Larisës i ka dërguar një njoftim 10-ditor Pano Ruçit, babait të Denis Ruçit, i cili humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit, për të përcaktuar llojin e analizave që kërkon të kryhen gjatë autopsisë së trupit të të birit.
    Urdhri është shpallur në zyrën e avokates Zoe Konstantopoulou, që përfaqëson Pano Ruçin në këtë çështje.
    Sipas mediave greke, nëse Ruçi nuk përgjigjet brenda afatit të përcaktuar, Prokuroria do ta konsiderojë se ai ka hequr dorë nga çdo kërkesë për analiza të mëtejshme.
    Në këtë rast, procedura do të vazhdojë sipas udhëzimeve të mjekut ligjor kompetent, duke përfshirë edhe mundësinë e zhvarrimit të trupit.

  • “Skenar i përcaktuar”/ Situata politike, reagon Spahiu: Opozita lufton të rrëzojë ‘Diellën’, ndërkohë që Rama gatuan…

    “Skenar i përcaktuar”/ Situata politike, reagon Spahiu: Opozita lufton të rrëzojë ‘Diellën’, ndërkohë që Rama gatuan…

    Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe senacën e fundit në Kuvend ku u miratuar programi qeverisës i PS. Ai tha se opozita merret me Diellën, ndërkohë që kryeministri Edi Rama përgatit ndryshime kushtetuese.
    Kreshnik Spahiu:
    ‘Ajo që ka ndodhur ka qenë një skenar i përcaktuar që të shoqërohet me improvizimin e një problemi mediatik për të sfumuar problemet madhore që po kalon Shqipëria. Ka 10 ditë që të gjithë merren me Diellën, dhe ajo është për të mbuluar dy problematika të mëdha e para me shkarkimin e Veliajt dhe dyta me një strategji për ndryshime kushtuese dhe ligjore dhe viktimë e këtij skenari ka rënë edhe opozita dy ditë më parë në kuvend ëë nuk u përmbajt. Aty ishte lënë për provokim ‘Diella’ dhe aty u krijuan përplasje. Opozita s’ka një qasje se si do të vijë në pushtet’.

  • Më lehtë ka qenë të jesh shqiptarë në Toplicë e Jabllanicë se në Sanxhak!

    Më lehtë ka qenë të jesh shqiptarë në Toplicë e Jabllanicë se në Sanxhak!

    Riokupimi i Sanxhakut dhe Kosovës në vitin 1945, kësaj radhe  nga sllavo-komunistët e në radhët e tyre edhe çetnikët e rehabilituar, për shqiptarët ishte tmerr i vërtetë.  Këtë e dëshmojnë të dhënat e regjistrimit të popullsisë së viti 1948 e këtej. Të dhënat flasin se më e lehtë ka qenë të deklarohesh shqiptarë në  Kurshumli, Leskovc, Smederevë, Nish e Beograd se sa në  Pazar të Ri, Sjenicë e Tutin.

    Ismet Azizi

    Sipas regjistrimi të popullsisë së vitit 1948:

    Novi Pazari si vendbanim ka pasur 11.992 banor, Prej tyre 10678 serb, dhe 1000 të pa përcaktuar–mysliman.

    Në vendbanimet fshatare 32 000, Pra gjithsejtë 44. 020 banor.

    Në vitin 1948, Srezi i Novi Pazarit ka pas 40 banor shqiptar, Shtavicës (Tutin) asnjë të deklaruar shqiptar, për derisa në Shabac kanë jetuar 13.

    Novi Pazari sipas regjistrimit të vitit 1948 të pa përcaktuar-mysliman ka pasur 185 banorë. Sipas statistikave te viti 1948 Tutini si vendbanim ka pasur 600 banorë, ndërsa fshatrat 24 000 banorë. Srezi i Shtavicës (Tutini) 250 banorë të pa përcaktuar-mysliman, të tjerët serb.

    Sjenica me  34693 banor serb,  vetëm 82 të pa përcaktuar- mysliman. Në Sjenicë në vitin 1948 nuk ka jetuar asnjë shqiptarë, së paku të deklaruar, përderisa në Smederevë kanë jetuar 46 shqiptarë.

    Në Jugosllavi sipas regjistrimit të popullsisë të pa përcaktuar- mysliman gjithsejtë janë deklaruar: 808 921 banorë.

    Në Serbi 17315 banorë

    Në Serbi pa Krahinën e Kosovës dhe Vojvodinën 6586.

    Srezi i Shtavicës (Tutini) kishte vetë 250 banorë të pa përcaktuar-mysliman, nga 24 662 banorë sa kishte gjithsej. Nga ta 24 383 serb, 18 malazezë 2 kroat, 1 slloven dhe 1 bullgar.

    Srezi i Dezhevës ( fshatrat e Novi Pazarit):

    32150 gjithsej, prej tyre 31094 serb, 7 malazezë, 998 të pa përcaktuar-mysliman.

    Serezi i Sjenicës 34 805 banorë gjithsej, prej tyre 34 693 serb, 11 malazezë dhe  82 të pa përcaktuar-mysliman,

    Novi Pazar, qyteti: 11992 banorë, 10 678 serb, 92 malazezë, 1085 të pa përcaktuar-mysliman.

    Në këtë kohë në Leskovc ishin të pa përcaktuar-mysliman 58, në Bujanoc 314, Beograd 1218, Priboj 1013, dhe Toplicë 70 banorë që është shumë e besueshme të jenë shqiptar, sikurse ata të Leskovcit, Bujanocit. Për këtë na dëshmojnë të dhënat e më vonshme ku përafërsisht këto shifra përputhen me numri e deklaruar të shqiptarëve në këto vende.[1]

    Sipas regjistrimi të viti 1971 kemi këto të dhëna:

    Komuna Novi Pazar ka gjithësejt 64 326. Prej tyre Mysliman (tash komb) 37 140; serb 25 000, shqiptarë 307, prej tyre ne qytet 271 banorë shqiptarë

    Komuna e Sjenicës gjithsej 36 622 banorë. Prej tyre Mysliman 19538, serb 13 772, dhe shqiptar 11o7 banorë. Ndërsa në në fshatin Doliq 127, Buxhevë 11, Zhabran 6, Rasno 10, Rashkavicë 26, Tuzinje 100, Ugëll 726, Cetanovice 92

    Komuna e Tutinit gjithsej 29444 banorë, prej tyre Mysliman 24440, serb 3600, shqiptar 244. Ndërsa në fshatar Baçica 13 nga 775 gjithsej sa kishte, Boroshtica 33 nga 321, Leskova 35 nga 506 dhe Tutuni 50 shqiptar nga 3525sa kishte gjithsej.

    Në këtë kohë në Qupri 23 banorë ishin shqiptarë, Trstenik 15, Topollë 8, Titovo Uzhicë 42, Soko Banjë 91, Smedervska Pallankë 67, Smederevë 505, Rashkë 20, Prokuple 38, Arbanashkë 39, Prijepole 69, Priboj 57, Pozhegë 30, Pozharevac 286, Paraqin 59, Nish 191, Leskovc, 124 Kurshumli 7, Krushevc 74, Kralevë 39,Kragujevc 402, Knjazhevc 59, Despotovc 96, Vranjë 164 Valevë 41.

    Beograd i kishte 3874 banorë shqiptarë, Palillulla 1586, Obrenovci 29, Novi Beogradi 1270, Zemuni 1539, Zvezdara 1395, Vraçari 355, Grocka 33, Vozhdovci 482,

    Serbia në vitin 1971, pa krahinat autonome kishte 65 507 shqiptarë, Rep e Serbisë me dy krahinat 984 761, Jugosllavia kishte 1 305 523 banorë shqiptarë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë në këtë kohë jetonin 3764 shqiptarë[2]

    Regjistrimi i 1981 sipas komunave në Serbi

    Komuna e Aleksincit kishte 89 banorë shqiptarë, Arangjellovci 21, Bolevci 25, Bori 313 Bujanovac 25848, Çaçaku 36, Çukarica 700, Çupria 32 Despotovci 65,  G Millanovci 71, Grocka 82, Ivanjica 16, Knjazhevci 56, Kragujevac 232, Kraleva 60, Krushevci 64, Llazarevci 38, Leskovaci 182, Loznica 68, Negotini 38, Medvegja ] 5509, Mlladenovci 82, Negotini 87, Nishi 198, Novi Beeograd 1106 nga 111 000,  N Pazar 233, ] Obrenovci 67, Palillulla 1161, Paraqini 41, Petrovac 43, Piroti 36, Pozharevac 242, Presheva 28961,  Priboj 31, Prijepole 44, Prokuple 24, ] Rakovica 642,  ]Rashka 18, ] Savski Venac 206, Sjenica 317, Smederova 305, Smederevska Pallanka 69, Soko Banja 69, Stari Grad 415, Surdulica 5, Svetozareva 53, Titovo Uzhica 21, Topolla 27, Trsteniku 24, Tutini 37, Valeva 57.

    Në Vojvodinë jetonin 3814 shqiptar, 4930 Musliman 3400 Slloven 18 Maqedon 169 000 Kroat 385000 Hungarez.[

  • Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

    Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

    Që prej datës 24 korrik, në Luginën e Preshevës po zhvillohet një turne i veçantë futbolli për fëmijë, i mbështetur nga FSHF.
    Turneu ka hyrë tashmë në ditën e katërt, me ndeshjet për grupmoshën U-13 që do të zhvillohen sot në Preshevë, për të përcaktuar finalistin e kësaj grupmoshe. Deri më tani, janë përcaktuar ekipet finaliste të moshave U-7, U-9 dhe U-11 në Preshevë.
    Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme janë luajtur edhe ndeshjet në Bujanoc për të gjitha grupmoshat, ku janë përcaktuar finalistët për U-7, U-9, U-11 dhe U-13.
    Finalet do të luhen nesër, ku përfaqësuesit e secilës grupmoshë do të përballen për të përcaktuar ekipet fituese të këtij turneu. Në ndeshjet finale do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.
    Ky turne është mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka siguruar bazën materiale dhe pajisjet stërvitore për mbi 300 fëmijë, si dhe ka akorduar një fond të veçantë për mbulimin e të gjitha nevojave organizative të turneut.

  • I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, prej dy vitesh nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

    I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, prej dy vitesh nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

    Apostol Papa, bariu nga qyteti naftëtar i Kuçovës ka kërkuar ndihmën e mediave për një fatkeqësi (siç e quan ai),që i ka ndodhur dy vite mê parë. Ngjarja ka ndodhur në muajin Maj 2023.

    Apolstoli kishte nxjerrë delet si çdo mëngjes për t’i çuar në kullotë dhe gjatë rrugës pa që delet kishin rënë në tokë dhe po përpëliteshin. Sapo i pa delet në tokë, Apostoli kishte dashur t’i kapë e t’i tërheqë, por kur ka parë telin e korrentit në tokë është larguar. Gjysma e tufës së deleve kishin shkelur telat e tensionit të lartë që ishin këputur dhe kishin rënë në rrugë.

    Pasi 6 dele dhe një dash ngordhën në vend, Apostoli njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendngjarje së bashku me specialistët e OSHE-së. Akti i ekspertimit të kryer nga specialistët e OSHE-së i ka përcaktuar Apostolit edhe dëmin prej 3.5 milion lekë (të vjetra), lekë që ai s’i ka marrë ende as sot, edhe pse prej dy vitesh troket çdo ditë në dyert e bashkisë dhe OSHE-së.

    Bariu bën apel për ndihmë, që ai të marri dëmshpërblimin e përcaktuar sipas specialistëve pasi-siç pohon vetë ai-fajin për këtë fatkeqësi e ka OSHE-ja.

    “OSHE-ja duhet të mbajë përgjegjësi dhe të më likujdojë dëmshpërblimin e përcaktuar sepse unë telin e korrentit nuk e lashë vetë në tokë, delet nuk e dinin që aty ishte teli i korrentit dhe vajtën kastile atje për të ngordhur. Kjo fatkeqësi nuk ndodhi as për fajin tim dhe as për fajin e deleve”-,ka thënë bariu Apostol Papa.

    Ai pohon se ka dy vjet që pret lekët e dëmshpërblimit pasi gjithmonë ka dashur të shtoj tufën, me të cilën ai mban familjen.

    “Kjo është e vetmja mënyrë jetese për mua, me produktet e mishit dhe shitje e qumështit unë ushqej familjen”-,shprehet bariu, i cili e vetmja gjë që kërkon është pagesa e dëmshpërblimit për delet e ngordhura dy vite më parë, ngjarje për të cilën janë kryer të gjitha procedurat e kërkuara sipas ligjit, deri tek groposja e deleve të ngordhura nga bashkia.

  • NBA zbulon “pesëshen e më të mirëve”, ja lojtarët që merituan formacionin bazë

    NBA zbulon “pesëshen e më të mirëve”, ja lojtarët që merituan formacionin bazë

    24 Maj 2025

    14:08

    Telesport

    Ndërkohë që janë duke u luajtur ndeshjet finale në secilën Konferencë (Indiana udhëheq 2-0 ndaj New York dhe Oklahoma udhëheq 2-0 ndaj Minnesota), janë përcaktuar basketbollistët më të mirë të sezoni 2024-2025.
    Më saktë, është zyrtarizuar “pesëshja titullare”, pra 5 lojtarët më të mirë. Në këtë formacion ndodhen Jaylen Tatum (Boston Celtics), Donovan Mitchell (Cleveland Cavaliers), Alexander Shai (Oklahoma Thunder), Nikola Jokic (Denver Nuggets) dhe Giannis Antetokounmpo (Milëaukee Bucks).
    Tri të fundit janë në garë edhe për trofeun e MVP të sezonit të rregullt, që do të shpallët më vonë. NBA ka përcaktuar edhe pesëshën e dytë dhe të tretë, kun janë të tjerë yje.

  • Negociatat në Turqi, Zelensky: Po pres nga Rusia për të përcaktuar…

    Negociatat në Turqi, Zelensky: Po pres nga Rusia për të përcaktuar…

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sot janë zhvilluar disa takime lidhur me formatin e bisedimeve që pritet të mbahen në Turqi, ndërsa theksoi se do të presë konfirmim nga Rusia për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Ukraina.

    Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky u ndal edhe tek sulmet e sotme ndaj Ukrainës, ku përmendi përdorimin masiv të dronëve iranianë “Shahed” dhe raketave balistike ruse.

    “Më shumë se njëqind ‘Shahedë’ ishin atje në këtë ditë, një numër i konsiderueshëm u rrëzuan. Jo të gjithë, por çdo rrëzim shpëton njerëzit tanë, shpëton infrastrukturën tonë,” tha ai. “Sot kishte edhe raketa – raketa balistike ruse. Kur e gjithë bota pret përgjigjen e thjeshtë ‘po’ të Putinit ndaj propozimit për negociata të drejtpërdrejta – ai vazhdon të godasë Ukrainën.”

    Zelensky shtoi se nuk ka asnjë kuptim ushtarak në këto sulme, duke e akuzuar Rusinë për zgjatjen e luftës dhe vrasjeve.

    “Rusia vetëm po e zgjat luftën, po i zgjat këto vrasje, dhe çdo vend, çdo udhëheqës që tani po ushtron presion mbi Rusinë për të ndaluar zjarrin, për të pasur negociata normale dhe kuptimplote në një nivel që lejon marrjen e vendimeve, është duke bërë gjënë e duhur,” theksoi ai.

    Duke iu rikthyer përgatitjeve për bisedimet në Turqi, Presidenti ukrainas shtoi:

    “Pres se kush do të mbërrijë nga Rusia dhe pastaj do të përcaktoj se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina. Sinjalet prej tyre në media nuk janë bindëse ende.”

    Zelensky konfirmoi se ka dëgjuar për mundësinë e një vizite të Presidentit Trump në Turqi, dhe e cilësoi këtë si një zhvillim me peshë:

    “Dëgjojmë gjithashtu se Presidenti Trump po shqyrton mundësinë e vizitës në Turqi. Pra, ky mund të jetë argumenti më i fortë. Një javë mund të ndryshojë shumë. Tani gjithçka po vendoset,” përfundoi ai.

  • 47.600 votues më 11 Maj – Në Sarandë infrastruktura zgjedhore drejt plotësimit

    47.600 votues më 11 Maj – Në Sarandë infrastruktura zgjedhore drejt plotësimit

    Infrastruktura zgjedhore po shkon drejt kompletimit per territorin e bashkise se Sarandes.
    Ne KZAZ-ne me numer 91 qe do te administroje te gjithe procesin zgjedhor te 11 majit, kryetari i ketij komisioni Elvis Kuci thote se jane percaktuar qendrat e votimit dhe vendndodhjet e tyre ne perputhje me ligjin si dhe komisioneret per çdo qender, numri i te cileve shkon ne 364.
    ”KZAZ-ja jone nr.91 ka percaktuar te gjitha qendrat e votimit qe jane 52 ne bashkine Sarande. Jane pozicionuar vendet e saj nga listat qe ka derguar bashkia me disa ndryshime te vogela. Gjithashtu jane percaktuar dhe komisioneret”, tha Kuci.
    Ne vijim ai shtoi se qytetaret mund te kerkojne emrin ne listat e shpallura se ku e kane qendren e votimit ose mund ta gjejne ne aplikacionin e KQZ.
    Zgjedhjet parlamentare do ta mbahen te dielen me 11 Maj.

  • “Sot firmosin marrëveshje me kompaninë më të madhe në botë”, Rama nga Vlora: Kemi përcaktuar financimin për ngritjen e akademisë së aviacionit këtu

    “Sot firmosin marrëveshje me kompaninë më të madhe në botë”, Rama nga Vlora: Kemi përcaktuar financimin për ngritjen e akademisë së aviacionit këtu

    Nga Vlora, gjatë takimit me studentë dhe pedagogë në këtë qytet, Edi Rama u shpreh se sot pritet që të firmoset edhe një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha të botës në fushën e industrisë ushtarake.

    Rama ritheksoi edhe një herë se në Vlorë do të hapet edhe akademia e aviacionit, e cila është menduar të jetë rajonale.
    “Besoj shumë që ne kemi shumë mundësi në Vlorë. Do firmosim marrëveshje mirëkuptimi me një kompanitë më të mëdha të botës për industrinë ushtarake, sepse kemi përcaktuar edhe financimin nga ana jonë, do hapim në Vlorë akademinë e aviacionit dhe synimi është që të jetë akademi rajonale, jo vetëm shqiptare por të kemi dhe studentë të huaj, për të përgatitur pilotë”, tha Rama.

    Top Channel